Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

azdikushi

Primus registratum
Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

Mesiguri, shembuj të tillë për përmendjen e Egjiptijanëve në Ballkan, do të mund të gjehen edhe më tepër në hulumtimet e ardhshme historike. Por ajo, që është veçanërisht interesante janë të dhënat dhe burimet historike nga sh.XIII dhe sh.XIV, prej kur edhe fillojne konfuzinet dhe ngatërrimi i banorëve të Vjetër Egjiptijanë, me pjesëtarët e bashkësisë rome. Kuptohet se fenomeni mimikri etnike i shkaktuar nga nevoja për prestizh sa më të lartë shoqëror, tek pjesëtarët e bashkësisë rome, paraqitet në kohën kur ata vijn në Ballkan dhe Europë, duke pasur parasysh se nuk janë të mirpritur dhe të integruar në shoqëri, disa mesiguri edhe gabimisht janë prezantuar si Egjiptijanë, duke e fshehur prejardhjen e tyre indijane. Prandaj të dhënave të kësaj kohe duhet tju afrohemi me dozë të madhe vëmendjeje, gjatë sjelljes të përfundimeve a bëhet fjalë për pjesëtarët e popullatës egjiptase ose rome.
Në dokumentet e patriarkut të Carigradit, Grigorius II Kiprios (1283-1289) përmenden tatime speciale, të cilat duhet të mblidhen nga “ata të quajtur egjiptijanë dhe ciganë” dhe për praktikën e përdorur për mbledhjen e atyre tatimeve .
Mandej, në praktikonin e manastirit Ksiropotama e Atosit, nga viti 1325-1330, është vërejtur se Ana, vajza e Limocervulit, ka bashkëshort “Egjiptijan” , ndërsa në tokërat e manastirit Lavra ka jetuar “Egjiptijani Nikollas” .
Në dokumentet nga V nëntori 1362 nga arkivi i Dubrovnikut përmenden Vllaho dhe Vitan si “Egjiptijanë “ , të cilët kanë kërkuar nga zyra e princit që argjendari Raden Bratoslaviq tju ja kthej të tetë rrypat, që kanë qënë të deponuara te ai.
Në verzionin “bullgar” nga sh.XIV në jetëshkrimin e Sh.Varvar (Barabarus), i cili ka jetuar në gjysmën e parë të sh.IX, përmenden shumë “Egjiptijanë” të cilët jetojnë nëpër bregdetin shqiptar rreth Durrësit . Kallëzimi i bazuar mbi shkrimet e Konstantin Akropilitisit nga sh.XIII thotë se Barbarus psi ka mbetur pa prindër, ju është bashkuar piratëve Saracenë në një ekspeditë për Greqinë gjat kohës së qeverisjes të Mihaillo II (820-829) dhe baraka e tyre është fundosur gjat një stuhie të madhe. Të gjithë janë mbytur poërveq Barbarusit i cili ka dal në Durrës dhe atje i kanë ndihmuar një grup njerëzish të cilët kanë qënë të zinj si vetë ai dhe kanë folur gjuhë të njëjtë .
Ngatëresë e madhe në të dhënat historike është e lidhur me lagjen “Egjipt i Vogel”. Numër më i madh shkencëtarësh sot janë në pikëpamjen që “Egjiptin e Vogël” ta lokalizojnë në Gadishullin Peloponez, edhe pse ka edhe hipoteza të tjera të cilat flasin se “Egjipti i Vogël” ndodhet në rajonin Izmir në Azi të Vogël ose në regjionin e Antiohisë (sot Antalia). Pikërisht, për “Egjiptin e Vogël” thuhet se kanë jetuar Romë “...të cilët kryesisht kanë qënë të varfër, burrat kanë qënë të njohur si farkëtarë, ndërsa gjithashtu janë marrë edhe më bërjë këpucësh dhe arnume. Von Harf jep përshkrim për llojin e kudhërit dhe makinat që i kanë përdorur, të cilat pas gjithçkaje duket se ende janë të ngjajshme me ata që përdoren nga disa Romë në Maqedoni. I është thënë se Romët kanë ardhur nga një rajon i quajtur Guppe-Xhipi, 50 km nga Modoni, i cili edhe vetë ka qënë i larguar 120 km nga Nauplia...” . Sipas Puksonit emri Xhipi ose Egjipt i Vogël, ndoshta ka ardhur, nga ashtu si thotë fakti, se Romët kanë ardhur nëpër det nga limanet Levatine dhe Aleksandrija . Sipas disa autorësh nga “Egjipti i Vogël” nisen edhe legjendat për Ciganët si “princër nga Egjipti i Vogël”, të cilët janë të shpërndarë gjërë gjat hyrjes në Europën Perëndimore në sh. XV .
