Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Ky mesazh i drejtohet te gjithe atyre qe jane te ndergjegjshem per fatet qe po kalon Shqiperia ne keto momente.
Shqiperia dhe kombi yne gjate ketyre 13 viteve ka marre plasaritjen me te madhe qe prej krijimit te saj shtet dhe te njohura nga konventat Evropiane dhe boterore.
Shqiptaret tani se fundi jane ndare ne dy grupe te medha kundershtare te flakta dhe armike te njera tjetres.
Klanet dhe lufta politike i ka ndare ata ne myslimane, katolike,bektashinj dhe orthodokse.
Ndenja shqiptare ka humbur dhe vendin e saj e kane zene pashallaret, kapedanet, bajraktaret, agallaret, prfterinjte, hoxhallaret,komunistet, klanet e ndryshme te pasura dhe klanet karrieriste.
Ne Shqiperi eshte rikthyer urrejta krahinore dhe urrejta biologjike ndermjet shqiptareve.
Krizat e ndryshme katastrofike qe po kalon vendi jane pasqyra me e mire ketyre ngjarjeve te hidhura pa krye.
Ne Shqiperi nuk behet me fjale per pozite dhe opozite, nuk behet fjale as per demokratizim dhe as per mireqenie e jo me per te folur per aspekte te tjera qe lidhen me Shqiperine dhe shqiptaret.
Tanime flitet per gjithshka qe nuk i perket Shqiperise dhe shqiptareve.
Klasa intelektuale shqiptare eshte e larguar gjate ketyre 13 viteve tranzicion dhe kaosi qe mbreteron ne Shqiperi, eshte nga me kercenuesit per historine e re te reformimit te kombit.
Ne aspektin shoqeror, shoqeria shqiptare po kalon krizat nga me te pabesueshmet te shkaterrimit te saj.
Frika e nje lufte civile te ciles i druhem(pasi edhe fqinjet tane e kane kaluar gjate shekullit te kaluar)mund te jete prane dhe te jeni te sigurte se kasaphana qe mund te krijohet nga nje lufte e tille do lere pasoja historike per kombin shqiptar.
Jini te vetedijshem dhe te ndergjegjshem se urrejtja e sotshme ka arritur kulmin e saj.
Ne Shqiperi te njerezit ka humbur llogjika dhe arsyea, paragjykimet po zene vend te madh dhe rikthimi i kohes se "anthropoideve" nuk eshte larg.
Do te ishte fatkeqesia me e madhe per tere shqiptaret neqoftese do te ndodhte nje kasaphane e ngjashme me ate te vitit 1997 pasi kjo kasaphane nuk do te perfundoje ashtu sikur perfundoi vetem me 3000 viktima por do marre gjithshka perpara sepse "bari eshte thare i teri"
Uroj te jem gabim ne kete paralajmerim dhe gabim
qofte.
Kush te keqen nuk do ti a shohe vendit te tij.
Mjaftuan revolucionet e 1990, 1992,1997,1998,1999 per te treguar pese here se Shqiperia ka rrezikuar nje lufte civile te pergjakshme me me shume viktima se 1997 megjithese 5 here te mbledhura sebashku jane baraz me nje lufte civile te pergjakshme.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Fillimisht postuar nga Ofelia:
[qb] ... Nese eshte ftese per te gjetur nje rrugezgjidhje (duke qene te vetedijshem qe askush nuk na e kerkoi dhe askush nuk do ta marre parasysh) jepi tastieres dhe fillo i pari...[/qb]
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Per mendimin tim, shkrimi ishte i arrire estetikisht por nje mediokritet i vertete nqs flasim per mesazhet qe ai pretendon te perçoje. I ngjan si dy pika uji retorikave gogesitese me te cilat jemi mesuar ne faqet e RD-se, 55-ses, Tema-s e te tjera fletushkave pacavure qe gelojne sot neper tezgat e cdo cepi te Shqiperise.
Natyrisht problemet per te cilat perdoret nje gjuhe mjaft prekese, gati gati epike, ekzistojne. Shqiperia vazhdon te jete nje vend i varfer dhe me shume probleme, por kjo nuk ka ndodhur befas brenda nates, ose brenda ketyre 3-4 vjeteve. Shqiperia nje vend i tille ka qene prej te pakten 50 vjeteve dhe arsyet mua me duket se nuk kane te bejne me formen e qeverisjes, por pike se pari me faktin e kryer se vendi yne eshte i denuar te ekzistoje i pergjysmuar dhe me resurse fizike dhe intelektuale gjysmake. Arsyeja e dyte per mendimin tim ka te beje me shkallen e ulet te kultures qe demonstrojme ne si popull e cila reflektohet direkt ne menyren e qeverisjes. Cdo popull ka qeverisjen qe meriton. Jemi nje popull me numrin me te ulket te studenteve per fryme, ku intelektuali stigmatizohet, ofendohet dhe ne pergjithesi konsiderohet si nje krijese parazitare, pordhace dhe e panevojshme. Jemi nje popull i perbere ne shumice nga fshatare, njerez qe s'dine te flasin, qe shurrojne aty ku i ze, dhe qe krruajne hundet duke shetitur ne bulevard. Natyrisht edhe qeverite e dala prej nesh jane qeveri hajdutesh, te pasjellshmish dhe te pagdhendurish. Shqetesimi me i madh yni duhet te jete ne keto momente ndryshimi i raportit midis te shkolluarve, njerezve me mendje te kthjellet dhe anadollakeve dhe kokedrunjve qe mbushin rruget, forumet dhe administratat tona. Sidoqofte une jam optimist per vete faktin se konstatoj nga viti ne vit nje permiresim te ketij raporti ne interes te grupit te pare. Shqiperia cdo vit perparon pavaresisht nga xhelozite respektive te tifozeve te njeres apo tjetres force politike, ne varesi te kohes kur ka pushtetin secila. Shqiperia e vitit 1995 ishte me e mire se ajo e 1991-shit. Shqiperia e vitit 2000 ishte me e mire se ajo e 1996-es dhe Shqiperia e 2003-shit eshte me e mire se ajo e 2000-es. Keto jane fakte qe askush nuk mund t'i mohoje, dhe nqs e ben, kjo vjen nga pasionet e verbra politike. Nga viti ne vit kemi me shume rruge te mira, me pak firma piramidale, me shume turiste, me shume pallate mbi 15 kateshe, me shume makina mercedes benz, me shume studente ne Angli e France, me shume TV te pavarura dhe gazeta dhe me shume ndergjegjesim qytetar. Kjo me ben te mendoj se tekste fataliste dhe panikperhapese si ai i Klintonit, pavaresisht nga shqetesimi qe ai ndjen i cili mund t'i jete injektuar pa e kuptuar as ai vete duke shfletuar pacavuret qe siperpermenda, nuk kane te bejne fare me realitetin.
Perseri sipas kesaj mendjes sime, them se shkrimi i Klinton ka per qellim ndoshta edhe te pavullnetshem krijimin e nje psikoze alarmante, sikur Shqiperia po rreshqet me shpejtesi drejt humneres, nje psikoze mjaft e leverdisshme kjo sidomos gjate fushatave elektorale ku nevojiten overdoza psikozash te tilla per te emocionuar masat ende te manipulueshme te zgjedhesve shqiptare. Kjo ishte edhe arsyeja pse pyeta Klintonin se nga cili cep i botes i kishte tjerre keto sofizma, pyetje e cila sic e vute re, mbeti pa pergjigje, pasi pergjigja merret me mend.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

