Re: Nga vime ne shqiptaret???
well well...
sot mora nje nga ato forward qe ja cojme shpesh njeri-tjetrit edhe subject ishte interesant. ja ku e keni te plote me poshte:
RACA SHQIPTARE
(paçe tradicionale për 4 vetë)
DUHEN:
Eshtra pellazgjike 1 kg
Eshtra ilire 1 kg
Pluhur trakas 200 g
Miell latin 500 g
Speca serbo-bullgare 4 ose 7 copë
Patllixhana turq 4 copë
Hudhra evgjite (pak)
Mendër dalmate (pak)
Gogozhare veneciane 1 kavanoz
Piper avar (pak)
Rigon got (pak)
Shafran norman (pak)
Vini në zjarr eshtrat pellazgjike dhe lërini të ziejnë deri sa të fillojnë të ilirizohen. Derdheni ujin e parë (bashkë me emrat e perëndive
greke) dhe vazhdoni zierjen me zjarr të ngadalshëm.
Në një kusi të vogël të mbushur me ujë Adriatiku dhe Joni hidhni eshtrat ilire të grira hollë dhe pastaj dy lugë pluhur trakas. Përzieni me cfurk dhe shtoni miell latin deri sa qulli të trashet. Mbulojeni kusinë me një rrasë varri dhe lëreni të fermentohet.
Qëroni specat bullgaro-serbe dhe mbushini me qepë e piper të kuq antisllav. Vendosini në një tavë të cekët dhe futini në furrë, duke u kujdesur që t'i fshihni me kujdes për të mos i parë kush.
Derdhni tani në tenxheren pellazgjike kusinë me qullin eshtror iliro-trak, duke vazhduar përzierjen me forcë, derisa e tëra të marrë një ngjyrë të lehtë arbërore. Shtoni nga një lugë gjelle piper avar, rigon got, shafran norman. Nëse ngjyra vonon të shfaqet, shtoni një lugë a dy miell latin përsëri.
Lëreni tenxheren të ziejë, dhe filloni të qëroni patllixhanat turq me një thikë "Skënderbej" (sa më të zinj aq më të mirë). Hapni kavanozin me gogozhare veneciane dhe mbushini patllixhanat me gogozhare, duke mos harruar të shtoni nga pak mendër dalmate dhe dy-tri thelpinj hudhrash evgjite.
Ndërkohë një pjesë e miellit latin në tenxheren kryesore do të ketë vllehur në sipërfaqe; merrni pak nga ky vlleh, dhe shtojuani patllixhanave, pastaj vendosini edhe këto në furrë, me specat bullgaro-serbe të sipër-përmendura.
Merruni me ndonjë punë tjetër derisa përgatesa në tenxheren pellazgjike të jetë mpiksur në një llurbë kombëtare kompakte dhe ciknosur lehtë. Derdheni këtë llurbë me kujdes në një tavë të thellë prej balte të Osumit.
Nxirrni specat dhe patllixhanet nga furra, dhe futini në llurbë një nga një, duke i ngatërruar me njëri-tjetrin. Mbulojeni tavën me një tjetër
rrasë varri (të ndonjë heroi të lashtësisë), dhe kalleni përsëri në furrë. Harrojeni.
Shërbejeni këtë paçe mbështjellë në flamur, në darka krenare atdhetare plot burra të trashë e të plotë e kore gromësimash patriotike.
nuk doja fare qe me kete fwd qe tregohesha rude apo ta ktheja kete teme ne fun por mu duk me vend qe ta vendosja :goofy: :goofy: