Ndodh edhe keshtu

Ndodh edhe keshtu

Ne kete teme sillni lajme "zdromse" te lexuara neper gazeta.

Tek gazeta e Firenzes "La Nazione", nje gazete halldupesh provincial, lexova kete:

Nje gabele shkonte neper tavolinat e nje restoranti per te kerkuar lemoshe. Njeri prej kamariereve e perzuri sepse po bezdiste clientat. Gabelja e nexefur me kamerierin, ngriti fundin (pa te brendeshme) dhe jua tregoi per disa minuta njerezve qe po hanin ne tavolinat perjashta prane bukurive te Firenzes. Ndejti ashtu per rreth 10 minuta duke u drejtuar klienteve me "mangiate la mia fi*a" deri sa nje pjese e klientave u çuan nga tavolinat mbasi dreka nuk u shkonte poshte me kete spektakel te improvizuar te gabeles.. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Një kërpudhë shitet në Londër për... 52 000 dollarë!


Shekulli online

Një kërpudhë e bardhë toskane, prej 852 gramësh iu shit për 52 000 USD restorantit "Zafferano" të Londrës, gjatë një ankandi organizuar pranë Firences, njofton shtypi italian. Sipas organizatorëve të këtij ankandi ndërkombëtar, zhvilluar të dielën në një kështjellë toskane, ky çmim përbën një rekord botëror. Nga ankandi u mblodhën gjithsej 103 700 USD që do të shkojnë në një spital për fëmijë në Firence, për fondacionin anglez të Sarah Ferguson "Children in crisis", dhe për Foodbank në Nju Jork. Në fillim të nëntorit, një kërpudhë në Piemonte, në verilindje të Italisë, që peshonte 1,05 kg ishte vlerësuar me 41 000 USD
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Një amerikan hidhet nga kati i 86-të i Empire State Building


shekulli online

Një person u hodh nga kati i 86-të i Empire State Building, bëri të ditur sot policia e Nju Jorkut. Policia bëri të ditur se kishte marrë një telefonatë për hedhjen e një personi nga ndërtesa më e lartë e qytetit, që pas rrëzimit të Kullave Binjake. Trupi i viktimës u gjend në taracën e katit të gjashtë.
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Të punosh me gruan në zyrë është nje ferr


Asnjëherë të mos t'iu shkojë ndër mend që të punoni në një vend pune me gruan ose burrin tuaj. Sipas një studimi nga e përmuajshmja “Capital”, 7 persona në dhjetë të intervistuar, tregojnë se gratë e tyre bëhen pengesë e dukshme për ecurinë e punës, kur ata punojnë në një kompani të përbahskët ose në një zyrë. Shpesh është me komode të punosh me një sekretare sesa me gruan, e cila është gati të bëjë gjithë punën çorap, për të nxjerrë në dritë sekretet e burrit apo për të treguar se është bashkëshortja e shefit. Por nuk vetëm mjafton kjo. Në shumicën e rasteve të intervstuarit kanë theksuar se ekzistenca e një prej partnerëve në mjediset e punës, bëhet shqetësuese gjithashtu edhe për kolegët, të cilët ndihen keq në prani të tyre. 74 për qind e të punësuarve në një vend pune me partnere e tyre kanë thënë “JO” kësaj zgjedhjeje, ndërsa pjesa tjetër ka deklaruar se ky bashkëpunim është më i frytshëm në rastet kur njëri prej pantnerëve luan rolin mbikqyrës për kompaninë, merret me monitorimin e fondeve apo menaxhimin e burimeve njerëzore. Ndër problemet që reflektohen dukshëm në jetën e çiftit sipas psikologëve është ngrënia e darkave jashtë familjes dhe mungesa e kujdesit ndaj fëmijëve, fakte këto që prishin harmoninë e familjes
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Sipas Protokollit të Shtetit fotoja e Presidentit është e detyrueshme

