Re: Momente...
si sot e shume vite te shkuara isha ne duart e nje doktoreshe, qe edhe emrin e kishte Dhurata e qe duke ndjekur te gjitha udhezimet e mesuara ne shkolle me hapi e me mbylli per te "hequr" te keqen brenda meje, per te me bere nje femije me te bukur e me te shendetshem, qe do te rritej e forte dhe pa probleme. Po ne te njejten dite, dikush do te shkeputej nga kjo jete, pas nje shekulli eksperience mbrujtur me dhimbje e mund pa fund. Gjithnje kam menduar se duke ikur la dicka prapa, dhe s'ka te beje me faren e fisit te saj, por me shpirtin. Duket se e dinte qe kisha nevoje per force shtese per te kapercyer ate moment te veshtire, per te mbijetuar, per te jetuar, dhe ndoshta aty vendosi se c'do te bente me shpirtin dhe forcen e vet, duke ia shkulur trupit te vet e duke ma dhene mua, ne formen e bekimit me te bukur qe mund te beje nje qenie njerezore. Dikur, shume vjet me pas, nje plake me pa me floket e mbledhura bisht dhe me puthi me aq mall, sa me habiti. Tha se i ngjaja, shume, edhe pse buzeqeshja ime ishte me e qete dhe me e ndritshme. E me te drejte! Jeta ime ka pasur shume me pak vdekje e vuajtje se e saja, e duket se shpirti i saj brenda meje me ka mbrojtur si nje fushe magnetike qe shtyn cdo gje qe mund te me demtoje, qe e largon dhe e dobeson ligesine qe mund te me shkaterroje, qe embelson hidherimin qe mund te me thyeje, qe me mbron nga cdo gje e demshme, e lige dhe e hidhur.
Cmenduri, e mendoj dhe une, por pikerisht per kete kaq e vertete! Faleminderit!