Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Fillimisht postuar nga faithless:
[qb] Kjo qeka krize fare .....................sssssssssssssh [/qb]
Nuk arrij ta deçifroj mire....ishte drejtuar mua?!

(?=?)
 

pippo

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

ehe ishte kompliment ama ose i ashtequajtu i tille
 

red lord

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Fillimisht postuar nga Creed:
[qb] O red lorld ke pa shume filma hollivudi ti o vlla.
Te ishe Tom krujsi do ta kisha kuptuar qe eshte kollaj fare te cosh nje femer ne krevat dhe te nesermen ne mengjes te te sjelli dhe mengjesin tek krevati...
dhe pastaj kane ndryshu kohet biro..duhet me ja cu ne cunat gocave mengjesin tek krevati..kane mbaru kohet e bukura bukurosh... [/qb]
Nuk jane filma ato qe shkrujta mer hajdar! S'mund te jemi te gjith si puna jote! :shrug:
 

Vals

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Po lexoja sa shume probleme kane emigrantet ne Itali dhe mendova sa lucky jemi ne USA qe nuk kemi probleme te tilla. NJerezit pak dine per Shqiperine dhe zakonisht nuk ecin me paragjykime. Te vetmet paragjykime kam degjuar per muslimanet qe nga 9/11. Dhe per ti dhene pak shkundje ketyr eparagjykimeve rrotull meje, kam filluar tju them njerezve qe une jam muslimane megjithese nuk e praktikoj ose nuk e kam praktikuar ndonjehere. Thjesht dua tju bej te ditur se ka shume ngjyra e shume lloje e nuk mund ti mbledhesh te gjithe njerezit ne nje kategori.
Vjet kur isha ne jug te Italise ne Amalfi dhe flisja italisht me pyetnin ku e kisha mesuar (se me kujtonin amerikane). Ju thosha qe jam shqiptare dhe pashe nja dy vetave tju dridhej syri por s'me tha njeri gje. Ama mendova se do ishte e veshtire per tu vendosur aty fillimisht meqe nami na ka dale dhe besoj se do ishte akoma me e veshtire nga ana tjeter e italise rrotull Barit.
 

pippo

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Po he se dhe ne Amerike meksikanet nuk eshte se i kane shume qef apo jo ?????
dhe shqiperia po te biente afer me usa do ta shifje ti do te shifnin, shqipot po u bone tre shkon nivelli i alarmit ne red zone
 

Joy

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Ashtu eshte Vals, po leri disa cfare thone.
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Fillimisht postuar nga lir:
[qb] kam degjuar e degjoj shume njerez qe per hir "perfitimi" ose "kollajlleku" ne nje situate a nje tjeter kane pranuar se nuk jane shqiptar thuaj se te jesh shqiptar do te thote te kesh zgjeben, perkundrazi tipa te tille na bejne te dukemi sikur kemi vertet zgjeben..Une punoj ne nje biznes ku siguria eshte e larte dhe uniformiteti eshte dicka e kerkuar, por prap se prap flas shqipe me raste them se jam mysliman ndonese ne te vertete nuk jam. PSE? se frika dhe opinioni ecin se bashku, e nese keto te fundit une nuk i mposht atehere nuk mund te jem kurre rehat, ne cdo lloj pune, ne cdo lloj ambjenti shoqeror, nuk mund te jem vetvetja!! [/qb]
Ty te lumte ''bre'' burre, por nganjehere duhet te mos jesh vetvetja. Mua me ka rastisur qe te ''Italianizohem'' formalisht dhe kjo ka zgjatur disa ore por edhe ndonje jave dhe per kete nuk ndjehem aspak keq! Italianet bota e zhvilluar i preferon dhe pothuaj jemi ne (Shqiptaret) te vetmit qe i ''shumezojme me zero''. Ne kemi ''stamposur'' ne syrin e botes mungesen e kultures, edhe te qenit ''Shqiptar dhe kriminel'' nuk e ka anashkaluar ai sy! Nuk dua te behem monoton, mbi te gjitha respektoj mendimin e cdonjerit dhe sigurisht qe e dua vendin tim por nje pjese e jona ''nuk ha pyk'', dhe nese ata qe ''nuk hane pyke'' i kam prane, sigurisht sdua te jem patriot i tyre!

Persa i perket besimit fetar nuk qenke vetvetja sepse paske genjyer, ska rendesi por me poshte thua qe dua te jem vetvetja, dhe na qenke shnderruar ne tjeter......gjithsesi je munduar ti japesh sqarim por perfundimi eshte: ''Mos ja shto peshen vetes''!
 