Nano heq nga zyra foton e Moisiut


A.Rama

TIRANE- Ata njerëz të zakonshëm që kanë vizituar dje zyrën e kryeministrit Fatos Nano, mund të mos kenë vërejtur ndonjë mungesë në mobilimin e saj. Madje në këtë drejtim dikush mund të ketë ngelur i shokuar nga luksi, që për të konsiderohet i pazakontë. Por ndonjë sy i vëmendshëm që nuk i shpëtojnë detajet, ka arritur të fiksonte se në murin e zyrës së Nanos dhe pikërisht prapa tavolinës së punës së kryeministrit mungonte portreti i presidentit Alfred Moisiu. Në atë vend Nano duhet se ka preferuar të mbajë të varur përkrenaren e Skënderbeut e cila është edhe pjesë e stemës së Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit “Për Protokollin”, në të gjitha zyrat e titullarëve të shtetit, apo edhe zyrtarëve të tjerë është e detyrueshme që të mbahet portreti i kryetarit të shtetit si dhe simbole të tjera siç është stema e Republikës. Protokolli në fjalë është miratuar nga qeveria e kryesuar nga Nano një vit më parë, pas ndryshimeve për organizimin e ceremonialit zyrtar. Askush nuk mund të thotë me saktësi, nëse kjo është një neglizhencë e momentit, apo mungesa e fotografisë së presidentit Moisiu në zyrën e Nanos, vazhdon që nga dita kur ky i fundit ka hyrë në atë zyrë. Pra në rast se nuk është vendosur asnjëherë fotografia e kreut të shtetit, përafërsisht Nano, ka thyer me vetëdije rregullat e protokollit shtetëror për gati 28 muaj, koha e plotë kur ai është mandatuar si kreu i ekzekutivit. Të gjitha kamerat televizive, që janë lejuar dje të futen në zyrën e Nanos, e kanë filmuar mungesën e fotografisë presidenciale. Më tepër se dy vjet më parë, pak kohë pasi Moisiu u zgjodh President, është konstatuar se në Gjykatën Kushtetuese, nuk ishin vendosur portretet e tij. Por pas publikimit të këtij fakti, ish -kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, urdhëroi vendosjen e portreteve menjëherë. Ndërkohë nuk dihet nëse kjo gjë do të ndodhë edhe me kreun e qeverisë. Pra nëse ai do të punojë në të ardhmen në zyrë me portretin e presidentit Moisiu në mur.
Dje zyra e kryeministrit ka qëndruar e hapur për rreth tre orë për vizitorët. Një grup nxënësish të dalluar kanë zënë vend në tavolinën ku kryeministri zhvillon të gjitha takimet. Hapja për qytetarët e Pallatit të Brigadave, zyrës së kryeministrit dhe zyrës së kryebashkiakut ndodh për herë të parë këtë vit, në 60 -vjetorin e Çlirimit të vendit, pas një propozimi që Edi Rama bëri një muaj më parë.
Madje në vizitën që nxënësit e 10-tave bënë në Pallatin e Brigadave u shoqëruan nga presidenti i Republikës, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës. Një ciceron u ka shpjeguar vizitorëve dhomat e pallatit dhe historitë që lidhen me secilin nga mjediset e këtij pallati madhështor. Pallati i Brigadave u ndërtua për të qenë rezidenca e Mbretit Zog, por pas pushtimit nga Italia, pallati iu la Viktor Emanuelit të 3-të, i cili megjithatë nuk fjeti aty asnjë natë. Pas Çlirimit gjithë brigadat partizane u mblodhën aty për të shpallur çlirimin, ngjarje nga ku mori emrin “Pallati i Brigadave
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Një kallashnikov i Poliçanit shitet 300 dollarë në SHBA


Eltion Hoxha

Armët shqiptare janë gjendur në shumë konflikte nga Afrika deri në Kosovë. Karabina Simanov, SKS 7.62 mm, e njohur ndryshe si Pushka 10-she është një nga armët më të kërkuara në tregun amerikan. Gjahtarët, kriminelët, qitësit amatorë dhe bandat kriminale janë prezantuar tashmë me këtë armë gjysmëautomatike. Madje Qendra Amerikane për Politikat e Dhunës (VCP) e ka klasifikuar atë si arma e cila ka plagosur dhe vrarë më shumë anëtarë të forcave të rendit. Vetëm gjatë vitit 2004 sipas VCP-së nga me SKS 7.62 mm janë qëlluar gjashtë policë. Me ardhjen e tij në pushtet, presidentit Bush i Riu shfuqizoi ligjin për ndalimin e importimit të armëve nga Rusa dhe Kina të vendosur nga ish-presidenti Klinton. Një dekret e tij lejonte importimin e armëve të zjarrit, veçanërisht nga Shqipëria dhe ish-Jugosllavia. Sipas Kristen Rand, drejtore për politikat juridike në VCP, një pushkë 10-she prodhim shqiptar mund t’a blesh në tregun amerikan me më pak se 200 dolarë. Ndërkohë që AK47, ose Kallashnikovin e Poliçanit me rreth 300 dollarë. Eksportimi i armëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi në vitin 2000, kohë kur presidenti Bush vuri këmbën në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Qendrës Shqiptare për Tregti Ndërkombëtare (ACIT) Shqipëria gjatë vitit 2000 ka eksportuar drejt këtij vendi armë, municione dhe pajisje të tjera në një vlerë prej afro 551 mijë dollarë, në 2001-in rreth 401 mijë dollarë, në 2002-in 221 mijë dhe në 2003-in 96 mijë dollarë. Gjatë këtyre katër viteve në total janë eksportuar rreth 1.3 milionë dollarë armë dhe municione.
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Kelmend, 2500 banorë, të izoluar nga dimri


