Përçartje

alinos

Forumium maestatis
Re: Përçartje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E shef? Une dua shume pak te nderroj, gjera te parendesishme me sjellin ne qejf ashtu si me shtijne deshperiimin, une jam gjithe dallge, lunatica

[/ QUOTE ]

mos ma vidh kopirajtin, lunatika jam une...
 

Mono

Forumium praecox
Re: Përçartje

Hapa syte dhe u rrotullova te shihja qiellin. Dielli ishte diku djathtas dhe megjithese nuk e shihja drejtperdrejt e ndieja qe me shqetesonte gjithe kohen. Qielli ama ishte shume blu. Bluja dukej si nje kupole xhami qe mund te thyhej nga casti ne cast nese do i vinte nje sterbindesh meteorit. E dija qe qielli nuk do thyhej, te pakten jo sot.

Ndihesha i mbytur nga pluhuri i rruges qe ma kishte perthare lekuren e duarve sikur t'i kisha mbuluar me gelqere. Hundet me ishin renduar nga pluhuri dhe mezi merrja fryme. Gjithmone e kam pasur problem frymemarrjen dhe gjithmone do e kisha, qofte ne pluhur apo qofte ne mes te detit (Eh, deti!). Bera te ngrihesha por ndjeva se duart m'u dridhen mbi berryla dhe nuk kisha fuqi. U ndjeva aq i dobet. Veshtrova qiellin serish. Mbylla syte se mos qetesohesha nga ai diell i kuq.
Kesaj rradhe qielli ishte i zi dhe i zbukuruar me mijera yje te vegjel qe shndrinin. Kupola dukej me e qarte dhe me e forte. U perpoqa te ngrihesha serish dhe kesaj rradhe ia dola te qendroja mbi te ndenjura. Dielli ishte zhdukur. (Sa mire!) Hodha syte te kuptoja ku kisha perfunduar dhe pashe vetem qiell. Toka nen meje dukej sikur perfundonte ne cep te kupoles se mbuluar me yje dhe nuk me dha shprese per asgje. Te pakten te shihja nje peme ... nje pishe!

Por pisha nuk kishte. As ndonje kacube tjeter. Bera te flisja nja dy llafe me vete, te pakten per te degjuar nje nje zhurme... por zeri me doli i dobet. Kuptova qe nuk mund te bertisja megjithese kisha shume deshire. Atehere i dhashe dhe nje hov trupit duke u mbeshtetur mbi doren e majte dhe u ngrita ne kembe. Ndieja te me dridheshin kofshet. Megjithate ia dola te mbaja ekuiliber (nuk me ka munguar kurre dreqi). Cuditerisht nuk ndieja uri dhe pasi prita te me kalonin dridhjet e muskujve nisa te ecja... percart!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përçartje

<font color="brown"> S'e di pse, po percartjet me kane ardhur te gjitha keshtu sot...

Crying.jpg

</font>
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përçartje

<font color="brown"> Once upon a time ... one moment, one child, one life. Once upon a time a different self, so calm.

Once upon a time a frog leaping in its own bog, so happy in its horrible song /pf/images/graemlins/laugh.gif. Now turned a princess, what's the use of it. She has to see frogs disturbing her rest, she sings beautifully, but frogs interfere.

Once upon a time, once now, tomorrow, the bog of my own where frogs chant horribly serene.

A princess dream to be kissed into a frog...
</font>
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përçartje

<font color="brown"> ... especially when you cry it loud to all of them out there... </font>
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Përçartje

Ahh!! Me rendon kjo dashuria si gur ne zemer sa as fryme sme le te marre.Me rendon pesha e saj aq shume sa ska barazpeshe te me sjelle ne vete.Kerkoj justifikime te mos me brehi ndergjegjia por heshtja smund te jete gjithmone nje zgjidhje.Rendonka E.. kjo dashuri rendonka.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Përçartje


" Ajo qau ate nate, parreshtur, pa ze, pa lote, dhunshem. E une ate nate vdiqa, me sy hapur, koshient per cilesine bastarde te sjelljes sime. E nderkohe qe ndjeja renkimin vrases te saj, mbylla syte dhe u gjenda perballe nje te vertete qe kurre nuk e kisha pranuar, qe gjithnje kisha shuar sapo nje shkendije e saja me kish vrare syun...
Oh sa shume qe me sfiliti bashkesia e gjerave qe po ndodhnin ne ato momente, krahet e ideve te mia u prene, zjarri i ndjenjave m'u shua mizorisht... A mos valle duhet te flijoja gjithecka per te rilindur i lire nga ndergjegja ? Apo duhet te pranoja teresine e veprimeve te mia dhe ti varja si tabela parandalimi ne mendjen time ? [...] "
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Përçartje

<font color="brown"> Why do they always grant themselves the right to think they know you. What gives them such confidence, I wonder? They think they know my answers after meeting me shortly. The point is they always discover to be wrong. However, this is not what bothers me. What I am uncomfortable with is their certainty of having discovered who you are and bless you with their advices. Soooo full of them they are, while I stay there and see smiling and muttering "you don't even know what you are saying"...</font>
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Përçartje