mc byrek
me ne fund nje shkrim qe keron te hedhe poshte gjendjen alarmante te pershkruar
deri ketu dua te jem dakort me ty

me vone shkrimi me duket pak kontradiktor ne vetvete kur kerkon te beje ate te gjithe prisnim (dmth te identifikoje problemin e vertete e shkaktaret)

po perpiqem te ve ne dukje kontradiktat

ti thua
Per mendimin tim, shkrimi ishte i arrire estetikisht por nje mediokritet i vertete nqs flasim per mesazhet qe ai pretendon te perçoje...
...Natyrisht problemet per te cilat perdoret nje gjuhe mjaft prekese, gati gati epike, ekzistojne.
(egziston apo jo problemi????????)

...arsyet mua me duket se nuk kane te bejne me formen e qeverisjes,... ...Arsyeja e dyte per mendimin tim ka te beje me shkallen e ulet te kultures qe demonstrojme ne si popull e cila reflektohet direkt ne menyren e qeverisjes. Cdo popull ka qeverisjen qe meriton...
(ka te beje qeverisja apo jo??????????)

pastaj fole per te peshtyrat ne bulevad, pshurrjet me vend e pa vend, njerez qe krruajne hundet etj, per te nxjerre ne pah mungesen e kultures
jane veprime sigurisht te shpifura por qe nuk kane te bejne me temen qe po diskutojme (te pakten jo drejtperdrejt)

identifikove problemin tek mungesa e arsimimit te shqipetareve dhe the se duhet rritur ky nivel
por nuk harxhove asnje fjale per te thene se si duhet rritur (pa nderhyrjen e qeverisjes, se the qe nuk ka te beje)

pasi ne fillim pranove se problemi egziston, ne fund e mohove duke arsyetuar vetem mbi menyren e shkrimit te temes qe ka marre frymezim nga disa gazeta qe Ty e mua nuk na pelqejne

me duket se terthorazi akuzove hapesin e temes se ben ketu propogande elektorale (megjithese 90% e atyre qe jane ketu nuk votojne fare)

mc byrek :shrug:
vetem dy pyetje
egziston apo jo ky problem ????????????(meqenese Ti jeton ne Tirane)
dhe
a ndikon menyra e qeverisjes??????????????
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Gene, me vjen keq qe nuk i ke kushtuar vemendjen e duhur asaj qe kam dashur te shpreh dhe si pasoje te eshte dukur gjithcka kontradiktore. Nuk thashe qe nuk ekziston problemi i varferise se vendit tone, mungeses se kultures se popullit tone dhe qeverisjeve te padenja te ofruara nga elita jone politike. Ajo qe nuk ekziston ketu eshte klima e panikut, rreziku i lufterave civile, revolucioneve, pusive neper nate dhe kataklizma e afert, motive keto me te cilat ishte i mbushur fund e krye trakti i Klintonit.

Se dyti, nuk desha te heq fajin e qeverive te Shqiperise nga viti 1944 e deri ne ditet tona per gjendjen ne te cilen ndodhet vendi yne. Absolutisht jo. Une desha vetem te ofroj nje menyre tjeter te te parit te gjerave, nje menyre qe si shqiptare krenare, ballelarte dhe me namuz qe jemi, nuk vjen fort per shtat ta perdorim. Desha te them se ndoshta nuk duhet ndare pergjegjesia qe ka qeveria per gjendjen ku eshte nje vend, nga ajo e gjithe shoqerise, pjelle e se ciles fundja eshte edhe cdo qeveri. Eshte gjeja me e kollajte t'i faturosh qeverive te djathta ose te majta fajin pse gjerat nuk funksionojne, duke nxjerre popullin dhe shoqerine si nje tufe shenjtoresh qe i kane marre ne qafe a thua se qeveritaret e ketij populli i perkasin nje race alienesh dhe nuk kane dale prej ketyre njerezve dhe prej mendesise se tyre.

