Milo vs Kadare

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Milo vs Kadare

Të akuzosh, justifikosh apo mbrosh dikë do të thotë që ti po e gjykon atë person. Pra përdor njëfarë metri. E keqja me metrin tënd është se matësi nuk ja ka haberin e matjes dhe e mban metrin të harkuar /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

mozaik... po ti kujt ja ven fain per ate shtatzani... Renatos apo vajzes Kadares...? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
mozaik... po ti kujt ja ven fain per ate shtatzani... Renatos apo vajzes Kadares...? /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

po ti ku i ke provat qe ishte shtatzani ? kjo nuk permendet ne asnje vend ne shtyp. nga e di ti ket gje ? aq me teper qe nuk duhet te kesh qene i madh ne ate kohe ?
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Të akuzosh, justifikosh apo mbrosh dikë do të thotë që ti po e gjykon atë person.

[/ QUOTE ]

s'besoj se ka nevoje kadareja per mbrojtjen time. apo jo ? pastaj sikur kjo te qe e vertete, atehere do te tregonte qe UNE sidhe AI, perdorim te njejtin meter.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Milo vs Kadare

Sigurisht, dhe masni në të njëjtën mënyrë.

P.S. Puna e shtatzanis ktu m'duket se doli prej meje. Kjo vjen nga burime personale si dhe njohje me rrethin e ngushtë të Kadaresë.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

zog... e the ti qe ka qen shtatzone ja 12 shkrime me para e jo un

un thjesht bo tentoj te boj 2 batuta me mozaik... se po me dukeni shum te trudhosur

ku esht ky sex i fort mozaik...?
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

epo qeke rob spiun ateher qe nuk di te mbash sekrete, e i nxjerr ne sheh. leja vet personave te perzier ne kete ngjarje ti nxjerrin detajet e saj publikisht. ne qoftese duan.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

INTERVISTA/Flet ish-hetuesi i çështjes, Riza Hicka


"Kadare më kërkoi lirimin e Renato Rrapit"



Roland QAFOKU, Dorina TOPOLLAJ

Në median e Tiranës ka shpërthyer këto ditë një histori që e ka trazuar jo pak mendjen e shqiptarëve. Janulla Rrapi, nëna e Renato Rrapit, nga SHBA-ja ku jeton prej disa vitesh ka lëshuar një lumë akuzash për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, lidhur me historinë e lidhjes së djalit të saj Renato me vajzën e tij Gresa. Por ndërsa alibitë janë alibi dhe versionet, versione, në ndihmë të zbardhjes së kësaj historie na vjen një personazh krejt, krejt i veçantë. Quhet Riza Hicka dhe është hetuesi i asaj dosjeje që ka plasur në media pas 25 vjetësh. Juristit që hetoi dosjen në fjalë i kujtohet shumë mirë ajo ngjarje e vitit 1981. Në atë kohë nuk ishte e rrallë për një hetues të kishte të bënte me keqbërës apo gjithëfarësoj. Por të kishte në një çështje të madhin Kadare, patjetër që ishte më shumë se e rrallë. I kujtohet edhe detaji më i hollë. Si filloi ajo, kush denoncoi, çfarë akuze dhe pranimi i saj nga Renato Rrapi, dhe si vendosi ta pushojë çështjen. Por i habitur me versionin e ri që vjen pas dy dekadash e gjysmë, Hicka hedh në tavolinë një fakt shumë kokëfortë: "Kadare më ka kërkuar mua me shkrim që ta liroja Renato Rrapin", thotë ish-hetuesi. Një fakt që nuk kërkon shumë komente. Madje, juristi i njohur kërkon të zbardhet publikisht dhe të bëhet publike e gjitha dosja që ka hetuar në atë kohë. "Jo vetëm fjalët e mia, por edhe fletët e asaj dosjeje do të vërtetojnë se Kadare nuk ka më të voglin implikim dhe dashakeqësi ndaj atij djali", shton Hicka. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer", Riza Hicka rikthen edhe një herë ngjarjen në fjalë. Përse e caktuan atë për të hetuar këtë çështje. Si e gjeti të shkatërruar derën e apartamentit të Kadaresë. Arrestimi i Renatos dhe çfarë i tha në hetuesi kur e mori në pyetje. Dhe në fund, lirimi pas këmbënguljes së Kadaresë. Një intervistë që hedh dritë më shumë për një ngjarje që po përflitet shumë.

