Ora e Mungeses

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

V (ose ... III 1/2)


… Pak rendesi paraqet akullsia e tingujve te mbytur prej kubikeve portreteve te tua, xhepave te zbrazur te dhomes.
Feshferitjet e fjaleve delikate, perbri bishtave te harkuar te notave, … leshonte tastiera transparente e shiut, i zbuan te cektat kercitje te arkivolit tend.
Dheu, … te lagu persiper, krijoi nje pershtjellim jashteqitjesh nematodesh.
Gjithcka pasqyrohej irelative me dokumentarin deshironin te lexonte mimika e ngurte e syve te mi.

Elipset e gjurmeve te tua ende i rruaj mbi relievin e drunjte te derrasave te lemuara te krevatit.
Te kujtohet…?! Zeri frutor i mandarinave paralelizonte oshetimat e tua, teksa … shpalosja e mykut perpikonte me perqafimet e athta te kraheve te tu.
Ti vallezoje sa nga njera suste mbi tjetren, duke u munduar te lindje shtellunga resonance-xhelozie per veshet e te roztave mure te komshijve te mi.

… Dy “te pafajshem” studente!
…Sahere nata trokiste oren 12.00, … mekanikisht, zgjasnin …, zbritshem …, gjymtyret e siperm dhe … habitshem, asnje te vetme here, nuk ndodhi cudia: “…Ata, kurre, nuk kelthiten Emrin tend!!!”
Gjithcka penetronte prej kompensatave te holla, … perkufizonin veshjen e “kutise” se tyre, ishte nje emer i thate, nje mermerime e perkremuar zhgenjimi – Dori(ana)!!!

… Ndieja gishtat e tu, gjakshem te manikuar, … lidheshin, instiktivisht, me floket e mi; tek …, kerciste i ndryshkuri rubineti i ujit permbi lavomanin-“varr” te komshijve, dhe … buzete e tua pershkallezonin vetem nje identifikim pergjithesues: “humbesa!”.

Dikur…, kenaqesia flinte buzeve te tua, e mbuluar shperfillshem prej ngjyres,… laje vezet per Pashken e Madhe.
Dhe … kur buzeqeshja detyronte ndricimin e syve te tu te beheshin shtese dritaresh befotrofit te qiellit, … me thurrje gishtat mbi floke, ne formen e nje kurore-gjembash – dikur …, cifutet “nderuan” Iisuin.

Psalmet e mandarinave ishin aq te mprehta sa …, ti pushtoje, rrembimshmi, me duar gryken e lejlekte te shishes se veres.
… Derdhja e lengut te vjollcte permbi pjese te buta te fytyres tende perleshej me nuancat e manushaqta te bajlukeve te tua.
Kur gjendesh ne bregun tjeter, hija jote e shtrire reklamonte supriza te cuditshme egzistencialiste - te tilla i pikturonte pafundesia e paragrafeve te vakta, shkeputur plot zhurme prej te shthururash historish erotike franceze.

Mungesa zhvishet me nje kolorit, thjesht, te portokallte, nje siperfaqe e lakuar periodash, me floke te kuqeremta orgazmash, me nje maske-fytyre te dyllte pushkatuar prej “pufkash” te lengezuara; dhe … tek perulet,… perkedhel e … puth etshem kembet e mia, me nje delir mekatareje, duke me ngulur shtiza veshtrimesh ne qender te syve, me metafora meditimesh peshtyj tavanin -- mungesa jote – Shen Magdalena; une – Krishti!!!

Gloria!!! … bojkoti me dhuruan syte e tu e ben te pamundur perceptimin e faktit se …, se si ngaterova Ligjin e Dyte te Termodinamikes me Teorine e Relativitetit!
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Odea!

Jam ende e mendimit se askush dhe asnje s'ngjan ne lumturi,por te gjithe mallengjehemi para dhimbjes.Dhe kjo eshte patetike.Eshte e tmerrshme menyra ne te cilen qajme para filmave,para historive te dashurive te mbaruara keq,pas hijes se dikujt qe kemi dashur.
Nuk mendoj se ka shume per te thene.Une vete i kam fshehur fjalet.Kam ngritur pengesa te larta si malet mes meje dhe sghprehise,menyres se terthorte per te folur ndjenjen.Se ne fund te fundit ndjenja e forte eshte krejt e paemert dhe mungesat e verteta ndjehen brenda vetes me fort se jashte saj.

...Me duket se ndjell keq kjo tema...
 

Odea

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Odea!