Ashtu is mundëm të vërejmë nga shembujt e lartëpërmendur, deklarime të qarta dhe regjistrimi i disave si “Egjiptijanë”, shkencëtarë të përcaktuar i klasifikojnë si Romë, duke i vështruar nga një distancë kohore, prej më tepër se 600 vite, gjat asaj duke ndërtuar një hipotezë, e cila për fat të keq u bë edhe sqarim përghithësisht i pranuar pa argumente më të forta se nëhet fjalë për dy ose më tepër grupe të Ciganëve/Romëve me drejtime të ndryshme të lëvizjeve nga të cilat më e madhe është ajo grupë Romësh që vin nga Azia e Vogël duke kaluar nëpër Bullgari, Sërbi, Vllashko dhe Moldovë, ndërsa tjetra nga Egjipti i Vogël ose Egjipti, të cilët deklarohen si Egjiptianë, dhe ndodhen në Peloponez, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Dallmaci dhe se gjatë rrugës e kanë humbur gjuhën Rome .
Nëse këto të dhëna historike i lexojmë si etnologë dhe nëse e marrim parasysh etno-kulturën e Ciganëve/Romëve në sh. XIII-XV, faktin se në atë kohë ata në sasi të madhe kanë jetuar jetë endacake-nomade me mundësi të vogël të jenë të asimiluar edhe në gjuhën edhe në antroponimet, në numër të madh të rasteve do të shohim se bëhet fjalë për pjesëtarë të bashkësisë Ballkani-egjiptase, para së gjithash në pasuritë e manastireve në Lavra dhe Ksiropotama (d.m.th. bëhet fjalë për bujq), mandej rastet me Vllaho dhe Vitan, ku sipas vetë emrave krejtësisht është e qartë se bëhet fjalë për popullatë më të vjetër ë cila ka qënë çdoherë e vendosur, është sllovenizuar dhe e cila shumë para vitit 1362 ka zhvilluar ekonomi në Dubrovnik. “Egjiptijanët” në rrethinën e Durrësit të cilët kanë mundur të kuptohen me Barbarosin i cili ka jetuar në gjysmën e parë të sh.IX në aq numër të madh, në asnjë rast nuk mund të sillen në lidhje me Romët, të cilët në territorin e Shqipërisë së sotshme vijnë disa shekuj më vonë.
Vet përmendja e rajonit Guppe-Xhipi si toponim, qartë tregon në ate se marrja e verifikimit toponim është proces mjaft i gjatë, i cili disa herë zgjat edhe me shekuj, ndërsa vetë emri Xhipi direkt tregon në njerëz nga Egjipti, ndërsa rajon “Egjipt i Vogël” thamë se përmendet në regjistrin e emrave në vendet e banuara në Vizanti që nga sh.V. Në realitet, nëse e pranojmë mundësinë se “Egjipti i Vogël” ndodhet në Peloponez shkrimet e Herodotit për prejarshjen e udhëheqësve dorijanë, plotësisht qartë na tregojnë për lashtësinë e farkëtarëve nga Xhipi. Nga krejt kjo nuk mund të shmanget supozimi se ndoshta, në sh.XIV në Peloponez vinë Ciganë/Romë , të cilët më vonë do ta përhapin legjendën se janë grofër nga “Egjipti i Vogël” për prestizh më të madh në shoqërinë gjërë Europës, po ajo në asnjë rast nuk do të thotë se Egjiptijanët të cilët janë vendosur në Peloponez që nga koha e Hekurit janë zhdukur.
