Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Pervec nje figure ne sfond qe mund te vihet me fytyren e saj, nje ide do te ishte qe edhe ne te gjitha kartmonedhat te vihej nenshkrimi "Tek Nene Tereza ne besojme" si analoge e "In god we trust" i amerikaneve...
Jepni aprovime dhe disaprovime duke dhene dhe nje shpjegim.
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Dikur kishim,fotografine e eNVER hOXHES,tani po duan te vene fotografine e Nenes Tereze ne parate.Dikur patem levizjen Enveriste komuniste,tani kemi levizjen Tereziste Katoliko-centriste.Dikur neper rruge shihnim vetem buste te Dulles,dhe fotografi te tij,Tani shohim vetem fotogrAfi te Nenes Tereze.
Oshqiptar,perse kaq naive?,Nene Tereza ia kushtoi jeten Vatikanit e fese katolike dhe jo Shqiperise,perse harroni vendin dhe heronjte qe dhane jeten per Shqiperine?,C'fare beri Nene Terezqa ber Shqieprine?,kujt ia kushtoi ajo jeten;Shqiperise apo Vatikanit?.
Shkurt,a mos valle shumica e Shqiperise qe jane muslimane,do te pranojne nje gje te tille?,a nuk eshte kjo jashte llogjike?dhe ofendim per shumicen e kombit muslimane?.
Shihni sot se c'po behet ne Itali,ata po heqin kryqet nga muret e klasave,pasi jane vend laik dhe respektojne cdo besim fetar.Ju arrini me mendjelehtesi dhe doni te fusni edhe fene ne kartmonedha,ku ironike eshte se shumioca e kombit jane te fese Islame.
Nene Terezes i jane bere aq monumente sa as Skenderbeu,Mehmet Pashe Plaku,e Ali Pashe Tepelene me Ahmet Zogun nuk i kane.
Mandej,sot bota eshte laike,dhe shqiptaret nuk duhet te zhgenjehen pas imazhit te Terezes.Nuk duhen idhuj neper kartemonedha,Skenderbeu eshte boll ne para,fundja e fundit ai luftoi per Shqiperine e jo per Vatikanin.
 

AskushiuS

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nene Tereza eshte NENA ME E MADHE SHQIPTARE !!!!

Duhet te pranojme qe, Shqiperia dhe ne shqipetaret jemi te vonuar ne afirmimin e
figures se saj te madherishme, per miresine dhe paqen qe fal ajo ne cdo qenie njerzore,aq me teper ne shpirtin dhe zemren e nje shqiptari.

Prandaj jam shume dakort me venien e portretit te
Nene Terezes ne kartmonedhat shqipetare,biles une do te propozoja dhe Gjergj Fishten.( i mohuar nga diktatura per 50vjet)

Persa i perket shprehjes "Ne Nene Terezen ne besojme" mendoj se nuk eshte e nevojshme,
mbasi cdo kristian dhe mysliman I MIRE beson ne
MIRESINE e vepres se saj.
Pra, do te ishte me mire nje thenie e saj ,sesa fjalet
e nje politikani,punonjesi banke,apo kushdo qofte ai..

SHPEJTONI O NJEREZ, JEMI VONE...SHUME VONE....
PER KRENARINE DHE VLERAT E KOMBIT !!!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fotaq na trego pak se cili eshte kombi mysliman?
Me sa di une, ka komb francez, ka italian, ka komb shqiptar, etj po te rendis behet liste e gjate. Tani na sqaro pak se cili eshte ky komb mysliman dhe se kur eshte krijuar, ne cilat territore jeton dhe...mbi te gjitha ti nuk ke as idene me te vogel se çdo te thote KOMB!
 

XXL

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nene Tereza ishte nje njeri i veçante. Me behet qejfi qe ajo eshte shqiptare, por mendoj se po ta pyesnin nene Terezen mbi kete çeshtje ajo do te pergjigjej:JO

Ajo e kaloi jeten mes te varferve, dhe do te ishte skandaloze qe imazhi i saj te vihej ne kartmonedhe.

Pastej, jam dakort me Mengjesin qe tha se ne shqiptaret nuk e meritojme sepse nuk e dime ç'eshte perulesia.