...Me duket se ndjell keq kjo tema... [/qb]
Pse te jep kete mendim? Se fola tere emocione per ato qe kishit shkruar apo se thashe qe do doja te shprehesh aq bukur sa ti? Nuk mendoj qe eshte patetike te mallengjehemi me dhimbjen pasi eshte emocion qe na prek te gjitheve, edhe po te mos jete e jona. Tema me pelqen jashte mase shume dhe nuk mendoj qe duhet te merret si faktor negative fakti qe eshte plot trishtim. Bukuria e temes atje qendron qe eshte e nderthurur me trishtim dhe shprese. Kur lexova ato qe kishe shkruar u ndjeva plot trishtim pasi rikujtova momentet e mia por ne te njejten kohe u mbusha plot me gezim se ndjeva perseri dhe menjehere u ndjeva e forte te merrja vendime te cilat sollen gjera pozitive.

Ema, mos ndalo se shprehuri emocionet e tua pasi kur vazhdimisht ben keshtu, do mbushesh kaq shume perbrenda sa do te te shkaterroje. Mendoj se eshte gje e mire ti thuash gjerat qe te mundojne dhe te perballesh me to pasi ne kete menyre lufton negativitetet e jetes.

Si mendon ti? Shpresoj qe je dakort me mua /pf/images/graemlins/smile.gif


Odea
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

... Gloria, ... mbylli syte dhe ... faqet e meditimeve te "lojrave" te saj te peshtira.
Gjithcka, u perkufizua perbrenda nje perqafrimi me gjethet e vyshketa, apo ... trungun "hyjnor" te nje peme mandarine.
... perbrenda nje "perqafimi" perkufizoi nata "lumturine" e pritjes se saj te gjate.
"Lamtumire" Gloria - mermerita ne gjumin tim te thelle - "... te bekoj ne emer te rrenjeve, ... te trungut, e gjetheve, dhe ... te "shpirtit" te mandarinave te kalbura!!!" AMEN -

The END -
 

Nella

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Trishtim, mallengjim, endrra...edhe pastaj?

Dhe mua gjithe kjo me perngjan me nje qeli te erret ku drita e diellit nuk hyn kurre...ku frymet e vdekura, munduar nga djajte, perplasen si te babezitura mureve te myshket--ne perjetesi! Klithmat, ahhh...klithmat nuk me kujtojne gje tjeter vecse tingujt e organos qe penetrojne zbrazetine e katedraleve gjigande, pllakosur nga era mbytese e qirinjve te djegur. Cuditerisht, asnjehere nuk me kane zgjuar ndjesine e prezences hyjnore, por vec nje ndjenje pershtirosje (teper njerezore) dhe e para gje qe me shkon nder mend eshte te iki, te zhdukem sa me pare. E c'dobi ka trishtimi? Vuajtja eshte per te gjallet, kurse agonia, ajo eshte per te vdekurit.

Te gjoret njerez humbasin ne "mrekulline" fshehur skutave te erreta te imagjinates, dhe harrojne qe mrekullia e vertete mund te shihet vec ne driten e diellit. Ajo jeton ne veshtrimet e egerrsuara (ashtu sic veshtron bisha prene e vet tek perpelitet nen kthetra, para se ta shqyeje), ne fytyrat e shndritura nga nje buzeqeshje femijnore, ne lumturine qe sjell casti pasi ke kthyer nje gote vere, ne perqafimet naive qofshin keto dhe te thata.

Refuzoj te bie pre e bestytnive por, nese gjithe keto halucinacione ndjellin dicka me "vlere" (pervec vlerave artistike kuptohet), me keqardhje e them se...i vetmi "tersllek" eshte meshira-dhe besojeni! nuk ka gje me te ulet.

Sounds like a joke??? Not in the least! There is only one joke-LIFE,-and that is awful! (and remember...the losers are only those who refuse to play!!!)

Me mallengjim per cmendurite aspak te cmendura, per genjeshtrat aspak te liga, per friken aspak te frikshme....per gjithcka te vertete dhe te prekshme, sado e dhimbshme qe mund te jete!
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

qetesi ... shume qetesi ... me ben te reflektoj!!!

P.s.: ...sa per ate (dicka), nuk ka per te ndodhur, se..., sepse... te pakten jo tani.
 

bebi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

... jam mundu sa her me ta than qe je tu m'shkatrru.
ti m'grushton n'zemer me emocione qe si kam lexu as neper romanca e historina dashnijet.
Koha m'duket lastik para syve t'tuj, e kur m'shfaqet n'forma t'tjera e shkyj duke mundu me e zgjat.
Du me hi n'syt e tuj, me u shtri te irisi jot e prej aty me leviz si buratin muskujt e fytyres tande, tu ja ndryshu shprehjen cdo cm t'lekures tande t'bukur.
vetullat e tuja t'ylberizohen si hark i moderum, tu u koncentru te majat e rrudhuna...e syt e tuj nderkohe t'kene at shkelqimin e buzes n'gaz t'lehte ashtu si din ti.
per ty kam fol me tana objektet qe kam dasht, per ty kisha shkru dit-nat...
per ty isha rikthy ..... per me kryqzu...
, e din ti,
pervec t'tjerave...
I would never run away again...
-----------------
1629842483f70c406da336.gif
Akuna Matata!
 

