Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Pervec nje figure ne sfond qe mund te vihet me fytyren e saj, nje ide do te ishte qe edhe ne te gjitha kartmonedhat te vihej nenshkrimi "Tek Nene Tereza ne besojme" si analoge e "In god we trust" i amerikaneve...
Jepni aprovime dhe disaprovime duke dhene dhe nje shpjegim.
 

cross

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Po sikur ta vene indianet ne rupi meqe me shume ka qene dhe ka ndihmuar aty? Mos u tregoni tipik shiptare qe doni ta pervetesoni Nene Terezen. Lereni ne shenjtnine e saj.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Nese nuk i pranojme ne figurat tona dhe per arsye nga me te paarsyeshmet, sepse eshte e nje besimi qe nuk perben 70 perqind te fese, atehere pse shqetesohemi nese Maqedonet duan ta respektojne me shume se sa ne? Ua leme atyre.
E kuptoni se po perdorni fene per qellime antishqiptare? E ç'rendesi ka nese eshte katolike, myslimane, ortodokse, apo budiste, eshte SHQIPTARE, kaq duhet te mjaftoje.
Nuk eshte feja kriteri i mases se figurave qe i perkasin nje kombi. E vlereson bota, ndersa ne duhet ta mohojme sepse nuk e do Meka. Jini ne vete apo jo? Shpresoj qe ata te cilet e kane ne dore te mos degjojne keto britma shkretetire.
Tani pyes: ku qendron ndryshimi midis Enver Hoxhes qe e mohonte per arsye ideologjike dhe ju? Ideologji marksizem leninizmi, ideologji edhe feja kur perdoret ne kete menyre. [/qb]
Feja dhe besimi si koncepte jane mbi nacionalizmin dhe sinqerisht kur ti te pakten as teorikisht s'arrin te ndash vlerat e seciles ne koshiencen e besimtarit, s'le shum vend qe te te konsideroj mendimin.

Nese respekti ty do te tregohet me shenja pompoze pa esence "ne besojme tek nene tereza" vetem se erdhi ne bote nga nje mardhenie seksuale mes shqiptaresh...athere mund t'ja kursejme kete turp vendit tone mendoj.


Nene Tereza eshte nje figure miresea e te ciles s'mund te nacionalizohet. Ajo s'ishe e mire se ishte shqiptare ... por sepse ishte besimtare NDAJ TE LEHURIT TEND PALO-LAIK PER TE XHVESHUR NGA KY KONCEPT KETE FIGURE S'DENJON AS PER PERGJIGJE por une s'kam ça bej.


Nene Tereza s'do te donte te krenoje maqedonia se ajo erdhi ne jete ne ate toke...as shqipria se te sajet ishin shqiptare...as kalkuta ku ajo dedikoi jeten...por besoj se ajo s'i ka pelqyer kurre fjalet por punen. Kushdo ben miresi...e sakrifice ka te drejte te quaj me shume nene terezen te tijen se çdo palaço me pashaporte te kuqe qe eksitohet neper af.


Populli mysliman nderon dhe respeketon nene terezen se "njeriu i mire...mbetet i mire" ka thene i pari yne. Nuk jemi ne gare per te fituar trofeun nene tereza. Dhe s'do ish me vend absolutisht farza heretike ne monedhat tona!Jam shume takort me blendin ne kete pike.


Per sa i perket vlerave si nene tereza...besimi i saj...e Meka...nese i ke dy pare mend e kulture mos u ngut ti permendesh me mendjelehtesi pasi jo gjithkush eshte i ceket si ti!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Ti Nahara ke per te kuoptuar se ç'eshte bota, jo kur ta shikosh me vrimen e...por kur ta shikosh me syte e mendjes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

atman

nese e kishe me mua punen e fese, po te scaroj se si e mendoj

askujt nuk mund ti imponohet (sidomos ne monedhat) ne jetem sociale te detyruar (si shkolla institucione etj etj) nje figure e nje besimi fetar

barazi barazi barazi

nuk ka te beje aspak me numrat e besimtareve kjo
edhe sikur nje person (fetar po ateist qofte) te mos jete dakort, atehere nuk mund te imponohen figura fetare ne jeten publike (ky eshte nje parim qe une kam si shume te tjere)


kot per muhabet tani: para disa ditesh nje gjykates italian (aquila) morri vendim (pas kerkeses se nje fare Adel Smith - isalmik extremist shume provokues ne keto vite) qe, nga klasa ku studiojne femijet e tij, te hiqej kryqi.
Mund te imagjinosh vete diskutimet qe linden ne nje vend katolik si italia
jo vetem ne mbrojtje te simbolit te kryqit si simbol kombetar por edhe ne mrojtje te vendimit te gjykatesit qe e konsideroi si shkelje te barazise fetare
tani imagjino se cfara hapi prapa do te ishte per shqiperine vendosja e nje shenjti ne kartmonedhe.

