Ne bulevardet shqiptare!

Princesha

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Kshu esht pothuajse ne te gjitha qytetet e shqiperise (si te fotoja po them).

P.S Kam vdek gazit, kur kam pa ata djemt aty te fotoja, sikur skan pa kurr femen me sy :eek:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Sipas meje pyetja e pare qe ngrihet eshte: kjo foto eshte shkeputur nga ndonje reviste, gazete, pra e publikuar diku dhe pastaj e kaluar ketu, apo jo? Ne rast se eshte vene ne menyre arbitrare (shpresoj qe jo) atehere perben nje shkelje ne te gjitha drejtimet. Pra askush nuk te lejon te afishosh, ose publikosh, foton e nje femre, pa marre leje nga personi ne fjale. E them kete Sepse aty kemi nje portret vajze, duke folur me gjuhen e gazetarise. Ligji ndalon te publikosh edhe foton e nje prostitute ne rruge.
-Problemi i dyte eshte ky: pse i denoni gjerat me pare se sa t'i gjykoni? Kete e them ne dy aspekte; e para qe me perjashtim te atij qe eshte ulur, te tjeret shikojne ne objektiv. E dyta edhe ai qe eshte ulur ndodhet ne lartesine e kofsheve te vajzes e natyrisht nuk besoj se ndonjeri ketu i ndodhur ne ate situate, ose pozicion, i perciell syte gjetiu. Kudo shikojne meshkujt dhe ne menyre te pacipe, keshtuqe nga kjo s'kane pse perjashtohen shqiptaret.
-Problemi i trete eshte i lidhur me pyetjen e dyte, pra me denimin pa gjykuar. Dikush i quan parazite dhe per fat te keq flitet me urrejtje, tregohet se si jetojne njerzit jashte, e krahasime te tjera ofenduese e perçmuese dhe se ata rrine ndersa emigranteve te shkrete u thyhet kerbishtja. C'lidhje kane keto vleresime me nje foto te bere rastesisht? Ata nuk rrojne ne kurriz te ndonje emigranti. Dhe me e rendesishmja; a i kini pyetur pse rrine pa pune? Krahasoni vendet e zhvilluara ku perqindja e papunesise eshte e ulet, me Shqiperine ku ende ekonomia eshte ne vend numero dhe ku hapja e klubeve nuk eshte nje zgjidhje per kete problem kaq te madh social? Me duket absurde. Nuk besoj se ka njeri ne Shqiperi qe deshiron te rrije rrugeve, ose nese ka, jane shume te paket. Megjithese i bindur them se jo. Jo, ngaqe ne Shqiperi nuk gezon ndonje te ardhur duke ndenjur. Asistenca eshte kaq e ulet dhe e kufizuar ne kohe, ndersa ne vendet e zhvilluara ka njerez qe e kane gjetur si nje zgjidhje, nuk punojne dhe marrin asistence, ose bejne pune te zeze dhe marrin serish asistence.
Shkurt per mua nuk eshte e drejte thjesht si teme dhe me duket si nje mani per te hapur tema te tipit sensacional, ose per ta kanalizuar vemendjen e diskutuesve ne nje menyre te shtrember.
 

olti

Neo
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Foto eshte postuar me pare ne forum. Eshte e marre nga nje sit qe e kane disa çuna elbasanlli. Tani me sa pashe une aty, nuk thuhej gje per ndalim fotosh ne publikime te tjera si dhe me e rendesishmja eshte se ato foto jane vene per tere publikun, pra dhe perdorimi duhet te jete i lire. Sidoqfofte nuk jam i sigurte; mbase kam bere gabim qe e kam vene ketu!!! :shrug:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

atman ka te drejte tek te permend ligjet e gazetarise qe jane edhe nomra etike shoqerore, nuk ka nevoje te kete mesazhe paralajmeruese aty, te isha une si ajo vajza te kisha paditur; arsyeja do qe se ti e ke bere "objekt" te nje diskutimi dhe nuk e ke sjelle thjeshte si pamje.

Sidoqofte, kjo nuk eshte ajo qe mbizoteron ne bulevardet shqiptare, ai do jete ndonje shehs pune ose pushimi dhe orari teper i vone.

Papunesia dhe pangopshmeria apo mentaliteti apo dicka tjeter mund te trajtohen edhe pa foto te tilla qe paraqesin dhunim personi.

