Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Ky mesazh i drejtohet te gjithe atyre qe jane te ndergjegjshem per fatet qe po kalon Shqiperia ne keto momente.
Shqiperia dhe kombi yne gjate ketyre 13 viteve ka marre plasaritjen me te madhe qe prej krijimit te saj shtet dhe te njohura nga konventat Evropiane dhe boterore.
Shqiptaret tani se fundi jane ndare ne dy grupe te medha kundershtare te flakta dhe armike te njera tjetres.
Klanet dhe lufta politike i ka ndare ata ne myslimane, katolike,bektashinj dhe orthodokse.
Ndenja shqiptare ka humbur dhe vendin e saj e kane zene pashallaret, kapedanet, bajraktaret, agallaret, prfterinjte, hoxhallaret,komunistet, klanet e ndryshme te pasura dhe klanet karrieriste.
Ne Shqiperi eshte rikthyer urrejta krahinore dhe urrejta biologjike ndermjet shqiptareve.
Krizat e ndryshme katastrofike qe po kalon vendi jane pasqyra me e mire ketyre ngjarjeve te hidhura pa krye.
Ne Shqiperi nuk behet me fjale per pozite dhe opozite, nuk behet fjale as per demokratizim dhe as per mireqenie e jo me per te folur per aspekte te tjera qe lidhen me Shqiperine dhe shqiptaret.
Tanime flitet per gjithshka qe nuk i perket Shqiperise dhe shqiptareve.
Klasa intelektuale shqiptare eshte e larguar gjate ketyre 13 viteve tranzicion dhe kaosi qe mbreteron ne Shqiperi, eshte nga me kercenuesit per historine e re te reformimit te kombit.
Ne aspektin shoqeror, shoqeria shqiptare po kalon krizat nga me te pabesueshmet te shkaterrimit te saj.
Frika e nje lufte civile te ciles i druhem(pasi edhe fqinjet tane e kane kaluar gjate shekullit te kaluar)mund te jete prane dhe te jeni te sigurte se kasaphana qe mund te krijohet nga nje lufte e tille do lere pasoja historike per kombin shqiptar.
Jini te vetedijshem dhe te ndergjegjshem se urrejtja e sotshme ka arritur kulmin e saj.
Ne Shqiperi te njerezit ka humbur llogjika dhe arsyea, paragjykimet po zene vend te madh dhe rikthimi i kohes se "anthropoideve" nuk eshte larg.
Do te ishte fatkeqesia me e madhe per tere shqiptaret neqoftese do te ndodhte nje kasaphane e ngjashme me ate te vitit 1997 pasi kjo kasaphane nuk do te perfundoje ashtu sikur perfundoi vetem me 3000 viktima por do marre gjithshka perpara sepse "bari eshte thare i teri"
Uroj te jem gabim ne kete paralajmerim dhe gabim
qofte.
Kush te keqen nuk do ti a shohe vendit te tij.
Mjaftuan revolucionet e 1990, 1992,1997,1998,1999 per te treguar pese here se Shqiperia ka rrezikuar nje lufte civile te pergjakshme me me shume viktima se 1997 megjithese 5 here te mbledhura sebashku jane baraz me nje lufte civile te pergjakshme.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Po c'hujne leninistet kur thuhet se cdo popull ka qeverine qe meriton. E kane thene njerez me te mire se leninistet, prandaj Klinton mos ja fut kot.
Ne shume diskutime me pelqen menyra se si diskuton, por gjithmone fillon e ben polemika te pakuptimta sikur ti je hallezgjidhesi i Shqiperise dhe ne te tjeret jemi amorf.
Pak me shume modesti nuk do te ishte keq.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Ofelia me pyete ku e kam hallin une? :lol: :lol:
Qeveria e albforumit duhet te jape doreheqjen :shrug:
 

