Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)
Bijt e mi! Akoma s'ju hyri gje ne .....koke?
Lexoni Kohajone E Shtune, 09 Gusht 2003
XHOANA-EDI-2K, TRESHJA QE BEN LIGJIN
Simbolet e Rames, alarme abuzimesh
Nje mitologji hebraike thote se zoti deshtoi ne ngjizjen e botes heren e pare, per shkak te manise se tij drejt perfeksionit. Vetem heren e katert u arrit te krijohet kjo bote ku jetojme. Sipas nje mitologjie qe qarkullon sot ne Tirane, Edi Rama ia doli qe ne radhen e pare ta ngjize boten e tij, packa se edhe ai vuan nga nje lloj semundjeje perfeksioni. E keqja eshte se cdo gje u prish me pas. Ne fillim dukej gjithcka ne rregull, me rruget, trotuaret, fasadat, koncertet, spektaklet. Me vone u pa se nen rrogoze dicka po degjeneronte, kuterbonte ere korrupsioni dhe abuzimi. Eshte interesante se si disa simbole te metamorfozes se madhe te qytetit, perfaqesojne bash ashtin e abuzimit. Kembana e Paqes, nje simbolike shume domethenese ne qender te Tiranes, ishte nje nga performancat ku u asociua Edi Rama dhe qe e beri ate simpatik ne syte e njerezve. Sipas te gjitha ekspertizave te mundshme, ajo ne asnje rast nuk mund te kushtonte me shume se 2 mije USD. Nderkohe qe, kryebashkiaku ka marre nga buxheti i shtetit per ngritjen e saj 100 milione leke te vjetra. Kembana e Paqes eshte bere sot nje kembane alarmi per menyren e abuzimit me fondet publike.
Perpara se te behej kryetar Bashkie, Edi Rama la disa gjurme te cmuara si Minister Kulture. Padyshim Kinema Milenium 2, eshte nje nga kulmet e aktivitetit te tij si titullar i kultures. Cfare perfaqeson sot ky ambjent perendimor i argetimit? Sigurisht, filmat qe transmetohen jane njesoj te kendshem si ne fillim. Problemi qendron pas kuintave. Nje biznes i madh strehohet ne kete vend filmash. Ndertuesi i Rames, Alban Xhillari, qe eshte edhe administratori i Kinemase, aty e ka ngritur keshtjellen e tij, dhe rastesisht eshte gjithnje nen shoqerine e ish-krahut te djathte te Rames, nje gonxhe qe celi heret ne pranveren e lulezimit te ndertimeve. Sic e kemi permendur edhe ne nje shkrim te dy diteve me pare, Xhillari eshte sipermarresi i pallateve shumekateshe qe jane ndertuar dhe qe po vijne ne jete ne pikat me konveniente te Tiranes. Mbi kinema Milenium gjendet nje zyre projektimi. Eshte ambjenti ku marrin jete shume leje ndertimit, prone kjo e Xhillarit. Restoranti po ne Milenium dhe po ne duart e Xhillarit po sjell goxha te ardhura. Mendohet se do te kete sukses edhe nje klub nate qe po behet gati te funksionoje, prapa Mileniumit.
Nuk eshte aspak e veshtire te merret vesh se si kinemaja po rrethohet nga te gjitha anet me biznese. Xhillari eshte nje tip qe nuk e mban gjuhen. Nje gjysem ore ne tavoline me te dhe do te marresh vesh gjithe te palarat e Bashkise. Keshtu, mesohet se jane edhe dy zyra te tjera projektimi, te vetmet ku mund te besh nje projekt qe e miraton Edi Rama. Keto jane zyrat e Alban Eftimit, nje drejtori te Bashkise dhe ajo e Artan Shkrelit, nje prej keshilltareve kryesore te kryebashkiakut. Me qe ra fjala, cfare behet m dosjet penale per te cilat ndiqet Edi Rama? Ku kane shkuar hetimet per Fasadat, Koncertin e Skorpions, Aktivitetin e Pezes, Kembana e Paqes, disa tendera rrugesh ne favor te firmes "2K" me pronar te njejtin person qe ka gazeten "Shekulli", Koco Kokedhima, me privatizimin e gazetes se Sportit Shqiptar? Prokuroria mund ta kete pak te veshtire te punoje ne prag te zgjedhjeve, mirepo faktet jane aty, ato vlejne edhe sot e 30 vjet te tjera. Ka kohe per te vertetuar abuzimet.