P.s....je nxituar :shrug:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Kordele, ka nje film shqiptar qe quhet "Kapedani" dhe nje fragment kur xha Beqon e pyesin: me ke e pe, me kete me xham, apo me ate pa xham?
Te njejten pyetje do te te bej edhe une: me se e lexove ate qe kam shkruajtur, me...?
Me akuzon per mesazhe paralajmeruese!!! Me fal por ke kam paralajmeruar, perveçse kam kujtuar qe nuk botohet fotoja e dikujt pa marre lejen e vete personit. Tani del si shpetimtare apo avokat mbrojtese e asaj çupe. Je nje avokat shume i keq sepse e mbron ne menyren me te shtrember, duke ma veshur mua gjithçka.
Kush e beri objekt diskutimi ate vajze, une? Me duket se temen nuk e kam hapur une sikurse eshte po aq e qarte se nuk jam une qe kam publikuar foton. Une shpreha shqetesimin tim ndersa ti jo vetem si kofini pas te vjelit, por mbi te gjitha ngre edhe akuza absurde ne adresen time.
Kujdes! Ky po eshte paralajmerim dhe serioz bile. Nuk mbaj mbi supe pluhurin qe nuk me takon.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Me gjithe respketin qe kisha per ju po u them qe mesazhi ishte ne mbeshtetje te mendimit tuaj duke i terhequr vemendjen Neos alias Oltit.

Eshte teper e qarte!
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Nuk para me pelqen te shprehem ne anglisht po ksaj rradhe s'po duroj dot:

This photo is sooooo kick *** !!

Ku e gjetet mer amon? Tani e kam desktop theme. Shume frymezuese per ndonje montim ne te ardhmen.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[QB] atman ka te drejte tek te permend ligjet e gazetarise qe jane edhe nomra etike shoqerore, nuk ka nevoje te kete mesazhe paralajmeruese aty, te isha une si ajo vajza te kisha paditur; arsyeja do qe se ti e ke bere "objekt" te nje diskutimi dhe nuk e ke sjelle thjeshte si pamje.

Sidoqofte, kjo nuk eshte ajo qe mbizoteron ne bulevardet shqiptare, ai do jete ndonje shehs pune ose pushimi dhe orari teper i vone.
Kordele, nuk ka rendesi nese kishe respekt dhe nuk ke me. Lexoje edhe njehere me kujdes ate qe ke shkruajtur, i vetmi njeri qe i je drejtuar jam une. Jo autorit te vertete sepse nuk e ke permendur gjekundi. Fillon me Atman dhe pas presjes se dyte ne te njejten fraze thua tekstualisht: te isha une si ajo vajza te kisha paditur; arsyeja do qe se ti (kush ti? kujt i drejtohesh tjeter kur nuk ka asnje tjeter)e ke bere "objekt" te nje diskutimi dhe nuk e ke sjelle thjesht si nje pamje.
Pra siç e shikon eshte shume e qarte. Scripta manent, (shkrimi mbetet) thoshin latinet, dhe arsyeja jane pikerisht raste si ky.
E leme respektin menjane dhe mendoj se me detyrohesh te falur.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

tema eshte interesante dhe fotografia ishte shume e goditur.
shume kohera te stresuara dhe te lexecme mu kujtuan nga ajo foto.
rendesi ka te pakten (nga kjo foto nuk e di ne pergjethsi kam 3 vjet qe s'kam qene ne shqipri tani) qe nuk duken si halabake se gjysma e te keqes te te shohim po renci ka mos shoqerojne me komente banale apo ngacmimne fizike pastaj
 

anabella

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Neo, ke bere aq mire qe e ke hapur kete teme dhe eshte mire qe ta shohin te gjithe shqiptaret ane e mbane botes "parazitin" qe qendron tek rinia shqiptare. Perse jashte shtetit nuk te shikon syri gjera te tilla? epo duhet te kruash me nder halete e botes qe ta marresh vesh se c`eshte puna e leku!!!
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Problemi eshte se kur nuk ke se çfare te krruash,atehere çfare do besh.
 

olti

Neo
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Ne sitin ku eshte marre mbi cdo foto shkruhet: "dergoje kete foto si E-Card" Pra i eshte lene i lire perdorimi nga cdokush. Nese dikush nuk do qe materialet e tij te perdoren, atehere dhe e shkruan se keto materiale jane nen mbrojtjen e te drejtes se autorit, gje qe ne ate sit nuk eshte e thene. Sidoqofte ky eshte nje disktutim teresisht tjeter tani edhe se une perseri e le te hapur mundesine qe mund te kem bere gabim.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Amon me e njef njeri nga kto te forumit kte elbasonllien?
Mu me gjith men qe po me luka menc. Kembet dhe sidomos shpatullat i her i ka perfekte. Bustin yll fare. :wub:
Ah ca te boj qe s'jam ne vend te nenjonit prej tyre cunave.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Qellimi i temes nuk eshte fare autoresia e fotos por problemi shoqeror i torturimit te femrave rruges. Berthama e problemit eshte vulgariteti dhe prapambetja e mashkullit shqiptar qe nuk ka mesuar akoma se si adresohet nje femer. Sic e shpreh edhe fotografia ajo nuk ia vari asnjerit.