A. Dushi

MALËSI E MADHE- Banorët e komunës së Kelmendit vazhdojnë të jenë jashtë vëmendjes së shtetit, megjithëse dimri ka filluar dhe dëbora ka izoluar disa fshatra. Janë 2500 banorë të kësaj komune që nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë ushqimore nga shteti, ndihma që në këtë kohë duhet të kishin shkuar pranë tyre. Sipas kryetarit të komunës së Kelmendit, Kolë Aliaj, asnjë ndihmë ushqimore dhe financiare nuk ka mbërritur në komunën më verirore të vendit. Për këtë ata fajësojnë prefekturën dhe këshillin e qarkut, që sipas tyre nuk merren vesh me njëri- tjetrin. Por këto mosmarrëveshje bien në kurriz të banorëve të kësaj komune të largët malore. Sipas kryetarit Aliaj , këshilli i qarkut nuk i çel fondet deri në muajin prill, kur është tepër vonë për banorët e fshatrave të kësaj komune. Situata më problematike paraqitet për banorët e fshatrave Vermosh, Dobri, Lëpushë dhe Selcë. Rruga prej 25 km nga Selca në Vermosh është e bllokuar dhe dëbora që vazhdon të bjerë ka arritur në 40 cm. Banorët e fshatit Vermosh kanë tre javë pa drita, pasi shtyllat e rrëzuara nuk janë riparuar. Nga ana tjetër, duhen 1000 litër naftë që traktorët dëborëpastrues të hapin rrugën, por komuna nuk ka mundësi financiare për këtë, thotë Aliaj. Këshilltari Dodë Gjerkaj shton se më të domosdoshme kanë hapjen e rrugës. “Moshapja e rrugës do të thotë që të sëmurët të vdesin, pasi në Kelmend mungojnë qendrat shëndetësore”,- shton më tej.


01/12/2004
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Dëshira Noka që vuan dënimin në burgun 325 akuzohet se ka vrarë në vitin 2001 bashkëshortin e saj

E dënuar për tentativë vrasjeje, akuzohet se ka vrarë burrin e saj


A. Qoraj

TIRANË- Ndërsa vuan dënimin për tentativë vrasjeje të një çifti në Durrës, një grua 38-vjeçare akuzohet se ka vrarë dhe burrin e saj. Dëshira Noka, banuese në Rrushkull të Durrësit, vuan dënimin në burgun 325 për një tentativë vrasjeje të kryer në vitin 1997, por së fundi ndaj saj është ngritur dhe akuza se ajo ka vrarë burrin e saj. Lajmin e bëri të ditur dje zëdhënësja e policisë së Tiranës, e cila njoftoi se 38-vjeçares Noka i është komunikuar akuza e dytë për “vrasje”. I njëjti burim sqaroi se gruaja 38-vjeçare akuzohet se ka vrarë burrin e saj, Avdi Noka, 48 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2001 në Tiranë,ku dhe jetonin atëherë bashkëshortët. Por atëherë policia nuk ka patur prova të mjaftueshme për të akuzuar 38- vjeçaren. Me hapjen e çështjeve të vjetra, ekspertët e komisariatit nr. 3 kanë zhvilluar hetime lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit, ndërsa kanë gjetur prova që fajësojnë gruan e tij për këtë ngjarje; thanë për gazetën burimet.Mësohet se pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Dëshira Noka është shoqëruar nga policia, e cila nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte autorësinë e saj në vrasjen e burrit. Por në këtë shoqërim policia ka grumbulluar prova se ajo është autore e tentativës së vrasjes së një çifti nga Durrësi. Nisur nga këto prova ajo është arrestuar dhe pas hetimeve të mëtejshme çështja kaloi në gjykatë, ku Dëshira Noka u dënua me disa vite burg. Ngjarja për të cilën ajo u dënua kishte ndodhur gjatë vitit 1997 kur Noka, atëherë 31 vjeçe, kishte tentuar t’i vriste dy bashkëshortët pas një sherri banal. Tashmë ajo ndodhet në qelitë e burgut 325 të kryeqytetit, me një akuzë të re,atë të vrasjes së burrit të saj. Gjithsesi ekspertë të policisë për momentin nuk japin hollësi,pasi çështja në fjalë është në hetim. Zëdhënësja bëri të ditur se vrasja e Avdi Nokës, 48 vjeç, ka ndodhur në 15 gusht të vitit 2001 dhe se pak ditë më pas ajo është shoqëruar dhe më pas arrestuar për një vepër tjetër penale
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ndodh edhe keshtu

