Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Pervec nje figure ne sfond qe mund te vihet me fytyren e saj, nje ide do te ishte qe edhe ne te gjitha kartmonedhat te vihej nenshkrimi "Tek Nene Tereza ne besojme" si analoge e "In god we trust" i amerikaneve...
Jepni aprovime dhe disaprovime duke dhene dhe nje shpjegim.
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb] Pervec nje figure ne sfond qe mund te vihet me fytyren e saj, nje ide do te ishte qe edhe ne te gjitha kartmonedhat te vihej nenshkrimi "Tek Nene Tereza ne besojme" si analoge e "In god we trust" i amerikaneve...
Jepni aprovime dhe disaprovime duke dhene dhe nje shpjegim. [/qb]
Sugjerimi yt me duket i arsyeshem. Nje figure e shquar si Nene Tereza duhet nderuar. Persa i perket nenshkrimit jam pak skeptike. Nuk e di nqs te ka rene rasti ndonjehere te degjosh betimin para flamurit (pledge of allegiance) qe bejne amerikanet para se te kendojne himnin e tyre kombetar, por ai nenshkrimi "In god we trust" ka lidhje me ate shprehjen e tyre "One nation under God". A mund te themi ne shqiptaret "Nje komb nen Nene Terezen"?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nënë Tereza pa asnjë dyshim është NDERI i KOMBIT tonë. Të tillë njerëz si ajo janë të denjë edhe për në kartmonedha. Krejtësisht dakort, por kujt po i drejtohet kjo kërkesë? Po flasim me veten si zakonisht... /pf/images/graemlins/laugh.gif Ndoshta në një të ardhme te afërt do të jetë e mundur, por mesa di unë vendet janë të zëna tani për tani.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Une jam dakort qe te vihet nene Tereza ne kartmonedhe,por me duket i tepruar mbishkrimi,tek nene Tereza ne besojme :shrug:
 

olti

Neo
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nuk eshte cudi qe ata budallenjte pikerisht ashtu ta vene!

Sigurisht qe do ishte mire te vendosnin foton e Nene Terezes ne monedha, por ajo shpreja do ishte skandal total. Por te ne eshte norme skandali dhe do ishte e jashtezakonshme sikur te ndodhte ndonje gje normale.
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Jo per polemike, po qe Nene Tereza te jete nderi i nje kombi qe nuk eshte shquar ndonjehere per perulje dhe vetemohim me duket pothuajse gallate. Qe kur eshte bere vete-mohimi dhe perulja (qe sigurisht jane vlera ne kristianizem) vlere e shqiptareve? Kur mori Nene Tereza Nobelin, apo kur u shenjterua?
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

cinizmi nuk ka fund ketu..ne emer te te qenit mendjekthjellet dmth..

"We cannot all do great things. But we can do small things with great love. It is not how much we do, but how much love we put in the doing." Mother Teresa

pyete tet eme se ca kuptimi ka kjo.
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Ime me thote qe ata qe nuk kane respekt per figuren e nenes, jo vetem nuk duhet te flasin per nene Terezen, po nuk duhet as t'i afrohen fjales dashuri e jo me ta perdorin si flete libri per te mbeshtjelle misrat.
 

jula

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Kur do ta cikim fundin e kanalit te budallekut ne si komb, se mbasi aty fillon ngjitja?
Jemi rast unikal per "vetmohime" ne: p.sh. kemi nje president qe pranon te veteflijohet ne altarin e humoristeve banale ne vend te Papes, perqafojme artificialisht ide qe nuk na perkasin, tani peshperitet se Nene Terezen (me shume respekt, meqe s'ka gisht ne kete pune) duan ta punesojne kryenegociatore te Shqiperise "moderne e europiane"... /pf/images/graemlins/tongue.gif

Ne kartmonedha une nuk do ta vija, me duket simbolikisht e kunderta e jetes se saj.
Sa per idene delirante "tek Nene Tereza ne besojme" : hahahaha!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

provojme te hapim nje teme te tille edhe tek tologjia (kam pare egzist nje forum i tille) dhe te shohim reagimet

nuk mendoj se ne shqiperi eshte mire te vendoset ne kartmonedhe nje shejnt i krishterimit :shrug:

po te kish qene laike, edhe mund ta mendonim, nese ato qe beri (respekt maximal nga une) i beri ne emer te kombit shqipetar
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Tek nene Tereza ne besojme! - Sing it with me brothers and sisters!!!
I ka dhene mushkes "Bar" ne vend te barit ky se shih ku e ka cuar.
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

grupi rezistenca vjen vale vale ne cdo teme, ajo qe me pelqen eshte qe ja mbeshtesni njeri-tjetrit me unitet.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Faleminderit per vemendjen, ka fuqi ne numrat.
Por kjo me shume se me Rezistencen ka te beje me mende e kokes.

