Milo vs Kadare

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
epo qeke rob spiun ateher qe nuk di te mbash sekrete, e i nxjerr ne sheh. leja vet personave te perzier ne kete ngjarje ti nxjerrin detajet e saj publikisht. ne qoftese duan.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/laugh.gif

Si thot poplli Zog, po s'ta majti e jotja e t'hujit i jep dhenë. Me i llaf, po e ditën 2 veta nuk o mo sekret /pf/images/graemlins/smile.gif. Un jom pjes e publikut e më duket me vend ta ndaj njohurin time me të tjerët (e shef që i jom fut seriozisht afirmimit tim me qen dikushi? /pf/images/graemlins/tonguee.gif).
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

Pozita ime ne debat me ty dhe te tjeret nga Shqiperia, kur eshte fjala per ngjarje a persona nga Shqiperia politike, eshte e disfavorshme.Kjo per shkakun qe une edhe pse di mjaft ngjarje ,ato i di nga te lexuarit,ndersa ju i keni perjetuar.

A e di ti pse je i rendesishem per Forumin?Sepse di te ndezesh debate.

Jo vetem Kadarene, por cdo person qe ben pune atdhetare, cfaredo qofte ajo, e respektoj shume.

Nuk ka njeri normal qe do ta shpiente te dashurin e vajzes se tij ne internim.Por kjo s`paska qene dashuri por nje mashtrim...keshtu po thone faktet.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Milo vs Kadare

Cilat fakte? Ato lloj faktesh që provoheshin me 2 dëshmitarë?

Komita, çështja nuk shtrohet a e respektojmë punën atdhetare të dikujt sepse kjo s'do shumë mend. Problemi qëndron kur dikush me moral të brishtë kërkon të moralizojë të tjerët. Kjo i heq atij besimin e minon edhe vetë moralin që ai kërkon të japë (edhe pse mund të ketë të drejtë).
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

jo faktet thojn qe ishin te dashuruar... me çlexova un ai kishte nje diçka qe ajo ja kishte dhuruar

pastaj mos u habit Komita... se ne ate mosh d.m.th 15/16 vjeçe studentet preferonin profesorin e jo moshatarin

ta them sepse kshu ka qen dhe egziston...

ja prit se do ja degjojm krismen dhe shkrimtarit Kadare çmund te ket perdhunuar fizikisht e moralisht
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

Kondre,
nga ky artikulli prej T.Obs. dalin fakte krejt tjera(edhe pse ende jo te plota).

Kadare s`ka qene engjell, kjo dihet.Por une them: ai ishte nje nga te shumtet...
Pajtohem me juve , kur eshte fjala qe ai do te paraqitet i lare(paster) fare.Tjerat jane relative.
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk ka njeri normal qe do ta shpiente te dashurin e vajzes se tij ne internim.Por kjo s`paska qene dashuri por nje mashtrim...keshtu po thone faktet.

[/ QUOTE ]

mund te kete qene edhe dashuri, aspak mashtrim. dashurojme shpesh nje IMAZH qe e ndertojme ne koke dhe e lartesojme per çdo dite. por pa e ditur te ardhmen e tij, do te zbukurohet apo shemtohet me kalimin e kohes ky. sidomos te rinjte kujtojne se dashurojne per kurre. pak nga pak ven re se dashurite ikin e shkojne, ato jane po aq relative sa gjykimet per gjerat qe nuk arrijme ti prekim dot.

mendoj se edhe sikur kadareja mos qe kundra, vajza e tij s'do te kishte te ardhme me ate djalin. ata i perkisnin shtresave te ndryshme e ambienteve te ndryshme shoqerore.

raste te tilla qe perfundojne te lumtura, ka veç neper filma.

prandja them edhe kadareja ka nderhyre, ngaqe fare thjesht ka pare pak me larg se dy te rinjte. ka dit diçka me shume nga ata.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

shyqyr qe fole iher drejt Kondrapedali /pf/images/graemlins/laugh.gif

*kap goten dhe e kthej me culo n'ajer /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

ja prit se do ja degjojm krismen dhe shkrimtarit Kadare çmund te ket perdhunuar fizikisht e moralisht