ca lajmi
shrug.gif
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Prishin rendin, një polic i ndaluar, një i përjashtuar


A. Dushi

SHKODËR-Në gjendje të dehur kanë prishur qetësinë publike, duke shtënë në ajër me armën që mbanin për shkak të detyrës, por kjo u ka kushtuar shumë dy punonjësve të policisë së Shkodrës. Burime zyrtare pranë komisariatit të Shkodrës thanë për gazetën se një efektiv i kësaj policie është ndaluar dje nga kolegët e tij, ndërsa një tjetër është përjashtuar nga radhët e uniformave blu. Të njëjtat burime saktësuan se janë përjashtuar nga policia, Shuk Vistaraj dhe Fatmir Gega, të cilët punonin si trup shërbimi policie, me kontratë, pranë postës së policisë së hidrocentralit të Vaut të Dejës, ndërkohë që për policin Vistarja është marrë dhe masa e ndalimit. Dy uniformat blu janë përjashtuar nga policia për shkelje të betimit, cënim të figures së policit, shpërdorim detyre dhe prishje të rendit dhe qetësisë. Sipas burimeve zyrtare, dy uniformat blu në gjendje të dehur kanë shkaktuar prishje të rendit në afërsi të shkollës pyjore. Polici Vistaraj ka qëlluar me pistoletë në ajër duke frikësuar njerëzit që kalonin në rrugë. Për policin Vistaraj, është marrë dhe masa e ndalimit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike, saktësuan burimet.


02/12/2004
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

nga gazeta shekulli

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka denoncuar kërcënimet. Identifikohet autori Gjoklek Hyseni nga Tepelena

Pranga "fansit" të Rudina Xhungës, e kërcënonte me sms

TIRANË- Krejt ndryshe nga protagonistja e librit të fundit të saj, Rudina Xhunga nuk është ndier aspak mirë me fluksin e dendur të mesazheve, që i vinin nga një numër i panjohur. Eshtë ndier e kërcënuar, ndaj edhe ka vendosur të denoncojë në polici të panjohurin, që herë i shkruante mesazhe të ngrohta, e herë kërcënuese e fyese. Gazetarja e njohur e emisionit “Shqip”, Rudina Xhunga prej muajsh është bërë “viktimë” e kërcënimeve nëpërmjet mesazheve telefonike. Pasditen e së martës, agjentët e policisë kriminale të komisariatit numër 2 të Tiranës kanë mundur të identifikojnë dhe të shoqërojnë në polici, autorin e këtyre mesazheve. “Ishte një fans “i çmendur” pas Xhungës, i cili e kërcënonte dhe e fyente në mënyrë të vazhdueshme prej muajsh”-janë shprehur për “Shekullin” burime nga grupi hetimor. Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës, autori i mesazheve është 32-vjeçari nga Kalivaçi i Tepelenës, Gjoklek Hyseni. Pasditen e së martës, Hyseni është shoqëruar në polici, ku është marrë në pyetje. 35-vjeçari nga Tepelena është shprehur në polici se nuk kishte aspak si qëllim të fyente gazetaren Rudina Xhunga, por t’i shprehte asaj adhurimin që ndjente.
<span style="font-weight: bold">Sipas burimeve të mësipërme, ndryshe nga ç’ishte menduar, Hyseni nuk ishte person me probleme mendore. “Ai ishte fare normal, ndërkohë që dëshmoi në polici se ishte munduar për t’i gjetur numrin Rudina Xhungës, pasi e adhuronte. Hetimet e kësaj çështjeje do t’i kryejë prokuroria e Tiranës, ndërkohë që Gjoklek Hyseni do paraqitet para këtij institucioni sa herë që të nevojitet”,-përfunduan zyrtarët e policisë së Tiranës. </span>
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

