Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Prifti i fshatit

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb] o prifti "katunit" qekena komshinj!!
a mlejohet me t'pyt se ca qyteti je?! un ne Luleå [/qb]
Po ne qekena vertet fare afer mi goc!Une jam ne Sundsvall.Po desh i nxorrem syte njeri tjetrit moj duke demtuar keshtu ne rradhe te pare dhe unitetin kombetar .E perse?Per nje hajdut si Rama.Bobo lame kokrren e nomit?
 

hot

Hotgirl
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

nfakt un e kisha na vrrulli revolucionar prifto <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
alibabe,zgjedhjet do tregojn rezultatet! un se mohoj qe rama ska vjedh,se nfakt nuk e di,skam qone vete qe ti shof me syte e mi,kushedi ne ai ka mush xhepat,si tgjith mo..
shrug.gif

ama si thu ti,pd-ja ka bo zgjedhje te mire qe ka vu ngjelen vs rames?!
a thu megjithmen poplli shqiptar "do" me shum ngjelen se sa ramen?!
nga 2 te kqija zgjidh mo te miren thojn..megjithse un se quj "te keqe" edi ramen!!
atij vetem iniciativa i qofte hallall!!
 

DardanKosova

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Une e urrej partin Socialiste,por kujdes nje njeri si Edi Rama qe e beri TIranen nuk mund te hudhet, prandaj Edi ka shanse te medha me gjithe respektin per zgjuarsin e avokatit
 

hot

Hotgirl
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

ngjova edi ramen para nja 2 ditesh ke lajmet..ishte puna per rrugen Don Bosko..
"kemi rene dakord bashke me Banken Boterore qe fondet do ti vjedhim dhe rrugen do ta prishim"
lol.gif
lol.gif
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb] ngjova edi ramen para nja 2 ditesh ke lajmet..ishte puna per rrugen Don Bosko..
"kemi rene dakord bashke me Banken Boterore qe fondet do ti vjedhim dhe rrugen do ta prishim"
lol.gif
lol.gif
[/qb]
Aty s'ka asgje per te qeshur, e ka thene me gjithe mend ai, sepse rrugen Don Bosko e ka bere nja 2-3 here dhe i eshte prishur nga ato vjedhjet... Ishalla e ka bo tamom kesaj here rrugen, se me duket se e ka ndertuar shoku vet, ai qe ka firmen 2K...

Hotgirl, e kam permendur me lart qe edhe Ngjela nuk ma mbush mendjen, por nuk Rama nuk ma mbush mendjen 100x... c'te te them, per Ngjelen nuk di te kete vjedhur/abuzuar paret e taksapaguesve shqiptare...

Nga dy te keqija ti do te zgjidhje te keqen me te vogel, ky ishte thelbi i asaj qe shprehe, apo jo? Une nuk do te zgjidhja asnjeren... te pakten jam ne rregull me ndergjegjen time.

Do ta shohim si do te shkojne zgjedhjet? Populli, turmat, kane treguar gjithmone "zgjuarsi" dhe se "dine" te zgjedhin, ashtu sic bene kur futen paret neper firma piramidale, kur shkuan e u armatosen, e kur shkuan e votuan per PS ne 2001, megjithese nuk kishin uje, drita, e ishin varferuar...

Hajt shnet e t'mira...
 

hot

Hotgirl
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

...kur kishin salen ne 97..,kur futen paret ke firmat qe hapi sala,kur votun per kryetar bashkie njerzit e saliut,kur...etj etj
ate punen e te "keqes" un ta thashe edhe me poshte qe per mu edi rama nuk esht nej e keqe,perkundrazi..ai sikur ka ra na qielli per shqiptaret (per tiranen aktualisht),shyqyr qe doli njeri qe i kundervihet te dyve,sali e fatos, e qe mer "mundimin" e ben dicka per tiranen,ne krahasim me disa te tjere kryetare te deshtuar!!!
nuk e di si e shef tiranen ti alibabe,po "ne" qe vijm nga jashte shtetit e shohim gjithnje e me te bukur,me standarte me bashkekohore si kryeqytet!!
tirana po shnderrohet dita dites ne nje metropol europian dhe e gjithe kjo fale punes se edit!!
nqse e doni tiranen te eci me keto hapa,atehere lereni edin te punoje dhe ca!!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb]...................................
nuk e di si e shef tiranen ti alibabe,po "ne" qe vijm nga jashte shtetit e shohim gjithnje e me te bukur,me standarte me bashkekohore si kryeqytet!!
.................. [/qb]
Sa per "standartet bashkekohore" kjo eshte e vertete.
Rreth e perqark Tiranes kane mbire si kerpurdha "Slums" te ngjashem me ato te cdo qyteti te "botes se trete".
Per mos te folur pastaj per mungesen gati 15 vjecare te ujit dhe dritave dhe malet e plehrave mbas pallateve te ngjyrosur me nje cmim prej dhjetera miliona dollare, nga "Edi yne i dashtun".


Kastriot
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Moj ti, ke ardhur ketu ti, apo po flet vetem nga ato qe ke degjuar dhe nga fotot ne internet? Nqs ke ardhur ketu dhe je kenaqur me standartet, me vjen cudi, sepse jeton ne Suedi, nje vend social apo jo, dhe duhet te shokoheshe nga varferia e skajshme e popullit... Leqe ti vete thua qe nuk ke qene ketu; ke qene apo jo?

Cfare quan ti standarte bashkekohore europiane? Ndertime te bukura e gjigande? - Jane te gjitha te mafiozeve shqiptare. Rruge te shtruara qe prishen brenda nje stine? - Jane te ndertuara nga firma si 2K (no comment). Na ra nga qielli Edi Rama.... Zoti nuk na deshka....

Shan Fatosin dhe Salen? Ai ne krah te Tosit ishte kur PS e zgjodhi si kandidatin e saj; te mos e deshte PS ate nuk kishte burre none qe ta zgjidhte per kandidat potencial fitues... Ai e talli Tosin, i tha "je bere si Robert cumcakizi", dmth, shkon grric ****** kot se nuk ke gjo ne dore, dhe kur Tosi doli me i forti i PS nga shfaqja tragji-komike e KPD-se, shkoi lepiu ate qe kishte peshtyre, dhe filloi t'i lepije menderen, ashtu sic po ia lepin edhe tani...
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

<span style="font-weight: bold">Ja nje shembull i &quot;standarteve bashkekohore&quot;.</span>

Alarmi, uji i pijshëm jashtë standardeve

Higjienistët hedhin alarmin e ndotjes nga fekalet. Zonat më problematike të ujit të ndotur, në qendër të Tiranës