Etyd ilustrues nr.1. Jemi ne plazhin e Durresit. Nje familje e ardhur nga Tirana pasi ha barbarisht nje shalqi lekurat e te cilit i gropos nen rere, vrapon te hedhe para kamerave ankesa ndaj shtetit qe s'ben asgje per pastertine e plazheve shqiptare, duke i akuzuar qeveritaret, kryeministrin, presidentin, deputetet si batakcinj dhe hajdute qe nuk vijne menjehere me fshese qe te pastrojne te pëgërat e tij.

Etyd ilustrues nr.2. Nje familje italiane ne plazh i mbledh mbeturinat e nje dite pushimi dhe me qesen ne makine udheton deri ne 5 ose 10 km deri ne shfaqjen e koshit me te afert te pleherave per t'i zbrazur ato aty.

Me pelqen nje shprehje qe e dime te gjithe dhe e recitojme si papagaj pa u thelluar shume ne kuptimin e saj. Mos pyet cfare po ben atdheu per ty, por cfare ke bere ti sot per atdheun tend (or qen bir qeni - shtesa ime kjo). Kete doja te thoja dhe asgje tjeter. Uroj te te jem pergjigjur sa me kthjellet qe ishte e mundur.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

ok
po te them cfare kuptova TANI

ke trajtuar dy tema bashke


ke thene se nuk sheh nje gjendje si ajo qe pershkruhet ne kete teme (dhe me te paren e mbyllim ketu)


pastaj ke bere nje analize te fajeve te popullit nga te cilat rrjedhin edhe fajet e qeverise


une po te tregoj nje situate tjeter
prane atyre personave qe hodhen lekurat e shalqirit ne rere e pastaj shkuan te ankohen isha edhe une
nuk ia kam per borxh askujt nje gje te tille
dua te ankohem po ku
dua t'ia them ne sy por nje shok me thote ''lere fare se dava malokesh (ose fshatare te qelbur) e nuk merresh vesh me ta vecse me sherr''
mbase ka te drejte, se, si the ti, ne jemi :shqiptare krenare, ballelarte dhe me namuz

nje situate mese e thjeshte opo jo

cfare ndodhi????

qe une krijova nje opinion per te gjithe maloket (apo leberit apo fshataret) e gur gur behet kalaja (ka kaq vite qe shtohen gure)

si mund te evitohet e gjithe kjo

sikur une te isha i sigurt se duke shkuar te polici, ai do i detyronte te pastronin vendin pa dale une ne skene, atehere gjithcka do mbyllej me aq e ata nuk do te linin me plehrat ne rere

keto veprime nuk i bejne te gjithe (perndryshe nuk do shihnim me rere) por edhe ata te rregullt nuk flasin se kane frike e mbajne gjithcka brenda derisa nje dite do te pelcasin


une e reduktova gjithcka ne nje mungese rendi (pas mungeses se kultures)
po cfare pasojash sjell kjo ne afatin e gjate?????


meqe permende italine, dua te te them se edhe ketu ashtu kane qene njerezit por vinte karabinieri (qe nuk ha pyke nga justifikumet) e te gjobit mire
pak nga pak u mesua se sa mire eshte kur te gjithe jane te kulturuar e se vertet ia vlen te marresh plerat me vete per ti hedhur me tutuje ne kazan
mendoj se duhet te perpiqemi ti thjeshtojme problemet per te gjetur nje zgjidhje
ti nuk percepton nje situate rreziku
klinton e disa te tjere po (kam lexuar edhe tema te tjera pavaresisht se nuk na pelqejne)
sa jane keta persona qe e ndjejne kete rrezik dhe pse???????????????

si mund ti paraprihet nje situate te tille (e bejme se stervitje edhe nese nuk egziston tani)
cfare roli mund te kete
policia
ushtria
bindja
ndarje pushtetesh me e theksuar
me teper kompetenca pushtetit lokal(le te merren ne kryetarin e bashkise qe zgjedhin vete)
ftohja e gjakrave ne zona te nxehta me heqje taxash
veshtiresimi i levizjes se lire brenda vendit per te evituar kontaktet nje fare kohe
etj etj

edhe sikur situata te jete ashtu si thuhet ne teme ose drejt asaj rruge, kjo nuk do te thote se nuk ka shrese