Për fat të keq deklarimi i preferuar i Romëve si Egjiptijanë në sh.XIV dhe XV do të ketë pasoja afatgjatëse, në ngatërrimin e Egjiptianëve me Romët, dhe konfuzionet që më vonë do të ndodhin. Konfuzionet edhe shihen në imperinë Osmane. Osmanlitë Romët edhe në legjislativën shtetërore i quajnë si Koptë ose Kibtinje. Si p.sh në regjistrin nga viti 1522-1523 i quajtur: “Defeteri-i mufassal-i esam-i mahsulat ve mersumat-i Kibtiyan-i vilayet-i Rum dhe ki der efkaf-i merhumve magfur sulat Bayazit Han...,ve efkaf ve emlak-i vuzera-i izam ve umera-i kiram ve Luva-i Kibtiyan ve zuama ve erbab-i timar vaki’side est” , që paraqet përshkrim të gjërë të të ardhurave dhe tatimeve nga Kiptinjët në vilaetin e Rumelisë, të cilat hidhen në vakufet e sulltanit të vdekur Bajazit Han dhe në vakufet e sanxhakut Kiptinjas dhe në zijametet dhe timaret. Në v.1530 sulltani Sulejman I i Madhi do ta shpallë “Kanunname-i Kiptiyani dhe vilaet-i Rumeli” (Ligj për Kiptinjët në vilaetin e Rumelisë) ndërsa në v.1541 “Knun-i ser’asker-i Liva-i Čingane” (ligj për komandantët e sanxhakut të Ciganëve), ndaj kur lexohen këto dy ligje krejtësisht është e qartë se ligjdhëneësi me terminet Kiptijan dhe Çingene nuk bën asnjë dallim etnik, ndërsa normat ligjore i përkasin popullit me vendbanim të përhershëm . Shkak jetës së tyre endacake, Romët vështirë janë lidhur pas tokës dhe spahisë dhe për atë edhe rrallë kanë qënë raja dhe bujq edhe pse qeveria Osmane çdoherë ka bërë përpjekje nga shkaqe fiskale ti detyrojë të lidhen për një vendi, e mandej edhe ti shndërroj në raja. Tipike për Romët ka qënë që nuk kanë lënë lehtë ti shndërrojnë në raja . Romët i kanë paguar tatimet nëpërmjet kryetarëve të tyre, ndërsa nëse ndonjë Rom ka ikur nga xhemati i tij, kryetarët kanë qënë të detyruar ti gjejnë garantët e tij që ta gjejnë të ikurin dhe ta detyrojnë të paguaj tatim .
Nga ana tjetër, Egjiptijanët të cilët kanë pasur mënyrë të stacionuar jetese, me siguri janë midis të parëve që kanë qënë të lidhur pas spahisë dhe kanë qënë tëbujkrobëruar. Numri më i madh i Egjiptijanëve është marrë me farkëtari, i cili ka qënë shum i domosdoshëm për bujqësinë, e cila pa mjetet e saja për përpunimin e tokës dhe mbledhjen e frytave, nuk mund të funkcionoj pa farkëtarët, të cilët duhet ti prodhojnë, rregullojnë dhe ruajnë mjetet bujzësore. Ndërsa, farkëtarët si dhe mjeshtrit e tjerë fshatar siq janë qerrepunuesit, arabagjijtë, ujitësit etj., gjithashtu kanë qënë të trajtuar si raja dhe si të tillë kanë qënë të regjistruar në defteret regjistruese . Megjithatë, si raja nuk është trajtuar vetëm popullata fshatare, por edhe ajo qytetare , ashtu që edhe ata farkëtarë ose Egjiptijanë të cilët kanë jetuar nëpër qytetet kanë qënë të trajtuar si raja.
Domethën, edhe pse gjatë kohës së qeverisjes osmane, në legjislativën shtetërore nuk bëhet dallim etnik midis Egjiptijanëve dhe Romëve, dallimet dhe kufijt etnik mund të shihen vetëm në atë a bëhet fjalë për popullatë të stacionuar ose endacake. Megjithatë, parashtrohet pyetja pse qeveria osmane e përdor terminin Kibtijan për identifikimin e njerëzve endacakë për të cilët sot mësiguri dihet se nuk kanë prejardhje nga Egjipti?! A kanë kundërshtuar Egjiptijanët në Ballkan, në atë kohë ko-identifikimin e tillë të Romëve, dhe a ka ndonjë dokument të ruajtur për atë?! Përgjigjen do të mundohemi ta gjejmë në proceset e reja që instaloheshin në Ballkan në mënyrë paralele me instalimin e qeverisë osmane e ajo është islamizimi dhe deetnizimi.