Kenti

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Fillimisht postuar nga red lord:
[qb]
Fillimisht postuar nga Creed:
[qb] O red lorld ke pa shume filma hollivudi ti o vlla.
Te ishe Tom krujsi do ta kisha kuptuar qe eshte kollaj fare te cosh nje femer ne krevat dhe te nesermen ne mengjes te te sjelli dhe mengjesin tek krevati...
dhe pastaj kane ndryshu kohet biro..duhet me ja cu ne cunat gocave mengjesin tek krevati..kane mbaru kohet e bukura bukurosh... [/qb]
Nuk jane filma ato qe shkrujta mer hajdar! S'mund te jemi te gjith si puna jote! :shrug: [/qb]
------------------------------------------------
E para punes ti nuk e ke idene si jam une.Kurse une e krijova pak idene cfare tipi je..dhe vendi jone eshte plot me tipa si puna jote.keto gjera na kane lene mbrapa ne...
 

Marina_Ni

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Kjo eshte e vertete.Sa here prezantohem ne ndonje gjuhe te huaj dhe filloj flas kenaqen duke degjuar por kur vjen koha ti them qe jam shqiptare e mendoj para se ta them,por e di si eshte puna sme rreh fort se cdo thone jo per gje po secili tregon veten dhe jo vendin keshtu qe e them qe jam shqiptare ,nuk eshte puna per patriotizem thjesht per realitet .Ske cti besh..Na fusin te gjitheve ne nje rang sepse disa persona kane bere keq jashte Shqiperise.Hajt mos e vrisni trurin..
Fillimisht postuar nga edda:
[qb] Te pohosh ndonjehere qe je shqiptar te krijon edhe probleme sidomos ne nje ambient te ri ku akoma nuk te njohin. Ndersa ne fillim te drejtohen me ju kur i thua se nga je fillojne e te drejtohen me ti dhe kjo ***** nuk me pelqen fare. Une jam e vetmja shqiptare ktu ku jam qe bej sekretaren ne nje studio legale dhe mendoni sikur une tu them te gjitheve ne tribunale qe jam shqiptare mendoni se ç'opinion do krijohet per studion ku punoj. Ndjehem e obliguar te mos pohoj nje gje te tille. ndersa kur jam ne zyre dhe vjen ndonje klient shqiptar une flas shqip. Kur dikush pasi me pyet per emrin e mbiemrin me thote "ti nuk je nga keto ane" une i them vetem jo. Mi sento una merda por s'dua te shikohem si "e ndryshme" ne ambientin e punes. [/qb]
 

Artemis

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

... ky eshte deshprimi me i madh ne AF! Me eshte ngritur gjaku dhe do te permbahem nga komentet!
Vec... TURP!

( Une kam udhetuar dhe kam njohur shume njerez te huaj... Jam prezentuar shqipetare nga Maqedonia me Krenarine Me te MADHE!!!- nuk jam lodhur as per nje moment per tu folur atyre per kombin, historine, Aktualitetin tone etj!!!

TURP! TURP! TURP!

( nuk do futem ne kete teme me!!!)

( Une kam humbur postin tim, kur Bossi im ( I Huaj- europian) ne tallje tha se ne jemi kopilet e turqeve... ia dhash nga koka ato qe kish ne tavoline- :mad: )
 

Artemis

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Smile... ato lirat qe i fiton atje- I han e i Dhien... por Emri nuk Blihet me Asgje oj goce...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

nuk eshte per tu nevrikos me te tjeret kur nuk i njeh situaten ku jetojne. ka vende te italise ku te jesh shqiptare dhe ne pergjithsi nenshtetas i "Terzo mondo" eshte gjeja me e veshtire ne bote. problemi ne kto vende eshte jo se nuk te shohin fare me sy, po te shohin si gjeja me e ulet qe egziston. te mendosh qe ti do jetosh ne ate vend, do punosh, do paguash nje qera, do krijosh nje shoqeri etj etj, eshte me e veshtire sesa te thuash me krenari "jam shqiptar e myllni gojen se z'du me ja dit". te perkulesh mentalitete te tilla eshte njesoj si te perkulesh mentalitetin qe kane serbet per shqiptaret.
 

