Përkthime

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Përkthime

JACQUES PREVERT


JAM SIÇ JAM

Jam siç jam
Jam gatuar kështu
Kur më vjen për të qeshur
Po unë shpërthej në të qeshura
Unë dua atë që më do
Mos është faji im
Nëse nuk është i njëjti
Që unë dua çdo herë
Jam siç jam
Jam gatuar kështu
Ç'doni ju më tepër
Ç'doni ju nga unë

Jam bërë për t'u pëlqyer
Dhe nuk mund të ndryshoj asgjë
Takat e mia janë tepër të larta
Shtati im tepër i kërrusur
Gjoksi im tepër i fortë
Dhe sytë e mi tepër me rreth
E pastaj më pas
Ç'ju duhet ju
Jam siç jam
I pëlqej kujt i pëlqej

Ç'ju duhet ju
Çfarë më ka ndodhur
Po unë dua dikë
Po dikush më ka dashur
Siç fëmijët që duhen
Thjesht dinë të duan
Duan duan...
Përse të më pyesin
Jam këtu për t'ju pëlqyer
Dhe nuk mund të ndryshoj asgjë.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Përkthime

JACQUES PREVERT (1900-1977)


NGRENIE E MENGJESIT

Ai e ka vënë kafenë
Në tas
Ai e ka hedhur qumështin
Në tasin e kafesë
Ai e ka vënë sheqerin
Në kafenë me qumësht
Dhe ai e ka vënë tasin
Pa më folur
Ai ka ndezur
Një cigare
Ai ka bërë rrathë
Me tymin
Ai ka shkundur hirin
Në tavëll
Pa më folur
Pa më shikuar
Ai është ngritur
Ai ka vënë
Kapelen e tij mbi kokë
Ai ka vënë
Mushamanë e tij
Sepse binte shi
Dhe ai ka ikur
Nën shi
Pa një fjalë
Pa më shikuar
Dhe unë kam futur
Kokën time në duar
Dhe kam qarë.
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Përkthime

pa fjale per kete perkthimin se eshte kryeveper .

Eshte nje ekserpt nga Herman Hesse "Demian" ketu jemi tek kapitulli i parafundit :


Dashuria ime per Frau Even ngjante sikur me mbushte tere jeten. Por cdo dite e manifestonte veten ndryshe. Disa here ndihesha I sigurt se ajo nuk ishte ai person pas te cilit une isha I joshur dhe ndjehesha I uritur per te me te gjithe qenien time, por qe ajo ekzitonte si nje metafore per qenien time te brendshme, nje metafore qellimi I se ciles ishte te me thithte mua akoma me teper ne brendesi te vetes time. Gjera qe ajo shpesh thonte ngjanin me pergjigje nga subkonshi im ndaj pyetjesh qe me torturonin. Kishte momente te tjera qe une I ulesha prane dhe digjesha me deshira sensuale dhe puthja objektet qe ajo kishte prekur. Dhe pak nga pak, dashuria sensuale dhe spirtuale, realiteti dhe simbolet, filluan te mplekseshin. Pastaj ndodhte nderkohe qe une mendoja per te ne dhomen time ne qetesi intime ne shtepi, e ndjeja doren e saj ne timen, dhe buzet e saja qe preknin te miat. Ose une do te isha ne shtepine e saj, do tja shihja ne fytyren dhe tia degjoja zerin, akoma pa e ditur nese ajo ishte realitet apo enderr. Fillova te ndjeja se si njeriu mund te posesoje dashuri konstativisht dhe perjetesisht. Do te me dilte nje shenje ndersa lexoja nje liber – dhe kjo ngjante si nje puthje nga Eva. Ajo me perkedhelte floket dhe me buzeqeshte plot miresi dhe kjo ngjante si nje hap perpara brenda vetes time. Cdo gje plot kuptim dhe plot fat misherohej per mua ne formen e saj. Ajo mund te transofrmohej ne secilin mendim timin dhe secili mendim i imi mund te transformohej ne te. …… .





.....Ajo ishte nje oqean ne te cilin une rridhja. Ajo ishte nje yll dhe une nje tjeter pergjate rruges per tek ajo, duke ju rrotulluar njeri-tjetrit. Ja tregova edhe asaj kete enderr kur e takova. "Endrra eshte fantastike," tha ajo qetesisht. "Beje qe te ndodhe."