[/ QUOTE ]

thellohu pak me shume tek leximi i te tjereve, sidhe tek postet e tua. perseritja pa rreshtur e te njejtit mesazh e lodh leximin dhe shemton temen, pa dale kekrund, pa mesuar gje prej gjeje prej saj. apo ti di gjithçka ?

kadareja nuk kishte pse te behej ai qe eshte po te mos kishte deshira TE ERRETA. normal.
a e pe presidenti izraelit qe kishte perdhunuar sekretaret. po klintonin, etj, etj.
po pastaj shtrohet pyetja, pse ti e ke inat ate, kur me çkam pare kerkon te njejtat gjera ? ngaqe ai ta ka kalu ?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Milo vs Kadare

Hajt për hajër /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Zog, përkatësia e shtresave është një mit që nuk vërtetohet në shumicën e rasteve. Paragjykimi dhe mbivlerësimi i vetes në këtë rast shkojnë paralelisht me veprimet e mëspame të Kadaresë /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

RediRock

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Te lutem, a mund te me besh nje sinopse finale te opinionit tend per kete ceshtje sepse deri tani lale


[/ QUOTE ]

po ta shpjegoj me stil :

nji plak tu nejt tu dredh duhan anes rruges sheh njerez duke biseduar dhe i pyt : perse bisedoni miq ? djali filanes i thone keta palloi çupen me te mire te filanit, moreee plak !
oooh me te keqen ç'ja paska ngopur - pergjigjet plaku.
paa pak ditesh po turma qe kalon me vrull dhe eshqetesuar perpara tij, pyet perseri plaku si zakonisht : more njerez te mbare ç'ndodhi morreee ?

djalin mooo te filanes, te kujtohet, qe rrumbullosi te bijen e filanit, atij te degjuarit te madhh mooo, e zune policet dhe e arrestuan.
mire moo ja bene te paudhit, kush fiton duhet te paguaje - pergjigjet serish plaku.

nji lal ky eshte pozicioni jem.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
shume e lezetshme kjo zog. degjo, po se ti nuk the se si mbaron kjo historia. ai plaku qe thote kush fiton te paguaje, kishte nje djale shume simpatik. kurre nuk kishte bere gje te gabuar pervecse rene ne dashuri me nje vajze. do ti, brenda 6 muajve plaku po kthehej ne shtepi dhe e priste furgoni tek dera.

"ckeni more" thote plaku
"hajde plako" i thone "se po te internojme. cuni jot ka lene me barre dashnoren dhe i jati i saj tha qe nenen ku ta keni te gjithe, ne spac ti coni. keshtu qe...ne spac plako"

plaku, ngurri shpatullat dhe tha "dale more djema, mendohuni mire njehere per kete muhabet..."

gjate kohes qe plakun po e futnin ne furgon ta conin ne internim, plaku tjeter qe ishte miku i tij, qeshte duke shkundur llullen dhe thoshte : "mire e the or zog, shume mire e the. ai djalka jote palloi vajzen e filanit dhe tani ti po vete ne internim. hahaha...kush fiton duhet te paguaje..."

Fund
 

eddantes

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

ishin koh te ngaterrume ato mor djema, ghithsejcili ja fuste gjithsejcilit.......mehmeti ja futi petrit dumes,enveri ja futi mehmetit, enverit ja futi ramizi, ramizit ja futi saliu, salit ja futi tosi , tosit ja futi prape saliu.......dhe renato ja futi goces ismailit dhe ismaili ja futi nenes renatos, menjefjale ne ato maja rripa rripa, njehere ma hipe njehere ta hipa
 

regele

Forumium maestatis
Re: Milo vs Kadare

Edhe Enveri, disident antikomunist?!