GAZMENT

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Une jetoj ne Greqi dhe e di shume mire qe sa perqind e popullsise di programin e partise qe voton votuesi Shqipetar po aq di edhe ai Grek.
Nuk dua te luaj gjitheditesin por duke pare indiferencen e votuesve europian ne pergjithesi te njejta shifra jane edhe ne europe besoj.
Sa per injorancen vertete eshte nje e keqe e madhe e popullit tone por kjo nuk ka te beje me rracen por eshte pasoje e nje diktature te eger, bile do te thoshe me e egra ne bllokun e lindjes.
"Komunizmi" eshte e keqja e dyte mbas asaj te Turqise nga ana e civilizimit dhe te kultures qytetare. Dhe kjo plage 50-vjecare do shume kohe te sherohet, mos kerkojme mbrekullira se nuk ka te tilla ne kohen e sotme. Do te na duhet shume pune dhe sakrifica per te ndrequr kete te mete.
Dikush me te drejte mund te thote se kane kaluar 12 vjet nga renia e diktatures dhe nuk shohim ndonje ndryshim te madh ne ket fushe.
Vertet nuk ka ndonje ndryshim por cilet qene dhe jane ne krye? Ata qe u edukuan me frymen e kaluar duke filluar qe nga Berisha tek Nano dhe deri tek me te rinjte qe jane sot ne qeveri dhe opozite.
A mund te besohet se NANO dhe Berisha(po permend keta te dy qe kane luajtur rolin kryesor ne politike mbas 1990 dhe shume te tjere) jane te cliruar plotesisht nga e kaluara . E kam fjalen a jane te afte ata ne nje shoqeri demokratike ( aq sa demokratike eshte shoqeria Shqipetare nuk kam pretendime te medha) te jene drejtues te denje? Une per vete dyshoj shume. Prandaj deri sa te dale brezi i ri i politikaneve qe te mos behen politikane per tu pasuruar por sepse do ta duan politiken kam frike se do te kalojme dite te veshtira dhe se termat injorance, korrupsion, etj do ti hasim shpesh.
Sa per vjedhjet qe behen nga ana e qeveritareve nuk diskutohet qe faji eshte i tyre dhe duhen denuar por ata i ndihmon edhe Berisha duke mbajtur peng partine Demokratike. Them i ndihmon sepse kjo parti kur lindi ishte shpresa jone dhe tani pervec emrit nuk ka asgje te perbashket me demokracine sepse Berisha e ka kthyer ne trashgimi familjare duke mos lene keshtu njerez te denje te luajn rol te rendesishem ne parti e duke larguar antare te zote. Prandaj Nano me shoke e dine mire qe nuk kane kundershtare dhe bejne c'tu teket fatkeqesisht...
 