zakonisht heronj te nje kombi jane ata persona qe dhane jeten (ne kuptimin e gjere)per ate komb

nuk kemi te drejta pronesie mbi nene terzen (as ne e askush tjeter)


po ky eshte thjesht mendimi im

persa perket ekonomise, mendoj se kjo do te ndihmonte shqiperine te afrohej me vendet e BE sepse tregojme qe jemi afer kultures se tyre kristiane
por ne kete mendim nuk u mos parasysh reagimi i islamikeve shqipetare (normale qe te kete reagim - qe mund te sjelle destabilizim) dhe nuk po flas per 70% te popullsise, mjaftojne edhe 10 vete (dhe une do ti mbeshtesja- megjithese nuk jam islamik - derisa nuk kalohet ne dhune)
 

jula

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Ne rradhe te pare shpresoj te spostohet tema nga Ekonomia...ama c'operacion ekonomik idiot do te qe shtypja e nje kartmonedhe te re!

Sa per temen: shoh qe beni batuta jo Rezistenca, jo po mungesa e patriotizmit, jo po myslimane...te gjitha fjale boshe, sikunder ideja e nderimit te nje figure me historine e Nene Terezes permes nje kartmonedhe. Kush ndihet i frymezuar nga shembulli i saj mund te gjeje shume menyra me efikase dhe moralisht superiore.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

sa per ekonomine
une propozoj qe anash fotos se nene terezes te vejme tek kart monedha dhe nje patkua...e nje bisht lepuri. Si manover monetare s'do ish keq...do na ecte mbare.


ej se ka lidhje me temen pak a shume
padre pio eshte kalabrez...kalabrezet mund te jene 30 %-40% arberesh. Padre piu mund te jet i joni! ta veme dhe ate!
 

qeshem

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga gene:

persa perket ekonomise, mendoj se kjo do te ndihmonte shqiperine te afrohej me vendet e BE sepse tregojme qe jemi afer kultures se tyre kristiane
por ne kete mendim nuk u mos parasysh reagimi i islamikeve shqipetare (normale qe te kete reagim - qe mund te sjelle destabilizim) dhe nuk po flas per 70% te popullsise, mjaftojne edhe 10 vete (dhe une do ti mbeshtesja- megjithese nuk jam islamik - derisa nuk kalohet ne dhune) [/QB]
apapapapa
te pakten ty gene nuk do ta lejoja nje diskutim te tille si ai me siper te kam dhe koleg pale ...
si ore ka lidhje forcimi i lekut ne tregun valutor me ate qe shtypet siper kartmonedhes ????
shhhhhhhhhh mos ta degjoje njeri,
jo po shyp bushin ne kartmonedhe se mbase leku behet me i forte se dollari...
vazhdoj te pretendoj qe kjo teme nuk ka lidhje me ekonomine (ka ende shenja jete andej nga moderat e ekonomise ???)
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga NAHARA:
[qb]
1-Feja dhe besimi si koncepte jane mbi nacionalizmin.[/qb]
Une besoj qe tipa si ty, qe mohojne atdheun per fene e tyre, nuk kane aspak te drejte te diskutojne per ceshtje qe kane te bejne me shqiptarine. Pikerisht ti je ai qe si te vetme lidhje me shqiperine ke ardhjen ne bote si pasoje e marredhenieve seksuale mes shqiptareve. Ti je aq shqiptar sa edhe nje femije i lindur gruas se katert te nje morracaku maroken.

Nene Tereza u lind, dhe u rrit shqiptare, aq sa dhe 90% te ketij forumi qe u linden dhe u rriten ne shqiperi e me vone vajten per tu edukuar ne vende te huaja. Hipokrizia ketu te qelb hundet, askush nuk e mat veten me te njejtin shkop qe mat te tjeret.
 

jula

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Hipokrizite me te medha i shoh ne ata qe mbllaciten me fjalen "atdhe" ne goje...kjo mund te ishte teme me vete, por do te ishte zjarr i paperballueshem per kashten e shumeperhapur ketej rrotull.
Dhe mos t'ju duket kaq vogelsi respekti per ndjenjat e shumices se nje popullsie. Kemi fatin te jemi nga nje vend qe nuk e njeh urrejtjen nderfetare. Hipokritet duan te lartesojne atdheun duke perbuzur ate cka atdheu i gjalle eshte: jo ca km katrore te cunguar, atdheu (nqs egziston) eshte shume me teper.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