<span style="font-style: italic">tek 24 ore online thone</span>


<span style="font-weight: bold">Arrestohet kercenuesi i Rudina Xhunges</span>



Une te dua si askush ne kete bote. Gjithe diten mendoj per ty. Nuk me del shpirti pa qene imja.&quot;. Boll me! Pas dy vjetesh te mbushura me ngacmime, perfshire edhe seksuale, pas dy vjetesh medyshje, te shoqeruara me nje doze te forte te te ndjerit e fyer, pas fiksimit se pas gjithckaje qendronte nje viktime me zhvillim te vonuar mendor, apo me keq se kaq, gazetarja e mirenjohur Rudina Xhunga, autorja e emisionit &quot;Shqip&quot; te &quot;Top Channel&quot;-it, eshte drejtuar per ne komisariatin me te afert te policise se Tiranes. &quot;Eshte nje njeri qe me persekuton prej dy vjetesh.&quot;, kishte qene shperthimi i gazetares pak dite me pare para agjenteve te policise te ngarkuar me marrjen e denoncimit, njeri prej te cileve pretendon se e ka parasysh dialogun e bere me gazetaren. Duke lene ne duar te policeve numrin e telefonit te persekutorit te saj, gazetarja ishte larguar me koken pas, e medyshur apo edhe e frikesuar per hapin e ndermarre. Ne fakt policia, e kishte pasur te lehte te binte ne gjurme te maniakut. Ca pak verifikime, nje telefonate provokuese ne te njejtin numer dhe &quot;bingo&quot;. Autor ishte nje 32-vjecar nga Tepelena. Agjentet e policise, pasi u lidhen me homologet e tyre ne Tepelene, gjeten paraditen e se martes ne fshatin Kalivac njeriun qe kerkonin. &quot;Punonjesit e komisariatit numer 2? shoqeruan shtetasin Gjolek Beshir Hyseni, i vitlindjes 1972, i padenuar. Ky shtetas ka fyer ne menyre te vazhdueshme me ane te telefonit celular nje shtetase. Materialet i kaluan prokurorise


<span style="font-weight: bold">Shtetasi ndiqet ne gjendje te lire, pasi ishte nje I semure mendor&quot;, ishte nje pjese e komunikates se policise se Tiranes e dates 30 nentor. </span>
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Ok tani, e kuptoj qe gazetaria shqipetare do te transmetoj lloj-lloj lajmesh... por te bej manovra me moshen skam pare.
Mblidh mendjen TI kush eke shkruar, ai maniaku eshte 32 apo 35 ?!
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

32-vjeçari Ai ishte fare normal
(35-vjeçari nga Tepelena)
32-vjecar I semure mendor


P.s gabim se kam shkruar une po gazeta
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Gazetarja Rudina Xhunga rrëfen për “Shekullin” persekutimin nga “fansi” i saj, por edhe nga të njohurit, pas denoncimit