Sipas informacioneve tona, ju zoti Hicka keni qenë hetues i çështjes së Renato Rrapit, një personazh që në fillim të viteve '81 ka pasur një çështje penale. Në median e sotme, e ëma e tij, Janulla, tregon historinë sipas variantit të saj. Ç'mund të na konfirmoni ju pasi keni qenë hetues i kësaj çështjeje?
Gjatë gjithë këtyre ditëve kam lexuar shkrime të tilla nga shumë personazhe, që në atë kohë edhe kanë drejtuar, dhe ju them, se këto janë fakte që s'mund t'i mohojë asnjeri, se duke qenë hetues që mbuloja rajonin e tretë, kam qenë hetuesi i parë që kam kontaktuar dhe jam marrë me këtë çështje. Ngjarja ka ndodhur, mos gaboj, në vitet '81-82. Më kujtohet mirë se s'ka qenë unifikuar Hetuesia, s'ka qenë krijuar Hetuesia e Përgjithshme. S'e mbaj mend ekzaktësisht datën, pasi ajo ishte çështje rutinë në atë kohë edhe pse lidhej me zotin Kadare, por më vonë u bë bujë më shumë, sepse si duket veprimet e kundërligjshme të kryera nga nënë e bir vazhduan dhe më vonë, dhe i hetuan edhe hetues të tjerë.
Kush jua caktoi çështjen?
Mua më ka thirrur kryetari i Hetuesisë së asaj kohe, i ndjeri Koço Josifi, i cili më tha se duhet të veja të bëja një këqyrje në banesën e Kadaresë, pasi i ishte goditur dera e shtëpisë. Nuk e mbaj mend ditën, se kanë kaluar shumë vite, por më kujtohet se kam vajtur me gjithë ekspertët dhe kemi bërë këqyrjen e derës, e cila ishte shumë e dëmtuar.
Në ç'formë ishte dëmtuar?
Ato dyer që të gjithë i mbajmë mend se si ishin atëherë, ishin me kompensata dhe ishin të çara me goditje të forta. Mbaj mend, se dera kishte vrima të mëdha. Ekspertët me ç'e mbaj mend unë, atëherë e përcaktuan se vrimat ishin bërë me gur.
Bëhet fjalë, në shtëpinë e Kadaresë te Pallati i Shkrimtarëve?
Banesa që ka pasur Kadareja, pallati ku rri sot Dritëro Agolli. E mbaj mend, se ka qenë një kat më poshtë Dritëroit, i bie kati i tretë më duket.
Me kë kontaktuat aty?
Aty kam gjetur zotin Kadare, motrën e tij dhe duhet të ketë qenë para orës 14:00, para se të mbaronte orari zyrtar i punës.
Çfarë biseduat me Kadarenë në ato momente?
Më kujtohet se ishte shumë i shqetësuar. Të thuash të vërtetën, në atë kohë s'kishe kurajën të godisje derën e Kadaresë, jo se përfaqësonte Kadareja një figurë politike të madhe, por se ishte një figurë shoqërore, një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ishte njohur dhe në botën jashtë, dhe pa i hyrë me themel këtyre gjërave, unë mendoja se shteti e mbronte në atë kohë. Kisha një mendim, që s'besoj se e kisha vetëm unë, por cilido nëpunës i asaj kohe mendonte se ky njeri me gjithë këto cilësi duhej të mbrohej nga shteti. Më pas e kuptova që kishte gjëra të tjera, që unë dua t'i them kur të vijë momenti. Kadareja nuk mbrohej nga shteti, por sulmohej ashpër nga segmente të caktuara të shtetit.
