Re: Meshira!
meshira eshte sakrifice, per te dy palet. ai qe e merr ulet aq sa ta pranoje dhe ai qe e jep gjithashtu ulet aq sa te zgjase doren dhe te ndihmoje tjetrin, duke sakrifikuar dicka te veten.
pse duhet ta urrejme meshiren, kur eshte nje gjest kaq ekstrem? pse sduhet ta japim ate kur nje dite mund te jemi ne qe do te na duhet ta marrim?
mendoje veten ne nje situate ekstreme (po aq sa meshira)... pa buke duke jetuar mbi disa kartona ngjitur me kazanin e plehrave, dhe dikush kalon prane dhe te hedh disa leke... me kete gjest, a u ndjeve pak me mire? pasi sakrifikove dicka tenden (ne kete rast nje shume te vogel lekesh, te paperfillshme) dhe ja dhe dikujt tjeter, me vullnetin tend te plote.
e ku ka ndjenje me te forte, me ekstreme, me shperblyese se meshira... te ben te ndjehesh zot i vetes kur e jep dhe po te kesh rene aq poshte sa te te meshirojne, ndjehesh perseri pak me siper sec ishe, sepse mendon qe nuk je aq i paperfillshem sa e konsideroje veten.
por prape, eshte ai variabli, cfare lloj meshire behet fjale... nese talleni me meshiren... nuk e vleresoni sa duhet, po, ne ate rast eshte dicka e urryer... pasi kthehet ne nje tallje, ne nje percmim te personit dhe te vetes.
por nese vertete e vleresoni si gjest ekstrem, atehere meshira do tju shperbleje edhe ju qe e jepni edhe ju te tjeret qe e merrni...