Re: Milo vs Kadare
Pikerisht, sikur, si profesionist i madh, te majaftohej me madheshtine e tij profesionale, do te nderohej nga te gjithe, por problemi eshte se ai nuk mjaftohet me kaq. Ai kerkon nje madheshti universale, ne te gjitha fushat. Ai kerkon ti jape vetes atributet e "babait te kombit", ku zeri i tij te vendose heshtje kudo, ne politike, ne kulture, ne histori, etj. Dhe me pas, kur dalin njerez qe e kundershtojne (gje qe, njerezit qe e kane po kaq te madhe sa talentin e tyre edhe egon e tyre, e kane zet), fillon dhe i hakerrehet. Ne kete menyre edhe fillon e pjell armiqe kudo.
Nejse, per mua Kadareja, deri diku eshte i ekuilibruar, (nuk po flas si shkrimtar, por jashte profesionit te tij). Problemi eshte sa shume laro te tij, te cilet jane nje armate lehesish qe tentojne t'i kthejne pikepamjet e tij filozofike, sociale, historike, kulturore, politike ne aksioma te ideve kombformuese shqiptare. Pikerisht kjo armate liliputesh idhujtare apo edhe qelepirxhinj, madje edhe te marresh histerike (si puna e Maks Velos p.sh. i cili niset nga budallaleku e jo nga interesi), per mua me teper e ul imazhin e Kadare sesa e ngre.
Po perpiqem ta ilustroj.
Ne emisionin "Opinion" Kadare deklaroi me force se nuk ishte, dhe nuk kishte pohuar kurre se ka qene disident. Madje e konsideroi akt te turpshem perdorjen nga kundershtaret e tij tezen e dizidences, sipas te cileve, e shfrytezojne kete teze te perhapur per te thene: "Nuk durohet qe Kadare ta quaje veten dizident".
Normale. Kadare nuk eshte aq idiot qe ta quaje veten disident. Nuk mund te beje gafa te tilla. Por problemi eshte se te gjithe idhujtaret e tij, si Maks Velo, Mira Meksi, Pirro Misha, etj..... e shesin me te madhe si disident. Do te ishte e udhes qe, per ti mbyllur gojen "dashakeqinjve" (sic i quan vete Kadareja ata qe e shfrytezojne kete gje), te terhiqte vemndjen ndaj miqve te tille qe nuk lene vend pa permendur dizidencen e tij.
Mosheshtja e tij ndaj tyre do te ishte shume me e mire sesa sulmi ndaj atyre qe e kundershtojne duke u nisur nga fjalet e miqve te tij.
Mosheshtja ndaj atyre qe e quajne disident do te ishte ne dinjitetin e tij.
Ndersa persa i perket Milos, besoj nuk ka vend ne kete debat. Natyrisht Milo eshte nje besnik dhe sherbetor i mire i regjimit te vjeter, dhe besoj se me teper e larteson Kadarene duke e quajtur "shkrimtar oborri" se sa e ul.
Te te akuzoje Milo komunist, eshte njesoj si te te akuzoje Bin Laden per terrorist, ose si te te akuzoje Oriana Falaci per racist.