Guest
Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)
E Merkure, 27 Gusht 2003 - KOHA JONE
<span style="font-weight: bold">PS ME SLLOGAN MASHTRUES</span>
Nga Edi Lesi
Te bukur ndryshim beri kryesia e PS-se. Ishte menduar sllogani: votoni per punen tone, mirepo u kthye Nano dhe i vuri vulen e fundit. Dje socialistet kane shpallur parullen e re elektorale me te cilen do te hyjne ne zgjedhje dhe qe eshte: vota per ne, pushtet per ju. Natyrisht, ishte nje budallallek me kile po te mbanin slloganin e pare: votoni per punen tone, pasiqe sa ta shohesh kete thirrje, te kap nje gaz i papermbajtshem dhe vetmevete secili votues pyet: po kush eshte kjo puna e tyre. Per cfare po na kerkojne te votojme. C'eshte kjo gje abstrakte qe se rrok dot arsyeja. Te thonin, votoni per hicpunen, ose pakpunen tone, me ndryshe, dic do te merrej me mend dhe elektoratasit do te orientoheshin ne nje fare menyre.
Pra ndryshimi i ketij sllogani nuk ishte nje ide e pazgjuar. Nano do ta kete kuptuar se do dukej si tallje ajo parulle dhe do ta kishte te veshtire per t'iu pergjigjur pyetjes qe mund ta benin kudo e kushdo, se: kush eshte kjo puna juaj. Mirepo s'ngjan asgjekundi si nje gjetje me e mire thirrja qe ata kane ngjizur dje. Vota per ne, pushtet per ju.
Teorikisht tingellon bukur, mjaft demokratike. Do te thote voto per socialistet qe te qeverishesh vete, cka nenkupton pjesemarrje dhe gjitheperfshirje ne vendimarrje. Problemi eshte se sa e besueshme tingellon kjo ne gojen e shefave te PS-se te cilet qysh nga viti '97, kane pasur te gjitha mundesite per ta demostruar konceptin e tyre demokratik, por nuk e kane bere shpesh. Po ashtu, kane pasur shansin qe kete ta bejne edhe ne nivelin e pushtetit lokal qe nga vitin 2000, por rralle e kane bere.
Cfare ndodhi realisht me voten qe u dha per socialistet ne '97, 2000 dhe 2001. Ku shkoi pushteti. Pse nuk kaloi as perkitazi nga qytetaret. Si shpjegohet qe u votuan socialistet por pushtetin e moren doganieret, tatimoret, urbanistet, miqte e kryeministrave te radhes, krahinasit e shefave te medhenj. Si eshte e mundur qe qytetaret nuk paten mundesi te ndikonin ne ndonje politike, a vendimmarrje sepse pakkush u kujtua t'i pyese ata, t'u marre opinionin.
Pra socialistet treguan ne keto 7 vjet se po t'u japesh voten, jo vetem qe s'te japin pushtet, por e perpijne ate, e zgjerojne ne pak duar, e mberthejne me thonj dhe bejne te pamunduren per te mos e leshuar me. Kete e treguan ne marifetet qe perdoren ne zgjedhjet e meparshme lokale dhe ne zgjedhjet e fundit parlamentare duke shpikur lloj-lloj mekanizmash, me lista votuesish, me komisionere te rrezikshem, me opozitare te blere, me kandidate te pavarur dhe me deputete dushkare, te gjitha keto vetem e vetem per te mos dhene pushtet.
Keshtu qe, sllogani i kesaj here, vota per ne, pushtet per ju, s'eshte me shume se cinizem. Shumekush e ka kuptuar se te votosh prape socialistet do te thote te mos marresh asfare pushtet per vete, por ta rrisesh ate ne duart e Nanos,apo Rames, drejtoreve qe rrine me ta, miqve te tyre te ngushte, biznesmeneve qe kujdesen per faturat, investitoreve qe jane mesuar te rrembejne tendera, doganiereve te kryeministrise, tatimoreve te lidhur me kushedi se cfare menyre me shefat e medhenj, kryeredaktoreve te shtypit qe preferojne vila, etj. Te votosh pra per socialistet, vec te tjerash, do te thote t'u japesh mundesine te gjithe ketyre kategorive qe te rrine akoma, t'u japesh atyre edhe nje mandat per te shumezuar pasurite. Miqte e dikujt, nje grusht biznesmenesh te dyshimte, tatimore e doganiere te preferuar, bejne shume pak vete. Nuk eshte kjo demokracia qe nenkupton sllogani, por eshte de facto, ajo qe perkthehet.