Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Arian Bllaca

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Fillimisht postuar nga email me:
[qb] shko tek download.com dhe download addware eshte software qe te pastron kompjuterin nga spyware dhe gjithashtu te pastron dhe regjistrin. eshte shume i shpejte. [/qb]
si te shkoj tek download addware??? si ta kerkoj..
ose me sakt me thuaj emrin e programit...
dhe dicka tjeter... ajo qe me del faqe startuese eshte nje sajt i klikuar gabimisht me ane te nje adrese tjeter.
faleminderit per ndihmen tuaj
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

mendimi qe te ofrova une eshte pa instaluar program ne pc per te remove ate faqen qe te del

ajo qe thote email me eshte se duhet te download nje program qe ben spastrime ne pc te gjerave jo te rregullta > download eshte webpage

kliko ketu http://www.download.com kur te hapet faqja kerko tek search emrin e atije programi qe te tha email me

per mendimin tim shife nje here postimin tim se i bie me shkurt se sa te fusesh nje program per te heq nje faqe qe te del ne startup
 

Arian Bllaca

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Ju falenderoj per ndihmen qe po me jepni.Sugjerimet tuaja sherbejne nqs.do te kishim nje program te instaluar,ndersa behet fjale per nje site te klikuar ne nje adrese ne internet e cila del gjithmone tashme faqe startuese.Mirepres cdo sugjerim tuajin.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Gjithmonë kur futesh në Internet apo gjithmonë që ndez makinën?
Nëse është e para, thjesh ndrysho rregullimin për Homepage të shfletuesit që përdor nga faqja që po të bezdis në një tjetër që e ke për zemër ose lere bosh. (Mund të vendoshësh edhe faqen time /pf/images/graemlins/wink.gif )
 

Arian Bllaca

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Faleminderit per komunikimin.Eshte fjala kur ndez makinen sepse pa e fikur ajo e mban faqen e korregjuar si startuese ne internet.Por po e mbylle del perseri i njejti avaz.E kam pak problem mbasi nuk eshte nje faqe serioze ndonse eshte klikuar ne menyre te pa vullneteshme ne vend te my hotmail ne MSN.

Mirepres sinqeisht cdo sugjerim.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Për çaktivizimin e programit parazit të kthjelluan miqtë e mësipërm. A provove të ndryshosh Home page tek Internet Explorer/Tools/Internet Options...? Nëse ti bën ndryshimin aty, por kur rindez makinën të shfaqet belaja prapë, do të thotë që nuk e hequr nga makina.
Duke pasur parasysh emrin e faqes, futu në Start/Settings/Control Panel/Add-Remove Porgrams dhe shih nëse ke një emër të njëjtë me atë të faqes apo që të duket i lidhur me faqen. (Kujdes mos ngatërrosh përafrime me programe të tjerë që mund të të duhen dhe i fshin padashur). Po gjete një të tillë, zgjidhe dhe pastaj çinstaloje.
(Mundet të më dërgosh në një mesazh vetiak emrin e faqes në trajtën www.diçka.diçka_tjetër që të mund të shoh konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.)
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

prog on startup remove only on regedit run enter name program
 

Arian Bllaca

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Per z.Besnik !

Adresa e klikuar ne fjale tek MSN eshte www.miraweb.com (adrese jo serioze).Nderkohe jam munduar per ta hequr me menyrat qe ju me sugjeroni por ende pa sukses.Duke ju falenderuar mirepres ndonje keshille.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

E hapa site-n, klikova dhe n; dy a tre vende, por nuk ndryshon asgjë në makinën time. Kur ti klikon Explorer, çfarë shkruan tek kutia "Address" ?
(htttp://www.miraweb.com/...çfarë ?)
Shih se mos gabimisht ndonjë nga Pamjet që ofrohen e ke vendosur, pa ditur, si sfond dhe ngatërrohemi kaq kohë për hiç gjë. Pra Control Panel/Display/Background dhe shih çfarë është e zgjedhur këtu. Zgjidh (None)dhe shih a ke ndryshim.
 

Arian Bllaca

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Z. Besnik ! Ju falenderoj per impenjimin tuaj.
Lexova mesazhin dhe pervec asaj adrese nuk del asgje tjeter nga pas,pra.......com/ dhe asgje me teper.Pra kemi te bejme me nje faqe baze dhe jo ndonje dicka te vecante nga permbajtja e saj. E keqja e kesaj pune eshte se kete (xhevahir) e kam nga djali 12 vjecar i cili nuk di te spjegoje se cfare veprimesh ka bere per te ndihmuar ne fshirjen e saj si faqe startuese ne internet.Ndoshta dhe i trembur nga presioni,nuk jep asnje spjegim.Tashme i kam vene pasword dhe askush se hap dot por me ngre nervat sa here e shikoj ate palaco faqe ne kopjuterin familjar.Une vete kuptoj pak per mos thene fare nga kompiuteri.E perdor per ndonje pune dhe per lajme dhe lojna. Problemi qendron vetem kur klikon e-explorer,hyrjen ne internet dhe jo kur ndez makinen.Sidoqofte keshillat tuaja do ti rishikoj sebashku me nje komshi mbasi ai kupton relativisht mire nga kompjuteri , te pakten me mire se une.Per cdo rezultat kam obligimin moral tju njoftoj.Pershendetje dhe shume faleminderit.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Nëse është kështu, ka shumë mundësi që bëhet fjalë për Home Page brenda Internet Explorer. Ndryshohet lehtë duke u futur tek ToolsInternet OptionsGenerals... Fshi faqen e përfolur atje ku shkruan "Address" dhe vendos një tjetër çfarëdo, fjala vjen atë faqe që viziton më shpesh.

P.S. S'ka përse të më falenderosh kaq shumë, edhe sikur të ishte diçka më e zorshme.
P.P.S. Të paktën tani je e sigurt që djali është djaaalë. /pf/images/graemlins/tongue.gif
P.P.P.S. Thirrëm thjesht Beso, se s'e kam blerë ende kravatën e parë timen.
 

Arian Bllaca

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Per z.Beso !

Me se fundi faqja e pa deshiruar u zhduk.Sigurisht qe nuk e hoqa vete por me ndihmen e nje programisti te cilit i kushtoi vetem 2-3 minuta ! Mirenjohja per ndihmen qe dikush te ofron ben pjese ne karakterin tim prandaj perseri do tju falenderoja per impenjimin tuaj per rastin ne fjale.Te uroj shendet dhe fat.
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

ketu shkruan nje kushuriri im:
kam nje problem me laptopin kur e hap me del:
drive c error:perdor dhe startup per win 98 derisa me del nje faqe qe ka normal, safe mode etj. shtyp safe mode por perseri nuk hapet :confused:
 

TEO

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Fut Restore CD dhe formatoje.
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

kam nje problem ne pc-n time... kam tre muaj qe perdor photoshop dhe tani se perdor dot me se me thote qe nuk kam kujtese te mjaftueshmee... si tja bej??? duhet te blej prape ram?? e kisha 256 MB of RAM tani duhet ti shtoj??? :confused:
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

4eden:Nuk me duket se problemi qendron tek rami,256 Mb eshte mese e mjaftueshme...shikoje edhe njehere se mos ka ndonje problem tjeter...
 

neo2002

Primus registratum
Re: Ndihmë e përgjithshme, mesazhe të papërcaktuara

Eden: 256 RAM jane me shume se te mjaftueshem per Photoshop.
Kam idene se ske Hard Disk Space te mjaftueshem. Shiko qe te kesh min 600Mb free .
 
Top