Re: Nga vime ne shqiptaret???
Emri Albania, vertet qe filloi te perdorej ne mesjete, por prejardhje e tij eshte nga fisi ilir i Albaneve.
Ne nje rast tjeter kam theksuar se shqiptaret jane popullsi autoktone. Kur them shqiptaret kupto paraardhesit e tyre Iliret.
Persa i perket formimit te popullsise Ilire ketu historianet nuk kane paqartesira, me perjashtim te atyre qe duan ta shtremberojne dhe e kane shtremberuar per qellime te ndyra politike: Ne kete kategori bejne pjese shumica absolute e studiuesve serbe, nje pjese e atyre greke dhe italiane.
Ata qe kane studiuar mbi baza vertet shkencore kane qene studiuesit gjermane dhe austriake, qe prej tre shekujsh si dhe mjaft Franceze dhe engleze te kohes se sotme.
Popullsia Ilire eshte formuar ne mugun e historise. Me kete dua te them se ne Europa nuk ka qene nje hapesire bosh, e pabanuar dhe ja ku na erdhen endacaket e pare te hipur mbi kuaj dhe e populluan.
Qyteterimet e para linden buze lumenjve, si Tiger Eufrat, Nili, Gangu dhe Danubi. Per ne si europiane dhe si shqiptare ka rendesi lumi i fundit sepse aty eshte edhe pikenisja e historise sone. Pa harruar asnjehere qe edhe ne trevat e ngushta te Shqiperise sot njerez kane banuar ne ne prehistori, domethene qe ne paleolit. 40 mije vjet me pare. Zbulimet e ndryshme arkeologjike e kane vertetuar. Por permendim Danubin sepse dihet qe ne llumishtet e tij njeriu mund te punonte token, por mund te ngrinte edhe palafitet, kasolle me hunj qe qendronin mbi uje, dhe mund te peshkonte, si edhe mund te qarkullonte. Pra jeta ne kushtet e atehereshme afronte me shume se ne zona te tjera te ashpra. Pikerisht aty njerzit formuan idene e pare te fisit dhe mbreterise, biles i shndruan edhe ne perendi.
Popullsia e mirefillte ilire u krijua ne mijevjeçarin e trete-pes. pas dyndjes qe bene nomadet e pare Indo-europiane te cilet duke u perziere me popullsine vendase formuan PROTOILIRET. (Qe ketu shume studiues te sotem kane arritur ne konkluzionin se ,pikerisht te paret tane jane edhe ata qe i dhane qyteterimin botes moderne, Europes) Indoeuropianet e pare ose Arianet sollen kulturen e tyre e cila u shkri me ate vendase duke formuar pikerisht ate popull me karakteristika te veçanta qe e thashe me siper, protoiliret. Njihen nga perpunimi i qeramikes, nga perpunimi i metaleve, filluan te bejne arme bronzi,perdorimi i kalit per tu spostuar(e sjelle nga arianet) si dhe varrimi i njerzve qe vendasit i digjnin. Zhvillimi i ekonomise gjate skerfyellit te danubit solli pashmangerisht edhe spostimin e popullsise. Trako-Iliret u shtrine ne Ciklade, Troade, e deri ne Krete. Shtriheshin ne Bosnje e Maqedoni, Kroaci, Istria etj. Me tej duke kaluar ne drejtim te Italise jane Venetet nje tjeter fis i madh ilir. Vete emri eshte shpieguar nga fjala shqipe Vend. (Shiko edhe historine e Italise te shkruajtur nga studiues italiane, ajo qe studiohet ne shkollat italiane sot.)
Iliret popullojne tere bregdetin e Adriatikut. Nuk qe nje magma popujsh, por nje popullsi e qarte e formuar dhe me karakteristika te saja Trako-Ilire. Per greket eshte ende shpejt te flitet, kane ardhur nga veriu i europes ne mijevjeçarin e dyte p.e.s.
Fisi ilir i Doreve shkuan ne Lindje, ne Azine e vogel dhe u hodhen edhe ne Afrike, ku supozohet te kene ngritur Kartagjenen.
Fise te tjera ilire ne kete kohe jane ne Epir, Beoti, Argos, e Sparte. Mali Bion ne beoti dhe Mesapion perballe me Eubene, kane emra ilire. Beotia dikur quhej Mesapi. I pari mbret legjendar i Spartes ishte Ilir dhe quhej Oibalos, gruaja e tij Bateja, djali Tindar, qe eshte nje kompozite e dy fjaleve shqip (kupto ilire) Tin=Tinia dar=Dore qe mund te kuptohet, grup, klase, kur themi ne ne gjuhen e perditeshme eshte nga dere, apo dore e pare. Ne shembullin e mesiperm ka kuptimin e familjes, trashegimtarit.
Grupi tjeter ilir perben panonine, dlmacine, istrian.
Fisi i Dardaneve shtrihet edhe ai drejt lindjes. Vendosen ne ishullin Samothrak e me vone ne Troade, ku i japin emrin e tyre Dardaneleve.
teukret, banoret e Trojes se Homerit, ishin dardane. Deshmi jane emrat e trojaneve qe nga mbreti Priam, Paris, Baton etj.
Pellazget perbejne nje grup tjeter arkaik ilir. Zoter te Larises qytet ne Thesali, te Athines ne Atike etj. Edhe Straboni e shkruan qe dikur thesalia ishte pellazgjike. Pellazge ishin edhe qytetet Ksikos, Skilakia, Plakia. Prekardhja ilire e pellazgeve vertetohet nga gjuha. Psh ne Iliada mund te gjesh se stergjyshja e Larises ishte Teutamos. Emri Teuta eshte thjesht ilir si edhe Plakia, rrenja e shqipes -plak-, ose fjala graia qe e kane edhe greket rrjedh nga shqipja gra, si edhe thalasa qe do te thote i kripur e qe greket e kane huazuar. etj.
UMBRASIT -fis tjeter ,me origjine ilire qe u shtri paralel me ta. Nuk do te zgjatem me historine e tyre edhe pse eshte interesante te dihet.
VENETET
ETRUSKET
Ka nje hipoteze, por kete po e fut sepse me pelqen por jo nga qe eshte e vertete. Qe ne kete grup bejne pjese edhe Basket.