Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)
<span style="font-weight: bold">Ja nje shembull i "standarteve bashkekohore".</span>
Alarmi, uji i pijshëm jashtë standardeve
Higjienistët hedhin alarmin e ndotjes nga fekalet. Zonat më problematike të ujit të ndotur, në qendër të Tiranës
Olsi Kolami
Uji që pijnë përditë kryeqytetasit nuk është i sigurt për shëndetin. Statistikat e Drejtorisë së Higjienës tregojnë se 90 për qind e ndotjeve të përditshme të ujit të pijshëm ndodh për shkak të bashkimit të ujërave të bardha me ato të zeza. Vetëm kohët e fundit 28 ankesa i janë drejtuar inspektoriatit të higjienës nga kryeqytetasit, ndërkohë që Drejtorisë së Ujësjellësit i janë dërguar mbi 30 procesverbale për gjoba nga ky inspektoriat. Zonat më problematike konsiderohen ato që ndodhen në zemër të kryeqytetit apo në zona ku zakonisht bëhen ndërhyrje në rrjetin ujësjellës. Amortizimi i tubacioneve, ndërhyrja vend e pavend si dhe oraret e tejzgjatura të ndërprerjes së ujit bëhen shkak që cilësia e ujit të jetë jashtë standardeve higjienike, shpjegon specialisti i Drejtorisë së Higjienës, Vili Sinjari. Fenomeni më i zakontë që kanë hasur specialistët e higjienës ka qenë bashkimi i ujërave të zeza me ato të bardha, kjo për shkak të punimeve që kryejnë firmat e ndërtimit në segmente të ndryshme të rrjetit. Tubacionet qëndrojnë hapur për një periudhë të gjatë, gjë e cila ndikon në presionin e tubacioneve dhe si rrjedhim ato mbushen me papastërti. Sipas statistikave vetëm brenda dy muajve të fundit janë identifikuar disa pika të cilat ndoteshin vazhdimisht, duke u bërë shqetësim për kryeqytetasit. Nëse humbjet e ujit sipas Sinjarit zakonisht ndodhin në zonat periferike të kryeqytetit, ndotja e tij bëhet në qendër. “Gjatë stinës së verës orari i ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm zgjatet, që do të thotë se në mungesë të ujit presioni i tubacioneve rritet, gjë e cila favorizon ndotjen e ujit apo bashkimin e ujërave të zeza me ato të bardha”,-shpjegon specialisti i Drejtorisë së Higjienës. Momentalisht në kryeqytet furnizimi me ujë, bëhet me shumë kursim, ndërkohë që oraret janë të pafavorshme për disa zona. Sipas Drejtorisë së Ujësjellësit, oraret e furnizimit me ujë të kryeqytetit startojnë në orën 4:30 të mëngjesit dhe përfundojnë në 7:00, në drekë furnizimi zgjat dy orë nga 12:00-14:00, ndërsa gjatë darkës, kryeqytetasit furnizohen vetëm 90 minuta me ujë të pijshëm, nga ora 19:30 deri në 21:00.
Pikat më të nxehta
“Zonat që kemi identifikuar deri tani si më problematiket në kryeqytet janë rrugët “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Pjetër Bogdani” dhe “Aleksandër Moisiu”. Këto zona gjenden në zemër të kryeqytetit dhe shkak për ndotjen e ujit të pijshëm bëhen zakonisht ndërhyrjet e pakontrolluara në rrjet. 90 për qind e problemeve lidhen me bashkimin e ujërave të zeza me ato të bardha, ndërsa 10 për qind nga firmat e ndërtimit”,-thekson Sinjari. Zona e spitalit universitar “Nënë Tereza”, konsiderohet prej vitesh nga Drejtoria e Ujësjellësit problematike. Vetëm pak javë më parë është bërë lirimi i rrjetit nga një ndërhyrje e paligjshme, e cila pengonte furnizimin e spitalit me ujë të pijshëm. Edhe zona e ish-Bllokut ka mjaft probleme, tregojnë në Drejtorinë e Ujësjellësit. Vetëm sivjet janë identifikuar mjaft raste, ku ujërat e bardha ishin bashkuar me ato të zeza. Problematika më e madhe në këtë zone sipas specialistëve është me ndërtimet gjigante, të cilat shpesh ngrihen sipër linjave të rrjetit ujësjellës, duke u bërë shkak për përmbytjen e kateve të para të pallateve.
Bien rezervat e ujit të pijshëm
Shkak i mosfurnizimit normal me ujë i kryeqytetit, sipas specialistëve të Drejtorisë së Ujësjellësit, mbetet rënia e prurjeve në burimet ujore që furnizojnë Tiranën. Sipas statistikave, prurjet kanë rënë me 60 për qind nga normalja, që do të thotë se edhe furnizimi me ujë do të jetë i mangët, ndërsa oraret asnjëherë nuk do të jenë të rregullta deri në përfundim të stinës së nxehtë. Burimet ujore që furnizojnë Tiranën me ujë janë ujësjellësi i Bovillës, që furnizon 60 për qind të saj, ujësjellësi i Selitës, Shënmërisë, Bërxullit, Laknasit si dhe pusçpimet e shumta që janë hapur prej kohësh në zonën afër Kopshtit Botanik, tek Buka, Çokollata, Pema (Toponime që lidhen me vendndodhjen e puseve, Buka, pranë fabrikës së bukës) si dhe në disa rrethina të tjera të kryeqytetit. Një fenomen mjaft pozitiv i vënë re gjatë viteve të fundit është se pronarët e komplekseve gjigante të banimit kanë hapur puse të reja, me të cilat bëjnë furnizimin me ujë të klientëve të tyre. Tradicionalisht gjatë stinës së nxehtë prurjet bien ndjeshëm në Shënmëri, Bërxull, ndërsa me më shumë fat mbeten familjet që furnizohen rregullisht nga Selita, që ka prurje konstante edhe në verë.
Zonat periferike
Ato që konsiderohen edhe shkaktaret e humbjes së ujit të pijshëm në rrjet, sipas specialistëve të ujësjellësit mbeten ndërhyrjet e paligjshme në tubacione. Harta e ndërhyrjeve në tubacione, sipas specialistëve të ujësjellësit fillon që në zonat periferike të Kinostudios, në Selitë, në Kombinat, afër Uzinës Traktor dhe në mjaft zona të tjera, të cilat konsiderohet edhe ushqyesit kryesorë të Tiranës me ujë të pijshëm. Në shumicën e rasteve, uji shkon dëm në lavazhe apo duke ujitur bahçet, gjë e cila ndikon në prurjet normale të kryeqytetit. Por jo të gjitha fajet gjithnjë bien mbi banorët, pasi vetë ndërmarrja e ujësjellësit ka lënë pas dore tubacione të hapura, duke u bërë shkak për ndotjen e ujit të pijshëm. Rasti më problematik që fajëson Ujësjellësin është ai i zonës së Kombinatit, ku banorët ankohen se një tubacion i kalibrit 500 është çarë në dy vende nga fshatarët për t’i dhënë ujë bagëtive dhe si rrjedhim uji që pijnë është i ndotur, por deri tani fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët edhe pse s’kanë rreshtur së trokituri në dyert e kësaj drejtorie.