Pse sipas jush, Kadareja sulmohej në atë kohë?
Unë s'dua të hyj në thellësi, të analizoj gjërat. Por, ama di që kishte njerëz të niveleve të ulëta në administratë, që kishin kurajë dhe e shanin në mënyrën më të ashpër në atë kohë kur Kadare ishte idhull për të gjithë shqiptarët. S'e kuptoj pse e bënin atë dhe nga kush ndiheshin të mbrojtur.
Kur u ndalua Renato?
Unë mbaj mend se po atë ditë ne kemi bërë ndalimin e Renatos.
Sa vjeç ishte Renato?
Mos gaboj, ishte student në universitet, në vit të parë, në mos gaboj. Por jam i sigurt që ai ishte në moshë që të merrte përgjegjësinë penale.
E morët në pyetje?
Mbaj mend që e kam marrë dhe në pyetje.
A ju kujtohen detaje gjatë kësaj kohe?
Me saktësi jo, por meqë jeni gazetarë me dashamirësi do t'ju thosha që të merreni më shumë me investigimin. Shpesh e kemi ankesë për ju këtë. Ju këshilloj të shkoni në arkiva, është dosja atje dhe mund të verifikoni gjithçka.
Sipas jush, cili dokument në dosje është pika e zbardhjes së gjithë kësaj çështjeje?
Ajo çfarë më ka mbetur në mendje dhe që jam i obliguar ta them për të qenë i qetë me ndërgjegjen time, duke marrë shkas dhe nga këto që po lexoj, është një moment shumë interesant, që s'di pse e fshehin autorët e shumë shkrimeve. Ose nuk e dinë, ose e dinë dhe nuk duan ta thonë, unë s'di ta them. Mbaj mend, që atëherë ishte arresti 72 orë dhe në rajonin Nr.3, atje ku unë kisha zyrën, ka ardhur Kadareja dhe ka kërkuar takim me mua. Polici erdhi dhe më tha se më kërkonte Ismail Kadare. Më kujtohet, se unë u shqetësova një çikë, sepse problemi s'ishte shumë i thjeshtë. Edhe unë atëherë isha i ri dhe eksperiencë shumë të madhe s'kisha. Me çështjen e tij unë duhet të isha korrekt, me figurën e tij duhet të isha korrekt. E futa në zyrë Kadarenë. Ishte dita e tretë e ndalimit dhe unë duhet t'i jepja një rrugëzgjidhje pozitës së Renatos, të vendosja ta arrestoja apo të hetohej i lirë. Mbaj mend që ishte vërtetuar vepra, më duket se edhe ai vetë e pranoi se ai kishte qëlluar derën e Kadaresë pasi ishte i dehur. Pra, ishte vërtetuar si fajësi. Mbaj mend, se Kadareja nuk u ul as në karrige, por duke ndenjur në këmbë, më ka thënë se "unë kërkoj që ky djalë të mos arrestohet, të mos dënohet, por dua vetëm ta këshilloni që të na lërë të qetë dhe të mos na shqetësojë në shtëpi". Unë duke pasur porosi të veçantë që të isha korrekt me këtë çështje, u detyrova t'i them Kadaresë me mirësjellje, se dakord, ky ishte problemi i tij, por mua më duhej me shkrim kjo që thoshte ai. Mbaj mend shumë mirë se Ismail Kadare më ka dhënë me shkrimin e tij këtë deklaratë, të cilën se s'bën duhet ta keni në dosje. Kjo sepse, kur e raportova këtë çështje te eprorët e mi, ka qenë Koço Josifi, mbaj mend, se u pushua çështja ndaj Renatos vetëm për këtë fakt.