Albinos

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

O Vicento a i more kartat e vorioepirit a si quhen ato kartat qe do ju shperndahen atje ne Greqi se temen e semes u a q***u greku shqiptareve?
Ca thote jeta mor adherfe stin Eladha?
Keshtu :smash: apo keshtu :kiss: ju duan greket?
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Ofelia me pyete ku e kam hallin une? :lol: :lol:
Qeveria e albforumit duhet te jape doreheqjen :shrug: [/qb]
Nuk me duket se kemi krijuar ndonje parti ketu...
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Sot Shqiperia ndodhet ne nje krize politike dhe kjo lloj krize ka perfshire partine socialiste por edhe partine demokratike te pareformuar mire ose te deskretituar ne nje menyre kaq skandaloze sa edhe po te ndodhe qe partia socialiste ta dorezoje pushtetin, opozita nuk eshte e gatshme ta rimare ate.
Pra ne Shqiperi duhej te krijohej nje organizate ose parti me aderues te brezit te ri te diplomuar ne boten e zhvilluar dhe ne Shqiperi.
Kjo nuk ndodhi por ngeli si enderr dhe tanime Shqiperia ndodhet ne nje krize institucionale.
Duke lexuar deklarimet e opozites per perfshirjen e te gjithe ministrave te nderruar ne partine socialiste dhe shume te tjereve ne korrupsione dhe trafiqe, nuk ngelet gje tjeter vetem se partia socialiste te jape doreheqjen.
Shume e lehte per ta thene por akoma ngelet shume e veshtire per ta bere realitet pasi sic shkruajta me lart, opozita e ka konsumuar veten e saj duke akuzuar partine socialiste ne cdo akitivitet te sajin.
Pra reformimi i partise demokratike eshte me dy medalje.
Njera medalje eshte se duke akuzuar partine socialiste dhe qeverine e saj, PD ka mbledhur dhe siguruar elektorat por ne anen tjeter te medaljes partia demokratike ka dalur ne skene si nje parti "dekonstruktive dhe e frikshme pasi duke akuzuar nderkohe qe vete ajo eshte e akuzuar gjashte vite me pare, ajo partia demokratike ashtu sikur siguron elektorat ashtu e debon duke e bere popullin te tundohet ne lidhje me vendosmerine e votave te tij ne zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.
Problemi nuk qendron ekzakt se a duhet qe ne ti japim zgjidhje problemit opozitar te pareformuar por problemi qendron te kriza institucionale qe mbreteron ne Shqiperi.
Duke lene menjane alternativen e organizates "Mjaft" pa shume aderues dhe akoma te paperfillshme dhe te panjohur per opinionin shqiptar, na ngelet vetem te rikthejme koken te Partia Demokratike dhe kur ne e kthejme koken me ate ane, verejme se kemi nje parti te paejkulibruar si pasoje largimit te shume figurave ne PD qe perfliten si figura te "dyshuara"dhe te propagandes sensuale socialiste e cila e "poqi dhe e dogji" PD si "qengjin e njome te pjekur me qumesht deleje".
Ndersa per sa i perket partive te tjera satelitore dhe partise demokristiane se Nikoll Lesit, verejme gjithashtu se dy partite e medha u hengren riskun ketyre partive te tjera satelitore te Nenes parti e punes dhe tashme ne Shqiperi nuk ka alternative dhe kriza institucionale eshte duke u thelluar.
Te gjithe e veme re me vemendje se nuk duam te ja dime per parti dhe lidera se jemi te fryre nga kasaphana denigruese, dekonstruktive, konsumuese e politikes shqiptare.
Ilir Meta dha doreheqjen bashke me klanin e tij dhe ne fakt PD duhej te kerkonte zgjedhje te reja parlamentare.
Flasim per zvkryeministrin dhe jo per ndonje anetar te kabinetet pa portofol dhe gjithashtu flasim edhe per anetare te tjere(klani i Metes) te qeverise qe dhane doreheqjen.
Urdheroni dhe shikoni se cfare ndodh ne politiken shqiptare.
Berishes i ka ikur goja dhe tashme ai u "mbyt me nje pike uje"
Pra Berisha duke i vene turbine ndihmese motorit te tij, harroi ta ndaloje makinen dha tani meqe ka kaluar ne superxhiro e sheh Nanon mbrapa tij por ne rolin e opozites.
Ja pra Daci Baos dha doreheqjen dhe Berisha nuk ja ka idene se a duhet te vazhdoje te beje fushate per zgjedhjet lokale apo te kerkoje zgjidhje ne keto momente mjaft te veshtira per Shqiperine.
I humbur ne mes te mirave themi ne, dhe te na rrosh shoku Malo.
Ja pra se cfare ndodh dhe ulerimat e krizes institucionale ndihen vetem ne popull dhe ne shume mire e kemi vene re se cfare po ndodh akoma me shqiptaret e rrenuar pa shprese, alternative dhe hemorragji largimesh nga Shqiperia .
Kujt i intereson kjo lloj amullie?
Mos valle na krahasojne me Irakun apo Afganistanin te ndodhe keshtu?
Sic e vini re ju disa ekspontente aderues te kesaj teme qellimi im nuk eshte te jesh nje militant i PD-se por nuk do pranoja te isha gjithashtu edhe ndonje militant i PS-se sepse asnjera nga keto dy forca politike nuk ka kredibilitetin e duhur per te qeverisur.
Shqiperia ka nevoje ne keto momente per intelektuale sepse koha kalon dhe regresi eshte i demshem ne dem te Shqiperise ne te gjitha aspektet e saj.
Kemi aq shume intelektuale te diplomuar ne Evropen perendimore dhe ne USA saqe pengesa burokratike per rikthimin e tyre do me dukej antishqiptare.
Shqiperia po kalon nje moment historik dhe neqoftese ky moment do te zhvleresohet nga shqiptaret, atehere mos pretendoni te jeni krenare, mos pretendoni te rregulloni imazhin tuaj si shqiptare, mos pretendoni te jepni keshilla te panevojshme atehere kur nuk duhet, mos pretendoni te krijoni shtet dhe te zbatoni ligjet e kushtetutes dhe ne fund shikimin perpara per ta harruar nje here e mire vendlindjen tuaj dhe prejardhjen tuaj.
Nje shtet ndertohet duke zbatuar ligjet dhe duke imponuar nje kulture te admirueshme te bashkombasit e tyre.
Me respekt per te gjithe Billi
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

E Marte, 22 Korrik 2003


<ul type="square">
[*]MOISIU TRADHETON OPOZITEN
[/list]