Xhunga: Mesazhet që më cënuan jetën private prej 2 vitesh


Lindita Çela

TIRANË-Kanë qenë të shumtë miqtë e saj, që e kanë pyetur të çuditur sesi Rudina, ajo gazetarja që nuk i dridhet qerpiku të pyesë për “skutat” më të fshehta të politikanëve në emisionet e saj, të shqetësohet dhe aq më keq, të trembet nga telefoni. Pikërisht atëherë kur u çlirua nga makthi i mesazheve, Rudina Xhunga është përballur me një tjetër shqetësim. “Një pjesë e mirë e të njohurve të mi nuk e kanë aprovuar padinë që unë bëra në polici”,-shprehet për “Shekullin” Rudina Xhunga. Ndaj, thuajse gjatë gjithë ditës së djeshme, e ka pasur të mbyllur telefonin për të mos u përballur me një tjetër lloj persekutimi. “Nuk arrij të kuptoj se si shumë të njohur nuk më përkrahën në këtë vendim që mora. Ishte një persekutim që pësoja prej 2 vjetësh, ndaj dhe nuk dua të jap hollësira, sepse është një histori krejt banale,”-thotë Xhunga për “Shekullin”. Por ajo që e shqetëson më shumë, është pikërisht kjo shoqëri, sipas saj tejet maskiliste.
Kërcënimet
Gazetarja e njohur e emisionit “Shqip” në Top Chanel tregon se është detyruar për hir të mesazheve dhe telefonatave të padëshiruara të mbajë mbyllur celularin e saj. “Sapo guxoja të hapja telefonin, i pari mesazh ishte ai i të panjohurit”,-shton Rudina Xhunga. Rudina të thotë se me padinë e ngritur ndaj manjakut të telefonit, s’ka bërë asgjë më shumë se sa ka respektuar ligjin dhe të drejtën e saj, për të mbrojtur veten. “Ka ardhur koha që të gjithë ne, të mësohemi me ligjin dhe insitucioni i vetëm prej të cilit unë kërkova mbrojtje, është pikërisht forca e ligjit. Ndaj dhe vendosa ta denocoj, sepse është e pamundur të pranoj cënimin e jetës time private,”-thotë gazetaria Rudina Xhunga.
Fansi i Rudinës
Autori i mesazheve dhe telefonatave që shqetësonin prej dy vjetësh Rudina Xhungën është 32-vjeçari Gjoklek Hyseni nga Kalivaçi i Tepelenës. Pasditen e së martës, agjentët e policisë kriminale të komisariatit numër 2 të Tiranës kanë mundur të identifikojnë dhe të shoqërojnë në polici, autorin e këtyre mesazheve. Agjentët e policisë janë ndihmuar nga Rudina Xhunga për të hetuar mbi këtë çështje, pasi kjo e fundit u ka dhënë atyre numrin e telefonit të fansit të “çmendur” pas saj. Fillimisht është dyshuar për ndonjë person me probleme mendore, por nga seanca e pyetjeve me agjentët e policisë kriminale të komisariatit numër 2, Hyseni është dukur krejtësisht normal. 32-vjeçari nga Tepelena është shprehur në polici se nuk kishte aspak si qëllim të fyente gazetaren Rudina Xhunga, por t’i shprehte asaj adhurimin që ndiente. 32-vjeçari u akuzua për keqpërdorim të thirrjeve telefonike, akuzë kjo e përfshirë në kundravajtje penale. Për këtë arsye, Hyseni po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës. Ky person i shkruante mesazhe herë të ngrohta e herë kërcënuese Rudina Xhungës, duke e shtyrë atë të kërkonte ndihmën e policisë në gjetjen e këtij personi, krejtësisht të panjohur për gazetaren e njohur.


03/12/2004
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Dashuria dhe urrejta jetojne bashke.Ndoshta keshtu duhej te kishte filluar romani i Rudina Xhunges, nje nder librat me te shitur te vitit ne Shqiperi i cili edhe pse per te pati disa kritika shume te ashpra, nuk e pengoi ribotimin e tij brenda te njejtit vit.Nje 35 vjecar nga Tepelena me emrin Gjoklek Hyseni, eshte arrestuar dje nga forcat e policise, pasi per muaj te tere i dergonte mesazhe ofenduese,urrejtjeje dhe kerrcenuese shkrimtares dhe gazetares Xhunga ne celularin e saj.Pas raportimit nga ana e Xhunges ne polici, eshte arritur te vihet ne arrest Hyseni, i cili cuditerisht i ka thene policise se eshte nje fans i dashuruar pas Xhunges dhe mesazhet jane derguar prej tij, sepse e ADHURONTE ate.Gjokleku ka deklaruar se '... nuk kishte si qellim te ofendonte Rudina Xhungen...' C'tju them miq te dashur, ka forma e forma sesi mund te shprehesh adhurimin ndaj nje personi,po menyra qe ka zgjedhur Gjokleku nuk eshte nje prej tyre...kuptohet nese nuk doni te arrestoheni, e te denoheni me nje gjobe te majme, apo me keq me dy vjet burgim. Ky eshte rasti i pare publik ku nje personazh i njohur shqiptar eshte ndjer ne rrezik per jeten nga fansat e tij.Zakonisht ne Sh.B.A kur ndodh nje gje e tille, gjykata jep urdher qe personi (kerrcenuesi) te qendroj rreth 1.5 milje larg te kerrcenuarit.Ende nuk dihet se cfare vendimi do te marre gjykata e Tiranes.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

rrini 1,5 milje larg meje ju lutem se do ju denoncoj &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Gjendet gjallë fëmija që u rrëmbye nga barku i një viktime