Olsi Kolami
Uji që pijnë përditë kryeqytetasit nuk është i sigurt për shëndetin. Statistikat e Drejtorisë së Higjienës tregojnë se 90 për qind e ndotjeve të përditshme të ujit të pijshëm ndodh për shkak të bashkimit të ujërave të bardha me ato të zeza. Vetëm kohët e fundit 28 ankesa i janë drejtuar inspektoriatit të higjienës nga kryeqytetasit, ndërkohë që Drejtorisë së Ujësjellësit i janë dërguar mbi 30 procesverbale për gjoba nga ky inspektoriat. Zonat më problematike konsiderohen ato që ndodhen në zemër të kryeqytetit apo në zona ku zakonisht bëhen ndërhyrje në rrjetin ujësjellës. Amortizimi i tubacioneve, ndërhyrja vend e pavend si dhe oraret e tejzgjatura të ndërprerjes së ujit bëhen shkak që cilësia e ujit të jetë jashtë standardeve higjienike, shpjegon specialisti i Drejtorisë së Higjienës, Vili Sinjari. Fenomeni më i zakontë që kanë hasur specialistët e higjienës ka qenë bashkimi i ujërave të zeza me ato të bardha, kjo për shkak të punimeve që kryejnë firmat e ndërtimit në segmente të ndryshme të rrjetit. Tubacionet qëndrojnë hapur për një periudhë të gjatë, gjë e cila ndikon në presionin e tubacioneve dhe si rrjedhim ato mbushen me papastërti. Sipas statistikave vetëm brenda dy muajve të fundit janë identifikuar disa pika të cilat ndoteshin vazhdimisht, duke u bërë shqetësim për kryeqytetasit. Nëse humbjet e ujit sipas Sinjarit zakonisht ndodhin në zonat periferike të kryeqytetit, ndotja e tij bëhet në qendër. “Gjatë stinës së verës orari i ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm zgjatet, që do të thotë se në mungesë të ujit presioni i tubacioneve rritet, gjë e cila favorizon ndotjen e ujit apo bashkimin e ujërave të zeza me ato të bardha”,-shpjegon specialisti i Drejtorisë së Higjienës. Momentalisht në kryeqytet furnizimi me ujë, bëhet me shumë kursim, ndërkohë që oraret janë të pafavorshme për disa zona. Sipas Drejtorisë së Ujësjellësit, oraret e furnizimit me ujë të kryeqytetit startojnë në orën 4:30 të mëngjesit dhe përfundojnë në 7:00, në drekë furnizimi zgjat dy orë nga 12:00-14:00, ndërsa gjatë darkës, kryeqytetasit furnizohen vetëm 90 minuta me ujë të pijshëm, nga ora 19:30 deri në 21:00.
Pikat më të nxehta
“Zonat që kemi identifikuar deri tani si më problematiket në kryeqytet janë rrugët “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Pjetër Bogdani” dhe “Aleksandër Moisiu”. Këto zona gjenden në zemër të kryeqytetit dhe shkak për ndotjen e ujit të pijshëm bëhen zakonisht ndërhyrjet e pakontrolluara në rrjet. 90 për qind e problemeve lidhen me bashkimin e ujërave të zeza me ato të bardha, ndërsa 10 për qind nga firmat e ndërtimit”,-thekson Sinjari. Zona e spitalit universitar “Nënë Tereza”, konsiderohet prej vitesh nga Drejtoria e Ujësjellësit problematike. Vetëm pak javë më parë është bërë lirimi i rrjetit nga një ndërhyrje e paligjshme, e cila pengonte furnizimin e spitalit me ujë të pijshëm. Edhe zona e ish-Bllokut ka mjaft probleme, tregojnë në Drejtorinë e Ujësjellësit. Vetëm sivjet janë identifikuar mjaft raste, ku ujërat e bardha ishin bashkuar me ato të zeza. Problematika më e madhe në këtë zone sipas specialistëve është me ndërtimet gjigante, të cilat shpesh ngrihen sipër linjave të rrjetit ujësjellës, duke u bërë shkak për përmbytjen e kateve të para të pallateve.

Bien rezervat e ujit të pijshëm
Shkak i mosfurnizimit normal me ujë i kryeqytetit, sipas specialistëve të Drejtorisë së Ujësjellësit, mbetet rënia e prurjeve në burimet ujore që furnizojnë Tiranën. Sipas statistikave, prurjet kanë rënë me 60 për qind nga normalja, që do të thotë se edhe furnizimi me ujë do të jetë i mangët, ndërsa oraret asnjëherë nuk do të jenë të rregullta deri në përfundim të stinës së nxehtë. Burimet ujore që furnizojnë Tiranën me ujë janë ujësjellësi i Bovillës, që furnizon 60 për qind të saj, ujësjellësi i Selitës, Shënmërisë, Bërxullit, Laknasit si dhe pusçpimet e shumta që janë hapur prej kohësh në zonën afër Kopshtit Botanik, tek Buka, Çokollata, Pema (Toponime që lidhen me vendndodhjen e puseve, Buka, pranë fabrikës së bukës) si dhe në disa rrethina të tjera të kryeqytetit. Një fenomen mjaft pozitiv i vënë re gjatë viteve të fundit është se pronarët e komplekseve gjigante të banimit kanë hapur puse të reja, me të cilat bëjnë furnizimin me ujë të klientëve të tyre. Tradicionalisht gjatë stinës së nxehtë prurjet bien ndjeshëm në Shënmëri, Bërxull, ndërsa me më shumë fat mbeten familjet që furnizohen rregullisht nga Selita, që ka prurje konstante edhe në verë.