Edlira Prenga

"Eshte shpejt akoma te arrijme ne konkluzione radikale". Kjo ishte pergjigja e presidentit te Republikes, Alfred Moisiu qe i ka dhene dje demokrateve lidhur me krijimin e nje qeverie me baze te gjere. Ne kete menyre Moisiu per here te pare qe nga marrja e mandatit te tij presidencial doli kunder ideve te dhena nga ana e opozites. Ky reagim i tille, erdhi pas takimeve te tij te koheve te fundit te tij me kryeministrin Fatos Nano. Qe nga koha e zhvillimit te mbledhjes se kryesise se PS-se e me doreheqjet e fundit ne qeverine e tij, Nano i ka shpeshtuar kontaktet me Presidentin e Republikes. Kjo si pasoje solli dhe deklaraten e djeshme te tij, lidhur me qeverine Nano qe sipas presidentit Moisiu, nuk ka nevoje te arrihet ne vendime radikale. Duke u bazuar ne ate qe i lejon kushtetuta e Shqiperise, Moisiu u shpreh se nderhyrja e tij do te bazohet pikerisht mbi kete dokuet. "Une do te nderhyj sipas kushtetutes", cilesoi ai duke lene te nenkuptohet se ndryshimet ne qeveri te propozuara nga Nano do te marrin ne menyre te menjehershme vulen e tij dekretuese. Bisedimet e bera mes tij dhe Nanos ne vilat qeveritare te Durresit fundajven e kaluar kane sjelle nje konkluzion te tille. Nano mesohet t'i kete bere prezente ne kete takim te gjitha propozimet e tij per ndryshimet ne kabinet, qe per presidentin e Republikes me pas sollen deklaraten e tij te djeshme.

<ul type="square">
[*]Opozita: Moisiu te nderhyje per te rrezuar Nanon
[/list]