-nga Bashkim Kopliku


Me logjiken qe po perdoret, nga shume shkrues e foles, tani ne fund te vitit 2006, i bie qe edhe Enver Hoxha te kete qene disident antikomunist. Po, po, sepse edhe ate e ka pase ndjekur sigurimi i shtetit komunist, bile direkt kryetaret e tij: Koci Xoxi, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj. Bile edhe ai, si keta disidentet e sajuar pas 1990-tes, “fliste me gjuhe ezopike”. Mendojme se asnje njeri qe ka qene ne pozita drejtuese ne komunizem (ne propagande, parti, front, rini, letersi, apo dhe sekretar partie i nje fakulteti mjeksie), nuk ka qene fare disident, nese nuk eshte pushkatuar, apo nuk eshte burgosur mbi “7 vjet”, apo se paku nuk eshte internuar. Por nuk eshte ndonje faj i rralle, te mos keshe qene disident, kur kishe vendosur te mbijetoje ne komunizem: kete faj e ka bere shumica e popullit tone heroik dhe legjendar. Pra edhe Kadare etj., qe nuk kane qene disidente antikomuniste, si gjithe te tjeret, dhe ata!
Sqarim paraprak: Nuk dua te hap asnje polemike ndaj Kadarese, bile jam i prirur krejt pozitivisht ndaj tij personalisht. Duke iu ruajtur nje keqkuptimi, kisha muaj e vite qe detyroja veten te mos shkruaja per kete teme. Por ja qe nuk durova me gjate, sepse me duket se u teprua, duke e trajtuar shpesh shqiptarin e sotem, si budalla. Fund i sqarimit.
Sajimi i disidenteve antikomuniste nga perkrahesit e flaket te regjimit enverist shqiptar, varet ne dy gozhde qe nuk mbajne fare. Keto gozhde po vazhdojne te ngulen edhe nga njerez jo dosido: nga shume penda shqiptare mjaft te mprehta.
Gozhda e pare eshte “prova se X-in e paskesh ndjekur sigurimi”, apo se e “paskan kritikuar ne aksh aktiv” etj., prandaj dhe qenka disident antikomunist Natyrisht, sidomos ata qe jane mbi moshen 30 vjec, e dine mire se komunizmi nuk linte njeri pa ndjekur, e ne radhe te pare komunistet. Nuk ka dale kot ajo fjala: “Komunizmi ha bijt e vet!”. Edhe Enverin, thame qe ne fillim, se e kane pase ndjekur, te gjorin.
Gozhda e dyte eshte se X-i paskesh perdorur, gjate komunizmit, “gjuhen ezopike”, per te kritikuar ‘te gjitha anet e diktatures”, apo paskesh folur me “dykuptime” etj. Keto shkruhen edhe nga ata qe e dine mire se enverizmi ka qene nje diktature shtypese, jo vetem fizike, por edhe mendore. Ka pasur struktura te tera (Komitet Qendror te Partise Komuniste, Institute te Marksizmit, Sektore te Sigurimit te shtetit, Partia, levat e saj, Fronti demokratik etj.), qe merreshin me propaganden, me lavazhin e trurit te shqiptareve. Ata qe punonin ne keto struktura, nuk ishin idiote, perkundrazi, shpesh ishin inteligjente. Edhe vete strukturat ishin te ngritura mbi bazen e eksperiences “me te perparuar”, asaj jugosllave, sovjetike, kineze, dhe indirekt edhe naziste dhe fashiste.
Edhe vete ngulesit e kesaj gozhdes se dyte, nuk kane si mos ta pranojne se gjuha “ezopike”, e alegorirat e tjera, nje shkrimtar do t’i botonte per te komunikuar me lexuesin, pra duhet te ishin te kuptueshme per nje mase relativisht te madhe lexuesish—perndryshe c’kuptim do te kishin?! Por, nese lexuesit i kuptonin “ato mesazhe ezopike”, si u kalonin pa i kuptuar, atyre strukturave komuniste, qe kishin vetem kete detyre?! Jo, natyrisht te paret qe do ta kishin kuptuar kodin “ezopik” te shkrimtarit “disident”, do te ishin ato struktura, dhe per rrjedhoje, menjehere shkrimtari nuk do te ekzistonte me, se paku ne liri.
Mos ne vrullin e tyre “patriotik”, per “sajime disidentesh”, keta shkrues po i leshon logjika elementare, si dhe kujtesa?! Jo, sajuesit duan te syxhestionojne publikun. U duhet ky syxhestionim, shumices se tyre, per te nxjerre pastaj edhe veten e tyre disident: po doli Ai disident antikomunist, ata te tjeret, dalin fare lehte, sepse vertete qe kane kontribuar shume me pak se Ai, per enverizmin.
Goca, djali, nena, internimi, nderhyrjet, Nobeli etj., jane raste te vecanta, qe mund te jene keshtu apo ashtu. Por ato, sido qe te jene, nuk mund t’i forcojne dot ato dy gozhdet qe nuk mbajne fare: veprat e shkruara para vitit 1990, ne Shqiperine enveriste, nga autore “qe dolen te gjalle, pas tyre”, jane te tera krejtesisht ne mbeshtetje te atij regjimi gjakatar. Atyre veprave, nuk ke c’tu besh, nuk ndryshohen me dot, as edhe me ndryshimet rrenjesore pozitive te mevonshme, pas renies perfundimtare te enverizmit, te autoreve te tyre.
 

