Re: Përkthime
Sytë në qytetin e madh
(Augen in der Großstadt)
Kur ti në punë shkon
qysh pa aguar,
Pret trenin në stacion
hallengarkuar:
qyteti shfaq
rrafsh, si asfalt,
mes njerëzores dyndje
lloj - lloj fytyre:
Dy sy të huaj, shikim i ftohtë,
ngjyra e tyre, qerpikët, bebja -
Çfarë ishte kjo? Ndoshta fati jot...
shkoi e vate, e mori era.
Mbi mijra rrugë në jetë
ke për të shkuar;
Ngado të shkosh, do ndjesh,
të kanë harruar.
Një sy që flet,
shpirt që troket;
s'e gjen gjithmonë,
është një sekondë...
Dy sy të huaj, shikim i ftohtë,
ngjyra e tyre, qerpikët, bebja -
Çfarë ishte kjo? Njeri kohën mbas s'kthen dot...
shkoi e vate, e mori era.
Ndër plot qytete, larg
ke për të shkuar;
të ndeshin sytë një çast
dikë të huaj...
Mund të jetë armik ai;
Mund të jetë një mik ai.
Në luftë mund të jetë shok armësh,
kushedi?...
Sytë as t'i kthen,
vazhdon më tej.
Dy sy të huaj, shikim i ftohtë,
ngjyra e tyre, qerpikët, bebja -
Çfarë ishte kjo? Nga njerëzimi i madh një copë;
shkoi e vate, e mori era.
Kurt Tuholski