luajme nje loje shahu me guret qe permendem me lart
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Ju kerkoj ndjese per vonesen por edhe pushime na takon te bejme e te nxihemi pakez.
Nuk e di se me cfare fryme ta konsideroj nisjen e kesaj teme sepse te gjithe anes lumit shkojme dhe ashtu te zgjebosur themi "me mire keshtu e ndonjehere ne vit lahemi e heqim me furce zdralen"
Per 5 vitet e rregjimit berishjan nuk ja mori mendja njeriu se Shqiperia ne vitin 1997 do arrinte ne kulmin e luftes civile dhe miresia e Evropes na shpetoi ne momentin me delikat dhe urrejtjet nderkrahinore u shuan sikur shuhet nje zjarr qe merr perpara kedo qe sheh, te mire dhe te keq, megjithese humbjet e 1997-es jane nga me katasrofiket per nje komb(kam parasysh djegjen e dokumentave me vlere te rendesishme per te ardhmen)
Pra ne keto momente nuk po perdor shprehjen Berisha dhe doktor rrumpalla etj.
Ka gjashte vite qe qeveria socialiste drejton vendin dhe nderrimi i shpeshte i qeverive ose ka qene si pasoje e paaftesise se drejtuesve te tyre te shkarkuar(kjo eshte e sakte) ose keta te gjithe kane deshur te pasurohen ne shpinen e shqiptareve te varfer(edhe kjo mese e vertete).
Edhe per kete rast nuk po permend shprehje te uleta per te etikuar PS dhe anetaret e saj te prodhuar si ne fabriken e plastmasit.
Duke lene menjane qeverisjen e paskrupullt 50 vjecare qellimi im i diskutimit dhe mesazhit alarmant eshte se sot Evropa akuzon, Amerika te njejten gje ben, opozita i ka nxjerrur tere PS-istave listat e hajduteve qeveritare socialiste te cilet nuk jane te paket dhe i dini te gjithe besoj se kush jane, populli vuan edhe se ndonjeri nga ju ka deshire te mbaje moralin komunist lart, normat me elementare te jeteses mungojne, varferia dhe krizat shoqerore jane ne kulm dhe ju(MC Byrek) ne Tirane i dini me mire se une se si po shkojne koket e njerezve sikur te ishin koke dhie te kasapi e po ta vazhdoj nuk besoj se mbaron per nje nate te tere ajo cfare dua te trajtoj.
2-Populli eshte i pakulturuar dhe perpara nje qeverie te cfaredoshme si pozitare dhe opozitare, ngelet nje bageti pa te ardhme.
Kjo bageti jam une, farefisi im dhe tere shqiptaret e thjeshte ne vendlindjen time.
Juve te tjereve kundershtare ju kam nxjerrur nga lista pasi nuk jeni te tille.
Por perse u drejtohem juve albforumista shqiptare?
Tani problemi nuk qendron gjithnje te politika e vjedhjes dhe te politika e Berishes.
Populli dhe intelektualet qe duan vendin e tyre me shume se cdo gje duan te ardhmen e tyre.
Nuk arrini te kuptoni esencen e nje diskutimi qe permban nota te ashpra.
Eshte kombi yne i cili qe ate dite qe u njoh si komb Pellazg e me pas Ilir e deri me sot ka qene nje nder kombet me te deshtuar ne Evrope dhe bote.
Ndersa shtetet e ndryshme te botes e perserisin historine e tyre dy ose tre here, shqiptaret akoma kane ngelur viktime e nje bote qe njeh luftera, njeh zhvillime, njeh te ardhme progresiste, alternativa per te miren e tyre dhe te botes mbare.
Shkrimi im nuk eshte aspak emocional por ajo permban nje mesazh ne te
Eshte turp per brezin e ri te jete kaq i paemancipuar, kaq i paditur me historine e tij te qindra shekujve te kaluar dhe per te ardhmen e tij qe as nuk ja ka pasur idene dhe as nuk ka per ti a pasur ndonjehere mesa shoh.
Ne Shqiperi predikohet Kanuni, predikohet vjedhja, kontrabanda, tregu i zi, mishi i bardhe, drogerat etj dhe atyre ne Shqiperi nuk u duket aspak e cuditshme kjo qe po ndodh pasi po mesohen me kulturen e padeshiruar te atyre qe duan vendlindjen dhe kombin e tyre.
E ne fakt cdo gje nis nga maja e piramdises dhe kur nis atje doemos merret me mend se si shkojne punet administrate e shoqeri etj.
Sa per Mc Byrek qe kendon si gjeli ne maje te mullarit(te kerkoj ndjese per ofendimin) do i thoja se ne asnje liber nuk mesohen keto fenomene negative per ardhmerine e nje kombi sepse keto fenomene marrin ne qafe se pari mua me pas ty, te tjeret dhe femijet tane ne te ardhmen, megjithese ti nuk ja ke idene se per cfare po flas.
Dikush nga ju permendi asimilimin.
Doemos ne Shqiperi thuhet Ciao, Jasu, Dobra e ku di une nderkohe qe gjuha zyrtare shqiptare perdoret atehere kur ne te ngelim ne hall per te folur.
Sikur te me vinin president ne Shqiperi, emigranteve ne Greqi do u jepja dy alternativa.
Ose te kthehen ne Shqiperi ose qeveria shqiptare dhe mbare kombi nuk do ti a dije me se eksistojne shqiptare ne Greqi.
Problem i mbyllur se kushton shume.
Pothuajse diku ne nje teme te forumi "Gjuhesia" kam diskutuar edhe une ne lidhje me problemet gjuhesore, dialektet, gjuha toske dhe gege dhe une shfaqa mendimet e mija se perse sot Shqiperia ka ndikim te jashtezakonshem nga gjuhet e huaja.