Më sakt, për imperinë Osmane, si shtet teokrat fare nuk është e rëndësishme përkatësia etnike, për ata është e rëndësishme vetëm ndarja dhe përkatësie religjioze, përkatësisht a bëhet fjalë për popullatë muslimane (drejtbesimatarë, të kushtuar zotit) ose popullatë jomuslimane (qafirë, jomirënjohës të zotit, jobesimtarë). Për shkak se popullata jomuslimane, përkatësisht ata që do ta pranonin islamin si religjion, shfytëzonin lehtësi të përcaktuara dhe benificime për dallim nga jomuslimanët, shtresa të përcaktuara nga popujt e nënshtruar krishterë e kanë pranuar islamin dhe janë islamizuar. Megjithatë, në popullin ky proces i islamizimit më tepër është njohur si “turqëzim” që vjen nga ndeshja religjioze integrale midis Turqëve dhe popujve të nënshtruar ballkanik. Më sakt, është kryer totalizim i krejt kundërshtimeve egzistuese nga aspekti religjioz. Për atë në sytë e popujve krishterë, kalimi në Islam identifikohet me turqëzimin, lëshim i popullit dhe bërja Turk. Ndërsa, nga ana tjetër, Turqit Osmanli messhekullor veten e kanë përjetuar dhe janë ndier më tepër si muslimanë, se sa si Turq në kuptim të sotshëm të fjalës. Pikërisht për atë që kuptimi Turk është identifikuar me kuptimin musliman, kahimi i popujve të nënshtruar në Islam, quheshte turqëzim, ndërsa muslimanët e ri-Turq .
Kundër nga ajo, për Osmanët”urum-milet” ka qënë krejt popullata krishtere, ndërsa patriarku i Rumelisë (patriarkia greke e Carigradit) ka qënë i njohur nga sulltanët për përfaqësies i të gjith të dhënëve (besimtarëve) ortodoks, pas rënjes së Carigradit (Stamboll). Për atë rajonet më të ndryshme dhe emrat popullor në tokërat e nënshtruara, për osmanlijt nuk kanë pasur kuptim real .
Domethën, sipas krejt kësaj, gjatë kohës që qeverisjes osmane përveq islamizimit kemi edhe proces paralel deetnizimi, ku përkatësia dhe ndarja etnike e humb rëndësinë, për llogari të përkatësisë religjioze dhe determinimin. Sistemi qeverisës Osman në imperinë, duke u mbështetur në principët tradicionale islame, edhe popullin e vetë e la pa emër nacional, ndjenjë dhe karakteristika të tjera etnike. Sulltanët Osmanlinj me shekuj e kanë mbytur çdo mendim të lirë të adhuruezve të tyre, ndërsa më tepër idenë etnike. Qeveria osmane gjat gjith kohës është munduar ta fshij dallimin midis religjionit dhe etnosit, duke shpallur që gjith muslimanët të hyjnë kah një bashkësi muslimane . Kjo situatë do të zgjas deri në gjysmën e parë të sh.XIX, kur midis popujve ballkanik do të zhvillohet idea për rilindje nacionale dhe liri nacionale.
Gjat një konteksti të tillë, nëse përsëri kthehemi në ligjet për “Kiptinjët” dhe “Çingene” dhe përfundimin se me emrat Kiptijan dhe Çingene sipas ligjeve të cituara në imperinë Osmane mendohet në njerëz me vent të papërhershëm jetese, përkatësisht me karakter nomad-endacak jete, dhe të cilët nuk llogariten si raja, si mundësi më të besueshme për përdorjen e të dy termineve, të cilat etimologjikisht nuk mund të vendosen në asnjë korelacion, përsëri paraqitet nevoja e Romëve për prestizh më të madh dhe integrim shoqëror, si dhe shmangje të diskriminimit që është bërë mbi ta. Se ka egzistuar nevoja e tillë për integrim shoqëror mund të shihet edhe nga një dokument nga viti 1634 ku banorët e fshatit Srpci Pasha, Manastir, ankohen nga “Romët-cergarë se shpesh vijnë në fshatin tonë, jetojnë nëpër shtëpi të shprazta dhe kasolla, dhe na shqetësojnë, vjedhin pula, dele, shqerra, veshje dhe i presin pemët e rrethit dhe i djegin. Dëm të madh kemi nga ata dhe lusim tju ndaloni të vijnë në fshatin tonë” . Diskriminimin e tillë kanë qënë të detyruar ta