2835.jpg


Nuk arrij te shoh se si nje cun mund te mendoje se do i prishi mendjen nje vajze me te thithme dhe me "rrushi, ylli, kofsha, te hongsha_____"!!!
Edhe ne rast se ata e dine qe nuk do ua vari, por e bejne sidoqofte...pse duhet te tregohen harbuta patjeter??
Ca kane per t'i ofruar nje vajze te bukur ca rob qe rrin ul ne ferra tu krrujt zarat?
Femres i pelqen vemendja, por ka teknike, mund te behet sjellshem, qe ajo te buzeqeshe ne vend qe te shemtohet nga merzia. Nuk mendoni?
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

cfare mua me indinjon nuk eshte me aq shume sjellja e cunave sesa ajo e gocave,
ja per shembull asaj goces ne foto i ka thene gjyshja "as majtas e as djathtas por vetem drejte",ajo vazhdon te eci ne kulmin e seriozitetit a thua nuk e di qe po e fotografojne, qendrim tipik i gocave shqiptare i cili vetem tregon se sa te ndrydhura dhe te trembura jane ato...
kete vere nje shites misrash me tha neper dhembe "si shpirt qenke" e une ja ktheva tere konfidence:" edhe ti si shpirt je cuno, problemi eshte se kush eshte me i mire" e per cudine time ai u skuq (ne te vertete nuk jam edhe aq e forte jo /pf/images/graemlins/laugh.gif ),
injorimi dhe berja sikur nuk ke digju gje i bene cunat vetem te ndihen me superior dhe i fton ata te vazhdojne gjuetine...
me ka rene ne sy diku shprehja:"ka koqe",eshte shprehje pak diskriminuese, mendoj se force karakteri mund te tregojne edhe njerezit me cica (ne menyren e tyre femerore, pasi kam parasysh qe femrat e suksesshme ne politike bie fjala kane dicka prej mashkulli ne vetvete)

o "burra" goca!!!!, ne dasem duhet te veshin cunat kostum te bardhe(meqenese jane te pafajshem) /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe ne fustan te zi /pf/images/graemlins/wink.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

PS: Per titullin nuk me erdhi ndonje ide me e mire per momentin. Kush ka le te hidhet, se eshte i mirepritur!
Neo, fenomeni qe po diskutohet, pervec se ne bulevardet shqiptare ngjet edhe ne kangjellat dhe oborret e shkollave, ne baret dhe lokalet, ne rruge ku makinat levizin ngadale per te ndjekur ecjen e vajzave...

cfare mua me indinjon nuk eshte me aq shume sjellja e cunave sesa ajo e gocave...

...ajo vazhdon te eci ne kulmin e seriozitetit a thua nuk e di qe po e fotografojne, qendrim tipik i gocave shqiptare i cili vetem tregon se sa te ndrydhura dhe te trembura jane ato...

kete vere nje shites misrash me tha neper dhembe "si shpirt qenke" e une ja ktheva tere konfidence:" edhe ti si shpirt je cuno, problemi eshte se kush eshte me i mire" e per cudine time ai u skuq (ne te vertete nuk jam edhe aq e forte jo ),
injorimi dhe berja sikur nuk ke digju gje i bene cunat vetem te ndihen me superior dhe i fton ata te vazhdojne gjuetine...
Olta, ide shume interesante, por nuk e di nese do te vazhdoje te ishe kaq "luftarake", neqofte se do te kishte qelluar nje tip me "i forte" se ai tipi i misrave...
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

a jo guximin e budallait nuk e kam dhe nuk i bie murit me koke,
po flisja per raste pak a shume normale plus qe po te ishte ai i "forte" nuk do shiste misra por na i gjo tjeter ne tirane...
naten /pf/images/graemlins/smile.gif
p.s: fjala "luftarake" nuk i pershtatet rastit ne fjale, se tek e fundit nuk po sulmoja por po i kushtoja vemenjde nje mashkullit me teknike, po e "trajtoja" me delikatese ashtu sic ata e meritojne apo jo /pf/images/graemlins/wink.gif
(se ku i kam digjuar njehere keto shprehje standarte :shrug: )
 
Re: Ne bulevardet shqiptare!

C'mu desh mua :mad: . Olti te gjitha gjerat hilariose qe me dergojne s'kam per ti ndare me me ty, naaaaaaaaaa ta besh dhembin

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]


Nuk arrij te shoh se si nje cun mund te mendoje se do i prishi mendjen nje vajze me te thithme ? [/qb]
Ndonjehere nje e THITHME eshte me mendje-prishese se cdo gje tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif


Olta :wave:
 

Diddy19

Su@mi
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga Olta:
cfare mua me indinjon nuk eshte me aq shume sjellja e cunave sesa ajo e gocave,ja per shembull asaj goces ne foto i ka thene gjyshja "as majtas e as djathtas por vetem drejte",ajo vazhdon te eci ne kulmin e seriozitetit a thua nuk e di qe po e fotografojne, qendrim tipik i gocave shqiptare i cili vetem tregon se sa te ndrydhura dhe te trembura jane ato...

1.Goca me duket aq e madhe sa te beje si te doje vete dhe jo te pyesi gjyshen.
2.C'te keqe ka qendrimi i saj??Mos duhet ti buzeqeshe aty "bishave te uritura"?Se tu thote "Puna e mbare!" me duket ironi e tepruar.
 
Top