eskimofan

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

Kadare eshte spiun dhe lake i diktatorit. Kjo eshte arsyeja qe nuk fiton cmimin nobel.
Paskal Milo e pranon qe eshte komunist, por Kadareja eshte i pafytyre dhe e mohon qe i sherbeu partise dhe Dulles me shpirt dhe ishte i prvilegjuari i tij.
 

baci

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

sot ne nje mison tv ne top_chanel jepet nje interviste e janulles me te birin per internimin qe i eshte bere.pyes veten pse gjith kjo zhurme per Kadarene ,perse duan ta rezojne kaq posht kush jane ata qe duan te hethin balte mbi figurat e kombit tone,janulla ne baze te nje vendim gjykate eshte denuar dhe per prostitucio,thjesht ka qene nje kurve,mbrapa kesoj kurve me duket se fshihen njeres te tjere qe duan te shujne ata pishtare qe kemi si komb per te na lene ne eresire,ashtu sic po i lene qeveritaret e sotmepopullin tone ,turp i math per median tone dhe sidomos per nje kanal top_chanel,qe eshte nje nga kanalet tv me te mira ne vendin tone.Historia e vendeve te tjera njeh heronj qe mund te kene bere shume krime por asnjeher nuk konsiderohen te tille per interesat kombetare,perse ndodh kjo ne shqiperi perse m
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Milo vs Kadare

po kush kane me u fsheh perveç se mbeturinat komuniste q1 shan ne çdo interviste /pf/images/graemlins/tipsy.gif


Thellohet hendeku mes akademikëve. Gjatë takimit me studentët në Prishtinë, Kadare e quajti Qosen të papërgjegjshëm

