Re: mobiliteti social dhe klasat
E megjithate nuk na i shpjegove se çdo te thote:
...perjetimin subkoshiencial te autopersonifikimit ne terren social eshte dhe handikapi qe e detyron shoqerine shqiptare te deshtoje ne perpjekjen per te pasur nje strukture te paster ndasie shoqerore".
Me sa kuptoj je student dhe ky eshte entusiazmi i fillestareve qe pasi lexojne diçka, mendojne se eshte gjithçka...natyrisht eshte edhe gjithçka nese diçkane e merr si pjese me vete.
- Mobiliteti social... nuk ekziston si shkence me vete. Shiko mos u ngaterro shume neper keto labirinthe, te besh pjese tek sociologjia, nuk do te thote te jesh sociologjia vete e cila eshte shkence me vete qekurse u shkeput nga filozofia. Mobiliteti social eshte nje lende qe nuk mund ta marre kurajon te fute nen sqetull sociologjine, perveçse kjo kurajo nuk vjen nga ndonje si puna tende qe kur i mbarojne argumentat dhe nuk eshte ne gjendje te mbroje ate ç'ka thote, leshohet ne spekullime qe s'kane te bejne as me pergjigjen e temes as edhe me ironine si te tille, perveçse zbulojne dhe njehere cektesine e tyre ne fushen e njohurive.
Po, une kerkoj ta perkthej ne shqip sepse di prejardhjen e fjales dhe kuptimin e saj ne gjuhen nga ka ardhur. Sepse, shpesh njerez si ty bien viktime e fjaleve te huaja qe i perdorin pa ua ditur kuptimin, pa hyre ne permbajtjen e saj dhe kur vihen perballe shqiperimit, ngrene supet, kjo shpjegon edhe konfuzionin(rremujen) ne mendime.
Persa i perket shembullit...
....(Kjo pasi shoqeria shqiptare, vjen rishtaz nga nje rend nje-klasor, ku shtresezimi social eshte luftuar me force, deri ne gramat e fundit te memories shoqerore...) po i rikthehem sepse tregon cektesi, mosnjohje si dhe me e keqja nje vleresim bazuar nga keto dy kushte. Nuk mund te ishte njeklasore shqiperia ne periudhen e socializmit, kur ne kushtetute cilesohej qarte perberja klasore. Me duhet te te theksoj se ka pasur vetem nje periudhe kur shoqeria njerezore ishte thjesht shoqeri njerezore, periudha e komunitetit primitiv. Me pas e deri me sot, nuk kemi asnje shembull historik NJEKLASOR, as ne Shqiperi dhe asgjekundi tjeter.
- Me thene te drejten jam mesuar me njerez qe renditin emra studiuesisht apo filozofesh siç eshte rasti i Paskalit, (per te cilin jam shume shume i bindur se nuk di gje tjeter veç emrit)duket sikur ben efekt ne fakt eshte menyre vetesugjestionimi.
(O xhaxhi Mobiliteti Social eshte SHKENCE dhe trajton dinamiken e levizjes shoqerore ndermjet klasave.) I dashur qytetar, sa me shume flet, aq me shume gafa ben. Ne frazen e mesiperme ke perdorur fjalen DINAMIKE dhe LEVIZJE. Jane e njejta fjale, DINAMIKE do te thote LEVIZJE... e perkthejme sebashku tani:...mobili...trajton levizjen e levizjes shoqerore...KJO MUND TE KLASIFIKOHET SI PASOJE PAPAGALLIZMI... domethene, te asaj qe na keshilloje diku se te shkruarit eshte art, te lexuarit shkence...gje qe meriton vemendjen e saj.
- E megjithate nuk na i perktheve te fameshmen fraze...
- E megjithate nuk na dhe nje shembull se si u krijua modeli ne Angli?