Ne bulevardet shqiptare!

olti

Neo
Ne bulevardet shqiptare!

DSCF0015.jpg


Duke u nisur nga kjo foto e postuar dite me pare ne nje nga temat e forumit do doja te flisnim mbi kete fenomen shqiptar. Se kam fjalen per kruarjen e hundes ne publik /pf/images/graemlins/laugh.gif por per masat e cunave qe rrine ne cdo vend ku mund te qendrohet per te pare "sfilatat" e gocave te "pafajshme" ne rruge, trotuar, bulevarde e kudo. Me shume se kushdo jane femrat ato qe duhet te flasin mbi kete vemendje qe leshohet mbi to dhe se si ndjehen.

KAQ!
icon19.gif


PS: Per titullin nuk me erdhi ndonje ide me e mire per momentin. Kush ka le te hidhet, se eshte i mirepritur!
 

astronaut

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Ja vlen per diskutim.
Femrat kerkojne emancipim, meshkujt rrine si laperat rrugeve.
Disfate per meshkujt. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mjere ata
 

astronaut

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Njeri eshte ulur me prapanice mbi lulet dhe po prish gjelberimin.
Tjetri me bluze te kuqe dhe pantallona trecerekeshe, luan rolin e ndonje ardhuruesi te tij si ne filmat me FBI dhe CIA.
Tre cuna kane zene rrugen e kalimtareve mbi trotuar dhe detyrojne njerezit te rrezikojne jeten duke devijuar rrugen e mbingarkuar.
Njeri kruan hundet dhe gjurin e mban te thyer se i ziu gjithe diten e gjate duke bredhur ka nevoje per pak pushim ose thyerje kembesh.
Ja keta jane parazitet shqiptare qe e shkelin Tiranen mbi 20 here ne dite.
A thua valle meritojne ndonje lek nga vellezerit e tyre qe punojne jashte Shqiperise dhe qe kurrizi i te shkreteve emigrante kur te arrije mosha 50 vjec, behet me e copetuar se kurrizi i ndonje plaku 80 vjecar.
Po verej figuren me vemendje dhe sinqerisht ta dini qe nervozohem jashte mase.
Po c`bejne o c`bejne keta lapera rrugeve?
Po pse mamate e tyre dhe baballaret e tyre do ti ndihomjne per ti mbajtur gjalle?
Po pse o kujtojne keta se per nja nje vit do rikthehet komunismi dhe aksionet?
Parazite more parazite, ja moret frymen Shqiperise.
 

jula

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Them te mos i gjykoj fare, per momentin.
Aq me teper qe humbja e kohes, ne nje bulevard (real apo virtual :rolleyes: ) mund te kete shume arsye, shpesh sociale dhe ai lloj shikimi shpreh pamundesine e shume personave per te qene ne atmosfera me moderne, me menyra me civile per te pare e njohur.
:book:
 

astronaut

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fujiku pamundesia per te gjykuar nje veprim te tille, sjell konfuzitet.
Ne Tirane ka bibloteka, ka vende ku njerezit mund ta humbin kohen duke fituar dicka dhe jo duke e humbur dyfish.
Per mendimin tim meshira juaj ndaj atyre qe verdallisen rrugeve, eshte thjesht nje ushqim per parazitet.
Ne cdo vend te Evropes se zhvilluar, koha eshte flori, por nganjehere eshte dhe kaqmbingarkuese sa duhet te lesh disa programe qe te realizosh nje program te dobishem afatgjate.
Thuaji ti, keta jane quan mamaje dhe kurre nuk kane prekur pune me dore.
Kur nje njeri nuk shpreh pikepamje pozitive, per mua ngelet nje njeri negativ.
Pike dhe nuk ka bir nene qe ma kthen mendjen per kete gjykim.
 

jula

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Mendimin tuaj e respektoj dhe kuptoj, por qe ju quani mendimin tim "meshire", kjo me acaron.
Do te zgjatesha shume per tu shpjeguar, le te mjaftohet secili duke lene pershtypjet e veta para ketij bulevardi.

gjithe te mirat, /pf/images/graemlins/smile.gif
 

astronaut

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Postuar nga Fujiku
<ul type="square">
[*]Aq me teper qe humbja e kohes, ne nje bulevard (real apo virtual ) mund te kete shume arsye, shpesh sociale dhe ai lloj shikimi shpreh pamundesine e shume personave per te qene ne atmosfera me moderne, me menyra me civile per te pare e njohur
[/list]
Fujiku arsyet a jane gjithesesi nje lloj meshirimi?
Problemet sociale a jane nje lloj meshirimi?
Pra mua me duket se duke arsyetuar ne kete menyre per personat ne foto, ti jep nje mendim irracional.
Mos valle eshte ne traditen shqiptare te verdallosemi nga 20 here ne dite bulevardeve te Tiranes dhe pa Para?
Cfare atmosfere morderne kerkon Fujiku kur njerezit jane dembele, nuk punojne, nuk kane pak para, nuk dine me shume se nje a,b,c?
E di ti se si jetohet kendej nga Evropa?
Dukesh qe je e panjohur me boten dhe nuk te ve faj.
 