Zonat periferike
Ato që konsiderohen edhe shkaktaret e humbjes së ujit të pijshëm në rrjet, sipas specialistëve të ujësjellësit mbeten ndërhyrjet e paligjshme në tubacione. Harta e ndërhyrjeve në tubacione, sipas specialistëve të ujësjellësit fillon që në zonat periferike të Kinostudios, në Selitë, në Kombinat, afër Uzinës Traktor dhe në mjaft zona të tjera, të cilat konsiderohet edhe ushqyesit kryesorë të Tiranës me ujë të pijshëm. Në shumicën e rasteve, uji shkon dëm në lavazhe apo duke ujitur bahçet, gjë e cila ndikon në prurjet normale të kryeqytetit. Por jo të gjitha fajet gjithnjë bien mbi banorët, pasi vetë ndërmarrja e ujësjellësit ka lënë pas dore tubacione të hapura, duke u bërë shkak për ndotjen e ujit të pijshëm. Rasti më problematik që fajëson Ujësjellësin është ai i zonës së Kombinatit, ku banorët ankohen se një tubacion i kalibrit 500 është çarë në dy vende nga fshatarët për t’i dhënë ujë bagëtive dhe si rrjedhim uji që pijnë është i ndotur, por deri tani fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët edhe pse s’kanë rreshtur së trokituri në dyert e kësaj drejtorie.
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Filluan te shkruajne dhe shkrimtaret e romaneve...
pastaj bashkia ste ka faj se plasin tubacionet...fajin e ka nqs nuk i rregulon dhe kontrollon te tjerat, kjo qofte per nje bashkiak te djathte ose te majte..
 

hot

Hotgirl
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga Alibaba:
[qb] Moj ti, ke ardhur ketu ti, apo po flet vetem nga ato qe ke degjuar dhe nga fotot ne internet? Nqs ke ardhur ketu dhe je kenaqur me standartet, me vjen cudi, sepse jeton ne Suedi, nje vend social apo jo, dhe duhet te shokoheshe nga varferia e skajshme e popullit... Leqe ti vete thua qe nuk ke qene ketu; ke qene apo jo?

Cfare quan ti standarte bashkekohore europiane? Ndertime te bukura e gjigande? - Jane te gjitha te mafiozeve shqiptare. Rruge te shtruara qe prishen brenda nje stine? - Jane te ndertuara nga firma si 2K (no comment). Na ra nga qielli Edi Rama.... Zoti nuk na deshka....

[/qb]
yes kam qene dhe ti mos e krahaso shqiperine me suedine se suedija e ka pas mterezi per qef tvet!! luftra ska pas,per politike ktu sja ni njeriu,njerez tkulturum!! ne shqiptaret shyqyr u kulturum icik tashti kohet e funit e fillum mos me i hudh mbeturinat pertoke,se mo perpara ha i gjo e hidh letren pertoke!!
pastaj tirana tani filloi te rregullohet..si mund ta krahasoj une tiranen me stockholmin??!!!
un me sa e lashe tiranen,e lashe mire,ne rruge te mire me sakte!!
prandaj them le te vazhdoje edhe ca keshtu edi..
thumbsup.gif
 

hot

Hotgirl
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Fillimisht postuar nga Alibaba:
[qb] dhe duhet te shokoheshe nga varferia e skajshme e popullit...
[/qb]
mduket se kjo nuk esht kopetenc e edi rames,por e qeverise dhe qeveritareve te pazote,hajduta e te korruptuar!!
dhe ska per tu bo ndryshe sa kohe te kemi mbi krye te tilla kafshe!!
sala,nano,&amp; CO
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Si s'ka lidhje varferia e popullit me Edin? Ka lidhje edhe direkte edhe indirekte, sepse perdor fonde te majme nga qeveria te cilat i keqperdor/abuzon/vjedh... (nuk dua t'i hyj kesaj sepse duhet te ngulem ketu pastaj)