Shekulli

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në SHBA. Një grua shtatzënë 23 vjeçare u gjend e mbytur në shtëpinë e saj në Missouri, ndërsa barku i saj ishte çarë, dhe fëmija nuk ishte më aty. Nga barku i viktimës, Bobbie Jo Stinnett, ishte varur zorra e kërthizës. Gruaja, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, u zbulua e mbuluar në gjak nga e ëma e saj Becky Harper. Hetuesit thanë se Harper u kishte thënë se dukej tamam sikur stomaku i së bijës kishte shpërthyer. Por ajo që ishte edhe më e pazakontë, është se pikërisht dje, fëmija u gjend i gjallë dhe iu dorëzua të atit. Fëmija ishte në një gjendje shumë të mirë shëndetësore në spitalin Stormont-Vail në Topeka, Kansas. I ati i vajzës Zebulon Stinnett e cilësoi gjetjen e saj gjallë si një mrekulli. Pas një alarmi të ngritur për gjithë policinë, u arrit që foshnja të gjendej në duart e Lisa Montgomery, një 36 vjeçare nga Kansas. Ajo u arrestua për vrasje dhe për rrëmbim personi. Montgomery rrëfeu se kishte vrarë 23 vjeçaren Stinnet dhe kishte marrë fëmijën. Kriminelja u arrit të zbulohej me ndihmën e FBI-së. Agjentët e FBI-së ndoqën kryesisht të dhënat në kompjuter, pasi viktima Stinnet komunikonte shpesh në internet me persona të cilëve u shiste qen. Ata zbuluan se viktima kishte biseduar me dikë, e cila i kishte kërkuar adresën e shtëpisë së saj, ku ajo do të bënte blerjen e saj. Gjithashtu edhe e ëma e viktimës u tha autoriteteve se e bija i kishte thënë në telefon që priste dikë për të blerë një qen. Shenjat në grykën e Stinnet tregojnë se ai ishte mbytur nga pas, dhe fije flokësh bjondë u gjetën në të dy duart e saj. Motivi i krimit mbetet i panjohur sipas hetuesve. Sipas të dhënave Montgomery kishte patur një abort më parë. Ajo madje në një telefon i kishte thënë të shoqit se kishte lindur papritur një fëmijë.


20/12/2004
 

peson

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Baby Britney ne nje prej restoranteve me te njohur te Las Vegasit ka porositur nje stike mishi qe kushtonte $180. Vec mishi nuk ishte per Britney por per qenin e saj Bit Bit.Kur guzhinjeri i restorantit e ka marre vesh kete gje, u ndie shume i fyer, por kur mesoi se qeni e kishte emrin Bit Bit filloi te qesh dhe harroi gjithcka...I shkreti ka shkrire talentin e vet se po gatuante per Britney lol
 

Pink^ Pearl

Primus registratum
Re: Ndodh edhe keshtu

Hajde budallacka hajdeeee , per i cop ..mashkull mashkull ..


Per te dashurin, ekzekutim mes studentesh

Ngjarje e rende ne konviktin e Universitetit te Korces. Suela Sina, vajze e nje mjeku te njohur ne Perrenjas, u qellua per vdekje me pistolete, ne dhomen e saj. Policia arreston shoqen e ngushte, Ornela Capollari. Rrefimet e 20-vjecares se dyshuar ne polici dhe kerkimi per burrin qe i dha armen vrasese. Si e hodhi pas krimit dhe kush ishte djaloshi Ilir Cani, qe u be &quot;molla e sherrit&quot;, mes dy studenteve qe ndanin nje krevat

KORCE - E kishin ndare gjithcka bashke, dhomen, shtratin derin dhe te dashurin, por per kete te fundit, njera mbeti e vrare dhe tjetra u pranos si autore e krimit. Ngjarja e pazakonte, ndodhi dje ne mesdite ne konviktin e vajzave, ne universitetin e Korces. Suela Sina, 20 vjece, studente e vitit te dyte per degen anglisht, vajze e Rrahmi Sines, nje mjek i njohur ne Perrenjas, u qellua per vdekje me pistolete, ne dhomen e saj. Policia, pak ore pas krimit rrenqethes, arrestoi si autore te dyshuar te vrasjes, shoqen e ngushte te te ndjeres, 20 vjecaren nga Pogradeci, Ornela Capollari. E dyshuara, studente e vitit te trete ne degen mesuesi, qe prej nisjes se vitit akademik, flinte ne nje shtrat me shoqen nga Perrenjasi dhe bashke ishin shoqe mjaft te lidhura. Por sherri mes tyre kishite hyre per nje djale konviktor, 20 vjecarin Ilir Cani nga qyteti i Pogradecit, i cili dyshohet paraprakisht se kishte lidhje me te dy vajzat konviktore. Por ne ngjarje, implikohet edhe nje person i katert, nje burre rreth 35 vjec me banim ne Korce. Sipas policise, ai i ka dhene armen e zjarrit 20 vjecares se dyshuar si vrasese.