A mund të na e thoni fjalë për fjalë, se çfarë ka shkruar Kadareja?
Me sa më kujtohet, ka qenë një faqe formati A 4 dhe ai e ka shkruar me stilolapsin e tij, dhe po të gjendet kjo ka vlera edhe pse është shkrimi i tij aty, shkrimi i një shkrimtari të madh (qesh). Kadareja i kërkonte Hetuesisë që ky djalë të mos arrestohej dhe të mos dënohej për atë që kishte bërë në lidhje me marrëdhëniet me familjen Kadare. Këtë ia kërkonte institucionit. Ai erdhi në zyrë dhe unë i thashë për respekt të figurës së tij, se përse s'më kishte thirrur në shtëpi. Ai më tha se kishte ardhur zyrtarisht dhe se donte ta bënte këtë gjë personalisht.
A e keni takuar më për këtë çështje Kadarenë?
E kam takuar Kadarenë edhe më vonë. Unë e pushova çështjen, s'e çova në gjykatë.
Kur e pushuat çështjen?
Nuk e mbaj mend, por atë çunin e lirova që atë ditë.
Çfarë ju tha ai kur u lirua? A e falënderoi Kadarenë për këtë?
Absolutisht jo. Ai ishte një djalë i ri, akoma nuk i kuptonte shumë problemet. Unë kur vajta të raportoja, pasi mora me shkrim fjalët e Kadaresë, pasi doja të justifikoja qëndrimin tim ndaj eprorëve të mi, ndërkaq kur ata panë se Kadareja kishte shkruar këtë, më kujtohet si tani, Koço Josifi, pasi siç dukej edhe atij i kërkonte Komiteti i Partisë hesap për këtë, atëherë u vendos që të mos e çonim në gjyq, por të pushonim çështjen.
Nëse Kadareja nuk do ta jepte këtë deklaratë, sa do rrezikohej të dënohej Renato Rrapi?
Ai atëherë do penalizohej me nenin 129 që ishte "sjellje e padenjë" dhe mund të dënohej deri me 5 vjet burg.
Çfarë ju ka thënë Renato Rrapi në atë kohë kur keni pasur kontakte me të?
Asgjë. T'ju them të vërtetën, ai ishte një djalë i ri, shumë simpatik. Më kujtohet se kishte shumë humor dhe më tha "po unë i kam rënë derës, por kam qenë i dehur". Kaq mbaj mend.
Çfarë ju tha Renato në lidhje me vajzën e Kadaresë?
Shiko, shumë abuzohet me këtë histori. Më vjen keq se lexova se ai qenka dhe i sëmurë, por nuk duhet abuzuar shumë, sepse më duket se një pjesë e madhe harrojnë se kanë fëmijë vetë. Këta që shkruajnë janë vetë prindër dhe harrojnë që kanë vajza vetë në shtëpi. Ndonjë ditë unë do të flas me shumë hollësi për këtë, por nuk ka gjë të vërtetë në atë mes. Nuk ka marrëdhënie dashurore të pastërta.
Çfarë ju ka thënë Gresa, vajza e Kadaresë?
Ajo ka qenë në një presion të jashtëzakonshëm. Por unë për këtë do flas në një moment tjetër.
Nga kush ishte në presion?