Mendoj se me keto dy formulime te vogla fjalish arrij te ose mendoj se anetari 111 ka te drejte.
Gjuha shqipe eshte zbehur, nuk mbrohet, ka filluar te deformohet dhe c´eshte me e keqja tani kane filluar te abuzojne se gjoja gjuha zyrtare u "ka henger rriskun te tjereve".
Perralle nga e kaluara
Kishte ndonje gje per te shtuar ndonjeri nga anetaret se budallenj kemi lindur dhe te tille do vdesim dhe neqoftese shkruajme, ne shkruajme se jemi injorante.
Anetari me numer 165 jep nje mendim me vlere(pjesen e dyte te replikes se tij)por do i shtoja nderkohe se nje popull civilizohet dhe kulturohet kur te kete hapur librat dhe te mesoje nga ato dhe e pershendes duke i kujtuar se duke mos qene keto elemente te aktivizuar, te brumosur dhe te transmetuar ne gjeneratat e reja, Shqiperia dhe populli shqiptar nuk do te ece perpara.
Ripostim i replikes se 367
Asgje personale Klinton, por, sic e kam vene ne dukje edhe ne nje teme tjeter, nuk e kuptoj cili eshte qellimi i hapjes se temes. Nese eshte nje reflektim (i tille me duket), te gjithe e kemi bere dhe kemi vene re ne ç'gjendje eshte sot Shqiperia. Nese eshte ftese per te gjetur nje rrugezgjidhje (duke qene te vetedijshem qe askush nuk na e kerkoi dhe askush nuk do ta marre parasysh) jepi tastieres dhe fillo i pari.
E nderuar anetare.
Reflektimi lind kur njeriu behet i pergjegjshem,kulturohet etj,atehere kur vendi yt, populli yt nuk sheh ndonje alternative per te ardhmen dhe aq me shume ngele injorant ne te gjitha koherat qe evulojne.
Po te marr nje shembull
Kam dy dite qe nuk marr pjese ne albforum dhe keto dy dite kam qene ne plazh dhe mendova:
Perse gerricem me anetaret e tjere ne albforum?
Perse nuk i dhjes ne te Shqiperise dhe shqiptareve?
Perse nuk qetesoj mendjen time dhe vazhdoj jeten time normale pa lodhur trurin per probleme te tille qe ne fund te fundit "nuk me interesojne dhe nuk jane probleme te miat personale dhe as kombetare"
"Kisha te drejte" dhe do i qendroj kesaj alternative.
"Shqiperia as nuk ka pasur nevoje per mua dhe as ka per te pasur."
Ja kjo eshte zgjidhja dhe fle mendjen time megjithese kur me etikojne si albanez "nuk me ben pershtypje se une nuk jam i tille :thumbsup:
Duhet te jemi te qarte dhe te "jap plotesisht te drejte"
Sa per mesazhin drejtuar forumistave une do thoja e dashur anetare se "lufta civile" tek nje popull i pakulturuar, i paemancipuar, i paditur me historine e tij etj, eshte gjithnje ose gjithmone afer.
Sikur te ishim kaq te civilizuar dhe te kulturuar do ta besoja se njerezit ne menyre ironike do te injoronin firmat piramidale, te keqijat qe sundojne ne vend.
Anetari 1429 shtron nje pyetje se ku jetoj une dhe keshtu do te arrije te kuptoje thelbin e mesazhit.
E mora vesh se jeton ne Tirane por i vetmi konkluzion qe kam nxjerrur per tere ballkanasit eshte se ata kurre nuk kane per tu bere te ndergjegjshem per te mos folur per me tutje.
Une jetoj jashte Shqiperise dhe te jesh i sigurte se cmendurira te tilla si ne Ballkan, ne vendet e zhvilluara kane nga 50 ose 100 vjete qe kane njohur varrosje per te mos u rikthyer me ne boten e tyre te emancipuar.
Sa per shkrimet e mia, une nuk jam as militant i PD-se dhe as militant i PS-se jo me per te folur per kohen e Diktatures ose kohen e Zogut.
Ajo qe nuk kupton ti eshte se i merr gjerat ne menyre shume siperfaqesore dhe kur nuk je kreativ per te gjykuar me thelle, patjeter qe ahu-iha-bo-bi jane muzike sipas deshireva te lexuesve.
Ne disa pjese te shkrimit tend ti flet i sinqerte dhe pa rezerva dhe ketu ose i bashkohem mendimit tend ose ti i bashkohesh mendimit tim por mbytesh perseri nen epiken e gjuhes tende.
MC Byrek shume here me ka ndodhur te bashkebisedoj me te tjere dhe cuditerisht kur me kane akuzuar, ne pah kane nxjerre pikerisht mangesite qe i karakterizojne vete ata.
Patjeter jo gjithmone ndodh kjo ose jo shpesh ndodh kjo.
Ti shume mire i ben vleresimet zhvillimit nga viti ne vit dhe duket se nga viti ne vit "pula e filloi pjellorine e saj me nje veze dhe tani pjell nga tre ne cdo here"
Kete shpend nuk do ta therrasim me pule por nje specie te vecante ose ngjashmeri me cudirat boterore qe shkruhen ne librin Gines.
Neqoftese ne Shqiperi kemi ndertesa luksoze, limuzina, gazeta te pavarura etjere, te jesh i qarte se hapja me boten krijoi keto kushte dhe po ti a referosh qeverise se PD-se apo qeverise se PS-se, jam i sigurte se do te nxirrje ne pah karakterin tend prej militanti.
Nuk eshte e vertete se qeverite postkomuniste kane punuar per te arritur keto perparime te dukshme per syrin e nje njeriu te zakonshem qe jeton me ato cfare i jep jeta.
Megjithate ne kemi dy botekuptime komplet te kunderta jo per shkak te asaj qe jemi shqiptare por ........