Menjehere pas deklarates se Moisiut te bere ne ambjentet e hotel "Sheratonit", erdhi dhe reagimi i opozites. Nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli kerkoi qe Moisiu te nderhyje ne zgjidhjen radikale qe eshte krijuar ne qeverisjen aktuale te zotit Nano. "Moisiu duhet te kontribuoje per nje zgjidhje radikale qe vendi te integrohet dhe te mos mbese peng i ambicjeve te paskrupullta, te paligjshme te krimit, te klaneve te paligjshme te kesaj qeverie ekzistuese", u shpreh zonja Topalli lidhur me kete argumet. Ajo kerkoi ne menyre te perseritur nga opozita qe Nano duhet te jape doreheqjen nga detyra e kryeministrit, duke kaluar ne nje qeveri teknike qe me pas do te coje ne zgjedhje te parakohshme. "Sot me shume se asnjehere kjo zgjidhje eshte e domosdoshme per shkakun se ne dy vjet jane rrezuar kater qeveri, per shkakun se qeveria aktuale eshte nje deshtim, per shkakun se ka nje mungese totale te vullnetit, te mungeses se cdo shprehje te aksionit politik kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit", theksoi nenkryetarja demokrate. Sipas saj opozita kerkon qe vendit t'i jape nje zgjidhje radikale gje per te cilen kerkohet nderhyrja e menjehershme e presidentit Moisiu. Me i ashper ne deklarimin e tij ishte kryetari i PR-se, Fatmir Mediu. Ai i kujtoi presidentit Moisiu se eshte zgjidhur me konsensusin e te gjitha paleve politike ne parlament dhe si pasoje duhet te marre ne konsiderate mendimin e tyre. "Mendoj qe presidenti i Republikes para se te refuzoje duhet te degjoje mendimet e partive politike", u shpreh ai duke cilesuar ne menyre te vecante faktin se Moisiu nuk duhet te harroje se nje President i zgjedhur me mbeshtetjen e te gjithe forcave politike, dhe nuk eshte nje President qe eshte mandatuar thjesht nga mazhoranca. "Presidenti i republikes nese e shikon veten jashte dhe larg forcave politike, per mendimin tim nuk arrin te gjykoje realitetin thjesht nga ajo qe ndiejne qytetaret shqiptare, por nga njerezit afer qeverise", cilesoi kryetari i PR-se, Mediu duke shtuar se duhet nje zgjidhje radikale, pasi kjo nuk i perket as institucionit te presidentit,as forcave politike shqiptare, por te gjithe kuvendit te Shqiperise. Ne kete menyre opozita i beri te qarte Moisiut se duhet te rishikoje dhe nje heredeklaraten e tij, pavaresisht faktit ligjor qe i jep detyra kushtetuese.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Per ata qe e ndiejne veten shqiptare dhe qe kane kane pasur ndjenjen e shqiptarit pergjate gjithe historise se ketij kombi qe nuk pa dite te mira kurre.
Mesazhi im ishte i thjeshte, i qarte pavaresisht toneve pakez te ashpra por per fat te keq nje alarm i rreme i imponuar nga mediat e shkruara dhe asaj elektronike
Vijoj me poshte me ata eksponente qe do mund te kuptojne diskutimin tim te fundit ne albforum dhe per kete akt jam shume i vendosur.
Ne albforum ka diskutante te shumte dhe kjo eshte nje gje e mire.
Shume prej tyre jane militante por aspak te interesuar per te pare nje realitet tjetersoji per Shqiperine.
Nuk jam i persekutuar nga rregjimi komunist dhe si rrjedhim nuk jam militant i PD-se.
Ndiej keqardhje per te gjithe ata patriote, nacionaliste, njerez te penes, shkencetare qe u persekutuan dhe u vrane nga rregjimi komunisto-diktatorial dhe sherim te shpejte te plageve te tyre te kaluara.
Nuk jam militant i PS-se dhe fatmiresisht mergimi me ndryshoi dhe tashme ndihem nje njeri me te vertete me merita dhe kulture te admirueshme perendimore.
Populli shqiptar ka vuajtur tere historine e tij dhe ata pasardhesit do benin mire te benin kerkime, hulumtime ne lidhje me problemet qe kane shqetesuar tere kombin shqiptar.
Me duhet te tregohem edhe une si Ismail Kadare i cili pergjate rregjimit te kaluar diktatorial, mbajti nje qendrim aspak te sinqerte ndaj shqiptareve por me duhet te tregohem edhe Ismail Kadare-ja i rilindur pas viteve 90 te shekullit te kaluar i cili akuzon direkt dhe indirekt rregjimin e kaluar duke u munduar te shfajesohet ne menyra te ndryshme nepemjet librave te tij te dale per botim gjate ketyre 13 viteve te fundit.
Ndoshta ne vazhdim me duhet te sillem edhe si Konica, si shqiptar por edhe si bukeshkale.
Ndoshta si Fishta i madh i cili nuk priton te shaje shqiptaret e pazote te pafe dhe ngordhalaqe e frikacake e te pabese me stilin e tij te shkruarit dhe ky ritual i ketyre rilindasve do te trashegohet brez pas brezi pa bere edhe ndryshimin me te vogel ne lidhje me gjithshka qe u perket shqiptareve.
Ndoshta ne disa vite ose pergjate ketij shekulli, emri Shqiperi do te eksistoje ne menyre figurative sepse duam ne , nuk duam ne, ne do ti bashkohemi Evropes se zhvilluar e cila do marre trajten e nje Evrope Federale dhe historia e nje kombi si Shqiperia do shkrihet si "krypa brenda ne goten me uje"
Me vjen keq vetem per dicka
Nuk patem kurre nje histori te sinqerte dhe largepamese, aleate, pavaresisht se ne jemi nje nder kombet me te vjetra te Evropes.

Per ta mbyllur kam dy histori te rendomta
Po e filloj me te paren.
Na ishte nje here nje trim shqiptar.
Ky trim sa ishte gjalle vrau e preu qindra armiq te vendlindjes se tij Ilirise.
Dikur armiqte mbasi pushtojne Ilirine, kerkojne koken e trimit mirepo nuk e gjejne.
Trimi qendronte i fshehur ne mal dhe ushqimin dhe te mbathurat ja sillte nje fshatar i tij.
Pushtuesit e eger e nuhasin fshatarin e saporikthyer nga mali dhe e ndalojne per ta marre ne pyetje.
Mbasi e godasin dhe e kercenojne se do ta vrasin me gjithe familje, i thone fshatarit se ka dy rruge
Ose ai bashke me familjen do te vriten dhe digjen ose fshatari furnitor i trimit te strehuar ne mal duhet te vrase Trimin
Fshatari vendos se cfare do te beje.
Merr trasten me ushqim dhe nje hanxhar dhe niset drejt malit.
Kur takon Trimin ne mal i thote se ne traste ka buke dhe ushqim nderkohe qe vete fshatari sillej me hanxhar rreth e rrotull trimit.
Trimi nuhat pak gjendjen nervoze te bashkefshatarit te tij por nga urija e madhe nuk i kushton vemendje.
Ashtu nga mbrapa nderkohe qe trimi hapi trasten dhe kaplonte kafshatat e para, bashkefshatari i tij i gjuan me hanxhar duke ja hapur koken me dysh dhe keshtu mbaron kjo lloj historie e pakuptime.