Me duket gjithashtu shume gje e ulet qe te perdoret nje personazh kaq i paster e i shenjte per te ngritur lart emrin e vendit tone, kur vete shqiptaret nuk bejne asgje per te permiresuar imazhin e vendit te tyre.

Sa per faktin qe 70 per qind jane myslimane, mund te them se keto shifra jane te gabuara, sepse shume shqiptare jane pagezuar, ndersa myslimanet vete nuk e dine se ç'eshte islami, ka shume pak myslimane te vertete ne Shqiperi.Gjithashtu mos harroni se ne fund te fundit, ne kemi qene te krishtere per 15 shekuj,e myslimane vetem 5 (madje me pak). Te krishtere u beme vete, myslimane na detyruan te beheshim
Per me teper, ashtu siç the atman, ç'rendesi ka feja , rendesi ka qe nene Tereza eshte shqipatre.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Me ben per te qesh fakti qe figura nene terezes mund te jete simbol ne kartmonedhen shqiptare! dhe pastaj me ben per te qeshur, por njekohesisht dhe per te qare ca postime ketu. :eek:
 

Guest
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Tashi qe e shenjteruan Nene Terezen kta u kujtuan ta vene tek parate , kjo esh budallallek me oke pasi nje figure fetare as qe ka lidhje faree me punet parase , pastaj i prish dhe imazhin prej engjelli qe ka :angel:
 

Guest
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

hajt per te mira e gezime /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga linglingbodega:
Une jam i bindur se ti nuk e ke idene pse ekziston harmonia nderfetare ne shqiperi (apo kudo tjeter) prandaj eshte e kote te diskutosh me ty. Sidomos kur ketu pretendon te respektosh ndjenjat e "shumices" se popullsise dhe tek tema per Himaren vepron si majmun i prekur ne seder (if you know what I mean) [/QB]
Me vjen mire qe je i bindur, e kam thene perhere: me mire nje bindje ne hic, sesa nje hic-bindje.
Operacion i trashe ai i shkeputjes se ideve nga nje teme tjeter per ti infiltruar ne kontekste vend e pa vend. Per me teper kam avantazhin te mos jem deklaruar kurre nacionaliste, s'me duket se ka ndonje kunder koherence tek une. Jam dakort me ty, ky eshte dialog absurd, mor i dashur vezhgues pasiv.

Per temen: Fatmiresisht ka nje fare drejtesie ne realitetin e xhepshpuarit, per arsye kostosh te paperballueshme, nuk ka nder mend njeri te stampoje te 10in version te 100 lekshit... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

emiljo

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nuk mendoj se do te ishte nje ide e mire. Nuk e di si do ta mendonte nene Tereza po te shihte portretin e saj ne kartmonedhe, do te mbetej e pakenaqur ndoshta! I refuzonte keto "nderime personale". Une jam krenar dhe te gjithe ne shqiptaret duhet te ndihemi krenare per te, ta respektojme figuren e sa te thjeshte e te stermadhe, "E bekuara" e njerezimit, por nuk harroj gjithashtu se ajo ishte nena e te gjithe te mjereve, te varferve, qe kartmonedhen nuk e kane pare me sy dhe nuk e kane shternguar ne dore ndonjehere.Do te ishte dicka groteske!
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga fujiko:
[qb] Me vjen mire qe je i bindur, e kam thene perhere: me mire nje bindje ne hic, sesa nje hic-bindje.
Operacion i trashe ai i shkeputjes se ideve nga nje teme tjeter per ti infiltruar ne kontekste vend e pa vend. Per me teper kam avantazhin te mos jem deklaruar kurre nacionaliste, s'me duket se ka ndonje kunder koherence tek une. Jam dakort me ty, ky eshte dialog absurd, mor i dashur vezhgues pasiv.[/qb]
Patjeter qe ti e ke thene perhere, si mund ta kete anashkaluar njeri. Po pres te citosh veten ne postimet qe vijojne.

Nderkohe mua me duket i trashe ai besimi yt qe diskutimet nuk mund te nderthuren dhe dicka qe thuhet ne nje teme tjeter duhet lene jashte konsiderimit meqenese kjo eshte teme e re? Mos je gje moderatore ktu ke forumi?