bebi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Era vazhdote me mi puth floket masandej si nji dor e amel me mi hedh me loje n'ftyre.
Ndertesat, objektet e tana gjallesat q* mujsha me pa perjashta ishin n'vrapim. Nuk e di ishte koha apo kurajoja ajo qe i mungote me pa syte e mi.
Shtrihesha furishem n'kraht e nji filmit bardh e zi q* vazhdote me u shfaq para mejet.
Vazhdosha me hi ma thell e me e laku formen q* kto kraht kishin formu. Nuk e di a ishte boshlleku ai q* e randote apo koha q* mungote.

...

Nderkohe kanga e lules e melodia e aromes vazhdoshin me m'shoqnu, mu e eren.
 

jehona

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Ikin minutat! Sa u be pa u pare une e ti?!
Kur them pa u pare, mendoj kur shiheshim thelle ne shpirt, e ti me lexoje si nje flete te tejdukshme, duke me lexuar edhe midis rreshtave, ate qe une nuk e dija se e kisha thene e menduar!
Shume kohe me pare, uleshim une e ti perballe njeri-tjetrit dhe s'pushonim se cicerituri. Te gjithe habiteshin me te qeshurat tona, me gazin e pashuar qe ngrinte nje shtepi ne kembe e i bente te zgjatnin kokat per te pyetur c'po ndodh.
Te pelqente, dikur, kur me beje per te qeshur! Dhe une e shtrydha deri ne fund kete gje, me gezimin e nje femije qe ka ne dore nje loder te re, por qe nuk e kupton se eshte me teper se nje loder, derisa rritet. E kur rritet "lodra" eshte zhdukur, duke lene vetem gjurme te lehta, pothuaj te padukshme, pothuaj te marra tej nga era e pameshirshme, qe sjell pas jehonen, si te vetmen dhurate per nje shpirt te permalluar...
Minuta e mungeses solli gjithe kete, imagjino c'do te bente ora!!!
 

Nei

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Kalojne minutat,por ti nuk vjen,
kalojne oret,por ti nuk vjen,
kalojne muajt,por ti nuk vjen,
..sa mire qe jam fshehur

:lol:
 

Nei

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

SPLEEN

Kam aq shume mbresa si te kem jetuar njemije vjet
e komoja e madhe eshte plot sirtare kujtimesh,
Kuintanca te bera rrotuj e lidhur me kordele
plot vargje,letra dashurie,fatura e romanca
qe fshehin shume me pak sekrete se sa truri im
i lodhur qe ngjan me nje nje piramide a qilar te pafund
I cili fsheh perbrenda shume me teper te vdekur,
shume me teper kufoma se sa nje varr i perbashket...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Ora e Mungeses

Where were you then? /
who else was there?
saying what?
why will the whole of love come on me suddenly
when I am sad and feel you are far away?
( sa keq qe vargjet e tjera spo me kujtohen....edhe pse keto jane mjaft domethenese :rolleyes: )

Pablo Neruda
 

221178

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Te ndiheshe plake
kur pishat vrapojne para dritares se trenit
era te ngre floket
qe te duken te bardhe
buzeqeshja e padukshme
ne buze te tretura
dhe nje kujtim
me emer,por pa fytyre
te ndiheshe keshtu,plake
do derdhje lot?
 

221178

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Nje motiv do vjedh prej teje
sot
per poezine time
nuk mund te mos e shkruaj
sado perpiqem
do t`a vjedh kur te kalosh rrugices sime
mbuluar me hije pemesh
me kembet e tua te gjata, te gjata
si rruget e deshirave te mia
floket e mbledhur
shpesh kalon mbi gjoks, ne anen e djathte
qafen e lakuar me butesi mjegulle
gjithe reflekse te verdha
me njollat e djerses mbi kemishe mes shpatullave
takat fjalamane
e parfumin
qe s`di ç`me kujton
do vjedh
lehte
e ti nuk do ndiesh asgje.

Por...ti nuk e di
une kaq shume here te kam vjedhur
sa te kam vjedhur te teren
e ti nuk e di
por vazhdon te shkosh rrugices sime
ne ate menyren tende
te paperseritshme
vazhdon te qeshesh, te perqasesh diellin
te besh koketen me meshkujt
ne ate menyren tende
te paperballueshme
vazhdon te levizesh, te flasesh, te qeshesh
te bertasesh
ne ate menyren tende
te pakorrigjueshme
te buzeqeshesh
te mendohesh
te lotosh
te shohesh
te luash
te ikesh
te shperfillesh
ti
qe si gjithe te tjeret
nuk e di se s`je me ti
por je veç endrra ime
sepse, une
heshtazi
te kam vjedhur te teren.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Bilanc

Fitimtaret-fitimtare.
Te mundurit-te mundur ne perjetesi.
Ne qofte keshtu,
Mos na ardhsh kurre demokraci.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

pe_04.jpg


Momente perjetimi...!