shmangin, e ajo ka qënë e mundur vetëm nëse deklarohen si pjesëtarë të ndonjë bashkësie tjetër me të cilën ata në mënyrë somate, sipas ngjyrës së lëkurës janë të ngjajshëm dhe janë mirë të intëgruar dhe të pranuar nga popullsia d.m.th. Egjiptijanët. qË konfuzioni të jetë edhe më i madh, ka kontribuar edhe ajo që popullata Rome përveq zahnateve tradicionale që kanë pasur, karakteristike për jetën e tyre endacake (govatorë, fallxhorë, muzikantë etj.) janë marrë edhe me zahnatin e farkëtarisë, me të cilin Egjiptijanët tradicionalisht janë marrë.
Gjatë një situate të tillë të deetnizimit total të shoqërisë në imperinë Osmane, megjithatë në kohë të njëjtë shoqëri dallime të mëdhaja klasore dhe religjioze dhe antagonizme, terminet për identifikim kolektiv duhet të mirren me masë të madhe vëmendjeje. Kjo edhe më tepër që edhe termini Vllah në këtë kohë ende nuk do të thotë edhe identifikim etnik, por do të thotë kategori sociale e njeriut, individ që nuk përket në raja, i cili nuk ka feudal të tij, por ka pasur vetëudhëheqje dhe organizim të tij. Termini “Vllah” është përdorur edhe për shtresat e etniciteteve të tjera (pjesë të popullit shqiptar, bullgar, maqedonas, sërb, malazezas dhe kroat) të cilët janë marrë me blegtori, ashtu që ka marrë domethënje univerzale për blegtor në përgjithësi, pa dallim të përkatësisë etnike . Si shembull edhe vërtetim për këtë mund të na shërbej edhe ajo që deri sot në gjuhën shqipe vllehët etnik thirren me etnikun “Çoban”, termin i cili në formë të pandryshuar përdoret kur mendohet edhe për blegtori-bari.
Sipas asaj që thamë se me normat ligjore të Kanuneve, rregullohen detyrat dhe sjelljet e “Kiptinjëve” dhe “ Çingene”, ku enkas mendohet për njerëzit të cilët enden dhe kanë vendbanim të papërhershëm, lirisht mundemi ta parashtrojmë edhe pyetjen për paragjykimet rasore dhe stereotipet. Sipas asaj që elementi etnik është krejtësisht i neutralizuar, ajo nuk mund të bëhet edhe me ngjyrën e lëkurës. Paragjykimet rasore ndaj njerëzve më të zinj, të cilët janë edhe me status më të ulët social nuk është mundur të klasfikohen. Me të arrihet deri në barazim rasor dhe ko-identifikim të njerëzve me ngjyrë të errët të lëkurës pa dallim të prejardhjes së tyre etnike me terminet “Kiptijan” dhe “ Çingene”. Kur më kryhet ky barazim rasor stereotipet “për të tjerët” gjithashtu barazohen ndeësra paragjykimet edhe më tepër zmadhohen. Vlerat kulturore dhe tradicionale dhe diferencimet e bashkësive të ndryshme por “të barazuar” barazohen dhe hyjnë në “meltin pot” rasor. Meqë gjatë kohës së qeverisjes osmane është krijuar urrejtje dhe neveritshmëri ndaj shkencës dhe arsimit, populli por edhe feudalët janë fundosur në paragjykime. Populli, por edhe feudalët janë fundosur në padituri dhe bestytni. Kurani (gabimisht i kuptuar dhe i spjeguar) për ta ka qënë baza dhe burimi i diturisë, por për fat të keq islamin që e kanë realizuar osmanlijt në Ballkan ka qënë i ngusshtë, i ngurur nga shekulli i shtatë. Në një situatë të tillë edhe nuk mund të presim forca progresive që do të mund ti përzgjedhin dhe tejkalojnë paragjykimet rasore. Ndërsa ajo se paragjykime rasore egzistojnë edhe midis popujve të nënshtruar na imperia osmane, krejtësisht qartë mund të ndihet në legjendat dhe këngët epike për Krali Markon, ku armik i tij i përhershëm është Arapina e Zezë, personifikimi i të keqes dhe forcave të errëta.
 