P.S : Per te gjithe robte qe enderrojne , Viv' and let viv ' .
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Përkthime

JACQUES PREVERT


DESHPERIMI ESHTE ULUR MBI NJE STOL

Në një lulishte mbi një stol
Ka një njeri që ju thërret kur kalojmë
Ai ka një binokël një kstum të vjetër gri
Pi një cigare është i ulur
Dhe ju thërret kur kalojmë
Ose thjesht ju bën shenjë
Nuk duhet t'a shikosh
Nuk duhet t'a dëgjosh
Duhet kaluar
Të bësh sikur nuk e pamë
Sikur nuk e dëgjuam
Duhet kaluar dhe shpejtuar hapin
Nëse ju e shihni atë
Nëse ju e dëgjoni atë
Ai ju bën shenjë dhe asgjë askush
Nuk mund t'ju pengojë të uleni pranë tij
Atëherë ai ju vështron dhe buzëqesh
Dhe ju vuani egërsisht
Dhe njeriu vazhdon të buzëqeshë
Dhe ju buzëqeshni të njëjtën buzëqeshje
Saktësisht
Më shumë ju buzëqeshni më shumë ju vuani Egërsisht
Më shumë ju vuani më shumë buzëqeshni
Detyrimisht
Dhe ju qëndroni aty
I ulur i fiksuar
Duke buzëqeshur mbi stol
Fëmijë luajnë fare pranë jush
Kalimtarë kalojnë
Qetësisht
Zogj fluturojnë
Duke braktisur një pemë
Për një tjetër
Dhe ju qëndroni aty
Mbi stol
Dhe ju e dini ju e dini
Që kurrë më nuk do të luani
Siç këta fëmijë
Ju e dini që kurrë ju nuk do të kaloni
Qetësisht
Siç këta kalimtarë
Që kurrë ju nuk do të fluturoni
Duke braktisur një pemë për një tjetër
Siç këta zogj.
 

eli

Primus registratum
Re: Përkthime

Bisedë sentimentale


Në parkun e vjetër, të ngrirë e të vetmuar,
Dy trajta sapo kanë kaluar

Buzët i kanë të buta dhe sytë janë të vdekur
E me vështirësi u dëgjohet zëri i mekur.

Në parkun e vjetër, të ngrirë e të vetmuar,
Dy hije kanë përmendur kohën e shkuar

- A të kujtohet ekstaza jonë e vjetër ?
- Përse kërkoni vallë t’a kujtoj patjetër

- Nga tingull i emrit tim zemra të dridhëron ?
Ende e sheh në ëndërr shpirtin tim ? Jo.

Ah, ditët e bukura e të pashlyeshmes lumturi,
Kur ne bashkonim buzët ! - Ka mundësi.

- Sa e madhe qe shpresa e sa blu ishte qielli !
- Shpresa ka ikur e mposhtur, drejt qiellit te zi.

Kështu ecnin nën qiellin me re
E nata vetëm dëgjoi fjalët e tyre

Paul Verlaine
 

eli

Primus registratum
Re: Përkthime

Krejt e Gjitha

Djalli sot në dhomën time,
Në mëngjes erdh e me pa
Për të më zënë në gabime,
« Do të doja të di,- seç tha,

Nga të gjitha bukuritë
Që magjepsjen ia hartojnë
Nga gjithë sendet kuq e zi
Që trupin e saj e zbukurojnë,

Cili është më i ëmbli » ? O fryma ime !
Ju përgjigje djallit të mallkuar :
« Pasi e gjitha është melhelm
S’mund të ketë të preferuar

Kur mendja më humb nuk e di,
Nëse ndonjë gjë mua më josh
Ajo verbon porsi Agimi
Dhe sikur Nata ngushëllon ;

Harmonia është shumë e ëmbël,
Që qeveris të bukurin trup,
Dhe analiza e pafuqishme
Të mund ti shquajë akordet e shumtë.

O metamorfozë mistike
E të gjitha shqisave të bëra një !
Frymë e saj bën muzikën
E aromën i ëmbli zë !

Baudelaire
 

Guest
Re: Përkthime

Sie schläft...
---------------

Sie schläft,
weil ihr die Welt gehört.

Ich bin ein Hund.
Ich knurr,
das stört.

Sie lächelt.

Das kann nur heißen:
Ich soll sie beißen!


* * *


Ajo fle...
----------------

Ajo fle,
sepse i perket Bota..

Une jam nje Qen.
Hungerij..
Kjo shqeteson..

Ajo buzeqesh.

