Re: Përçartje
dhe fillon nga fillimi, me habit qe skane guxim. dmth i shikoj me rralle, te tre atje ne cep, duke kaluar cigaren me rralle, dhe qeshin. dhe vazhdojne te pine, dhe qeshin. papritmas afrohem dhe u qendroj perballe, dhe ata pushojne se foluri. buzeqesh, dhe te tre gjejne menjehere pergjigjen, me buzeqeshin, dhe pastaj largojne syte. sa cudi po reagimi i njerezve qe ndihen ne faj eshte i njejte...
te tre ndihen ne faj per arsye plotesisht te ndryshme, por reagimi tyre eshte i njejte. i njejte ne cdo hap, thjesht largojne nga mendja cfare ka ndodhur. kujtime te hidhura = largoi nga mendja, merru me dicka tjeter dhe gjithcka kalon. dhe pastaj vjen porosia e birrave, ku gjithmone njeri prej tyre vrapon tu ofroje dy te tjereve, te cilet me paturpesine e perditshme, nuk lodhen kurre te kembejne favorin, po pranojne gjithcka. nuk guxojne te shikojne ne sy, si duket ajo i kujton ate cka bejne, po te mos shihen ne sy, cdo moment i veshtire kalon.
dhe pastaj perseri qeshin, sa bote e lumtur, po cudi buzeqeshjet e tyre jane te nderprera. diku buzeqeshin pastaj pushojne deri sa tjetri te kete gjetur argumentin tjeter per te qeshur. kurse mua me pelqejne buzeqeshjet me veten, se di po me duken me te verteta, me te ngrohta, dhe zgjasin me shume, ose ndoshta eshte thjesht iluzion....