ylli i mengjesit

Primus registratum
Re: Nga e kane prejardhjen romet dhe jevgjit?

Ne te vertete kam kerkuar per kete pakice shqiptare dhe nuk kam gjetur me shume informacion se c'gjeta ketu ,ju lutem shkruani dicka me shume
Me respekt
 

alexaner demiray

Primus registratum
jan disa injorant disa plehra qe deklarojn se jevgjit jan turq duke mos e ditur originen e dy rracave krejt te ndryshme JEVGJIT e kan prejardhjen nga raxhastani i INDISE afer PAKISTANIT,,,,kurse TURQIT jan TURKMEN te cilet thon se jan MONGOL po me dna JAPONEZE.
 

alexaner demiray

Primus registratum
jevgjit e kan prejardhjen nga nje rrace e indise ne rajastan nomade kurse harixhinjte ose romet jan po prap nga india por nje rrac tjeter me ne veri lindore.
 

Victor Charlie

Primus registratum
Te flasesh per jevgjit ne nje kohe kur mungojne literaturat dhe studimet shkencore eshte e veshtire. Nese nisemi nga tiparet e nje jevgjiti "puro" vihen re tipare mesdhetare ne tonalitete pak te erreta te lekures, sic e pershkruan Herodoti "Nje egjiptian eshte i ngjashem me nje grek te cilit i eshte pigmentuar lekura nga dielli". Perhapja e egjiptianeve ne mesdhe eshte e faktuar nga shkrimet e antikitetit. Ashtu sic eshte e faktuar edhe prezenca e persianeve. Po te futim ketu edhe levizjet migratore te popujve Indoeuropiane, te ndodhura ne ballkan problemi i etnogjenezes behet edhe me i veshtire. Te kthehemi ne kohet e sotme... . Pak a shume ne Shqiperi termi "jevg" perdoret si denigrues per te pershkruar mungesen e higjienes, mungesen e arsimit dhe me shume here per te pershkruar nje njeri me lekure te pigmentuar lehte. Ne kete grupim te quajtur "jevg" biles futen te gjithe personat me lekure te pigmentuar lehte, duke bere barazimin jevg=njeri me ngjyre. Po te hedhesh nje sy ne librat e historise vihet re se njerezit me ngjyre ne ballkan kane disa origjina te njohura ne mase:
1. Egjiptianet e vjeter.
2. Perset
3. Dyndjet barbare te mesjetes (Hunet, Bullgaret, Avaret)
4. Turqit
5. Indianet (Romet).