Ajo çka mund t'ju them se nuk ishte një dashuri reale, e pastër. Unë di edhe se si për shkak të një fotografie të Bitëllsave, që Ismail Kadareja ia kishte sjellë nga jashtë shtetit vajzës dhe kjo duke qenë gocë e re, ia kishte falur Renatos, pasi ishin të dy në një lagje, ai i bënte shantazh. Ai i thoshte se "do të spiunoj te Sigurimi i Shtetit se shiko çfarë sjell babai jot nga jashtë".
Këtë jua ka thënë Gresa?
Këto janë të vërtetuara. Unë i kam vërtetuar atëherë. Por është një proces që tani s'ka shumë rëndësi.
Ngulmoj t'ju pyes përsëri, përse e sulmojnë Kadarenë sipas jush?
Më vjen keq për këtë gjë. Unë lexova edhe shkrimin e zotit Milo, të cilin e njoh personalisht, sepse na njihen edhe baballarët tanë që kanë qenë miq të ngushtë në Vlorë, megjithatë m'u duk se shkrimi i Milos ishte korrekt në kuptimin e një formulimi, por unë gjykoj se njerëz të tillë me këto nivele kulturore nuk duhet të krijojnë konflikte me njëri-tjetrin. Nuk është mirë për pjesën tjetër të popullsisë, aq më tepër që këtij kombi i kanë mbetur pak vlera, në kuptimin e vlerave reale, dhe ato pak që kemi si puna e Kadaresë, duhet t'i përgojojmë e t'i përbaltim, më duket si diçka jonormale. Më mirë sesa unë mund ta gjykojë Milo, sepse atij s'i mungon as kultura as inteligjenca, asnjë gjë. Por mua më bën shumë përshtypje që këto shkrime duan t'ia vënë Kadaresë mbi shpinë, sikur ai e ka luftuar këtë familje. Flas për këtë çështje, pasi e di shumë mirë. Nuk është diçka që e kam me të dëgjuar, por e kam jetuar vetë.
Akuza më e rëndë është se familja është internuar dhe djali ka përfunduar në psikiatri. A mund të na thoni se ç'ndodhi me ta?
Ndonëse s'kam qenë hetues në këtë fazë të çështjes, pasi janë bërë disa çështje të tilla, di që internimi s'ka lidhje fare me këtë çështje. Atë pasdite Ismail Kadareja ka folur në Kuvendin Popullor. Ka gjetur Janullën bashkë me çunin që bënin sherr te dera e shtëpisë dhe është njoftuar atë kohë ministri i Brendshëm, Hekuran Isaj. Kjo s'ka fare lidhje me vajzën. E ftoj Hekuran Isajn, që të flasë për këtë çështje.
Megjithatë sot s'dua të flas më tepër. Ju këshilloj, merrni hapni dosjen. Të gjithë duhet të heshtin kur të dalë deklarata e shkruar e Kadaresë dhe, për mendimin tim, shumë duhet t'i kërkojnë të falur. Ka shumë pasaktësi tek ato që shkruhen. Kam lexuar një kolegun tim të nderuar, se arsyeja pse na ka thirrur Ministri i Brendshëm në atë kohë në zyrë, nuk ka qenë se u mor vesh se Janulla ka qenë bashkëpunëtore. Kjo s'është e vërtetë. Unë i kisha shkruar një letër Hekuran Isajit në orën 13:00 të drekës dhe të nesërmen në mëngjes na ka thirrur Ministri në zyrë.
Çfarë përmbante letra?
Për përmbajtjen e letrës e për shumë gjëra të tjera, unë i shpreha në mendimin tim për trysninë që i bënin Kadaresë. Letra ime duhet të jetë në arkivat e Ministrisë së Brendshme.