Kadare: Qosja të shkojë në psikiatri

Gazmend Syla

PRISHTINË- “Rexhep Qose është i papërgjegjshëm dhe duhet të kurohet në psikiatri”. Kjo është deklarata që shkrimtari Ismail Kadare bëri dje, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Prishtinës, duke acaruar kështu më tej raportin e tij me akademikun. Duket se Kadare nuk ka mundur t’i shmanget konfrontimit verbal me Rexhep Qosen. Në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, në një takim në Bibliotekën Kombëtare, Kadare e ka quajtur Qosen të papërgjegjshëm. I ndodhur përpara një publiku të interesuar dhe që ka ndjekur së fundmi debatin mes Qoses dhe Kadaresë, shkrimtari i madh nuk mund të mos përgjigjej rreth marrëdhënieve të tij me akademikun kosovar. “Qosja, do ta këshilloja të shkonte në psikiatri. Pse? Nuk e bëj për ta fyer, por për t’i bërë një favor. Një avokat, kur mbron dikë që akuzohet thotë: Zotërinj gjyqtarë, mos ia vini re, nuk është në rregull. Ta çojmë në psikiatri.
Avokati i palës tjetër kundërshton, thotë: Ky ka bërë krime, ka bërë këtë e atë, është në rregull, kështu që duhet ta dënojmë. Dhe unë po them versionin më të favorshëm. Ky njeri është i papërgjegjshëm, të shkojë pra në psikiatri. Nuk them tjetër version”.
***
Versioni tjetër, sipas Kadaresë është shumë më i rëndë. “Ky njeri shtyhet nga dikush. Nuk po e them këtë, është shumë i rëndë”, - ka thënë Kadare, përpara studentëve.
I nxitur nga kureshtja e të rinjve, ai ka shpjeguar për herë të parë problemet e tij me akademikun. “Deri në vitet ’90 nuk i jam përgjigjur asnjëherë, kam qenë i pavëmendshëm. Kam thënë: le të thotë ç’të dojë, punë e madhe. Në vitin ’90, kur unë kam lënë Shqipërinë, ka bërë një deklaratë shumë të favorshme për mua. Faleminderit! Në vitin ’93 – ’94, kam ndërhyrë për të botuar romanin e tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, në një shtëpi botuese franceze. I kam bërë një parathënie shumë të gjatë, tepër të gjatë, ku të jem i sinqertë e kam bërë në radhë të parë për çështjen e Kosovës. Ai është armiqësuar prapë, nuk e kam marr vesh përse. Spekullime pafund: Kadareja bën thirrje pro katolike, ai është kundër myslimanëve. Kadare fyen myslimanët, fyen profetin Muhamed. Në fund kanë ardhur deklaratë të tilla, si Kadareja është pjellë e komunizmit, e Enver Hoxhës, është shkrimtar mediokër, s’ka anjë vlerë dhe ka futur në burg një grua me emrin Janulla. Me këtë përfundoi ai. Është një turp i madh për të”, - vazhdoi Kadare. Ndërkohë, Rexhep Qosja i është shmangur debatit, sikundër veproi edhe dy ditë më parë. Edhe pse ishte i ftuar në manifestimin e madh letrar “Kepi i Shpresës së Mirë, Hajredin Guga” në Mitrovicë, Qose nuk mori pjesë.


DEBATI

“Evropa, shtëpia jonë”

PRISHTINË- ‘Djallëzia’ e mosmarrëveshjes për identitetin e shqiptarëve, sipas Kadaresë fillon tek feja, pasi Qosja ka thënë se Kadare mendon se në Evropë duhet të hyjë pjesa e krishtere e Shqipërisë dhe se pjesa myslimane përjashtohet. Por Kadare ka ngulmuar dje në Prishtinë se ka thënë:”myslimanët shqiptarë janë po aq evropianë sa edhe katolikët apo të krishterët”. “Unë e kam argumentuar me fakte. Kam thënë se rilindja shqiptare, që e udhëhoqi luftën për në Evropë, shumica e rilindësve ishin myslimanë dhe ata nuk e ngatërronin fenë me kombësinë. Evropa është kontinenti ynë, është shtëpia jonë, nuk kemi shtëpi tjetër”,- ka thënë Kadare. Më tej, Kadare ka shtuar se krimet e komunizmit duhen dënuar, gjë që duhet bërë me hapjen e dosjeve sekrete. “Është hipokrizi, është dyfytyrësi të thuash se ne jemi evropianë, por mos na pyesni më shumë për të kaluarën. Prandaj diskutimi duhet të bëhet. Nëse kemi këtë dilemë, ne e vëmë veten në skizofreni morale, që është gjëja më e pamoralshme e një kombi” -ka thënë ai. “Ka gjëra që për arsye të ndryshme munden që për një kohë t’i refuzohen publikut, çdo shoqëri e ka këtë, ka arkiva që nuk hapen për vjet të caktuara për arsye të ndryshme, por shoqëritë demokratike duhet të shpjegojnë ato që ndodhin në strategji të zhvillimit të shtetit, në politikë, në ekonomi, në të gjitha”,-ka shtuar Kadare.
 

