Re: Percartje
Hej e di kush eshte me e forta? Me vjen dhe vete te shkrihem gazit kur e mendoj po ja qe qenkam xheloze dhe shume madje per shoket e eshte njecike e komplikuar se kam shume pro dhe cons per kete dhe shume shembuj kuptohet qe e hedhin poshte teorine e xhelozise se ja mjafton te mendoj qe xhelozia eshte nje nga ndjesite qe nuk e kam perjetuar as karshi te dashurve te mi, e ketu mund edhe te zgjatem duke u perpjekur te mas sasine e dashurise qe ndoshta nuk ka qene e mjaftueshme per t'u bere xheloze, ose eshte krejt e thjeshte: duke qene se xhelozia per mua permban ndjenja zilie dhe moskuptimi kjo shpjegon pse' ne e mosxhelozise, apo akoma me tej kur permban mungese sigurie dhe vetbesimi e te tjera si keto qe here i kam dhe here jo po kur dua dike nuk me duket se i mbart gjithsesi pastaj mund edhe ta hedh poshte te gjithen duke qene se kam qene gjithmone kunder zgjedhjeve qe kane bere shoket e mi, pa perjashtim, dhe kjo mund te vije ngaqe i kam mbivleresuar ndoshta e pastaj me kane rene nga duart e teresia e tyre e adhurueshme ka perfunduar ne cifla mese njerezore, zhgenjyese ne normalitetin e tyre ose mund edhe thjesht te jete xhelozi ku i dihet, tani cila nga te dyja se kur e njejta ndjesi perseritet nuk mund te thuash qe nuk te karakterizon gjithsesi ne fakt eshte perseritur edhe qe kane perfunduar te gjithe aty ku kam parashikuar une (e frikshme po e vertete) dhe megjithe pershtypjen e te qenurit e lige nuk them dot qe nuk jam gezuar, nje gezim i perzjere me keqardhje jo per ta sigurisht, po per veten se pikerisht atehere ata kane qene jashte, teresisht jashte perzemersise sime e prej tyre zakonisht ajo qe me mbetet eshte nje ndjenje nostalgjie perzjere me melankoli qe me ben ti fal. Ti fal per cfare? Fundja c' hyj une? Perzgjedhja e te dashurave nuk behet me konsensus, teorikisht jam mese dakort, po pastaj po ta mendosh perzgjedhja eshte tregues i rendesishem, ne pak a shume jemi ashtu si ata/ato qe perzgjedhim dhe po thosha qe shoket e mi gjithmone kane perzgjedhur gabim, keq! Kur mendoj skenen e fundit nuk them dot qe nuk me shqeteson prezenca e ' te dashures se re' ne kuptimin qe me dhimbset koha qe ajo tashme merr prej meje, nuk behet fjale per te qenurit ose jo ne qender te vemendjes - s' kam qene kurre e perkedhelura e dikujt, eksluzivisht e kam fjalen, por prape kam bindjen qe eshte shume here me e thjeshte se kaq, behet fjale per kohen qe me merr, kohen qe une ndaj me te dhe qe per mua eshte e shtrenjte, ndjehem si e dhunuar nga nje e drejte e imja ku ajo fut hundet me patedrejte! Pastaj po, po thoja per skenen e fundit, oh yes, I was a real beach and I enjoyed it so much, as never before... Do doja ta perserisja papushim po mos qe per shijen e hidhur qe me le gjithmone cinizmi dhe egersia ne bisede, por do e deshiroja vertet perjashtimin "e sjellshem" nga cdo bisede, ironine kur i thua "oh po, kjo eshte dicka mes nesh" dhe shperfytyrimin e tipareve te saj ne perpjekje per te buzeqeshur sjellshem duke u sforcuar te tregohet indiferente. E vertete, me argeton jashte mase, si te thuash me argeton fakti qe pushteti mbetet tek une, nese behet fjale per pushtet. A behet fjale per pushtet? Besoj se po, deshira per te zoteruar detajet e dikujt qe e ke perzemer me thelle se askush tjeter te con tek pushteti ne fakt, ta njohesh e ta kuptosh kete tjetrin kaq shume eshte te kesh pushtet mbi te, te dish ti interpretosh edhe gjestet me te vogla po pastaj ne fund mbete pyetja: Per cfare? Cfare mbetet me tej? Mbetet vendi im tek ai qe nuk mund te zevendesohet nga dikush tjeter, ja c' mbetet dhe kjo verteton xhelozine!