Re: Përçartje
Asnjehere s'e kish kuptuar c'do te thote te shtangesh. Kish vetem nje perfytyrim te vagullt, dicka si portret shqisash te ngrira, pa shprehje, pa jete. Dicka mes gezimit qe te fal zbulimi i se vertetes dhe boshlleku qe le pas te kuptuarit. Po t'i kerkonin ta vizatonte do kish zgjedhur ate ekranin ku gjurmohen rrahjet e zemres ne kohen kur e pershkon nje vije e drejte shurdhuese. Keshtu ndjehej sot, e shtangur, nje vije e pafund me teper e bezdisshme ne kotesine dhe pakuptimshmerine e saj sesa ne pasqyrimin e vdekjes. Si vdekje me sy hapur, - mendoi. Si mund te jesh e vdekur dhe njekohesisht ta kuptosh qe je e tille? Tek gumezhinte kotesi, vija i pershkroi fillimisht koken. Mendimet buhaviten syte dhe ngrine si nen acar bore, pastaj u mermerizuan dhe vdiqen. Nuk ndjente me dhe as kish kujtime ndjesish. E kishte me te lehte te therriste me mendje kujtimet e trishta po pervec nje monotonie figurash gri qe nuk i thoshin asgje nuk pa gje tjeter. Kerkoi imazhe. Ato eshte gjithmone lehte t'i gjesh e te risjellesh ndijimet qe i kane shoqeruar dikur. Akoma asgje, vetem pamje, imazhe shterpe qe gati gati s'i perkisnin me, aq te ftohta, te largeta, te mbikonsumuara nga rruga vajtje-ardhje iu duken. Do jete nga shtangia, - mendoi. Do pres sa te shkrihem. Kur ta kujtonte kete te gjithen e dinte qe do i dukej tejet e parendesishme. Momente te tilla ishin bere tashme te perhershme, sikur bota e saj ndahej ne dy anet e lojes 'ngriva shkriva' e ajo here ishte ketej e here andej, por asnjehere diku tjeter. Te shtangurit tashme e perfytyronte si majen e nje ajsbergu, e vetmja cifel e dukshme e nje ngurtesimi te brendshem teresor. Ne gjendje te tille deshironte vetem gjume, i vetmi aktivitet njerezor qe puqet me vdekjen ku mund te jetosh edhe duke moskujtuar, moskuptuar apo mosndjere. Ajo ra ne nje gjume te thelle... gjysme e shtangur, gjysme e vdekur.