Çfare tha Janulla Rrapi

Në pjesën e parë të intervistës për "Gazeta Shqiptare", Janulla Rrapi tregoi se familja e saj u internua thjesht pse djali i saj kishte rënë në dashuri me vajzën e Kadaresë. "Një ndjenjë dashurie e pastër, për të cilën Renatoja, në moshën 18-vjeçare do të provonte rrahjet, torturat psikologjike, internimin, burgimin dhe së fundi, mbylljen në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit me kurë të detyruar, ku qëndroi për një kohë të gjatë. I vetmi faj i tij ishte se dashuroi vajzën e Ismail Kadaresë", tha një ditë më parë 61-vjeçarja.

Kush është Gresa Kadare

Gresa është vajza e madhe e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Në kohën për të cilën bëhet fjalë ngjarja, ajo ka qenë në moshën
15- vjeçare. Tani vajza e shkrimtarit është rreth 40 vjeç dhe jeton në Francë bashkë me familjen e saj. Në Shqipëri ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërkohë në Francë ka mbaruar Universitetin e famshëm të Sorbonës. Aktualisht, Gresa punon si shkencëtare dhe si pedagoge në Francë.

Kush eshte Renato Rrapi

Renato Rrapi ka lindur në Tiranë. Në vitin 1981, ai ka qenë rreth 18 vjeç. E ëma e tij, Janulla, tregon tek "Gazeta Shqiptare" se Renato kishte studiuar në Liceun Artistik për violinë, ndërkohë Kinostudioja e kishte zgjedhur për të luajtur në disa filma artistikë si "Gunat përmbi tela", "Tinguj lufte" dhe "Mësonjëtorja". Renato ka qëndruar për një farë kohe në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Tani ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Te dhena per dosjen

¨ Renato Rrapi është ndaluar pasi ka qëlluar derën e shkrimtarit Ismail Kadare me gurë

¨ Ai është ndaluar nga policia ditën që është bërë këqyrja e banesës së Kadaresë

¨ Në hetuesi, Rrapi ka pranuar se ka qëlluar derën e shkrimtarit, pasi ka qenë i dehur

¨ Në ditën e tretë të ndalimit, shkrimtari Ismail Kadare deklaron me shkrim që Rrapi të mos arrestohet apo dënohet për ngjarjen në lidhje me familjen Kadare

¨ Renato Rrapi lirohet ditën e tretë të ndalimit, pas deklaratës së Kadaresë

¨ Dosja është arkivuar në arkivin e Ministrisë së Brendshme

Citime

Per Kadarenë
"Kadareja, nuk u ul as në karrige, por duke ndenjur në këmbë, më ka thënë se, "unë kërkoj që ky djalë të mos arrestohet, të mos dënohet, por dua vetëm ta këshilloni që të na lërë të qetë dhe të mos na shqetësojë në shtëpi".

Per Renaton
"T'ju them të vërtetën, ai ishte një djalë i ri, ishte shumë simpatik. Më kujtohet se kishte shumë humor dhe më tha "po unë i kam rënë derës, por kam qenë i dehur".

Per Gresën
"Për shkak të një fotografie të Bitëllsave, që Ismail Kadareja ia kishte sjellë nga jashtë shtetit vajzës dhe kjo duke qenë gocë e re ia kishte falur Renatos, pasi ishin të dy në një lagje, ai i bënte shantazh".

Per dosjen
"Ju këshilloj, merrni hapni dosjen. Të gjithë duhet të heshtin kur të dalë deklarata e shkruar e Kadaresë dhe, për mendimin tim, shumë duhet t'i kërkojnë të falur".

Kadare për

Hapjen e dosjeve
"KE, duke u kërkuar ish-Vendeve lindore dënimin e krimeve të komunizmit, bashkë më këtë kërkesë ka dhe një vërejtje të tij, sepse këto vende janë të vonuara në këtë dënim. Dhe në qoftë se flasim për vende të vonuara, Shqipëria, aq më tepër është e vonuar nga të tjetrat. Prandaj do ishte mirë që kjo gjë të kryhej në mënyrë sa më serioze, sa më dinjitoze, madje në mënyrë sa më hijerëndë dhe jo në mënyrën që filloi në Parlamentin shqiptar".

Ish-sigurimsat
"Por me një farë grykësie të çuditshme kanë vazhduar të kërkojnë karrierë dhe të ngjiten lart e më lart. Prandaj për këta njerëz nuk ka pse të ketë një shpirtbutësi, gjë që do ta përsërisja, për atë nivelin e parë, me të cilët duhet të jemi njerëzorë sepse këta mijëra njerëz janë rekrutuar disa herë në kushte mizore, janë gjetur në kushte të vështira".