Ne ditet tona ne Shqiperi ka dy popullsi me lekure te pigmentuar, te cilat kane karakteristika dhe tipare antropologjike te ndryshme nga njera tjetra;
1. Ajo qe ne e quajme "Jevgj", "Evgjite", "Magjupe", "Ashkalinj", "Tabake", popullsi e cila eshte integruar me popullin shqiptar (ne te gjitha aspektet e integrimit kulturor dhe etnologjik).
2. Dhe nje popullsi tjeter te cilen ne e quajme "Gabele", "Kurbeter", "Rome". Popullsi e cila nuk eshte integruar ende me popullin shqiptar dhe ndajne kulture dhe hapesire te ndryshme.

Deri ne kete pike problemi behet me i thjeshte, pasi nga 5 grupime origjine, arrihet ne 2 perfundime.
Nga njera ane "Jevgjit", te cilet formojne nje konglomerat qe ka perfshire te gjithe pjestaret me lekure te hiperpigmentuar pavaresisht etnogjenezes, si dhe Romet, te cilet ende pas shekujsh ruajne gjuhen, dhe kulturen e tyre.

Nese problemi i percaktimit te origjines se Romeve eshte i percaktuar tashme nga studimet shkencore, ku ka rezultuar si vend origjine Provinca e Rajastanit (Indi), nisur nga ngjasimet gjuhesore, ato te ADN si dhe ato historike (emigrimi i banoreve te Rajastanit pas pushtimeve te Mahmud Ghazni, nje pushtues nga Kalifati arab), problemi i percaktimit te origjines se "jevgjiteve" eshte i veshtire per te mos thene i pamundur. Sepse nen kete grupim jane perfshire te gjithe njerezit me lekure te hiperpigmentuar te ardhur nga Egjipti i lashtesise, nga Perset e lashtesise, nga dyndjet barbare te mesjetes si dhe se fundmi nga turqit.
Pra kur flitet per "jevgjit" nuk behet fjale per popull, por per tipare!

Per kete arsye cdo perpjekje per ti quajtur "jevgjit" egjiptiane eshte e pafaktuar dhe jo e sakte!

Sic dihet raca dhe marredheniet sociale nuk shkojne ne te njejtin drejtim. Njerezit ashtu sic bejne tregeti me njeri tjetrin, shkojne ne lufte perkrah njeri tjetrit, punojne token perkrah njeri tjetrit ashtu edhe lidhen ne martesa me njeri tjetrin, e ne fund te fundit "raca dhe seksi jane ne perpjestim te zhdrejte".

Nese ne rastin e Romeve vihet re nje popullsi totalisht e ndare nga pjesa tjeter e popullsise, ne rastin e "jevgjiteve" bashkepunimi, lidhjet sociale dhe territori i njejte eshte i dukshem!
"Jevgjit" brenda komunitetit te tyre kane nendarje te shumta sociale, te cilat vijne si rezultat edhe i origjines se tyre, pozites financiare dhe administrative qe kane pasur ne shekuj. Per shembull nje jevg pasardhesit e te cilit kane origjine nga egjiptianet e lashte, tashme eshte krejtesisht i asimiluar ne tipare me popullaten vendase, e njejta gje mund te ndodhi edhe me nje jevg paraardhesit e te cilit ishin turq apo persiane. Dihet se popullata shqiptare dhe ajo turke kane patur lidhje martesore gjate pushtimit, si shembull permendim se gruaja e Sulltan Mehmetit ishte shqiptare, dhe nga ana tjeter gruaja e Iljaz Bej Mirahorit (themeluesit te Korces) ishte turke, e njejta gje ka ndodhur dendur, dhe jo vetem ne Shqiperi, duke bere qe te vijne ne jete pasardhes me tipare te mesme e deri te padallueshme nga popullsia vendase.
Ajo qe mund te thuhet eshte se "Jevgjit" jane grup etno-kulturor dhe asesi grup racor. Nje "jevgjit" mund te jete i bardhe, mund te jete flokekuq, mund te jete bjond me sy bojeqielli etj, ashtu sikunder ndodh shpesh qe edhe nje jo-jevg, mund te jete me lekure te pigmentuar lehte.