MLK

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

Per mendimin tim Ismail Kadarese i behet mire qe behet objekt bisedash e qesharak ne media pasi vet e gerric bithen.
Ismail Kadare eshte shkrimtar e le te behet kopetent ne fushen e tij e ska perse te ngaterrohet e te flase me kopetence per politiken, historine, fene.....
Historia eshte profesion i historianeve, politika e politikaneve e keshtu me rradhe.
Ismail Kadare eshte bere i famshen prej shkrimeve te tija dhe si shkrimtar eshte i zoti, ndersa ne politike Ismaili si ka sjelle gje Shqiperise apo botes, po ashtu dhe ne histori, po ashtu dhe ne teologji....atehere eshte e thjeshte, le ta mbylli e mos merret me pune qe nuk mer vesh sa duhet.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Milo vs Kadare

ismail kadare ka qene i lidhur me regjimin e kaluar dhe i ka sherbyer atij kjo nuk ka asnje diskutim. pastaj nese e ka bere me dashje apo me detyrim kjo eshte pune tjeter. per te gjithe ata qe kane lexuar romanin e tij "Nata me hene" po ju them se kjo eshte historia e vertete e nje vajze nga kuksi. dhe kadareja e ka bere pike per pike sic eshte historia e vertete e kesaj vajze. kete histori ai e ka gjetur ne dosjen e sigurimit te atehershem dosje qe ekziston edhe sot e kesaj dite. tani me thoni ju si ka mundesi qe kadareja shtinte ne dore dosje te sigurimit....
besoj se pergjigja eshte e thjeshte, ai ishte i lidhur me regjimin dhe eksponentet e larte te tij...
eshte shkrimtar i madh por me vjen keq se e ka ngrene lugen e corbes...
dhe mos kujtoni se bota nuk i di keto gjera...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
perbindeshi Kadare, rrefehet Janulla

Mbreme ne top story kemi patur mundesine te degjojme nga goja e Janulla RRapit dhe Renato RRapit historine qe prej disa ditesh eshte rikthyer ne vemendjen e shqiptareve.
Ne nje lidhje te drejtperdrejte me SHBA-ne Janulla ka treguar dashurine e Renatos, abortin e vajzes se Kadarese, dhe kalvarin e torturave qe ismaili nepermjet praktikave komuniste i shkatoi kesaj familjeje. Ajo ka fajsuar rreth 20 persona te cilet qe prej vitit 84 e deri ne vitin 89 ishin persekutoret e saj dhe te Renatos. Pervec te tjerash ajo ka pohuar se dy here ka derguar letra drejtuesve te "NOBELIT", per t'i treguar nepermjet historise se saj fytyren e vertete te shkrimtarit Kadare.
Personalisht mendoj se pas kesaj interviste figura e ismail kadarese ka dale ashtu sic esht.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Milo vs Kadare

Pjese me e madhe e librave te kadares, jane romane historike, apo jo?! /pf/images/graemlins/rolleyes.gif

Kjo tema u ka bere si ato flete rrufete e njeher e nje kohe, ku ti mund te vije ne kryq nje person thjesht per antipati.
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pjese me e madhe e librave te kadares, jane romane historike, apo jo?! /pf/images/graemlins/rolleyes.gif

Kjo tema u ka bere si ato flete rrufete e njeher e nje kohe, ku ti mund te vije ne kryq nje person thjesht per antipati.

[/ QUOTE ]Edhe une e kam kete pershtypje...
Nga Antipatia e shprehur haptas e Kadarese kunder shumices shqiptare,qe kur se ka ikur ne France(n antishqiptare)sot ai kerkohet te linçohet nga shumica e shqiptareve te botes... /pf/images/graemlins/smash.gif
 
Top