Re: Meshira!
Ke plotesisht te drejte denna, po ta shohesh nga jashte.
Nderkohe ajo qe ndodh mes meshiruesit dhe te meshiruarit eshte krejt tjeter.
Meshiruesi, ne rastin kur eshte person i mire, ndjehet i permbushur sepse e kreu aktin pozitiv te dites. Ne rastin kur eshte person i keq, ndjehet perseri i permbushur, i veteaktualizuar, sepse ve ne prove qe di te beje dhe mire, duke e bere tjetrin madje te ndihet i dobet e t'i nevojiet meshira, sepse ai ben keq kur do, e ka ne kontroll ate.
Nderkohe qe persa i perket te meshiruarit, vertet ne ate moment mund te ndjehet i dobet, i pafuqishem, i pazote, dhe te tera keto do t'a vrasin ne "long-term" kur ai te meditoje mbi ceshtjen. Por ne "short-term" ai ka dale i fituar, sepse ne momentin e ndodhise, ai kishte nevoje per meshire. Nese nuk arrij te shpjegohem qarte, me thuaj