Kenti

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Une nuk e marr vesh pse e beni kaq tragjike mor njerez.Italiani apo cdo i huaj tjeter qe na njeh famen qe kemi mund te na shohi me sy tjeter vetem ne fillim,pastaj nqs ti sillesh mire jane te pakte ato qe do kene ndjenje rrazismi.
Une mund te them dhe nje gje tjeter qe shume prej jush mbase nuk do jene dakort..Italiani(flas per keto sepse ketu jetoj) eshte me pak rrazist se ne.Une kam pare shqiptare ketu qe nuk durojn dot shqiptaret e tjere qe jane malsore...
Dhe po ju jap dhe nje shembull..
Kur ishte dita e clirimit te shqiperise te gjithe studentet do mblidheshim per darke..Une kam nje shok qe punon ne ndertim si shume shqiptare te tjere ketu ne itali..Dhe organizatori i festet arriti te gjeje kurajon te me thote qe po pata mundesi te mos thras ate cunin.Qe nga ajo dite I kam bo dalje te gjithe atyre ftyrave.......Dhe sa here kam mundesi te rrij me shqiptare po i muhabet eshte..Shif ky pisi italion shif ky italioni ..... llafet me te ndyra..qe ne fund te fundit ai personalisht nuk i ka bo asnje gje..Por ne jemi te keq brenda ne shpirt...
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Bismilahi Errahmeni Errahjim
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Musliman e Shqiptar jam.

Sa per dijeni nuk te ben NACIONALITETI te mire, por te ben sjellja. Pra nuk ka asnje inherence te mire i te qenit Shqiptare apo Italian apo nacionaliteti tjeter. Ne cdo prej ketyre ka njerez te mire edhe njerez te ulet. Pra te Mohosh Nacionalitetin tend per shkak se te vjen turp se ca je ne te vertete, me vjen shume keq por ke humbur shume....ke humbur llogjiken ne rradhe te pare....edhe leri te tjerat. Pastaj kjo do te thote se ndihesh si iferior ndaj te tjereve vetem na nje COPE ETIKETIMI NACIONAL.......keto jane vec se IDIOTLLEQE.....edhe kush bie ne keto gracka....i gjori ai. Edhe te kesh Krenari te madhe qe je na nje Nacionalitet i caktuar eshte idotllek, pra eshte ekstremi i mohimit.... Nje person duhet te gjeje edhe ngjitet pas realitetit edhe jo te shkoj ne ekstreme.

Por te mohosh prej nga rrjedh edhe ta mohosh eshte dikur ke humbur nderin....edhe vete e ke ulur veten, edhe mos i ve fajin askujt. Sic ai italiani apo greku e tjetri nuk e zgjodhi te ishte i tille, as nuk u pyet, e njejta gje edhe per Shqiptarin, apo te tjere. Pra nuk ka asgje te keqe me Nacionalitetin, por vetem ka NACIONALISTA TE SEMURE prej cdo vendi, si edhe Shqiptaret....mos kritikoni te tjeret, ku mund te gjeten shume mire shqiptare qe jane racista ndaj kombeve te tjere. Pra njeriu me mend ne koke nuk ul apo ngre njeri ne baza kombesie, vetem nje idiot e ben kete!
 

pippo

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

bashkohem me Creed

tu sei nato qui, perche qui una fica ti ha partorita..... caparezza :cool:
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Fillimisht postuar nga Dawa-Caller:
[qb] Bismilahi Errahmeni Errahjim
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Musliman e Shqiptar jam.

Sa per dijeni nuk te ben NACIONALITETI te mire, por te ben sjellja. Pra nuk ka asnje inherence te mire i te qenit Shqiptare apo Italian apo nacionaliteti tjeter. Ne cdo prej ketyre ka njerez te mire edhe njerez te ulet. Pra te Mohosh Nacionalitetin tend per shkak se te vjen turp se ca je ne te vertete, me vjen shume keq por ke humbur shume....ke humbur llogjiken ne rradhe te pare....edhe leri te tjerat. Pastaj kjo do te thote se ndihesh si iferior ndaj te tjereve vetem na nje COPE ETIKETIMI NACIONAL.......keto jane vec se IDIOTLLEQE.....edhe kush bie ne keto gracka....i gjori ai. Edhe te kesh Krenari te madhe qe je na nje Nacionalitet i caktuar eshte idotllek, pra eshte ekstremi i mohimit.... Nje person duhet te gjeje edhe ngjitet pas realitetit edhe jo te shkoj ne ekstreme.