jula

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Po perpiqem te mos ofendoj, hap nje liber dhe kupto dallimin midis "meshire" (koncept kryesisht bamires, shpesh besimtar) dhe "analize sociale"...
Kjo e dyta eshte neutrale, as pro, as kunder asaj cka te acaron kaq shume.
Na preke me ate Europen tende, qe s'paskemi pasur fatin te shijojme.
Une nuk shkruaj me. Ignorantia non excusat.


*Neo, me fal, por sot po shkaktoj degezime te panevojshme temash. Pa dashje. :shrug: :wave:
 

astronaut

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Une e di se cfare do te thote misherim gjithashtu dhe nje analize sociale.
Problemi qendron ne ate pike ku ju me sa verej jeni intelektuale dhe deshironi distancimin nga nje diskutim i tille duke thene se nuk te pelqen te gjykosh.
Po mire o derebardhe, fotoja a nuk eshte nje pasqyrim real i gjendjes ne Shqiperi?
Nuk e keni perjetuar juve vete nje realitet te tille.
Atehere mosgjykimi i nje veprimi eshte nje ndihmese per te "vobektet" qe sillen bulevardeve te kryeqytetit.
Pastaj neqoftese Neo kete teme e ka hapur ne menyre private dhe jo shoqerore, i kerkoj ndjese dhe jam dakort te fshihen te gjitha postimet e mia.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Postuar nga Fujiku
<ul type="square">
[*]Na preke me ate Europen tende, qe s'paskemi pasur fatin te shijojme.
[/list]
Evropa nuk eshte timja por une jam nje pjesetar i saj.
Mundohuni te modifikoni nje opinion te ndryshem nga ai qe keni ne Shqiperi per Evropen.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Mirupafshim dhe mos u merzit.
Ate qe nuk e di una, ma thua ti, ate qe nuk di ti, ta them una.
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

....ne vitin 1938 nje vajze 18 vjece italjane u martua me nje ushtar shqipetare dhe erdhi per te jetuar ne Shqiperi. Pasi zbriti ne portin e Durresit mori rrugen e bulevardit qe te çon tek xhamija kryesore, aty pa qe gjithe shkallet qe te çonin atje (tek xhamija) ishin mbushur me burra qe pinin duhan me llulle, e habitur nga kjo pamje e çuditeshme pyet vjerrin e saj shqipetare, sot eshte dite feste ketu? Jo, i thote ky, ketu eshte gjithmone keshtu.
Morali: kane kaluar 55 vjet nga ajo dite dhe jemi po njesoj! Turqini hesapi....
 

jula

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Qe ajo foto eshte shprehje e nje prapambetjeje dhe qe zbulon nje problem real, s'e ve ne diskutim, por me vjen keq qe ti vihet etiketa "turqinizma".
Ftoj mbesen e asaj italianes sot, ne 2003shin te beje nje xhiro ne borgatat superkatolike te Romes.

Personalisht kam shetitur ne rruget e Beirutit (ne lagje jo kristiane maronnite) pa pasur me te voglin problem me kesi lloj shikimesh.
Lum ata qe kane sigurira ne kete bote.
:wave:
 

Diddy19

Su@mi
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Teme interesante!
Vertete qe pamja ne foto eshte nje pamje pothuajse normale per ne tashme,s na ben me as pershtypje,po vertete qe sic thote Pirust te ngjall meshire,po te vjen edhe te ulerasesh.Kot s thone "Nuk ka gje me te keqe sesa te mesohesh me te keqen".Dhe ne fakt eshte ajo qe po bejme ne tani...
Vertete Fujiko qe po i bejme nje analize shoqerore dhe sic thua ti eshte neutrale( ne pergjithesi) po s besoj se ne kete rast ka njerez qe mbeshtesin dhe nxitin nje dukuri te tille;si rrjedhoje qendrimi qe duhet te mbajne duhet te jete percmues dhe qortues(nese nuk jane mesuar me te ne nje mase te tille sa te mos marrin as mundimin me te vogel per t'i gjykuar me).
Nuk qendron as ajo qe thua ti se ata njerez aty jane aty sepse nuk mund te jene ne nje vend tjeter ku mund te njohin njerez (apo dicka e tille).Qendrimi i tyre ne ate vend dhe ne ate kohe shpreh ne rradhe te pare lenien e qenies se tyre ne doren e fatit,rassegnamento(nuk me vjen termi i sakte ne shqip)!Kjo asnjehere nuk sjell qyteterim..sjell parazitizem,regres, varferi,monotoni....eshte vdekje!
Edhe une si Pirust ndjej meshire tek shoh nje pamje te tille:njeriu ne nje fare menyre e krijon vete fatin e tij,arrin ate qe do dhe nuk arrin dicka vetem sepse nuk do,ose nuk e do me te vertete....