Ai : Ti ke nevoje te kujdesesh per veten tende,ti sje majmun te hidhesh nga dega qe je per tu kapur ne nje dege tjeter.Qendro vetem,ke nevoje.
Une : Kam provuar te qendroj vetem,me pelqen vetmia aq sa me pelqen te rri me njerez ....ufaaaaa /pf/images/graemlins/confused.gif Ke te drejte kam vertete nevoje te rri vetem.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Përçartje

jetojme ende ne nje lagje. Nuk e dija. Sot ne mengjes isha shume pergjumesh dhe dielli me vrau syte, por te njoha. Kishe po ate bluze vishje, ose nje tjeter, kush e mban mend, ty te pelqen kjo ngjyre se te shkon me lekuren e erret. Nuk e ktheve koken, dhe mire bere, po te ishim pare nuk di c'do te beja. Ndoshta nuk do te flisja, ose do te thoja nje c'kemi mire, e do beja tutje. Te ndoqa me sy ama, deri ne vijen e horizontit te nderprere nga trafiku tere pluhur i Tiranes.

miremengjes, i dashur!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Përçartje

Mjaft me! Nuk e perseris me...ose do e bej prap,me po te njejten kembengulje sepse s'mund te bej ndryshe,sepse dua te perpiqem...gjithmone!

2 gusht,te bie ne gjume e te zgjohem ne kete date dhe ditet ne vazhdim te mos mbarojne kurre.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Përçartje

Ai perqafim me ka kallur gjithmone ankth. Ajo ish pikturuar e tille qe ne fytyre i dukej nje tendosje rreqethese tiparesh. Qendronte ne gjunje, me shputat e kembeve qe i vareshin ne humnere. Syte perconin frike. Ajo dukej sikur lutej te shpetonte, ti ikte atij perqafimi buze humnere. Ai qendronte ne kembe, e kish perqafuar me njerin krah dhe mjekra e saj mbeshtetej ne gjoksin e tij. E shihte ne sy me nje pergjerim qeni. Ai mbante veshur nje rrobe te gjate, si te donte ta pushtonte te teren me te. Nuk dukej fodull, ishte vetem i sigurte qe ishte ajo buze humnere dhe ishte ajo qe do binte aty! Ai po e perqafonte edhe per nje here te fundit duke e ngushelluar per fatin e saj te zi. Me dukej gjithmone se po te zgjasja doren ajo do shpetonte kurse ai do rebelohej keqazi ndaj kundershtimit tim kundrejt fatit. Ishte casti i fundit i jetes, nje murr transparent nga ku duken te dyja anet. Me mbetej fryma pezull sa here e shihja. Nuk e pashe kurre te hidhej, po me shfaqet para syve sa here perpiqem ti zgjas vetes ndonje moment te keq. Do jete nga natyra ime e paduruar per t'i vene pikat mbi i, qofte edhe kur poshte ka humnere. Nganjehere e ke shpjegimin e dites tende para syve e prape nuk e kupton. Ka ca shenja te cuditshme qe te tregojne drejtimin, zgjidhjen, e ti prape pret deri kur ankthi te kete arritur aty ku s'rri me dot pa fryme per te zgjatur doren e ta hedhesh ne ate dreq humnere. Jo vajzen. Te hedhesh ate moment te mbarsur me ankth e pasiguri qe te ka kapur peng veten dhe ti kerkon te mesosh te fluturosh e nuk kupton qe i ke kembet te varura buze humnere...
 

aquazur

Primus registratum
Re: Përçartje

humpy dumpy eshte personazhi post-modern qe shetit perpara murit pa nje "pse?".

dikur (ne nje percartje) Dumpy hipi maje murit dhe aty filloi epoka e re post-post-moderne.
mbase pa me shume.
mbase pa qe nje tjeter mur-parashetites ngrihej para tij.


percartje mo! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Përçartje

cohem ne mengjes, barku me dhemb... cigare e poshter! Dal ne ballkon dhe gjithcka me duket e eger jashte. Zeri e ime me me ben akoma me nervoze... shpejt shpejt derdhi plehrat, bli buke, akoma ketu je?! zgjoje tet vella nga gjumi. po ti sdo ikesh ne leksion? dhe mos ta shoh me ate cigare ne goje, femer qe pi cigare, ke pare ti?
nje pasthirme degjohet nga dhoma tjeter. im vella qe perpelitet ne krevat dhe shtriqet dhe duke me pare mua tek dera e dhomes se tij bertet: ca ben ti aty? kush te tha te hysh ne dhomen time? ik me ler rehat se me dhemb koka, mban dhe era cigare pale.
duken sikur jane ven dakord te me prishin ekzistencen.
ca jete monotona e ingiusta.
iku dhe ky mengjes... si shume te tjere!
 
Top