Kjo do te thote:
Une ta kafshoj!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përkthime

Ky eshte perkthimi i tregimit te Virginia Woolf, originally entitled "A Haunted House". Varianti anglisht eshte tek tema "Pjese interesante nga librat..."
Woolf eshte shume e vecante ne stilin e te shkruarit dhe menyren e shprehjes, megjithate u perpoqa te arrij dicka. Do te me pelqente nese do te kishin ndonje mendim ne lidhje me perkthimin. /pf/images/graemlins/smile.gif


VIRGINA WOOLF

Shtëpi Shpirtrash


Kurdo të zgjoheshe, një dere dëgjoje të mbyllej. Nga dhoma në dhomë, dorë për dorë, duke u ngritur në ajër këtu, duke hapur dicka atje, duke qëmtuar, endej një çift shpirtrash.

“Këtu e lamë”, tha ajo. Ai ia behu më pas “Oh, po edhe këtu”! “Është sipër”, mërmëriti ajo. “Edhe në kopsht”, pëshpëriti ai. “Ngadalë”, pëshpëritën bashkë, “ndryshe do t’i zgjojmë”.

Nuk na zgjuat. Oh, jo. “Ata po e kërkojnë; po tërheqin perdet”, mund t’i dukej dikujt e deri në fund një faqeje a dy të shkonte. “Tashmë e gjetën”, do të thoshin të sigurt, duke e ndalur lapsin në anë të faqes. Më tej, të lodhur nga leximi do të çoheshin të kontrollonin vetë; shtëpia e gjitha bosh, dyert hapur kanatesh, vetëm pëllumbat gugasin ngeshëm dhe hungërima e makinës shirëse dëgjohet nga ferma. “Pse erdha këtu? Cfarë doja të gjeja”? Duart më ishin të zbrazëta. “Atëherë, mos është sipër”? Pemët e mollës qëndronin mbi papafingon dhe poshtë, si gjithnjë, shtrihej kopshti, vetëm libri kish rrëshqitur poshtë mbi bar.

Por ata e kishin gjetur në sallon. Jo se mund të t’i kapte syri kurdo. Xhamat e dritares shëmbëllenin mollë, shëmbëllenin trëndafila; tërë gjethet shfaqeshin të gjelbërta nëpër xham. Kur lëviznin në dhomën e pritjes, molla u tregonte vetëm pamjen e saj të verdhë. E prapë, vec një cast më pas, kur dera ishte e hapur, shtrirë mbi dysheme, varur mbi mure lëkundej përposhtë tavanit…cfarë? Duart më ishin të zbrazëta . Hija e një turtulli përshkoi qilimin; nga humbëtirat më të thella të heshtjes, pellumbi pushoi tingullin e gugamës. “Ende ështe, ende ështe, ende është” regëtin butë pulsi i shtëpisë. “Thesari i groposur; dhoma …”, pulsi ndalet befas. Oh, ishte thesari i groposur?

Vetëm një cast e drita mpaket. Mos në kopsht? Por, pemët tejshpojnë errësirën në përgjërim pas një rrezeje vagabonde dielli. Aq e hijshme, aq e rralle, e zhytur ftohtë nën tokë rrezja që ndiqja digjej përherë pas qelqit. Vdekja ishte qelq; vdekja qëndronte midis nesh, duke marrë tutje gruan më parë, qindra vjet më parë, e largoi nga shtëpia, vulosi dritaret; dhomat u ngrysën. Ai u largua, e la atë, u end Veriut, u end Lindjes, vështroi yjet përmbys kthyer në qiellin e jugut; kërkoi shtëpinë, e gjeti lëshuar nën kodrina. “Ende është, ende është, ende është”, me ngazëllim buciti pulsi i shtëpisë. “I yti Thesar”

Era klith mbi rrugë. Pemët lëkunden e përkulen sa nga njëra anë në tjetrën. Rreze hëne përplasen e derdhen furishëm nën shi. Por, dritëza e llambës bie drejt nga dritarja. Qiriri digjet ngadalë e qetë. Ndërsa vërtitet nëpër shtëpi, hap dritaret, duke nyjëtuar nën zë të mos na zgjojë, cifti i shpirtrave kërkon gëzimin.

“Këtu fjetëm”, thotë ajo. Ai shton: “Sa puthje”.
”Zgjimi në ag” “Argjend mes pemëve” “Lart” “Në kopsht” “Kur vera erdhi” “Kohë bore në dimër” “Dyert mbyllen tutje në largësi, duke trokitur butë si rrahja e një zemre”.