Por te mohosh prej nga rrjedh edhe ta mohosh eshte dikur ke humbur nderin....edhe vete e ke ulur veten, edhe mos i ve fajin askujt. Sic ai italiani apo greku e tjetri nuk e zgjodhi te ishte i tille, as nuk u pyet, e njejta gje edhe per Shqiptarin, apo te tjere. Pra nuk ka asgje te keqe me Nacionalitetin, por vetem ka NACIONALISTA TE SEMURE prej cdo vendi, si edhe Shqiptaret....mos kritikoni te tjeret, ku mund te gjeten shume mire shqiptare qe jane racista ndaj kombeve te tjere. Pra njeriu me mend ne koke nuk ul apo ngre njeri ne baza kombesie, vetem nje idiot e ben kete! [/qb]
Ehalbali lilhum dalibalah suskum perr-merr alah!

Dukesh qe je patriot sepse ne fillim thua qe jam ''musliman'' dhe pastaj ''Shqiptar''!!!
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Fillimisht postuar nga Artemis:
[qb]

( Une kam humbur postin tim, kur Bossi im ( I Huaj- europian) ne tallje tha se ne jemi kopilet e turqeve... ia dhash nga koka ato qe kish ne tavoline- :mad: ) [/qb]
E pra, mire paske bere, por me mire do te ishte qe zotin ta therrisinit ne gjuhen tone te embel e te bukur, ''ZOT''. ''Kopilat e turqve''!, besoj se deri diku kane te drejt me ate thenjen sepse jemi bere ''mish e thua'' me boten ''e tyre''!

Nuk duhet te lahen makinat jo, duhet ti bejne ''lavazh'' trurit dhe ndergjegjes shume Shqiptar!
 

lir

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Ty te lumte ''bre'' burre, por nganjehere duhet te mos jesh vetvetja. Mua me ka rastisur qe te ''Italianizohem'' formalisht dhe kjo ka zgjatur disa ore por edhe ndonje jave dhe per kete nuk ndjehem aspak keq! Italianet bota e zhvilluar i preferon dhe pothuaj jemi ne (Shqiptaret) te vetmit qe i ''shumezojme me zero''. Ne kemi ''stamposur'' ne syrin e botes mungesen e kultures, edhe te qenit ''Shqiptar dhe kriminel'' nuk e ka anashkaluar ai sy! Nuk dua te behem monoton, mbi te gjitha respektoj mendimin e cdonjerit dhe sigurisht qe e dua vendin tim por nje pjese e jona ''nuk ha pyk'', dhe nese ata qe ''nuk hane pyke'' i kam prane, sigurisht sdua te jem patriot i tyre!

Persa i perket besimit fetar nuk qenke vetvetja sepse paske genjyer, ska rendesi por me poshte thua qe dua te jem vetvetja, dhe na qenke shnderruar ne tjeter......gjithsesi je munduar ti japesh sqarim por perfundimi eshte: ''Mos ja shto peshen vetes''!
O mjeran, jeni ju, ata lloj plerash qe mohojne vetveten e kombin qe na ulin vlerat, sepse te mohosh vetveten eshte "mungese kulture".
Pyll pa derra ska, e sa per italianet jane popull si vet ne, kane dhe ata llumin e tyre; por ketu nuk po flasim per italianet.
Ti qe nuk je "shqiptar klriminel" duhet ta tregosh me punen tende me ate cka ti i ofron shoqerise ne te cilen jeton e punon se jo te gjith shqiptaret jane te tille, e nese ti nuk e ben atehere sje gje tjeter vec se "shqiptar kriminel" vecse i nje lloji tjeter.

Sa per fene, lexoje dhe njehere e do kuptosh pse thash qe jam mysliman; per te shkuar kunder rrymes se gjeneralizimit, asaj lloj rryme qe na ben te gjithe ne shqiptaret kriminel qe i detyron fakirat si ty te mohojne vetveten

Shyqyr qe te ka zene dhembi buk ore spurdhiak, prostitute e oportunitetit. Jane tipa si puna jote qe na bindin ne shqiptaret se kemi shume injorance mes nesh.

Jeta eshte plot me pengesa, kjo eshte nje per te cilen ia vlen te luftosh.
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Fillimisht postuar nga lir:
[qb] O mjeran, jeni ju, ata lloj plerash qe mohojne vetveten e kombin qe na ulin vlerat, sepse te mohosh vetveten eshte "mungese kulture".
Pyll pa derra ska, e sa per italianet jane popull si vet ne, kane dhe ata llumin e tyre; por ketu nuk po flasim per italianet.
Ti qe nuk je "shqiptar klriminel" duhet ta tregosh me punen tende me ate cka ti i ofron shoqerise ne te cilen jeton e punon se jo te gjith shqiptaret jane te tille, e nese ti nuk e ben atehere sje gje tjeter vec se "shqiptar kriminel" vecse i nje lloji tjeter.