Gene faleminderit per mirekuptimin dhe nuk kam ndonje replike per te kundershtuar pasi ti ke shkruajtur edhe disa mendime te miat qe doja ti shprehja ketu
Te dashur bashkebisedues
Une shkruaj ne albforum dhe miku im i vetem virtual eshte albforumi sebashku me anetaret e saj.
Nje mesazh drejtuar forumistave nuk ka qellime as politike e as paniku dhe mesazhi im nuk eshte i tille.
Nuk me ka interesuar kurre as berisha e as nano as enveri dhe as zogu.
Me intereson vendlindja ime, populli im, dijet qe ky popull merr,kulturen qe perfiton ,zhvillimin, alternativat e ndryshme per te shkuar perpara.
Jemi nje nder kombet me me pak histori per te mos thene zero dhe sot ne kemi mundesi te ndryshojme dicka.
Behuni te ndergjegjshem dhe te vetedijshem per veten tuaj ne rradhe te pare dhe me pas per te tjeret.
Mesazhi im ka shume domethenie ne te dhe ne do jemi ne gjendje ta trajtojme ndershmerisht.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

:rolleyes: :confused: :rolleyes:


Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] GFM 73 nxore gje ne drite me postimin tend?
Mendoj se gjerat duhet thene drejt dhe shkurt
Nuk i merr soba ndryshe. [/qb]
Mos harro ti zbatosh dhe vete ato gjera që jua keshillon te tjereve Klinton.Dhe une keshtu si ty mendoj: se gjerat duhen thënë drejt,shkurt dhe njikohesisht sa më saktë .
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Meqe po flisnim per alternativa dhe evolucion mendimi, doja te shtoja se nje tjeter problem i madh yni si shqiptare eshte te mos marrit me punen tone, por pretendimet e pajustifikuara per te mbajtur pesha me te medha se c'duhet, per supet tane te njome. Shume shqiptare vrasin me lart nga c'kane kellqe te mbajne dhe kjo duket nga menyra e tyre e diskutimeve, varferia e fjalorit te perdorur dhe cektesia e mendimit.

Eshte fenomen mjaft i perhapur ky dhe po aq shqetesues, te cilin shqiptaret e mbartin mbi vete si mallkim edhe nese dalin jashte vendit ku ne kushte normale do t'u ishin celur syte, por qe kjo mendjemadhesi nuk i le. Cfare problemi mendoni ju se shqeteson dy malesore te Dukagjinit teksa bejne muhabet ne kafenene e katundit? Te mbjellat? Dhite? Moti i keq?
Joooo! E keni gabim. Ata hahen me fjale per ceshtje globale si: Lufta e Irakut. Berluskoni. Ndryshimet ne kabinetin qeveritar ne Britani.

Cfare mendoni ju se duhet te beje nje adoleshent shqiptar qe prinderit e kane derguar te beje shkollen me 1000 mundime jashte shtetit? Provimi neser? Mungesat? Si te nxjerre ndonje lek per te mbajtur veten?
Absolutisht jo. Ai shqetesohet dhe bren vetveten per ceshtje madhore si: Lufta civile qe po i kanoset Shqiperise. Kronika e zeze qe atij i duket me dramatike se ne cdo vend tjeter nga ato qe lexon ne gazetat shqiptare ne internet. Dogmat politike dhe underground-i ne kancelarite e administrates se Tiranes.

Keto shqetesime te panevojshme, i shnderrojne shqiptaret ne njerez me permasa vetjake te paidentifikuara, me deformime ne karakter dhe kesi tipash hasen me shumice lart e poshte neper AF kur marrin persiper te trajtojne koncepte mjaft te nderlikuara per trute e tyre te pamesuar me volume te tilla.

Kam pershtypjen se kjo teme, nuk meriton vemendjen qe po i kushtojme. Fillesa e saj eshte mjaft banale dhe mediokre dhe me duket e tepert te vrasesh mendjen per t'i gjetur fillin nje pirgu te palogjikshem fjalesh dhe mendimesh te nje njeriu inkompetent per gjerat qe merr guximin te trajtoje.

Klinton e pranove vete pak me lart. Me mire te besh plazh, se nuk jane per ty keto derte qe ke marre persiper.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