E para e punes propozimi eshte pa pike origjinaliteti, perkthim i drejteperdrejte dhe zevendesim i "God" me "Nene Tereza" (keta te dy nuk ulen ne te njejtin stol /pf/images/graemlins/wink.gif ).

E dyta, po flasim per Shqiperine ku 70%-shi musliman i popullsise, me gjithe respektin dhe dashurine, nuk e ka mbeshtetur besimin tek Nene Tereza (ne Kosove dhe Shkup e therrasin Nena Terezë). Per me teper, Nene tereza vete do ta konsideronte nje shprehje te tille herezi, pasi eshte idhujtari dhe ne kundershtim me Fjalen e Perendise.
Qe te kuptosh se nuk behet perhere fjale per cinizem, por ca propozime jane pjella te nje imagjinate te varfer.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Nese nuk i pranojme ne figurat tona dhe per arsye nga me te paarsyeshmet, sepse eshte e nje besimi qe nuk perben 70 perqind te fese, atehere pse shqetesohemi nese Maqedonet duan ta respektojne me shume se sa ne? Ua leme atyre.
E kuptoni se po perdorni fene per qellime antishqiptare? E ç'rendesi ka nese eshte katolike, myslimane, ortodokse, apo budiste, eshte SHQIPTARE, kaq duhet te mjaftoje.
Nuk eshte feja kriteri i mases se figurave qe i perkasin nje kombi. E vlereson bota, ndersa ne duhet ta mohojme sepse nuk e do Meka. Jini ne vete apo jo? Shpresoj qe ata te cilet e kane ne dore te mos degjojne keto britma shkretetire.
Tani pyes: ku qendron ndryshimi midis Enver Hoxhes qe e mohonte per arsye ideologjike dhe ju? Ideologji marksizem leninizmi, ideologji edhe feja kur perdoret ne kete menyre.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Do flasim se pari per Nene terezen apo jo??
Per mikun virtual atman, dhe hapesin e kesaj teme po ju sjell nje citat:

VETËM NGA NJË GJË KAM FRIKË: NGA PARAJA!! LAKMIA - DASHURIA PËR PARANË - ISHTE AJO QË E SHTYU JUDËN TË SHISTE JEZUSIN.
Nënë Tereza


Dilni ne konkluzjonet tuaja. Nena ka folur.
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Fillimisht postuar nga mengjesi:
[qb]Ime me thote qe ata qe nuk kane respekt per figuren e nenes, jo vetem nuk duhet te flasin per nene Terezen, po nuk duhet as t'i afrohen fjales dashuri e jo me ta perdorin si flete libri per te mbeshtjelle misrat.[/qb]
Besoj se edhe ti e pranon qe dashuria e nenes apo njeriut eshte dicka qe nuk i atribuohet vlerave katolike. Nqs ngele e fyer nga sa thashe me pare, kerkoj ndjese, por e bera per te shpjeguar argumentin tim thjesht dhe sakte.
Fillimisht postuar nga Blendi:
Faleminderit per vemendjen, ka fuqi ne numrat. Por kjo me shume se me Rezistencen ka te beje me mende e kokes
Mos doje te thoje menderen? Se mua me duket se ti harxhove gjithe energjite e tua mendore per te hedhur poshte nje argument qe nuk po e mbronte askush dhe na sjell "fakte" qe nuk kane asnje lidhje me temen, psh "Nene Tereza" vs "Nena Tereze". Pyetja ketu shtrohet nese mund te konsiderohet Nene Tereza si nder i kombit shqiptar dhe a eshte cinik argumenti i Rezistences (meqenese keni te gjithe te njejten mendere) qe ne nuk mund ta nderojme ate perderisa shqiptaret jane shumica myslimane.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

Hmmm... nuk komentova qellimisht per pak kohe sepse doja te lexoja sa me shume ide dhe mendime tuajat. Pashe qe kishte mendime nga me te larmishmet dhe me pelqeu ajo e atamanit :thumbsup:
E di si eshte puna...ate shprehjen e hodha kot sa per ide se as mua sma mbush mendjen por ju mund te hidhnit ide ose sugjerime te tjera ne vend qe te merreshit me hidhje pritje :shrug:
Sa per komentet e tjera nuk mund te jem aspak dakort sidomos me ate qe thoshte qe jemi nje popull me shumice myslimane (nuk e kuptoj ca lidhje ka) apo ate tjetren qe Nene Tereza nuk mund te vihet ne sfond te nje kartmonedhe sepse jeta e saj ka qene gjithmone kunder parase :confused:
Sot nuk kam shume kohe por do te bisedojme perseri me gjeresisht :wave:
 

qeshem

Primus registratum
Re: Nene Tereza ne kartmonedhat tona!

me falni injorancen time po c lidhje ka kjo teme me ekonomine ???
apo sa do i rritet vlera lekut shqiptar nese stampohet figura e Nene Terezes... ??? :confused:

ne pritje te me ndriconi mbi kete debat ekonomik :shrug:
 
Top