Më pranë qasen, ndalin tek pragu. Era fryn, shiu shket purpur xhamave teposhtë. Sytë erren, nuk dëgjojmë me hapa pas; nuk shohim asnjë zonjë që fëshfërin mantelin e përshpirtshëm. Duart e tij harkohen si mburojë rreth dritëzës. “Shiko”, mban frymën ai. “Duken në gjumë. Afsh mbi buzët e tyre”

Përkulur me llambën argjend mbi ne, vështrojnë gjatë, thellë. Qëndrojnë një copëherë ashtu. Era fshikullon brenda; flakëza përkulet lehtas. Tufa rrezesh mori prej hënës depërtojnë dyshemenë e murin dhe, në takim, ndricojnë shëmbëlltyrat e përkulura; fytyrat që shohin ngultas, fytyrat që këqyrin të fjeturit dhe qëmtojnë gëzimin e fshehur.

“Ende është! Ende është! Ende është!” rreh me krenari zemra e shtëpisë. “Sa vite” psherëtin ai, “Sërish më gjete” “Këtu” murmurit ajo “të fjetur; në kopsht duke lexuar; duke qeshur; duke rrotulluar mollët. Këtu e lamë thesarin tone”. Përkulur, drita e tyre më ngre qepallat. “Ende është! Ende është! Ende është!” rreh fort pulsi i shtëpise. Brof e thërras “Oh, ky është thesari që groposet? Drita në fund të zemrës”.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Përkthime

per momentin po shijoj faktin qe e perktheve brenda 24 oreve, pasi ta kerkova. :wub: Me vone po vij me kritikat /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

:kiss:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Përkthime

ka nevoje per furce rrush, por shihe vete pas nja dy ditesh, e me pas ta shoh dhe une. E di do te te le pa pune dhe neser, po s'e mos ke ndonje gje tjeter me te mire per te bere /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

:kiss:
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përkthime

Duhet rishikuar ne fakt, por do ta shoh kur te me vije muza se keshtu, me sot me neser, nuk del gje e bukur. Te thashe, eshte pak e veshtire (per te mos thene shume e veshtire :eek: )
Frymen e permban edhe ne shqip, po ka ca gjera qe me tingellojne pak thate. :confused:
Nejse, te shoh e te bej. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Përkthime

U mpiksa une duke lexuar :wub:

Nese me lejon perkthyesja teper e zonja dy sugjerime te vogla per tingellimin:

"tërë gjethet shfaqeshin të gjelbërta nëpër xham" - te blerta sikur tingellon me paster.

Mos në kopsht? - Valle ne kopsht? ose Ndoshta ne kopsht?

cifti i shpirtrave kërkon gëzimin.-dyshja e shpirtrave ose dy shpirtrat kerkojne gezimin.

Kur vera erdhi - Kur erdh vera ose kur pat ardhur vera.

Duken në gjumë - Duken te fjetur, afsh mbi buzet e tyre :wub:

depërtojnë dyshemenë e murin dhe - pershkojne

duke qeshur; duke rrotulluar mollët - duke rrokullisur (nuk behet hataja se devijon pak per hir te tingellimit /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Pergezime te gjera perkthyeses. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përkthime

Thnx for the suggestions Kordele. /pf/images/graemlins/smile.gif Very helpful indeed. Ne fakt, gjate perkthimit kam bere nje sere pershtatjesh, sepse doja t'u gjeja nje tingellim te pershtatshem ne shqip.
Te ajo fjala "deperton", me ngjiti, ndoshta sepse rrezet shpeshhere depertojne, lidhet edhe me ndjesine e momentit.

Ka fjale qe doja t'u gjeja nje sinonim me artistik me terheqes, por per momentin nuk me vinin. Apo nuk kisha edhe pune per te bere, plasa duke hapur e mbyllur dritaren e Windows-it se mos m'shifte nanjoni knej /pf/images/graemlins/laugh.gif . Eh, arti dashka vujtje /pf/images/graemlins/laugh.gif .