Nje histori e dyte eshte se na ishte nje here nje e perdalur
Na njihet me nje djale dhe dashurohen shume per disa kohe.
Me pas e perdalura njihet me nje tjeter mashkull shume bukurosh edhe ky,marrohet pas tij dhe pas disa kohesh martohen.
Djali i pare i rene ne dashuri me te perdaluren e takon nje dite dhe i thote se "ndien shume per ate femer"
Ajo ishte e gezuar qe kish takuar djalin e pare te zemres dhe i thote "se eshte e martuar me nje burre tjeter"
Megjithate ajo i le shpresa per ta takuar.
Nje dite kjo e perdalur duke ndenjur ne ballkon, ndjell nje djale te trete qe kalonte buze shtepise se perdalures se martuar dhe i vjen ndermend nje plan.
Djali i trete tundohet dhe i afrohet se perdalures se bukur per te bere pak kuvend.
Ajo para se te ndahej me te i thote se mund te vije dhe te takoje ate (te perdaluren)edhe here te tjera.
Djali i le te nesermen per dite takimi dhe ndahen per ate dite.
E perdalura pret burrin e saj ne darke dhe i ankohet atij se nje mashkull qe kalon buze rruges se shtepise se tyre e ngacmon dhe ajo ka frike te qendroje vetem ne shtepi.
Burri i te perdalures thote se mos ki frike se jam une dhe neqoftese ai vjen prape, atehere me lajmero se e rregulloj une kete pune.
Te nesermen burri i te perdalures iken heret ne mengjes ne pune, ndersa e perdalura u shtri mbi nje karrige ne ballkonin e gjere.
Ne oren e caktuar vjen djaloshi i ndezur dhe magjepsur nga bukuria dhe pamja seksuale e kurves dhe shtrihen gjere e gjate ne diskutim.
Me pas e perdalura lajmeron burrin e saj per rrezikun qe i kanosej ne shtepi dhe burri vjen brenda me nje fryme.
Menjehere merr pushken dhe kur del ne ballkon, qellon djalin e trete te ftuar nga e perdalura.
Vjen policia dhe burri i te perdalures futet ne burg ndersa e perdalura duke mesuar per denimin e madh qe kish marre burri i saj vrases, martohet me djalin e pare qe kish njohur.
 

GAZMENT

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Me vjen vertet keq KLINTON se me sa kuptoj une qenke shume pesimist mbase ke te drejte. Me gjithe mend At Fishta, Konica etj ishin te irrituar me shumicen Shqipetare , nuk i kuptonin veprimet e tyre dhe kane thene fjale vertet te renda. Pikerisht ketu dua te shtoj fjalet e te madhi GETE per popullin e tij Gjerman: Po tu tregojme nje lule (Gjermaneve) do te pyesin direkt, ka arome? A mund ta bejme caj? Dhe vazhdon: Gjermani si individ eshte i konsiderushem dhe interesantpor si grup(shoqeria)
eshte i mjere , fat keq. Me mire Gjermanet duhet te shperndahen si cifutet ne te gjithe boten qe te kene mundesi te zhvillojne virtytet e tyre dhe per te miren e te gjithe kombeve.
Nuk dua te krahasoj dy popujt ketu por te shpjegoj se njerezit e letrave si GETE apo te tanet FISHTA, KONICA etj. jane gjithmone shume perpara kohes ku jetojne dhe nuk kuptohen lehte nga popullsia e gjere prandaj dhe shprehen ashtu. E di si ka thene KADARE kur eshte pyetur pse nuk ju dha cmimi nobel: Une jam Shqipetar dhe neve si kombe cdo gje na eshte dhene me vonese.
Si Shqipetar qe jam kam pranu fatet e vendit tim te cilat nuk jane dhe me te mirat.
Por duhet te jemi me optimiste, te mos dorezohemi dhe te mos e humbim shpresen. Humbja e shpreses eshte e barabarte me fundin e cdo gjeje dhe jeta s'ka me kuptim. Nuk jame nacionaliste por dua te shkruaj nje strofe te ASDRENIT sepse e ndjej te nevojshme:
Se Zoti vete e tha me goje
Qe kombe shuhen permi dhe,
Po Shqiperia do te rroje
per te,per te "luftojme"ne!
 