Sa per fene, lexoje dhe njehere e do kuptosh pse thash qe jam mysliman; per te shkuar kunder rrymes se gjeneralizimit, asaj lloj rryme qe na ben te gjithe ne shqiptaret kriminel qe i detyron fakirat si ty te mohojne vetveten

Shyqyr qe te ka zene dhembi buk ore spurdhiak, prostitute e oportunitetit. Jane tipa si puna jote qe na bindin ne shqiptaret se kemi shume injorance mes nesh.

Jeta eshte plot me pengesa, kjo eshte nje per te cilen ia vlen te luftosh. [/qb]
Pershendetje!
Une kam shume shoke te besimit tjeter dhe kur vjen puna nuk ju pelqen te prezantohen si te tille sepse eshte krijuar ai opinion qe te gjithe e dime dhe ti na dalke ''vullnetar''!!!

Tipat si puna ime o njeri nuk e kane turperuar kurre veten dhe as vendin e tyre.....nuk eshte thjesht fjale per tu fol, por eshte realitet qe nuk mund tja mohoj vetvetes, shkurt e shqip ''jam krenar per veten'' sepse kurr nuk kam bere ''gabimin'' as me minimal qe pastaj te thojne se ''shiko shqiptari...!''. Askush qe kam takuar ne jete nuk eshte zhgenjyer nga une sepse llogjika ka qene primare per mua.

Nese ''mohova'' vendin tim per hir te nje nate erotike kjo nuk eshte tragjedi, aq me shume se kisha arsye sepse patriotet e mi po ''benin namin me budalliqe'', dhe kete nuk e bej vetem une, por ka shtresa me te larta se une e se ti nga cdo pikepamje qe e bejne kete, dhe me ka rastisur te jem dhe prezent... dhe dora jote e ''shtrember'' qe shkrimin e ''bukur'' ja mundeson forumi sdo kishte fjale per te thene, sepse behej fjale per nje ''VIP kulture'', dhe sigurisht qe eshte shume me patriot se ti.

Qe jam Shqiptar dhe jo kriminel kjo eshte e sigurte, por dhe kjo tjetra, qe rolin tim perfekt e kam luajtur duke i ngritur vlerat vendit tim (plot plage) eshte e sigurte, prandaj i dashur ''bashkebisedues'' nuk e prisja keto lloj pergjigje, gjithsesi nuk u cudita shume sepse eshte fakt i gjalle qe ne shqiptaret leme per te deshiruar kudo qe ''shkelim''...!

Nuk dua te bie ne nivelin tend te te shprehurit (te pakten kete here jo) por dua te te them matu para se te shkruash, nese je burre largoje ''mentalitetin internet'' nga truri yt sepse nuk eshte mire, jo per gje por mesohesh keq dhe rruga te afrohen ata qe nuk e njohin tolerencen...!
Nuk besoj se ta kisha borxh ofendimin deri ne kete mase....gjithsesi ti e di...faleminderit!
Te gjitha te mirat.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Nuk jam shqiptar por jam italiano di merda...

Lir,mendoj qe je ngutur pak kundrejt Juventinit,megjithate mund te kete qene nje moment gjaknxehtesie.Persa i perket mohimit qe i bejme "te qenurit" shqiptar(per arsye sexuale) nuk mendoj qe eshte ndonje DRAME!!!Ma merr mendja qe te gjitheve na ka rastisur qe kur njohim ndonje vajze te huaj,per te shmangur keqkuptimet,u themi qe jemi Italiane,Spanjolle Greke etj.P.sh,ne njohje me vajza te huaja me eshte dashur te mohoj origjinen time,dhe e dini se si u kam thene????Jam Arberesh!!!U lodhnin me ore te tera per ta gjertur se nga binte Arberishtja por nuk e gjenin,une u thoja:diku ndermjet Italise dhe Albanise!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif Pra ju rekomandoj qe ne kesi rastesh,te thoni qe jeni arberesh!!!!I kuptoj shume mire edhe ata qe kane ndonje vend pune me rendesi,ndersa per gangsteret,dhe shqiptaret qe merren me bisnese/pune ilegale(p.sh prostituta,portiere diskotekash,me droge,me grabitje,me detyrim pages parash etj etj,eshte me mire qe te thojne qe jane shqiptare,e do zanati vete /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top