P.S E di qe nuk eshte kjo tema, por me duhet te te falenderoj qe me bere te degjoja kengen "Bang Bang". S'e kisha degjuar ndonjehere, but it indeed sounds quite brilliant. Thnx again. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Përkthime

S'pata durim me e lexu ne anglisht, sapo te kem do e bej. :angel:

Por pergezimet jane me superlativa. :book:

Sa per "Bang" une e kam ne koke se ma ka fajin "Kill Bill"-i ne dy stinet e tij, teper i bukur e muzika e zgjedhur me shume shije. Ta rekomandoj ta shohesh. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përkthime

Kjo eshte nje pjese vertet interesante e Maupassant, nje tregim i shkurter qe ka elemente shume te bukura. Une kam perkthyer nje pjese, pasi kjo m'u duk mjaft interesante.... por edhe se vetem per kaq pata kohe /pf/images/graemlins/laugh.gif :shrug:

P.S. Me poshte jane te dyja variantet, anglisht dhe shqip. Shpresoj t'ju pelqeje /pf/images/graemlins/smile.gif


The Kiss

by Guy de Maupassant (1850-1893)
(Exerpt)

...My dear, we have in our hands the most terrible power in the world: LOVE.

Man is gifted with physical strength, and he exercises force. Woman is gifted with charm, and she rules with caresses. It is our weapon, formidable and invincible, but we should know how to use it.

Know well that we are the mistresses of the world! To tell the history of Love from the beginning of the world would be to tell the history of man himself: Everything springs from it, the arts, great events, customs, wars, the overthrow of empires.

Therefore we reign supreme, all-powerful. But, like kings, we must make use of delicate diplomacy.

Love, my dear, is made up of imperceptible sensations. We know that it is as strong as death, but also as frail as glass. The slightest shock breaks it, and our power crumbles, and we are never able to raise it again.

We have the power of making ourselves adored, but we lack one tiny thing, the understanding of the various kinds of caresses. In embraces we lose the sentiment of delicacy, while the man over whom we rule remains master of himself, capable of judging the foolishness of certain words. Take care, my dear; that is the defect in our armor. It is our Achilles' heel.

Do you know whence comes our real power? From the kiss, the kiss alone! When we know how to hold out and give up our lips we can become queens.

The kiss is only a preface, however, but a charming preface. More charming than the realization itself. A preface which can always be read over again, whereas one cannot always read over the book.

Yes, the meeting of lips is the most perfect, the most divine sensation given to human beings, the supreme limit of happiness: It is in the kiss alone that one sometimes seems to feel this union of souls after which we strive, the intermingling of hearts, as it were.

Do you remember the verses of Sully-Prudhomme:

Caresses are nothing but anxious bliss,
Vain attempts of love to unite souls through a kiss.

One caress alone gives this deep sensation of two beings welded into one --it is the kiss. No violent delirium of complete possession is worth this trembling approach of the lips, this first moist and fresh contact, and then the long, lingering, motionless rapture.

Therefore, my dear, the kiss is our strongest weapon, but we must take care not to dull it. Do not forget that its value is only relative, purely conventional. It continually changes according to circumstances, the state of expectancy and the ecstasy of the mind


Puthja (Guy De Maupassant)
(Fragment)

...Shpirt, ne mbajme ne duar pushtetin me te tmerrshem te botes: DASHURINE.

Burrit iu dha fuqia fizike dhe ai perdor forcen. Gruas iu dhurua hiri dhe ajo sundon me perkedhelje. Eshte arma jone, e jashtezakonshme dhe e pathyeshme, por duhet te dime si ta perdorim.

Mos harro, ne jemi zonjat e botes! Nese shikon historine e Dashurise qe prej filleses se botes, do te gjesh historine e vete njeriut: Çdo gje shperthen prej saj, artet, ngjarjet e medha, zakonet, lufterat, permbysja e perandorive.

Ne mbreterojme me epersi, te plotpushtetshme. Por, ashtu si mbreterit, na duhet te veme ne pune diplomacine e holle.

Dashuria, zemra ime, mban ndjesi te pakapshme. E dime se eshte po aq e forte sa vete vdekja, por, nga ana tjeter, e brishte si qelqi. Dridhja me e vogel e thyen, fuqia jone behet pluhur e hi dhe ne nuk jemi me kurre ne gjendje ta mekembim.

Ne mbajme fuqine per t’i bere te tjeret te na adhurojne, por na mungon dicka e vogel, kuptimi i llojeve te ndryshme te perkedheljeve. Nder perqafime e humbasin ndjenjen e delikateses, nderkohe qe burri te cilin e sundojme zoteron veten, i afte te gjykoje kotesine e disa fjaleve. Ki kujdes, vogelushe, ajo eshte e krisja ne mburojen tone. Eshte thembra jone e Akilit.

A e di nga buron fuqia jone e vertete? Nga puthja, asgje vecse puthja! Kur mesojme sesi te afrojme dhe dorezojme buzet, ne mund te behemi mbreteresha.