Romet historikisht kane patur si profesione te tyre, muziken, argetimin, cirkun, dhe disa zeje di thurrja e thuprave.

Jevgjit historikisht kane patur si profesione te tyre, perpunimin e hekurit, bujqesine, sherbimin ushtarak, duke vazhduar me tej edhe me zejet dhe mjeshterite e tilla si qendisja, qilimat, sixhadet etj.

Ne kohet moderne Romet vazhdojne ende te mbeten te pa integruar, gje e cila nuk mund te thuhet per "jevgjitet", te cilet jane arsimuar, kane fituar pozite financiare dhe sociale duke filluar qe prej kohes se Zogut I.

Gjate komunizmit, nese Romeve u jepej si pune thurrja e thuprave etj., "jevgjiteve" zakonisht u eshte dhene pune njelloj si klases se mesme ne Shqiperi, ka pasur mjaft raste te avancimit ne karriere si dhe te marrjes se pozitave drejtuese ekonomike dhe politike.
 

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Romet e kane prejardhjen nga india,andej e kane ose nese nuk e kane andej,e kane nga afrika.
popull me te urryer dhe shpifur se keta nuk kam pare ndonjehere.
 

kriza

Primus registratum
nuk e di ai qe ka shkrujt se do ishim me mir pa jevgjit....un jam jevg lal...dhe nuk me intereson nga kam ardhur...por di qe kam lindur dhe rritur ne shqiperi....po po te kem ty perball kisha per ta qi ate motren...se per te qipidhe nuk qin kush me mir se jevgjit ok plak te qi fisin pederast....
 

ola olivja

Primus registratum
doja te shtoja dhe un dicka reth ksaj teme. jam dhe vet nje vajze rome dhe se pari duhet te dini se; romet dhe jevget nuk jane te njejte. romet kane gjuhen antare ndersa jovgit jo. familja ime prejardhjen e ka nga turqia. stergjysherit e mij dhe shum te tjere nga fisi erdhen ne shqipri para 70 vjetesh.di se para se te vinin ne shqipri jetuan ne greqi per disa vite por iken dhe prej andej sepse kishte ren nje semundje dhe kishte mungese uji... nuk di shum shkaqe per te cilat u detyruan te emigronin pasi e mbanin te fshehte prejardhjen e tyre pasi ne shqipri ishte koha e komunizmit dhe i internonin nese tregonin...ne si rome ndahemi ne 12 fise. dhe pse flasim te njejte gjuhe dallohemi nga tradita dhe kultura. nuk e di nese vertet romet e kane prejardhjen nga india!!! di te them se gjuha jone nuk ka ngjashmeri me ate indjane, pervecse te disa fjaleve.
 

scadarsko

Locus omnem
Pastrojeni ket teme moderatore........ Skandal,krahasojn hebrejt me cigane apo romet.hebrejt jan sémite,pasardhes te sem,i biri i Noé.
 
Last edited:

Aimilius

Forumium maestatis
romet jane egjiptiane dhe evgjitet jane indiane.
kjo bazuar nga tiparet karekteristike fiziognomike.
 

Maha

Primus registratum
Fakti qe zdihet dicka konkrete per perardhjen e tyre i Ben ata te veqant pa mare parasysh se si jane ata ne sjeljje ndoshta menyren e Traditat i kane te ngjashme por secili individ ka menyren e sjelljes se vet perardhjen Tone si njeri nuk ka Akoma nje pergjigje konkrete te sagt por Le te Themi qe jemi secili me perardhje nga zoti te japim atij qe sosht mesu te shihet si njeri te japim nje mundsi cdo njeriu qe vjen nga Zoti
 
Top