Përkthime

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi 99

A e di se cfare te tha llahuta?
Eja te te rrefej ku gjendet udha.
Ne gabohet kur kerkohet e verteta,
Gabohet sa pergjigje merr pyetja.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

Rubai 118

Ajo flake e thjeshte qe te dogji perbrenda
Me e mire se dyqind bukuroshe ne sevda.
Flaka e deshires safi eshte me e thjeshta,
Shiko sa dashur ajo flake ngrihet la’.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

Rubai 119

Ai idhull, stoli e bukur e rrethit tone
Ne mbledhje s’eshte, e ku? - se thone.
Si selvi perpjete shtatin larteson,
Me te tille shtature qe na turbullon.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

Rubai 130

Kur une rreth e rrotull teje vij,
Kupe me veren e moshes mban nje saki.
Pa kur ti me shfaqesh me miresi,
Shpirti ngazellon, si biri i Urmanit - Moisi.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi 143

I pashmi ne fytyre sa engjelli e ka zili
M’u ngrit mbi zemer dhe pa sa u gdhi.
Dhe qau dhe qava sa erdhi mengjesi,
kur befas me pyeti: dashnori jam une a ti?
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Përkthime

Sytë në qytetin e madh
(Augen in der Großstadt)

Kur ti në punë shkon
qysh pa aguar,
Pret trenin në stacion
hallengarkuar:
qyteti shfaq
rrafsh, si asfalt,
mes njerëzores dyndje
lloj - lloj fytyre:
Dy sy të huaj, shikim i ftohtë,
ngjyra e tyre, qerpikët, bebja -
Çfarë ishte kjo? Ndoshta fati jot...
shkoi e vate, e mori era.


Mbi mijra rrugë në jetë
ke për të shkuar;
Ngado të shkosh, do ndjesh,
të kanë harruar.
Një sy që flet,
shpirt që troket;
s'e gjen gjithmonë,
është një sekondë...
Dy sy të huaj, shikim i ftohtë,
ngjyra e tyre, qerpikët, bebja -
Çfarë ishte kjo? Njeri kohën mbas s'kthen dot...
shkoi e vate, e mori era.


Ndër plot qytete, larg
ke për të shkuar;
të ndeshin sytë një çast
dikë të huaj...
Mund të jetë armik ai;
Mund të jetë një mik ai.
Në luftë mund të jetë shok armësh,
kushedi?...
Sytë as t'i kthen,
vazhdon më tej.
Dy sy të huaj, shikim i ftohtë,
ngjyra e tyre, qerpikët, bebja -
Çfarë ishte kjo? Nga njerëzimi i madh një copë;
shkoi e vate, e mori era.

Kurt Tuholski
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

171

Sonte i jepem te shtrenjtit ne shtepi,
Deri ne mengjes aty do t’farfuri.
Eshte shkruar qe cdo agim te ri,
Kafka ime te behet kupa e tij.


172

Sonte cdo zemer qe si hene ndjek
Si Aferdita metonjesit kenaqsi i jep.
Per buzet e saj deshira me djeg,
Per c’ndodh naten, Zoti hesht.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

174
Ne mendjen time tjeter qellim ravgon,
Te mire e kam ate qe me dashuron.
Per ate Zot dashuria s’me mjafton,
Mbas vjeshtes per ne behari lulezon.


175
Pranoje se dashuria eshte e drejte,
Mekatin e ke per natyre kur e dredh.
Deshira ne emrin tend dashurine therret,
Nga deshira ne dashuri s’shkohet lehte.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

177

Burimin e jetes ke curril ne fytyre,
Hena ne qiell shembellim i saj ne pasqyre.
Nata eshte e gjate, per drite hene po kqyr;
Krelat ishin nata, drite hene kjo fytyre.


178

Hej, eja ulu, shkalafitur dhe i pire,
Duket se e forte qe e mbremshmja vere.
Sot s’eshte dite shetitjesh si perhere,
Si te piret ne shtepi do rrime kete here.

178

Oj, ule bre, i pire dhe i shkalafitur,
Kuptohet se vera e djeshme qe e ndritur.
Perndryshe sot s’kemi per te shetitur,
Si pijanecet ne shtepi rrime duke gerhitur.