Puthja eshte vetem parathenia, e megjithate nje parathenie qe perpin, me terheqese sesa vete permbajta; nje parathenie qe mund te lexohet e rilexohet, ndersa librit nuk mund t'i shkosh serish deri ne fund.

Po, takimi i buzeve eshte ndjesia me e persosur, me hyjnorja qe u eshte blatuar qenieve njerezore, kufiri i eperm i lumturise: Vetem tek puthja njeriu shpeshhere duket se ndjen kete bashkim shpirtrash pas te cilit pergjerohemi, shkrirja e zemrave ne nje, si njehere e nje kohe.

Te vijne ndermend vargjet e Sully Prudhome? (poet francez – shen. i perkthyesit)

Perkedheljet s’jane vecse gaz dlire
Orvatje e kote e afshit shpirtrat ne nje per t’i shkrire

Vec nje perkedhelje e vetme te mbush me ndjenjen e dy qenieve te bera njesh – kjo eshte puthja. Asnje delir i dhunshem i zoterimit te plote nuk vlen sa afrimi i dridhur i buzeve, njomja e pare, per t’u shnderruar me pas ne ate dalldi te gjate, fergelluese …

Atehere, e vogla ime, puthja eshte arma me e fuqishme qe kemi, por duhet te kujdesemi mos t’ia zvjerdhim forcen. Mos harro qe vlera e saj eshte vetem relative, teresisht konvencionale. Ajo ndryshon sipas rrethanave, gjendjes qe presim dhe ekstazes sw mendjes…
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përkthime

Ej, meqe sidoqofte hyn ne temen e perkthimeve, kush ka mundesi te megjeje perkthime nga Mitrush Kuteli? Ne fakt, me duhen dy libra specifikisht nese ju gjenden, "Vershimi i Lumenjve" (Paustovski) dhe nje liber qe Kuteli e ka me perkthime te Nerudes. Thnx a lot /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eli

Primus registratum
Re: Përkthime

E kam dashur shoqen time
Por nga une eshte larguar
S'ka gje tjeter per te shtuar
Ketu poema mbaron,
Po aq lehte sikur fillon
E kam dashur shoqen time

(bullgare, kam harruar autoren)
 

Guest
Re: Përkthime

Zähle dein Jahre nicht
Zähl auch deine Haare nicht.
Zähle nur wie oft du lachst,
und den andern eine Freude machst..

Mos i numero vitet,
Mos numero as floket.
Numero sa shpesh qesh
dhe sa gezim iu sjell te tjereve...


Eins merke dir,
und das ist wichtig:
Nichts ist ganz falsch
und nichts ganz richtig.

Dicka ta kesh te qarte,
dhe kjo ka rendesi:
Asgje s´eshte e gjitha gabim
dhe asgje e gjitha e sakte.
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Përkthime

Nights In White Satin
Nights in white satin
Never reaching the end;
Letters I've written
Never meaning to send
Beauty I'd always missed
With these eyes before;
Just what the truth is
I can't say any more
'Cos I love you,
Yes I love you,
Oh! How I love you.
Gazing at people
Some hand in hand,
Just what I'm going through
They can't understand
Some try to tell me
Thoughts they cannot defend;
Just what you want to be
You will be in the end
And I love you,
Yes I love you,
Oh! How I love you!
Oh! How I love you!
Nights in white satin
Never reaching the end;
Letters I've written
Never meaning to send
Beauty I've always missed
With these eyes before;
Just what the truth is
I can't say any more
'Cos I love you,
Yes I love you,
Oh! How I love you!
Oh! How I love you!
'Cos I love you,
Yes I love you,
Oh! How I love you!
Oh! How I love you!



MANKTHET NGA I BARDHI SATEN


Mankthet nga i bardhi saten
Pa fund…pa fund janë,
vegimet,pasionet,mesazhet,
Adresë? …JO…. më s’kan!

Madhështi shkëlqimi si sytë e ty?!
do bërtas ..do thërras pa pra:
...asgjë!…asnjëher!….kurr më!
huh!..s’kam…s’kam për t’pa.

‘pse të dua TY!
PO të dua TY!
Oh TY mu TY!

Vështrimi te njerzët,
që dorë për dore shkojnë,
Uturimën nga MUA,
Mendoj-vallë e dëgjojnë?!

Dallgë ka zemra yte.
pa pushim me thonë!
-Fundi i ankthit tëndë?
atje lartë te engjujt
atje ..veq atje mbaron!

dhe të dua TY,
të dua TY
po…po TY pra TY
TY dhe vetëm TY!
 
Top