E pse jo.Nuk shikoj ndonji gje te keqe une ketu,dhe aq me teper alarmante siç e bejne disa.Pothuajse te gjitha shtetet e praktikojne(ose praktikuar) nji gje te tille ne monedhat e tyre.Me duket gjeja me normale.
Pastaj ne se do shkruash apo jo ndonji gje ne kete kartmonedhe eshte gje tjeter.
Ja figurat qe jane vendosur ne prerjet e ndryshme te kartemonedhave te Belgjikes.

100e.jpg
James Ensor, piktor belg.
200e.jpg
Adolphe Sax, krijuesi i saksofonit.
500e.jpg
René Magritte ,piktor belg.
1000e.jpg
Constant Permeke, piktor dhe skulptor belg.
2000e.jpg
Victor Horta, arkitekt belg.
10me.jpg
Mbreti dhe mbreteresha (te tanishmit),me perpara ne prerjen e 10-mishes ishte figura e mbretit qe vdiq,(1993).


Per vendosjen e ketyre figurave Belgjika ka pak a shume te njejtin problem si tek ne(n.q.s. mund te bejme krahasime).Dy nga keta personat jane wallone(frankofone) dy jane flamand(nerlandofone),dhe nji eshte nga Brukseli + mbreti me mbretereshen.E njejta gje mund te praktikohet edhe tek ne,vetem me nji ndryshim te vogel se tek ne jemi te ndare ne fe te ndryshme,gege e toske,te kuq dhe blu te mençur dhe te zgjuar etj....(nuk numerohen mo) :mad: Prandaj veshtire se biem ne nji mendje(kuptohet ata qe merren me keto pune).
Me duket se kete ka patur parasysh Sala kur ishte ne krye te atij vendi.
Presidenti myslyman,kryeministri ortodoks dhe kryetari parlamentit katolik,keshtu jane qe te gjithe te kenaqur ne baze te "perqindjes" qe ju takon. /pf/images/graemlins/laugh.gif .


Ndersa ketu keni nji sit ku tregon prerjet e ndryshme te kartemonedhes franceze,kliko " KETU "
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga linglingbodega:
[qb]
Fillimisht postuar nga NAHARA:
[qb]
1-Feja dhe besimi si koncepte jane mbi nacionalizmin.[/qb]
Une besoj qe tipa si ty, qe mohojne atdheun per fene e tyre, nuk kane aspak te drejte te diskutojne per ceshtje qe kane te bejne me shqiptarine. Pikerisht ti je ai qe si te vetme lidhje me shqiperine ke ardhjen ne bote si pasoje e marredhenieve seksuale mes shqiptareve. Ti je aq shqiptar sa edhe nje femije i lindur gruas se katert te nje morracaku maroken.

Nene Tereza u lind, dhe u rrit shqiptare, aq sa dhe 90% te ketij forumi qe u linden dhe u rriten ne shqiperi e me vone vajten per tu edukuar ne vende te huaja. Hipokrizia ketu te qelb hundet, askush nuk e mat veten me te njejtin shkop qe mat te tjeret. [/qb]
te pashe postimet...vetem 35 dhe je rregjistruar tani...je i ri akoma! jepi se lirohesh!
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga fujiko:
[qb] Hipokrizite me te medha i shoh ne ata qe mbllaciten me fjalen "atdhe" ne goje...kjo mund te ishte teme me vete, por do te ishte zjarr i paperballueshem per kashten e shumeperhapur ketej rrotull.
Dhe mos t'ju duket kaq vogelsi respekti per ndjenjat e shumices se nje popullsie. Kemi fatin te jemi nga nje vend qe nuk e njeh urrejtjen nderfetare. Hipokritet duan te lartesojne atdheun duke perbuzur ate cka atdheu i gjalle eshte: jo ca km katrore te cunguar, atdheu (nqs egziston) eshte shume me teper. [/qb]
Une jam i bindur se ti nuk e ke idene pse ekziston harmonia nderfetare ne shqiperi (apo kudo tjeter) prandaj eshte e kote te diskutosh me ty. Sidomos kur ketu pretendon te respektosh ndjenjat e "shumices" se popullsise dhe tek tema per Himaren vepron si majmun i prekur ne seder (if you know what I mean)
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Mund te diskutohet edhe me arsyeshem pasi nuk mendoj se vihet ne dyshim atdhedashuria e ndonjerit ketu. Ashtu si e do ti Shqiperine, ashtu e dua dhe une. Per te dashur dheun tend nuk nevojitet edukim special, eshte ndjenje e natyrshme.
Sepse, a e di se cfare? Nese ti nis e i quan njerezit majmuna dhe i akuzon per mungese besnikerie ndaj Shqiperise ata kane te drejte te ndihen te fyer, te indinjuar, dhe kanalet e komunikimit mbyllen.