MC Byrek tek ti verej nje mentalitet te mesjetes ku ligjin e ben ai qe ka nam, ai qe eshte pasha, eshte kapedan, ai qe ka para pra e thene shkurt ai qe eshte me i "forti"
Problemi kryesor me te cilin perballet intelegjenca shqiptare dhe tere populli jane keta njerez don kishote.
Sot ka njerez qe jane shume te afte dhe shpesh per te mos thene cdo dite, ata ngaqe jane shume te zgjuar,intelektuale dhe si rrjedhim i kushteve te lirise dhe demokracise gjate ketyre 12 viteve, ata paragjykohen si njerez fshati, mali, maloke, prej kendej apo andej dhe ky eshte problemi numer nje me te cilen perballet demokracia shqiptare.
Ti MC thua po ky nuk ma mbush mendjen pasi nuk perdor gjate diskutimit te tij nje fjalor te pasur me obskurantizem dhe cektesia e mendimit tek une te duket ne nivelin zero.
Une po bej nje diskutim me ju dhe nuk besoj se duhen perdorur terma juridike dhe diplomatike per te krijuar nje imazh tjeter dhe me pas per te me thene "ahhh tani ky ja vlen per deputet parlamenti ose kryetar partie".
E ndersa shpreha keto mendime te miat isha akoma ne fazen fillestare te leximit te kater rreshtave te pare te Tuat duke te nxjerre ne pah karakterin tend paragjykues dhe tani qe po lexoj rrjeshtat e dyte mendoj se formulimin e mendimeve per ty e krijova ne fillim te diskutimit tim.
Une e shoh jo te llogjikshme te vazhdoj diskutimin tim ne lidhje me paragjykimet tuaja si pershembull
mallkim
do t'u ishin celur syte
mendjemadhesi
dy malesore te Dukagjinit
Ata hahen me fjale per ceshtje globale si
Cfare mendoni ju se duhet te beje nje adoleshent shqiptar
prinderit
1000 mundime jashte shtetit
Ai shqetesohet
ceshtje madhore
Keto shqetesime te panevojshme
i shnderrojne shqiptaret ne njerez me permasa vetjake te paidentifikuara
kesi tipash
koncepte mjaft te nderlikuara
trute e tyre te pamesuar me volume te tilla
Fillesa e saj eshte mjaft banale
mediokre
e tepert
njeriu inkompetent
merr guximin te trajtoje
Ti ne cdo shkrim tendi permban urrejtje biologjike dhe diskriminimi jot ndaj te tjereve nuk ka nevoje per komente.
Je shume shume shume shume larg realitetit dhe se vertetes, je shume larg parimeve te demokracise dhe alternativave per nje demokratizim te shqiptareve.
Ti nuk arrin te kuptosh thelbin e nje diskutimi sebashku me te tjere dhe ti veren pikerisht notat e ashpra me te cilen une hap temen dhe jo problemet qe trajtohen ne te.
Militantizmi te ka mbyllur syte dhe ty gjithshka te duket sterre dhe shkrimet e te tjereve te duken sikur permbajne urrejtje dhe jo shqetesime ne te vertete.
Sa per fjaline e fundit Mc Byrek une repliken e kisha me Ofelian dhe jo me ty dhe konkretisht replika ime nuk permbante ate qe shpreha por dicka tjeter te paarritshme per momentin per trurin tend.
Verej se kam shkuar shume larg dhe valet tona transemtuese dhe mirekuptuese kane humbur pasi ti diskuton me vale te shkurtra.
Gene eshte njeri nga anetaret qe ka arritur te me kuptoje ne thelb te diskutimeve te mija dhe aspak nuk eshte e vertete se atij i kam imponuar idete e mia.
Realitetin shikojeni ashtu sikur eshte dhe jo ashtu sikur doni ju ta shihni.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Kur njerezit nuk te kuptojne, ne 90 % te rasteve ndodh jo se jane budallenj ata, por sepse nuk je shpjeguar mire ti.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

je e sigurt se kjo vlen kudo


provo te besh nje shetitije ne nje spital psikiatrik e shpreh te njejtin mendim /pf/images/graemlins/laugh.gif

rast paksa extrem po vlen si shembull /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

o byreko
kur nuk te intereson tema se nuk eshte shprehur qarte
ik e futi nje te dikutume te zona e tifozeve ku ke dhe mundesi te shprehesh fjalorin e ndritur

nuk e kuptoj se perse te pret barku per ne, qe harxhojme kohen tone me budalliqe, nderkohe qe mund edhe te lexonim ndonje liber, e pastaj te mbyllim gojen se te bezdisim Ty


shiko se ku ke diskutuar hohet e fundit
i vetmi diskutim impenjativ per ty mund te ishte ky, por nuk bere gje tjeter vecse te na mbyllesh gojen (ah ca qefi) se keto pune i di qeveria

sa per maloket- do diskutojne cfare kane qejf ata dhe jo ca te duash ti (njeri i ndritur e largpames, tolerant, mirekuptues, i interesuar per te ardhmen dhe plot me mendime konkrete te qarta e te vlefshme)


AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #865) Zona e Tifozëve 16 Korrik, 2003
2 Mesazh drejtuar gjithe albforumistave (Postime #27) Shqipëria 16 Korrik, 2003
3 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #864) Zona e Tifozëve 15 Korrik, 2003
4 Mesazh drejtuar gjithe albforumistave (Postime #23) Shqipëria 15 Korrik, 2003
5 Mesazh drejtuar gjithe albforumistave (Postime #21) Shqipëria 15 Korrik, 2003
6 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #863) Zona e Tifozëve 14 Korrik, 2003
7 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #862) Zona e Tifozëve 14 Korrik, 2003
8 Mesazh drejtuar gjithe albforumistave (Postime #16) Shqipëria 14 Korrik, 2003
9 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #861) Zona e Tifozëve 13 Korrik, 2003
10 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #860) Zona e Tifozëve 11 Korrik, 2003
11 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #858) Zona e Tifozëve 10 Korrik, 2003
12 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #857) Zona e Tifozëve 08 Korrik, 2003
13 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #856) Zona e Tifozëve 07 Korrik, 2003
14 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #851) Zona e Tifozëve 03 Korrik, 2003
15 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #850) Zona e Tifozëve 02 Korrik, 2003
16 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #849) Zona e Tifozëve 02 Korrik, 2003
17 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #848) Zona e Tifozëve 01 Korrik, 2003
18 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #847) Zona e Tifozëve 01 Korrik, 2003
19 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #845) Zona e Tifozëve 01 Korrik, 2003
20 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #843) Zona e Tifozëve 30 Qershor, 2003
21 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #842) Zona e Tifozëve 30 Qershor, 2003
22 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #835) Zona e Tifozëve 27 Qershor, 2003
23 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #833) Zona e Tifozëve 25 Qershor, 2003
24 Cfare keni veshur ne keto momente:d (Postime #283) Diskutime pa kategori 25 Qershor, 2003
25 Problem etiko-psikiatrik tek Sporti (Postime #14) Fjala ime për përmirësimin e Forumit 24 Qershor, 2003
26 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #831) Zona e Tifozëve 24 Qershor, 2003
27 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #830) Zona e Tifozëve 24 Qershor, 2003
28 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #827) Zona e Tifozëve 23 Qershor, 2003
29 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #825) Zona e Tifozëve 19 Qershor, 2003
30 KADARE apo AGOLLI (Postime #52) Letërsia 18 Qershor, 2003
31 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #822) Zona e Tifozëve 18 Qershor, 2003
32 Problem etiko-psikiatrik tek Sporti (Postime #6) Fjala ime për përmirësimin e Forumit 17 Qershor, 2003
33 Verejtje derguar Federates Nderkombetare te Futbollit (Postime #20) Sporti Shqiptar 11 Qershor, 2003
34 Problem etiko-psikiatrik tek Sporti (Postime #2) Fjala ime për përmirësimin e Forumit 10 Qershor, 2003
35 Verejtje derguar Federates Nderkombetare te Futbollit (Postime #17) Sporti Shqiptar 10 Qershor, 2003
36 Problem etiko-psikiatrik tek Sporti (Postime #0) Fjala ime për përmirësimin e Forumit 09 Qershor, 2003
37 Zvicer -SHQIPERI (Postime #7) Zona e Tifozëve 09 Qershor, 2003
38 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #817) Zona e Tifozëve 09 Qershor, 2003
39 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #814) Zona e Tifozëve 09 Qershor, 2003
40 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #812) Zona e Tifozëve 09 Qershor, 2003
41 Verejtje derguar Federates Nderkombetare te Futbollit (Postime #3) Sporti Shqiptar 09 Qershor, 2003
42 Irland - Shqiperi (Postime #24) Zona e Tifozëve 08 Qershor, 2003
43 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #810) Zona e Tifozëve 08 Qershor, 2003
44 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #808) Zona e Tifozëve 06 Qershor, 2003
45 shqiperi - irlande, kush e transmeton (Postime #5) Sporti Shqiptar 06 Qershor, 2003
46 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #802) Zona e Tifozëve 05 Qershor, 2003
47 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #796) Zona e Tifozëve 05 Qershor, 2003
48 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #789) Zona e Tifozëve 03 Qershor, 2003
49 AlbJuventus - Të Mrekullueshmit (Postime #772) Zona e Tifozëve 30 Maj, 2003
50 Pjesa më seksi në trupin e një femre?! Postime #172)
(sa per kuriozitet - cila pjese fitoi?????)
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