178

Hej, ulu ketu, shkalafitur dhe i dehur,
Shihet, vera e djeshme ishte hekur.
Sot do bejme si do bejme pa shetitur,
Si pijetaret ne shtepi duke pritur.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi 205

Kjo kupe, qiejt, per shikimin kufijte e vet,
Ne dore te Zotit si kallami dhe me te lehte.
Nese cdo kokerr dhe pike balene te behet,
Te gjitha bashke bejne sa nje peshk ne det.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

kam ardhur perseri
si nje vit i ri
te shperthej porten
e ketij burgu te vjeter

kam ardhur perseri
t'i thyej dhembet dhe nofullat
kesaj monstre njerezngrenese
qe e quajme jete

kam ardhur perseri
te shpoj lavdine e kozmosit
qe pa meshire
shkaterron njerez

une jam fajkua
qe gjuan zogjte
e fatkeqsive
para fluturimit

kam dhene fjalen
qe prej fillimit
te jap jeten
pa u tutur
i lutem Zotit
te me thyej me dysh
ne thyej fjalen

si guxoni
te lini dike si une
te toksikuar me dashuri
t'ju hyje ne shtepi

duhet ta dini mire
nese hyj
do ti thyej te gjitha
dhe shkaterroj gjithcka

ne ardhte polici
do t'i hedh veren ne turinj
ne roja juaj me terheq doren
une do t'i thyej krahun

nese qiejt nuk rrotullohen
sipas deshires se zemres sime
une ja perplas rrotat
dhe ja shkul akset

ju keni shtruar
tryeze shumengjyreshe
e keni quajtur ate jete
me ftoni ne festen tuaj
dhe me denoni nese
une kenaq veten

cfare tiranie eshte kjo?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

eja shpirtmire
le te adhurojme njeri-tjetrin
para se te mos kete me
prej meje dhe teje

nje pasqyre thote te verteten
shiko fytyren tende te vreret
perndrite dhe jepi udhet
buzeqeshjes tende te hidhet

nje mik dashamires
jep jeten per nje mik
le te ngrihemi permbi
kete sjellje shtazore
dhe te jemi te sjelle me njeri-tjetrin

dyshimet nxijne miqesine
pse te mos i japesh udhet
te keqes nga zemra jote

sapo te me mendosh
te vdekur dhe te shkuar
do te me kerkosh
do te te mungoj
bile do te me adhurosh

pse ti falesh te vdekurit
te me mendosh si te shkuar
eja dhe beje tani

derisa do te vish
dhe do te mbulosh me puthje
gurin e varrit me vone
pse nuk mi jep puthjet tani
ky jam une
i njejti njeri

mbase po flas shume
por zemra ime eshte heshtje
c'te bej tjeter
jam mallkuar te rroj kete jete.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

rumi


Intelektuali gjithmone zhduket,
dashnori gjithmone humbet.
Intelektuali ja mbath
nga frika se mbytet;
gjithe puna e dashurise
eshte te mbytesh ne det.
Intelektualet e planifikojne pushimin;
dashnoret te pushojne ndjehen keq.
Dashnori eshte gjithmone i vetmuar
edhe i rrethuar nga njerez;
si uji dhe vaji, ai mbetet vecuar.
Kush merr mundimin
ti jape keshilla nje dashnori
s'nxjerr gje. Ai eshte trullosur nga pasioni.
Dashuria eshte si myshku. Ajo kerkon kujdes.
Dashuria eshte nje peme, dashnoret hija e saj.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

ode 314

Ata qe nuk e ndiejne kete dashuri
ti terheqe si nje lume,
ata qe nuk e pijne agimin
si te ishte nje kupe uji pranveror
a ta marrin perendimin si te ishte zemer,
ata qe nuk duan te ndryshojne,
le te flene.

Kjo dashuri eshte pertej nxenjes se teologjise
hileve te vjetra dhe dyfytyresise.
Ne doni te permiresoni mendjen tuaj kesisoj
flini.
Une e kam ndare mendjen.
E kam grisur rroben ne lecka
dhe flakur tutje.

Nese nuk jeni krejt lakuriq,
mbeshtillni rroben e bukur te fjaleve
rreth vetes,
dhe flini.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

rumi


Kur trendafili te keputet dhe kopshti te bjere
ju nuk do ta degjoni me kengen e bilbilit.
E dashura eshte gjithcka; dashnori nje vello.
E dashura eshte jete; dashnori gje e vdekur.
Nese dashuria heq kujdesin perterites
dashnori mbetet si nje zog pa kujdes,
dashnori mbetet si nje zog pa flatra.
Si te rri zgjuar dhe te merakosem
nese drita e te dashures mungon?
Deshire (efundit)e dashurise qe kjo Fjale te perhapet.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

rumi

Nje yll pa emer

Kur nje foshnje hiqet prej gjirit te lehones
ai lehtesisht e harron ate
dhe fillon te haje ushqime te forta.