Xhoi, qeveri me vete
Ne garen e mbledhjes se pushtetit dhe perfitimit prej tij, Rama duket se ka vetem nje konkurent, Xhoana Nanon. Bashkeshortja e kryeministrit eshte nje instance qe ben e vendos si te doje.
Nje shtet brenda shtetit. Skema e saj e ushtrimit te pushtetit eshte nje piramide e mirefillte. Sa me lart te ngjitesh, aq me shume ndesh edhe konsensusin e Kryeministrit per disa emerime dhe vendime licensash e lejesh te ndryshme. Mire qe keto dy operatore te ekonomise se tregut kane kampe te ndryshme, se po te ishin ne te njejten fushe, do te ishim me siguri deshmitare te nje perplasjeje te madhe. Disa thone se Albacopter, shoqeri private helikopteresh, po ecen mire. Cdo dite ka nje ngritje ne ajer. Kjo ka ndikuar ne humorin e mire te kryeministrit, pavaresisht reformave te munguara dhe mireqeverisjes. Kryeministri e mbyll diten e punes me raportin financiar te se shoqes, sa ka fituar ajo ne dore e nen dore.
Keto dite, nje lagje e madhe e Tiranes po vuan nje ferr te vertete urban, per shkak te nje kapricioje te "Joy Travel". Axhensine e udhetimit te zonjes Nano, e kane bezdisur shume autobuzat e rretheve qe tradicionalisht jane parkuar afer Stadiumit Dinamo. Mirepo tani kjo pike referimi ne Tirane, i perket "Joy Travel"-it. Keshtu qe, me ndihmen e Bashkise se Rames, autobuzet e rretheve jane degdisur ne fushen e Aviacionit. Banoret e shumte te kesaj lagjeje te re as flene e as nuk zgjohen rehat. Kete qejfprishje e kane dhurate nga zonja e pare e vendit.
Shtrirja shumeplaneshe e biznesit kerkon ide te reja. Thuhet se zonjes Nano i ka vajtur ne mendje te hape nje kazino te madhe. Do te jete ne rregull me te gjitha, sepse si gjithnje gjendet nje mekembes per te marre persiper aktivitetin. Artan Sevrani, si perhere. Meqe ra fjala, a gjendet nje license dhe a ka fatura te pagimit te tatimeve per disa aktivitete te tipit kaziono dhe bingo, ne katin e pare te Pallatit te Kultures? Xhoana ka ngritur "zyra" emerimesh. Kusherinje dhe miqe te saj ngjiten ne vende pune me plot para sa hap e mbyll syte. Mjafton qe ajo ta mendoje, pasi per ta realizuar qeveria eshte gati. Ajo tashme nuk ngopet me. Do me shume. Cudia mbetet se ne deklaraten e pasurise se zotit Nano per vitin 2002, ku permend te shoqen, Xhoanen, thote se ajo ka fituar vetem 3.2 milione leke per gjithe vitin. Po atehere, nga i mori ajo gjithe ato para per invenstimet qe po ben? Ketu ka vend per hetime nga Prokurori i Pergjithshem, zoti Sollaku. Xhoana mbetet nje aleate e Edi Rames, por nuk ngaterrohen ne bizneset e tyre. Me sakte ruajne zonat e tyre te influences pa u perplasur.
Firma 2k, aleati i cmuar
Cilat jane menyrat per te mbuluar abuzimet dhe per te vazhduar jeten e qete mes privilegjesh. Nje eshte qe te mos kontrollohesh, dhe kur kemi te bejme me shkeljet e Edi Rames ose te p-rfitimeve te kompanise "Joy Travel", organet e verifikimit ndjehen disi te paralizuar. Keshtu, ne rastin e pare, Prokuroria ndesh ne veshtiresite e kuptueshme politike, ne te dytin organet tatimore ulin koken perunjesisht. Vec kesaj, ka edhe nje menyre tjeter per te vene vello mbi vrimat e zeza te korrupsionit. Ndreqja e nje lloj imazhi publik. Ja ku vjen i pari ne ndihme Koco Kokedhima. Ai ka vene ne dispozicionin gazeten e tij, Shekulli. Motoja eshte: "vidhni sa te doni, une ju botoj punet e mira". Koncesioni qe kerkon biznesmeni-botues, nuk i kushton gje, as Rames, as Kryeministrit Nano. Tendera qindramilionesh here pas here dhe 2K-shi eshte i kenaqur. Madje eshte gati te dale edhe ne televizion dhe te lavderoje modelin Rama, apo modelin Nano, sipas tij te dy keto raste jane paradigma te suksesit. Ja perse treshja punon treshe!
Re.Po.