E sa per tolerancen nderfetare, te ta them se e di qe s'te le sqepi, me fal hunda, ta pranosh qe nuk e di. Vjen ngaqe feja nuk konsiderohet si tipari baze i nje komuniteti, por te qenit shqiptar, te nje gjaku. Prandaj kur ti thua qe nderimi i nene Terezes nuk shkon pasi 70% e shqiptareve jane myslimane, ti ne fakt mundohesh te krijosh tensione nderfetare nen petkun e "sensivitetit". Kush je ti te percaktosh ke nderojne e ke nuk nderojne myslimanet shqiptare. Ty te gjithe ta thone ketu, myslimane e te krishtere, qe e nderojne nene Terezen. Prandaj ule hunden (se edhe Pinoku nuk ishte kaq "krenar" sa ty) dhe pranoje qe "assesimi" yt i situates ishte nje FIASKO. Ashtu si tek tema per Himaren.
 

jula

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

S'keni asnje lidhje me realitetin. FIASKO mund te bej shpesh, por jo ne terrene (si AF) qe nuk i konsideroj te vlefshme si skena protagonizmi.
Kur me thone "eshte e kote te diskutosh me ty", une i qendroj kesaj linje, i pergjigjem metodes se nderhyrjes suaj (majmun, etj., etj.) dhe jo brendise (nuk me intereson te rendis numrin e teorive qe njoh).
Megjithate, protagonizmi juaj teorik mbase "habit" ndonje fatkeq/e tjeter.

Per sa i perket Himares, shpaloset nje injorance te pamate duke mos kuptuar as 1/10 e cka kam shkruar une tjeterkund.
JU KERKOJ VETEM TE KENI MIRESINE TE SHKRUANI PA MU PERGJIGJUR PERSONALISHT, NE LEHTESIM TE PUNES SE MODERATOREVE, DO BEJ TE NJEJTEN GJE.
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

protagonizmi dhe anonimiteti jane perjashtues te njeri-tjetrit, pervec ne rastin e personave qe kane nevoje per kujdes te specializuar dhe une ju jap te drejten te mos vet-perfshiheni ne kete kategori. Por nese jepni ndonje mendim duhet edhe ta mbroni. Nese moderatoret e konsiderojne kete jashte teme, ndoshta kane nevoje per nje workshop.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nuk arrij te kuptoj logjiken e disave kur thone: nene Tereza nuk do te pranonte. Ku e dini ju qe flisni kaq te bindur?
Dikur, isha student dhe po rrija ulur tek bordura ne krah te monumentit te Skenderbeut, ne Tirane. Perbri kisha nje grua te re me nje djale te vogel, kater pese vjeç.
- Mami, i - tha, - dua te hipi atje lart, - dhe tregoi me gisht piedestalin e Skenderbeut.
- Jo, - ia preu shkurt e jema.
- Pse?
- Sepse nuk te lene!
- Po Skenderbeun pse e lene? - tha djali me naivitetin e tij.
Po Skenderbeu, a do te deshironte te ishte atje lart? Mundet po, mundet jo. E njejta pergjigje vjen edhe ne rastin analog. E kam shprehur mendimin tim. Eshte shqiptare e madhe, ambasadore e vendit tone ne bote. Ne fund te fundit ka miliarda njerez qe nuk dine ku bie Shqiperia dhe nene Tereza ndihmon qe te njihemi. Pra nuk eshte pak vepra e saj, eshte pak ajo qe po bejme ne per te.
 

olti

Neo
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nese do pergjigjesha vetem me nje fjali do citoja shkurt Blendin: "disa mendojne se ky veprim do te ndihmonte imazhin e Shqiperise ne bote (a thua se bota blen e shet me kartmonedha shqiptare)"

Me kuptoni nuk kam asnje kundershtim ne qenien e portretit te Nene Terezes ne kartmonedhat shqiptare, sepse per mua do ishte dicka krejt normale qe dhe nuk do kishte kundeshtim nga kush. Pra eshte e pabaze se pjesa myslimane shqiptare do kishte rezerva dhe kundershti. Ajo eshte nje personalitet qe respektohet nga te gjithe; duke marre parasysh pastaj se sa fetare jane shqiptaret. Keto gjera nuk kane qene dhe nuk jane problem per ne- e nuk kemi pse t'i bejme ne tani.

