Re: Milo vs Kadare
Edhe Enveri, disident antikomunist?!
-nga Bashkim Kopliku
Me logjiken qe po perdoret, nga shume shkrues e foles, tani ne fund te vitit 2006, i bie qe edhe Enver Hoxha te kete qene disident antikomunist. Po, po, sepse edhe ate e ka pase ndjekur sigurimi i shtetit komunist, bile direkt kryetaret e tij: Koci Xoxi, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj. Bile edhe ai, si keta disidentet e sajuar pas 1990-tes, “fliste me gjuhe ezopike”. Mendojme se asnje njeri qe ka qene ne pozita drejtuese ne komunizem (ne propagande, parti, front, rini, letersi, apo dhe sekretar partie i nje fakulteti mjeksie), nuk ka qene fare disident, nese nuk eshte pushkatuar, apo nuk eshte burgosur mbi “7 vjet”, apo se paku nuk eshte internuar. Por nuk eshte ndonje faj i rralle, te mos keshe qene disident, kur kishe vendosur te mbijetoje ne komunizem: kete faj e ka bere shumica e popullit tone heroik dhe legjendar. Pra edhe Kadare etj., qe nuk kane qene disidente antikomuniste, si gjithe te tjeret, dhe ata!
Sqarim paraprak: Nuk dua te hap asnje polemike ndaj Kadarese, bile jam i prirur krejt pozitivisht ndaj tij personalisht. Duke iu ruajtur nje keqkuptimi, kisha muaj e vite qe detyroja veten te mos shkruaja per kete teme. Por ja qe nuk durova me gjate, sepse me duket se u teprua, duke e trajtuar shpesh shqiptarin e sotem, si budalla. Fund i sqarimit.
Sajimi i disidenteve antikomuniste nga perkrahesit e flaket te regjimit enverist shqiptar, varet ne dy gozhde qe nuk mbajne fare. Keto gozhde po vazhdojne te ngulen edhe nga njerez jo dosido: nga shume penda shqiptare mjaft te mprehta.
Gozhda e pare eshte “prova se X-in e paskesh ndjekur sigurimi”, apo se e “paskan kritikuar ne aksh aktiv” etj., prandaj dhe qenka disident antikomunist Natyrisht, sidomos ata qe jane mbi moshen 30 vjec, e dine mire se komunizmi nuk linte njeri pa ndjekur, e ne radhe te pare komunistet. Nuk ka dale kot ajo fjala: “Komunizmi ha bijt e vet!”. Edhe Enverin, thame qe ne fillim, se e kane pase ndjekur, te gjorin.
Gozhda e dyte eshte se X-i paskesh perdorur, gjate komunizmit, “gjuhen ezopike”, per te kritikuar ‘te gjitha anet e diktatures”, apo paskesh folur me “dykuptime” etj. Keto shkruhen edhe nga ata qe e dine mire se enverizmi ka qene nje diktature shtypese, jo vetem fizike, por edhe mendore. Ka pasur struktura te tera (Komitet Qendror te Partise Komuniste, Institute te Marksizmit, Sektore te Sigurimit te shtetit, Partia, levat e saj, Fronti demokratik etj.), qe merreshin me propaganden, me lavazhin e trurit te shqiptareve. Ata qe punonin ne keto struktura, nuk ishin idiote, perkundrazi, shpesh ishin inteligjente. Edhe vete strukturat ishin te ngritura mbi bazen e eksperiences “me te perparuar”, asaj jugosllave, sovjetike, kineze, dhe indirekt edhe naziste dhe fashiste.
Edhe vete ngulesit e kesaj gozhdes se dyte, nuk kane si mos ta pranojne se gjuha “ezopike”, e alegorirat e tjera, nje shkrimtar do t’i botonte per te komunikuar me lexuesin, pra duhet te ishin te kuptueshme per nje mase relativisht te madhe lexuesish—perndryshe c’kuptim do te kishin?! Por, nese lexuesit i kuptonin “ato mesazhe ezopike”, si u kalonin pa i kuptuar, atyre strukturave komuniste, qe kishin vetem kete detyre?! Jo, natyrisht te paret qe do ta kishin kuptuar kodin “ezopik” te shkrimtarit “disident”, do te ishin ato struktura, dhe per rrjedhoje, menjehere shkrimtari nuk do te ekzistonte me, se paku ne liri.
Mos ne vrullin e tyre “patriotik”, per “sajime disidentesh”, keta shkrues po i leshon logjika elementare, si dhe kujtesa?! Jo, sajuesit duan te syxhestionojne publikun. U duhet ky syxhestionim, shumices se tyre, per te nxjerre pastaj edhe veten e tyre disident: po doli Ai disident antikomunist, ata te tjeret, dalin fare lehte, sepse vertete qe kane kontribuar shume me pak se Ai, per enverizmin.
Goca, djali, nena, internimi, nderhyrjet, Nobeli etj., jane raste te vecanta, qe mund te jene keshtu apo ashtu. Por ato, sido qe te jene, nuk mund t’i forcojne dot ato dy gozhdet qe nuk mbajne fare: veprat e shkruara para vitit 1990, ne Shqiperine enveriste, nga autore “qe dolen te gjalle, pas tyre”, jane te tera krejtesisht ne mbeshtetje te atij regjimi gjakatar. Atyre veprave, nuk ke c’tu besh, nuk ndryshohen me dot, as edhe me ndryshimet rrenjesore pozitive te mevonshme, pas renies perfundimtare te enverizmit, te autoreve te tyre.