Farat ushqehen perkohe nentoke,
pastaj ngrihen lart ne diell.

Keshtu dhe ju duhet te provoni driten e filtruar
dhe te cani rrugen tuaj drejt dijes
pa ndihmese vetiake.

Keshtu ju erdhet deri ketu, si nje yll
pa emer. Levizni terthor qiellit te nates
me ato drita te paemra.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Ne krahet e te dashurit

Me ne fund ti u largove dhe shkove ne Te Padukshmen.
Cfare drejtimi mrekullor more prej kesaj bote?

Duke rrahur krahet dhe flatrat
ti u clirove prej ketij kafazi.
Duke u ngritur ne qiell
ti arrite boten e shpirtrave.
Ti ishe nje fajkua me cmime zene nga nje Plake e Keqe.
Por ti degjove thirrjen e daulles
dhe fluturove pertej hapesires dhe kohes.

Si nje bilbil qe e ze dashuria, ti fluturove mes bufave.
Pastaj erdhi aroma e kopshtit te trendafilave
dhe ti fluturove te takosh Trendafilin.

Vera e kesaj bote kalimtare
te shkaktoi dhimbje koke.
Me ne fund ju bashkove tavernes se Perjetesise.
Si nje shigjete, shpejtove prej harkut
dhe shkove drejt syve te demit te galdimit.

Kjo bote fantazme te dha shenja false
por ti u ktheve nga iluzioni
dhe udhetove ne token e se vertetes.

Ti tani je Diell-
c'nevoje ke per nje kurore?
Ti u zhduke nga kjo bote-
c'nevoje ke te veshesh rrobe?

Kam degjuar se mezi e sheh shpirtin tend.
Po pse ta shohesh ma s'pari?-
tandi asht tash Shpirti i Shpirtrave!

O zemer, c'zog i mrekullueshem qe je.
Duke kerkuar lartesi hyjnore,
duke rrahur krahet,
ti thyeve shigjetat e drejtuara te armikut.

Lulet shkojne prej Vjeshtes, por jo ti-
Ti je trendafil i patrembur
qe rritesh mes eres se ftohte.

Duke rene si shiu parajsor
ti bie ne catine e kesaj bote.
Pastaj ti rend ne cdo drejtim
dhe shpeton neper shkarkuesen e ullukut...

Tani fjalet mbaruan
dhe dhimbja qe ato sjellin shkoi.
Tani ti ke shkuar te prehesh
ne krahet e te Dashurit.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Xhelal Rumi

Nje rregull i ri

E do rregulli qe te dehurit te bien mbi njeri tjetrin,
te grinden, te behen te dhunshem, te krijojne skena.
Dashnori eshte edhe me keq se nje i dehur.
Po te them c'eshte dashuria: te hysh ne nje miniere ari.
Po c'eshte ky ar?

Dashnori eshte mbret permbi gjithe mbreterit,
i patrembur nga vdekja, moskokecares per kurore te arte.
Dervishi ka nje perle fshehur nen pallton e arnuar.
Pse duhet te shkoje ai te lype dere me dere?

Naten qe shkoi ajo hene erdhi,
e dehur, duke leshuar rrobat rruges.
Ngrihu - i thashe zemres, - jepi shpirtit nje kupe vere.
Ka ardhur casti ti bashkohemi bilbilit ne kopesht,
te shijojme sheqer me shpirtin papagall.

Jam rrezuar, me zemren time te coptuar-
ku tjeter vecse udhes tende? Une
ta theva pocin, i dehur, idhulli im, aq i dehur,
mos me ler te vritem, nema doren.

Nje rregull i ri, nje ligj i ri ka lindur:
thyeji gjithe kupat dhe bjer para qelqfryresit.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

Rubai 4

Ai qe vete te beri te tille mrekulli,
Nuk do te lere kurre pa kujdes ne vetmi.
Por, ne shtepine e fytyrimeve - zemren e tij,
Dyqind meshtare do te coje per ate bukuri.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përkthime

Rumi

Rubai 6

Kur si deti ne permbajtje te kullohem,
o sa bukur qe atomet do t'me ndricohen.
Si qiri i dashurise do digjem do pervelohem
Ate cast te gjithe castet t'perjetohen.
 
Top