Je ti me shume shqiptar se secili nga ne? Seriozisht, a je?

Po shprehim nje mendim. Me duket e tepert te veme nen pikpyetje besnikerine.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Edhe SKENDERBEU nje pjese te jetes e vepres se tij ia kushtoi turqise.
Edhe SAMI FRASHERI veprimtarine e tij ne pjesen dermuese ia kushtoi Turqise.
KARL GEGA si inxhinier punoi ne Austri.
ALEKSANDER MOISIU ne Austri.
NOLI nje pjese te vepres ne Anmerike.
MUHAMET ALIU ne Egjipt.
ALI PASHE TEPELENA ne sherbim te Turqise nje pjese te jetes.
VIKTOR EFTIMIU ne Rumani.
Papa KLEMENTI i XI ne Itali, Vatikan.
E shume te tjere. Cfare mbetet nga figurat tona? Me kete logjike ne xhvishemi gjithçka. Eshte shqiptare dhe si e tille duhet nderuar sepse eshte nje shqiptare qe veprimtarine e saj ia kushtoi te mires se njerezimit. Figure planetare qe i jep nder vendit tone.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Neqoftese Nene Tereza do te kishte mundesine te pergjigjej besoj se do te thoshte:


JOOOOOOOOOOOOOO


:angel:
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Per Nene Terez,kete nene te madhe te Botes nuk lypset pikrisht nga ne qe shume te diskutohet sepse kemi fatin e madhe qe kjo nene lindi nga gjaku i yne Shqipetar dhe jo vetem ne kartemonedhe por ne instancat me te larta shtetrore emri i saj duhet te figuroj,si person i takoj religjionit musliman dhe kisha bere nje lutje qe Nene Tereza te pranohet e shejte per te gjitha religjionet ne popullin tone,sepse kjo nene Shqipetare asnjeher nuk i pyeti femijet e varfur se cilit religjion i takon,andaj eshte nene e te gjithve.Me rrespekt per mirekuptim nga Flamuri.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Une jam plotesisht dakort per figuren e Nene Terezes ne nje kartmonedhe ose monedhe. Te gjitha shtetet i nderojne figurat e shquara te tyre duke i vene ne monedha. Eshte nje nga nderimet me te medha. Qellimi eshte qe cdo njeri kur te marre ne dore kartmeonedhen ose monedhen te kujtoje se kujt popull i perket, kush ka qene ajo figure, cfare ka bere ajo, ne menyre qe cdokush te ndjeke shembullin e saj.

Sa per shprehjen "Ne Nene Terezen ne besojme" eshte e sajuar si mos me keq plus qe eshte dhe mekat nga pikepamja fetare te behet nje gje e tille. As Nene Tereza vete nuk do te ishte dakort. Per ate shprehje nuk jam dakort fare, ajo nuk tregon asgje.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nuk mendoj se i takon Nene Terezes te jete ne kartmonedhat Shqiptare.......ne ato Indiane po. Nenes ju prehte shpirti ne qetesi e paqe atje ku i ka rene sepse ka bere shume te mira per boten gjitheandej por ajo nuk ka bere asnje gje per Shqiperine pervec se faktit qe nuk e ka mohuar qe eshte prej Shqiperise si shume shqiptare te tjere neper bote sot. Shqiperia ka shume e shume figura qe i ka dhene dicka Shqiperise (Skenderbeu, Ismail Qemali, Frasherit) dhe atyre u takon te jene si simbole neper kartmonedha.

Persa i perket ca opinioneve me lart per jo-urrejtjen nderfetare do tu thosha qe Shqiperia s ka nevoje per kto konflikte sepse na i shtroi mire tajaren ai Shoku Enver te mos kishim nji gje te tille........por ne kemi nji urrejtje akoma me te madhe urrejme njeri-tjetrin si shqiptar ...shif klanin e jugut me klanin e veriut si po hane kokat e njeri tjetrit duke uleritur "Grek" "Serb".
 
Top