Po diskutoj pamjen ne foto vetem persa i perket dukurise se "parazitizmit te shqiptareve" sepse persa i perket asaj te te veshtruarit te vajzave tek ecin rrugeve nuk ma ndjen te flas se ndjej jo meshire po neveri dhe pastaj nervozohem keqas po te filloj te diskutoj /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S.Fujiko,me fal se u mbeshteta ne ate cfare shkruaje ti tek sa jepja mendimin tim po eshte thjesht per te ngjallur diskutim ....
 

Aralda

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

hmm Me duket se e njoh ate rruge kam kaluar shpesh per 18 vjet te jetes time e ndoshta tani me mungon ,mgjth mund tju them se un si femer shpesh here me eshte dashur te reflektoj rreth veshjes time menyres se si eci e karakterit tim kjo per vete faktin se komenten qe mund te bejn ne nje mbasdite ne bulevard jane nga me te i pamagjinushmet :goofy: ,e ctju them tjeter ? P.S AJO FOTOJA MOS ESHTE BERE GJE NE ELBASAN ? :
 

ermaliurnick

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

yes kjo foto eshte bere ne el...te them te drejten une i kam inat cunat qe rrine ne trotuar ashtu dhe kur dal qe kam ndonje pune nga ajo rruge dal neper cepa...cuditem si nuk kane pune mer vlla..car fitojne kur rrine gjith diten ne bulevard..nejse pune per to
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga fujiko:
[qb] Qe ajo foto eshte shprehje e nje prapambetjeje dhe qe zbulon nje problem real, s'e ve ne diskutim, por me vjen keq qe ti vihet etiketa "turqinizma".
Ftoj mbesen e asaj italianes sot, ne 2003shin te beje nje xhiro ne borgatat superkatolike te Romes.

Personalisht kam shetitur ne rruget e Beirutit (ne lagje jo kristiane maronnite) pa pasur me te voglin problem me kesi lloj shikimesh.
Lum ata qe kane sigurira ne kete bote.
:wave: [/qb]
Mbesen e asaj s'ka nevoje ta ftosh se eshte shqipetare dhe jeton ne Rome, ajo vajze italjane kaloi 30 vjet neper burgje komuniste dhe ne internim, por kjo nuk ka rendesi, po flisnim per prapambetjen e thelle qe vazhdon te jetoje ne palcen e popullit tone. E dini shume mire qe ne Shqiperi te gjithe llojet e muhabeteve duke filluar qe nga pazari, biznezi dhe politika e bere nga vete politikanet behet neper kafene, une kete e quaj turqini dhe nuk e luan as topi.
Ajo fotografi edhe po te ishte shkrehur ne qender te Tiranes nuk do me bente pershtypje se pak a shume problemet jane te njejta.
Nuk po flisnim me duket, nese te ben apo jo pershtypje kur te "skanerizojne" meshkujt ne rruge, por per faktin qe humbin kohen ne kete menyre.
 

babi

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fotoja burim i kesaj teme eshte shume e qarte.

Eshte nje fakt qe e provojne te gjitha femrat (sidomos ato me fund te shkurter) nese kalojne prane nje kopeje te uriturish.

Por thuhet se nga figura (dhe mua ashtu me duken) ato meshkuj duken qe jane te paedukate, te pashkolle pra parazite.

Une them se kjo dukuri eshte pak me eperhapur sepse edhe ne TR mjafton qe te kete nje grup me me shume se 1 mashkull ne ndonje cep rruge dhe s'ka shans asnje femer te kaloje pa u permbledhur nen shikimin e tyre (shto dhe ndonje koment nga thellesia e zemres)

Por edhe ne vende te tjera nje femer zakonisht shikohet nga meshkujt por nuk e di pse ne Shqiperi shikimi i meshkujve duket sikur te ben pis duke qene me vulgar se vulgariteti.

p.s duhet hapur ndonje fabrike se nuk eshte pune edhe te futen te gjithe langot e rrugeve ne pune 48 ore ne 24.
:book:
 

olti

Neo
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga eralda:
[qb] P.S AJO FOTOJA MOS ESHTE BERE GJE NE ELBASAN ? : [/qb]
Shume mire e ke kuptuar! /pf/images/graemlins/smile.gif

Pershendetje :wave:
 
Top