Si s'paska lidhje Nano me Edin? Ata jane kur i thone b*ythe e breke, te mos ishte per Nanon, ai nuk do te zgjidhej kurre. Ata ishin bashke tek selia e PS kur u zgjodh kandidati i PS per bashkine e Tiranes, dhe duartrokitej nga disa kapele republike, nga ato qe ai shante me aq zell ne dhjetorin e 90-tes.

Si nuk paskan lidhje tubacionet e Tiranes me Edin? Nqs ai harxhon/abuzon/vjedh aq pare, ato pare mund te perdoreshin me mire ne rregullimin e rrjetit te ujesjellesit dhe te ujerave te zeza, dhe kjo eshte kompetence e bashkise, apo jo?

Hoto, kur fola per standartet, nuk e kisha fjalen per rruget e bukura, por per standartin e jeteses, ku perfshihen sherbime baze dhe jetesore per njerezit si tubacionet e ujit, ujrat e zeza, elektriciteti, dhe pastaj punesimi etj etj...
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

vazhdoni bjerini violines se i bini bukur.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

cfare ju duhet te merrni parasysh eshte se problemet lindin...aftesia e nje drejtuesi te denje per postin qe deshiron te mbaje eshte ne faktin se si ai perballon keto probleme...Nuk eshte faji i edi rames qe shperthyen tubacionet(nqs nuk kuptoni kete, kot qe flasim). Detyra e tij eshte qe te ushtroje trysni mbi komunalen qe me ane te asaj fuqie inxhinjeresh qe ka, ti dalin zot ketij problemi, dhe te shikojne qe me ane kontrollesh te rregullta te preventohen raste te tilla ne te ardhmen....
Meqe ra fjalal eshte dale shume nga tema, me se nje here...perqendrohuni ne teme..flmn
wave.gif
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Shikoni, nqs ju mendoni qe po i bijme fyllit apo violines, atehere nuk ka problem. Fundja, cfare mund t'ju interesoje juve, e keni jeten e siguruar, nuk banoni ketu ne Tirane, nuk ju djeg shume. Kurse une e kam per detyre ta ngre zerin.

O Lir e o Hotgirl, po te doni mund t'i degjoni e mund t'i kuptoni ato qe them une e te tjere, so let's cut the bullshi*t ... boll u sollet si militante, sillini pak kuptim argumentave tuaj...

Hajt shnet e t'mira...
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

alibaba, ti fjalet e mija interpretoi si te duash, se ate e ke vete ne dore, por cfare pret nga une kur ju vazhdoni me kanalet e ujit, dhe ja hidhni ne qafe tjetrit per hater te temes. Dhe te lutem mos me thuaj mua kaq te rref se je jasht se as me njeh dhe as e njef situaten time. Supozimet e shumta jane ato qe varrosin faktet e pakta(si dhe ne vete kete teme)....une spo them qe ehste njeri perfekt, bile e njoh memire se ty besoj, dhe ai ka probleme, por te zgjedh midis tyre, une do zgjidhja prap ramen....Sinqerisht ti me te vertet mendon se ngjela do ishte nje drejtues i drejte dhe i ndershem?
 

agshi

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Alibaba, nicku yt m´bani me u kujtu me thane dicka per ata qe dojn edin e rames (po s´e kam me ty aspak): nqose edi ashte alibabe, atheran edhe &quot;40 hajdutat&quot; nga pas kan per me i shku, kshtu qe hoto girlsi me te tjerat nuk kan pse me ndru mendim dhe &quot;hajduta&quot; si edi do te mbesin.
 

lir

Primus registratum
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)

Me nje tip si ty as qe ja vlen te zihesh, se dialog jo e jo...ti vlla hik e hipi ifave dhe behu gati per zgjedhjet e reja....
 
Top