agshi

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Klinton, ene una kam nigju nji dicka per shqiptart e shqipnis

*nji mret lypte dy mjeshtra per me ndertu nji projekt. Lypin e pypin dhe ma ne fund gjejn dy vllezen shqiptar. I cojn ke mreti qe u tregon ene projektin. 2 vllezrit e pranojn dhe e perfunojn projektin dhe mreti mbetet i knaqur per punen e bere. Mreti i lyp kta dy vllezer per me i dhane shperblimin. I pari kerkon nji shpi te re dhe mreti ia pranon. Dhe mreti pyt te dytin dhe ky i thot: a ban me u afru pak ** mos te nigjojne vllai im? Une kisha dasht ** vllase tim mos me ia ba shpine.

Ene nji tjeter Klinton

3 vllezer shqiptar punojne te nji pronar grek. Ata shkonin mire me njenitjetrin dhe greku ishte i kenaqun me ta. Nji dite njeni prej shqiptarve kerkon me shku me pushime n´shqipri. Pronari grek i thot qe kur te vinte te sillte nji grusht dhé. Kshtu beri ai, erdhi dhe pruri edhe dhéun. Kur vllezerit shkuan te flinin greku e mori dhéun dhe ua vuri atyre nga pak nen jastek. Qe nga aja dite e me pastaj vllezerit fillun me u gri me njenitjetrin. Dhe kur greku e pa dhe u habit athere ai tha se fajin e paska dhéu e jo njerezit.

Klinton ta kalosh mir aty ku je se ne ba me u kzhy do behesh ene me i keq se Enveri. Ti ke thene se nuk don asnjeren parti, a mund me thone se cila ashte per ty nji parti qe punon per popullin shqiptar?.
 

zog

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

kesaj çeshtje, Niçja ka kohe ja ka dhene pergjigjen, ai pat thene; neqofte se kerkon me e zhduk nje popull (fare, race), krijoi atij nje SHTET.

mendoj; prandaj INSTINKTIVISHT (si race e vjeter) shqiptaret se kane dashe as e duan Shtetin. ata i shmangen atij, megjithse historikisht te vetmit nder popuj, te ndergjegjshem per faren e tyre, te qenit Shqiptar.
si duket per te ruajtur ekzistencen e saj.

shqiptaret do ti quaja popull Niçean.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Ministria e Jashtme greke: Do kembengulim ta kthejme Himaren minoritet

TIRANE (15 Tetor) - Ministria e Jashtme greke njoftoi sot se suksesi ne zgjedhjet lokale ne Shqiperi i kandidatit te minoritetit grek ne katundin Himare do ta ndihmoje te binde Tiranen t'i jape kesaj krahine statusin e zones minoritare. Zedhenesi i Ministrise, Panos Beglitis theksoi se Athina kembengul dhe do te vazhdoje te kembengule si per cilesimin e kesaj zone si zone minoritare, ashtu edhe per funksionimin e nje shkolle per kete minoritet. Nderkaq, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne nje prononcim per televizionin News-24 u shpreh se distancohet plotesisht prej saj dhe se nuk eshte ne dijeni te ndonje plani te qeverise greke per ta shpallur Himaren minoritet. Dule u deklarua edhe per incidentin e dites se zgjedhjeve ne Himare, kur nje grup protestuesish valeviznin flamuj greke e kendonin himnin kombetar grek. Dule e cilesoi kete si nje akt te turpshem, qe eshte skenar i disa qarqeve te caktuara. Dule shtoi se asnje nga protestuesit nuk ka qene militant i PBDNJ-se, se ishte Partia Socialiste ajo qe kerkoi incidente dhe se pozicioni i PS-se eshte i paqarte.

www.BalkanWeb.com
15 Tetor 2003
- - - - - - - - - - - - - - - - - -- -

Përfundimi i fëlliqur i mësipërm mbetet të plotesohet me felliqsirat e meposhtme:

Rrofte partia greke (socialist në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofte partia tradhetare (opposite në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofshin të dyja që hapin shkolla greke dhe mbyllin shkolla Shqipe ne Shqipëri.
Me paret e Turqisë, me lejen e Greqisë, për të mirën e Shqipërisë. (thënie e hershme)
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Ky mesazh i drejtohet te gjithe atyre qe jane te ndergjegjshem per fatet qe po kalon Shqiperia ne keto momente.
Shqiperia dhe kombi yne gjate ketyre 13 viteve ka marre plasaritjen me te madhe qe prej krijimit te saj shtet dhe te njohura nga konventat Evropiane dhe boterore.
Shqiptaret tani se fundi jane ndare ne dy grupe te medha kundershtare te flakta dhe armike te njera tjetres.
Klanet dhe lufta politike i ka ndare ata ne myslimane, katolike,bektashinj dhe orthodokse.
Ndenja shqiptare ka humbur dhe vendin e saj e kane zene pashallaret, kapedanet, bajraktaret, agallaret, prfterinjte, hoxhallaret,komunistet, klanet e ndryshme te pasura dhe klanet karrieriste.
Ne Shqiperi eshte rikthyer urrejta krahinore dhe urrejta biologjike ndermjet shqiptareve.
Krizat e ndryshme katastrofike qe po kalon vendi jane pasqyra me e mire ketyre ngjarjeve te hidhura pa krye.
Ne Shqiperi nuk behet me fjale per pozite dhe opozite, nuk behet fjale as per demokratizim dhe as per mireqenie e jo me per te folur per aspekte te tjera qe lidhen me Shqiperine dhe shqiptaret.
Tanime flitet per gjithshka qe nuk i perket Shqiperise dhe shqiptareve.
Klasa intelektuale shqiptare eshte e larguar gjate ketyre 13 viteve tranzicion dhe kaosi qe mbreteron ne Shqiperi, eshte nga me kercenuesit per historine e re te reformimit te kombit.
Ne aspektin shoqeror, shoqeria shqiptare po kalon krizat nga me te pabesueshmet te shkaterrimit te saj.
Frika e nje lufte civile te ciles i druhem(pasi edhe fqinjet tane e kane kaluar gjate shekullit te kaluar)mund te jete prane dhe te jeni te sigurte se kasaphana qe mund te krijohet nga nje lufte e tille do lere pasoja historike per kombin shqiptar.
Jini te vetedijshem dhe te ndergjegjshem se urrejtja e sotshme ka arritur kulmin e saj.
Ne Shqiperi te njerezit ka humbur llogjika dhe arsyea, paragjykimet po zene vend te madh dhe rikthimi i kohes se "anthropoideve" nuk eshte larg.
Do te ishte fatkeqesia me e madhe per tere shqiptaret neqoftese do te ndodhte nje kasaphane e ngjashme me ate te vitit 1997 pasi kjo kasaphane nuk do te perfundoje ashtu sikur perfundoi vetem me 3000 viktima por do marre gjithshka perpara sepse "bari eshte thare i teri"
Uroj te jem gabim ne kete paralajmerim dhe gabim
qofte.
Kush te keqen nuk do ti a shohe vendit te tij.
Mjaftuan revolucionet e 1990, 1992,1997,1998,1999 per te treguar pese here se Shqiperia ka rrezikuar nje lufte civile te pergjakshme me me shume viktima se 1997 megjithese 5 here te mbledhura sebashku jane baraz me nje lufte civile te pergjakshme.
 

DFV

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Klinton sigurisht gjendja ne te cilen ndodhet populli shqiptar tani eshte e renduar dhe shume nga ato qe ti ngre me larte jane teper shqetesuese por une do te thosha,te pakten me ato qe lexoj dhe marr vesh nepermjet te aferme te mi qe jetojne ne shqiperi(une prej me shume se 7 vjetesh jetoj jashte saj)se ajo qe eshte teper shqetesuese eshte se nga njera ane kemi nje varferi te tejskajshme ne rritje te nje pjese jo te vogel te popullsis dhe ne anen tjeter nje pasurim galopant te nje pjese te vogel kjo dhe ne kurriz te pjeses se varfer te popullit.Mendoj se ne se do te zgjidhej drejte ky problem nuk do te kishte ne ardhmen nje kondradikt qe te conte drejte nje konflikti civil per arsye fetare apo krahinore te cilat ju i ngrini me larte.
 
Top