E tepruar dhe budallik me O do ishte te vendosej ajo shpreja "Ne Nene Terezen ne besojme" Ne radhe te pare do ishte nje kopje e keqe dhe e shpifur e asaj qe ndodhet ne monedhen amerikane dhe ne radhe te dyte do prekte shpirtrat fetare te shume shqiptareve qe jane fetare; pa marre parasysh myslimane apo te krishtere. Ne besojme ne ato qe besonte Nene Tereza; ne vlerat qe ajo perconte dhe jo ne te si zot e ku e di une se ca tjeter. Pra per kete do kisha une kundershtite e mia, per te tjerat asnje poblem. Le ta vene qe neser per mua.

Von mir aus!
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

"Hodhi budallai nje gur ne lume, dhe u sulen te diturit ta nxjerrin" thote populli...

Po grindemi e po e themi fjalen e fundit ne fillim, po shajme njeri-tjetrin nga nacionalizmi e besimi e me rrenje e me dege, per nje fantazi te temehapesit (Flobo me duket!!)i cili pasi hodhi gurin endet tani per qejf nga chit-chati.

Nese do ishte nje iniciative zyrtare, mendimi im do te ishte nje fushate e tipit Mjaft :mad: !!!

Sidoqofte, nese askush nuk te ma vinte veshin, dhe vendosni portretin e Nene Terezes ne monedhat shqiptare, bejeni ne monedhat me prerje me te vogel, qe te jete perseri sa me afer te varferve. :rolleyes:

Po shkoj te fle, duke u lutur :angel: qe te mos e lexoje kete teme ndonje i Bankes Qendrore.
 

jeta

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

nuk ka ca si shume gjera me emrin e asaj(spitali;rinasi;sheshe etj)!!!!!!!!!
mjaft o njerez se s'e nxorri ajo ne drite shqiperine dhe po na e nderoni si stalinin ne kohe te vete.
une per vete s'e kam degju ndonjehere ate te pranoje me ze te larte se eshte shqiptare ose te fliste te pakten nje fjale shqip.çudi se ajo s'ka ikur as e vogel nga shqiperia dhe ta kishte harruar gjuhen!!!!!???? :confused: :confused:
ajo iku dhe la sherrin mes shteteve se kujt i perkiste.
tani ta veme edhe te leket se na e shnderruat dhe ne zot :confused: :confused:
per me teper nje veprim i tille do ishte nje diferencim fetar dhe kjo "s'mund" te pranohet nga shteti "laik" shqiptar :goofy:
 

jorgji

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

meqe jemi ne teme
doli nje thashethem para ca kohesh nga ne shqiptaret si Nene Tereza gruaja e Papes. le ti veme te dy dhe shkruajme "In all saints we trust" ne njeren ane dhe perkthimin fjale per fjale nga ana tjeter dhe behemi populli me i civilizuar i gjithe botes

mendime prej kabllosh dhe ling-TRING-bo-trung te menderosin mendimet.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Sidoqofte, nese askush nuk te ma vinte veshin, dhe vendosni portretin e Nene Terezes ne monedhat shqiptare, bejeni ne monedhat me prerje me te vogel, qe te jete perseri sa me afer te varferve. :rolleyes:

Kjo eshte gjeja e vetme e bukur qe kam lexuar ketu, duke perjashtuar moton qe i ka bashkangjitur Flobo, nese do qe e mundur, kuptohet.
 

jorgji

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

jam shume dakort se Nene Tereza ka qene figure e shquar shqiptare dhe shume e denje per çmimin Nobel. nuk kam absolutisht asgje kundra figures se Nene Terezes por me stimolojne te vjellen mendime te tilla. bashkohem me mendimin e issit neqoftese nene tereza do ishte gjalle po te kishte forca do i hynte me dru te gjithve atyre qe do aprovonin nje mendim te tille.
 
Top