Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Po t'ishte neser dita fundit do e shtyja oren i dite ma perpara, keshtu qe neser do i binte dje.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do beja nje te pa bere... /pf/images/graemlins/frown.gif
Do te mundohesha te eleminoja figurat politike shqiptare me te shker*****!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
Hic nuk do te me trembej syri. :mad:
 

Fatmire

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

DO TE I LUTESHA ZOTIT EDHE ME SHUME.
PO PER FAT TE KEQ NUK MINDEMI TA DIM KUR ESHTE AJO DITE...............
 

Feld-Marshalli

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

une do te bej nje gje qe do te kthehesha ne shqiperi per nje dite dhe do te doja qe ne mengjes te pija nje kafe dhe te lexoja gazeten me babain tim, paradite te beja pazarin me mamane dhe mbase pazarit te zhihesha pak me motren qe nuk e kam afer tani, doja te haja dreke me gjithe familjen dhe te afermit si tezet xhaxhallaret dhe gjyshet dhe pas kesaj ne fund te dites pasi te kisha takuar dhe shoqerine do te doja te pija nje cigare qe te shuaja sa do pak dhimbjen e vdekjes. por mbasi te kisha vdekur do te doja te kthehesha dhe te shikoja se kush do te ishte duke qare mbi varrin tim kush nga ata te shoqerise se familja nuk diskutohet
 

Keit

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

pak a shume do beja ato qe tha Andi...secili duhet ta jetoje jeten sikur eshte dita e fundit me qellim qe mos te kete asnje pendim ne fund /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Luminus

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do dorovisja nje cigare jeshile pastaj do vrisja veten... para se te vinte ajo dite e mallkuar
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do dilja nga kodrat e liqenit siper kalit si dikur. Do te doja te rreshqisja nga maja e piramides si femije. Do te ecja n'kom neper xhiron e madhe si ne gjimnaz. Do ta kaloja liqenin me not por pa baste kesaj rradhe.
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do rroksha m'qaf gjithe kallaballikun qe i du.
Do blija ca lule per t'i marre ere jetes dhe nje here.
Do u shkruaja atyre larg.
Do falesha.
 

KATALLANI

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

nese neser do ishte dita ime e fundit dhe ta dija qe do vinte nuk do prisja fare do ja kisha futur vetes me kohe pa u menduar fare.
 

sweet eda

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do qeshja , qeshja, qeshja e qeshja pa fund duke u tallur me vdekjen, sepse jam une qe po shkoj jo ajo qe po me merr...
e do jetoja ne pafundesi momentet e mia te fundit me te gjithe boten!!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

butterfly

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do shkoja ne Korce, do ecja neper rruget me kujtime ku kam kaluar ditet me te bukura te jetes sime, do falesha ne Mitropolia se aty eshte falur ime diten qe me ka lindur, do perqafoja mamin qe se kam perqafuar qe qekuri, edhe babin edhe vellain edhe gjyshen. Pastaj do puthja njeriun e vetem qe kam dashur ne jete, pastaj do perqafoje mamin prape, edhe do rrija ashtu derisa te vinte koha. Vetem gezimi qe do kisha mamin prane si dikur do i bente ato minuta qe duken shekuj te kalonin shpejt.

Nejse, levizni te gjithe nga vendi, se dua te jetoj, kam akoma shume gjera pa eksperimentuar.
(puj puj puj larg qofte /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

do flija gjume...the sweetest transition nga jeta ne vdekje. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

orikum

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

diten e fundit te jetes sime ...... do kerkoja te beja te gjitha ato qe me kishin ngelur pa bere gjate jetes.tocca ferro..... :mad:
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do te ndahesha me jeten ne menyre paqesore.
Do te kisha bere paqe me jeten.
Mbase do te kisha dale para piramides me rroba lypsi dhe do te kisha provuar jeten e nje barboni,
edhe pse nuk do te mjaftonte vetem nje dite per te kuptuar hallin e nje te shkreti.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

do ta prisja sic pres te nesermen
 

nino_1

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

/pf/images/graemlins/wink.gif kater pese goca,shampanje koks dhe vdekja le te vije kur te doje /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alkapone

Primus registratum
Re: Neser eshte dita e fundit e jetes tende..... cdo beje?

Do i beja nje telefon Shen Pjeterit me prit se do vije neser.Sigurisht ai do mblidhte gjithe anetaret e parajses dhe do me benin nje pritje madheshtore,nuk e imagjinoj dot.
 
Top