....Ne muzgun e qiellit gri,e pambrojtur, me nje fytyre te trishtuar nga humbja e mikut ajo qendronte dhe meditonte...
E bindur qe, qielli ne te cilin ajo shikonte me minuta te tera, duke peshperitur pa ze nje lutje, duke kerkuar ndihme per kthimin e me te shtrejtit te saj, nuk do t'i pergjigjej, as edhe nuk do t'i ndihmonte, por te pakten ajo ndjente që nuk e humbte shpresen se dicka e bukur do t'i ndodhte ne ate moment, gjithnje duke qendruar nen qiellin e hapur, me ngjyre gri...
Kishin kaluar vetem pak dite nga mungesa e mikut, por asaj i dukej sikur nje dekade te tere kishte qe jetonte pa te, pa ate njeri qe ajo e donte aq shume, pa ate krijese qe ajo e vleresonte si me te shtrejtin ne bote. Pas pak, i shperthyen ca pika lot, me pastaj nje e qare me denesje qe s'e ndalte dot...Kalimtaret e castit e shikonin te habitur, mendonin qe ajo ishte e cmendur dhe nuk i afroheshin dot per te ndihmuar...por ajo as qe kerkonte ndihmen e tyre, madje ato shikime, ato sy qe vazhdimishte e veshtronin asaj i dukeshin te huaj, gati edhe armiqesor....Po a kishte njeri qe do te mund t'i ndihmonte ne keto caste te veshtira asaj, a do te mund dikush te bente nje gjest te atille cudiberes e t'ia clironte shpirtin nga dhembja qe e kishte kapluar?! Mendonte, derisa perreth i kalonin njerezit me veshtrimet e habitshme....
Dikur, nje njeri, me nje veshje elegante, me kapele ne koke, tamam si nje zoteri i afrohet dhe e pyet: Me falni, a ju duhet ndihme, me tregoni si mund t'iu ndihmoj?!
Ajo as qe e tundi koken qe te shikonte se kush ne te vertete mund te kishte qene ai njeri, ne mes qindrash te tjere qe i kalonin perreth dhe pas ca sekondash iu pergjigj: "Jo zoteri, falemnderit, ai qe do te mund te me ndihmonte, ai.....", denesja nuk e lejoi qe te mbaronte fjaline.
Njeriu me veshjen elegante nuk insistoi me tej dhe para se te vazhdonte rrugen per ku ishte nisur, i ofroi ca qindarka, duke menduar ne kete menyre se po i ndihmonte....Ajo, se fundi, e drejtoi shikim ne fytyren e tij dhe me nje veshtrim te thelle, iu pergjigj: "Keta qe ju me ofroni zoteri, nuk e kthejne ate qe une e kerkoj tash e ca dite, keta....keta qindarka zoteri, jane nje hiç, jane asgje ne krahasim me te shtrejten gje qe une e kam humbur...!"
Zoteriu, duke pare qe nuk po i ndihmonte dot, iku me ngadal dhe pa ze…
Ajo, krejt e vetmuar, ndejti edhe ca kohe nen qiellin gri, duke kerkuar nje ndihme qe s’po ia ofronte kush pervec me te shtrejtit njeri, te cilin ajo kishte ca dite tanimë qe po e priste, shpresonte se ndoshta nje dite ai do te kthehej serish dhe mungesa qe ajo ndjente do te zhdukej pergjithmone….
Mbeshtjellur me dhembjen, gjithmone me te kaluaren me vehte ajo eci drejt rruges, asaj rruge qe ajo shpresonte se do ta shpiente tek me i shtrejti i saj…
 

221178

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Dehur prej teje
sot
detar i vjetër me bluzën gjithë vrima
zëçjerrë, fytyrëskuqur
spirancëshkulur
mes dallgëve të kalimtarëve shkoj duke u lëkundur.

Yllin e Veriut nuk arrij të veçoj
mes yjeve
kryqëzuar në shtyllat trotuarëve
dhe retë sot kanë marrë format
e kurorave
të gështenjave të egra
dhe palmave.

Në rrjetën e imagjinatës sime
ngece
sirenë e plagosur
me krahët varur hijshëm
kryet mbi sup vaisur
shikimin e lagësht
e buzëqeshje mbi buzë
duke dhënë shpirt
por pa arritur kurrë.
 
Top