Komunizmin
"Vitet e fundit në shtypin shqiptar ka filluar të jepet një kundër tablo tepër rozë dhe tepër mashtruese e epokës komuniste, ku kjo nomenklaturë jepet me ngjyra disi humane. Si të thuash bëhet një lloj përpjekje për rehabilitimin e saj, por mos të përmendur rastet monstruoze si ai që dëgjuam para ca ditësh ku një kryetar partie kërkoi nderim për Enver Hoxhën".

Tirana Observer
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Milo vs Kadare

une nje gje nuk kuptoj? pse Kadareja ose dikush tjeter trajtohet sikur robt do e marrin dhender?
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
zog... e the ti qe ka qen shtatzone ja 12 shkrime me para e jo un

un thjesht bo tentoj te boj 2 batuta me mozaik... se po me dukeni shum te trudhosur

ku esht ky sex i fort mozaik...?

[/ QUOTE ]

po pra une e thashe e bile me QELLIM, sepse si argument me sherbente me shume sesa sikur te ishte dashuri e thjeshte.
dhe personalisht mendoj se kjo eshte e vertete, ndryshe zemerimi kadarese do te qe me i vogel.

ledi D e zhduken pa lene gjurme vetem se shkoj u q.. me nje arab. mendoj apo paten frike se kishte ngel shatzane edhe ajo.

dhe anglia eshte vend nga me demokratiket, ushqen e lumturon me mijera emigrante shqiptare.

mirepo ne keto punera te THELLA, nuk ka FALJE. kjo behet me e tmershme nga krimi. zoti u ruajt te mos hyni rastesisht ne histori te tilla se shkoni per lesh.

ps; ne une jam thjesht SPEKTATOR. i shikoj ngjarjen si i paanshem, s'me behet vone as per renaton e te emen e tij shitese, e as per kandidatin per nobel kadare ose sahanlepiresin milo.

perkundrazi per spektaklin (kudo qofte ky : ketu, atje, diku) mund te jap edhe jeten. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
un thjesht bo tentoj te boj 2 batuta me mozaik... se po me dukeni shum te trudhosur

ku esht ky sex i fort mozaik...?

[/ QUOTE ]

Ja pra, Konda , zogu... S'te duken seks, apo s'te duken te forte keta te dy ty, qe me shtron pytjet vetem mua?!
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
une nje gje nuk kuptoj? pse Kadareja ose dikush tjeter trajtohet sikur robt do e marrin dhender?

[/ QUOTE ]

shiko sikur me dhjete faqe postime ti nuk merr vesh asgje, kujdes mik, duhet te kesh probleme. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

RediRock

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

O Zog,

Gjysmen e forumit i therrite idiote por tani thua qe s'po akuzon njeri,

Nqs ti nuk di apo ke lexuar qe Kadareja ka luajtur rolin e te persekutuarit nga regjimi ne me shume se nje rast, atehere ti nuk ke lexuar mjaft per Kadarene.

Ti je ai qe ke folur per barren e goces se Kadarese ne me shume se nje postim por tani na doli qe nga e dime qe ishte goca me barre

Ti je ai qe the qe duhet te jemi krenare per Kadarene qe eshte shqiptar por tani ai na doli tiran "por shkrimtar ama..."

Ti je ai qe piken kryesore te argumentit kishe justifikimin e internimit te Renatos dhe familjes se tij. Metri jot qenka mjaft te matka nje familje qe ti as i di e as i njef por tek Kadareja qenka "lule mos me prek".

Dhe mbi te gjitha, ti je ai qe dha pershtypjen qe Renato ishte burre me mustaqe kur abuzoi "minorenen e pafajshme" te Kadarese kur faktet jane te qarta dac nga dokumenta hetuesie e dac nga persona teper te ngushte te rrethit shoqeror qe vajza dhe djali kishin diference te vogel ne moshe dhe te dy ishin minorene (PRA KRIMI NUK EKZISTON SEPSE CDO VEPRIM ISHTE ME APROVIM TE PERSONAVE PJESEMARRES NE AKTIN SEKSUAL)

Dhe tani pika jote finale qe i ve piken, presjen, dhe pikecuditjen ketij diskutimi eshte qe internimi nuk ishte per aktin seksual (kontradikte kjo me shkrimet e tua te mesiperme) por ishte sepse ato i binin deres se Kadarese cdo nate. Dhe sipas teje, kjo justifikon internimin.