&quot;Ngjarja e pazakonte ka mberthyer nga tmerri, studentet e universitetit &quot;Fan Noli&quot; ne kryeqendren e juglindjes, nderkohe qe godina e vetme e vajzave eshte mbeshtjelle nga zia&quot;, tregojne anetare te personelit ne vendin e krimit. Vrasja e studentes nga shoqja e saj e ngushte, ka tronditur konviktoret e qytezes se vogel te studenteve ne Korce, nderkohe qe me lot ne sy ato nuk mundin te shpjegojne asgje, duke qene ende ne gjendje shoku, per ate qe nuk kishin menduar kurre se do te perjetonin dhe do te shikonin brenda mureve te konviktit.

Krimi makaber

Ngjarja sipas burimeve te policise qe ishin ne vendin e krimit dhe deshmive okulare, nisi dje ne oren 14.00 ne dhomen nr 61, ne katin e katert te godines se vetme te vajzave koniktore te Universitetit &quot;Fan Noli&quot; te Korces. Hetimi dhe marrja ne pyetje e te dyshuares, zbardhen se ne kete ore, ka patur nje dialog te shkurter por te tensionuar, mes dy vajzave. Ne nje cast krejtesisht te papritur, 20 vjecarja pogradecare, Ornela Capollari, besohet se ka nxjerre nga canta nje arme zjarri, pistolete TT. Nje here te vetme, arma eshte zbrazur ne kraharorin e 20 vjecares Suela Sina, e cila ka vdekur ne vend. &quot;Gjithcka ka ndodhur ne momente te rrufeshme dhe nuk eshte degjuar nga vajzat e tjera te konviktit, per shkak se zhurma ishte e madhe, ne kohen qe sapo ktheheshin nga leksionet&quot;, tha per &quot;Korrierin&quot;, nje burim ne vendngjarje.

Misteret para vrasjes

&quot;Gjithcka ndodhi pasi Ornela Capollari ashtu si shoqja e saj kishte perfunduar oren e fundit te mesimit per t'u kthyer bashke ne konvikt ku dhe duket se kishte vendosur te kryeje krimin e rende&quot;, shprehen ekspertet e policise. Sipas tyre, dy studentet nuk dihet se cfare bisede te fundit kane bere me njera-tjetren, nderkohe qe nje goditje ne koke ka shenuar fundin e Suela Sines nga Prrenjasi. &quot;Shoqet kane pasur sot nje debat te ashper edhe ne shkolle&quot;, tha nje tjeter burim ne vendngjarje. Nderkohe, sipas burimeve te policise vendore, krisma e vetme nuk eshte degjuar nga askush edhe per faktin se ne kete kohe levizjet ne konvikt jane te shumta, pasi eshte koha kur kthehen nga mesimi nje pjese e mire e studenteve.

Burri qe dha armen

Plumbi i vetem ka shkaktuar vdekjen e menjehershme te viktimes, nderkohe qe me gjakftohtesi te plote, e dyshuara nga Pogradeci, 21 vjece Ornela Capollari ka lene per pak kohe vendin e krimit per t'i kthyer armen njeriut qe ia kishte marre po kete dite. Policia ka identifikuar edhe poseduesin e armes vrasese, ndersa shtoi se &quot;pritet ndalimi i tij&quot;. Ne kohen qe vrasesja eshte kthyer serish ne dhomen e pergjakur, me nje kufome ne mes te saj, ka mberritur policia.

Kush e gjeti viktimen

Dy vajza, bashkemoshatare me viktimen dhe shoqen e saj te dyshuar si vrasese, i treguan policise se kishin trokitur ne porten e tyre si zakonisht per t'i pershendetur. &quot;Ne shtangem kur hyme brenda ne dhome dhe te shtrire, mbuluar ne nje pellg gjaku, pame Suelen qe nuk merrte fryme&quot;, deshmuan vajzat qe zbuluan te parat, ekzekutimin e pazakonte. Ato lajmeruan menjehere policine, ndersa klithen te tmerruara, duke afruar ne vendngjarje, shume shoqe konviktore dhe pjesetare te personelit universitar.
 
Top