Zog, te keqen vellai, thirri mendjes se sdi cte them tjeter. Per nje moment po e merrja jashte mase seriozisht kete diskutim por tani shoh qe qenka vari t.rapin, ti thjesht kundershton per te kundershtuar. Te lutem, a mund te me besh nje sinopse finale te opinionit tend per kete ceshtje sepse deri tani lale opinioni dhe argumentat e tua mund te permblidhen ne thenien e vjeter popullore "Qejfi ma ka por b.ytha sma mban".

Respekte...
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

m'fal mi mozaik... hej zot

Komita... po mir spo lexoj si perfunduan n'internim kto si familje...?
 

zog

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Te lutem, a mund te me besh nje sinopse finale te opinionit tend per kete ceshtje sepse deri tani lale


[/ QUOTE ]

po ta shpjegoj me stil :

nji plak tu nejt tu dredh duhan anes rruges sheh njerez duke biseduar dhe i pyt : perse bisedoni miq ? djali filanes i thone keta palloi çupen me te mire te filanit, moreee plak !
oooh me te keqen ç'ja paska ngopur - pergjigjet plaku.
paa pak ditesh po turma qe kalon me vrull dhe eshqetesuar perpara tij, pyet perseri plaku si zakonisht : more njerez te mbare ç'ndodhi morreee ?

djalin mooo te filanes, te kujtohet, qe rrumbullosi te bijen e filanit, atij te degjuarit te madhh mooo, e zune policet dhe e arrestuan.
mire moo ja bene te paudhit, kush fiton duhet te paguaje - pergjigjet serish plaku.

nji lal ky eshte pozicioni jem.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
m'fal mi mozaik... hej zot

Komita... po mir spo lexoj si perfunduan n'internim kto si familje...?

[/ QUOTE ]

Lexo artikullin me larte (nga Tirana Observer )dhe e kupton se shume detaje te ngjarjes kane rrjedhe krejt ndryshe ngase paraqiten nga kundershtaret e Kadarese.

Cka thua ti, po ta mashtroi ndonjeri vajzen 15 vjeqare?Dhe ky "ndonjeri" s`paska qene 15- 16, por se paku 18 vjeq.
Lexo intervisten me larte e pastaj e kupton me mire.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

Komita ti thua qe Kadares... i je mirnjohese sepse ai ka ngritur zerin per Kosoven.

un te them qe kush ka ndor diçka per Kosoven nga te gjith Shqiptaret e foluara esht minimumi qe mund t'bojm

Kadare ne ate periudh ka qen n'Shqiperi saktesisht tek Mali i Robit ku ka nje vil... dhe as 1 kilometer larg viles tij ka qen nje kamp italian me refugjat nga Kosova

as qe ka ndaluar per kuriozitet te futej dhe te pinte nje kafe me nje familje te thjesht Kosovare

kte ta them sepse kam qen dhe un ne te njejten periudh ne te njejtin vend

po ky Kadare... ti Komita nese ka diçka n'dor te shtyp, mjafton ti studjosh ftyren e jo shkrimin ktij dinaku.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Milo vs Kadare

i hudha nje sy Komita... e ajo qe ty t'bo pershtypje me çkuptoj un esht qe Kadare ka kerkuar lirin e djalit

po ajo qe spo kuptoj esht qe si perfunduan n'internim kto si familje

nejse spo zgjatem... po ato vite kan qen shum delikate ne 1981 u shkri nje pjes e mir e atij regjimi Mehmet Shehu n'krye

dikush per ti bo nder Kaderes i zhduken nga qarkullimi dhe Renaton me gjith fis
 
Top