O Klinton, cfare te te bej une qe ti ke frenime te ndryshme ne tru? Tjeter gje nis te thuash, tjeter per tjeter te bitiset. Dhe mesa po kuptoj, kete s'e paskam vene re vetem une ketu. Te thashe nje here, ideja jote qe mundoheshe te shprehje tek postimi si dhe patriotizmi qe te vlon perbrenda, vlejne te pergezohen. Por mendo nje cast me realizem. Mos rastesisht Zoti e ka thene te behesh BayWatch dhe jo kolumnist? Ta them kete fare miqesisht, se kur lexoj ato qe ti mundohesh te shprehesh, e kap shpesh veten gafil duke buzeqeshur pa dashje. Pa ke edhe probleme te renda personaliteti, pastaj. Ja psh, ate qe une ta kisha shkruar fare pa prapamendim per inkompetencen tende ne aksh leme te dijes, ti e more si perpjekje timen per te lartuar veten dhe per te te ulur ty. Te siguroj se punera per te cilat eshte Providenca qe eshte kujdesur paraprakisht per t'i ujdisur, jane gjeja e fundit qe me shkojne nder mend t'i shkoqit une.
Ti mund te kesh aftesi te fshehta ne lloj lloj fushash. Bota eshte e madhe po aq sa edhe dija njerezore. Do te gjendet nje hapesire ku ti te shprehesh prirjet, s'mund te jete domosdoshmerisht skrivania destini yt perfundimtar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] je e sigurt se kjo vlen kudo


provo te besh nje shetitije ne nje spital psikiatrik e shpreh te njejtin mendim /pf/images/graemlins/laugh.gif

rast paksa extrem po vlen si shembull /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
e terheq mendimin e kerkoj faljesepse duket si ofendim (nderkohe qe nuk doja te ishte i tille)


byreko
shkrimi i mesiperm duhet te sherbeje per te kuptuar se, zhvleresimi i bashkebiseduesit, nuk eshte nje rruge e mire per te kundershtuar nje mendim.

duhen perdorur argumenta per te hedhur poshte mendimin dhe jo menduesin

gjithe te mirat
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Gene, faleminderit per punen e vyer kerkimore qe ke kryer. Shume interesante, por pak si jashte teme.
Me sa kuptoj une, ideja e kesaj qe ke bere eshte noshta qe duhet te iki nga kjo teme qe e paske privatizuar ti? Jo per gje, por te njejtin diskutim kam pasur para do kohesh tek tema: Problem etiko-psikiatrik tek Sporti.
Sic po duken bathet, problemi po kalon nga politika tek psikiatria edhe ketu ne kete teme dhe per kete i kisha paralajmeruar administratoret.
Sidoqofte, me vjen mire qe ke harxhuar ca minuta per te eksploruar ku postoj une. Nje prirje me te vertete e denje per t'u studiuar ne pedagogjine moderne.
Sa per pjesen e femres qe fitoi cmimin e nderit ne kersherine mashkullore, nuk e mbaj mend se cila ishte, sepse eshte nje postim shume i larget ne histori, dhe ndoshta me i informuar duhet te jesh ti qe je shtyre aq thelle ne germime per te zbuluar ndonje element kompromentues ne kete forum me liri mendimi dhe shprehjeje te cilin ti po kerkon ta censurosh.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Fillimisht postuar nga gene:
[qb]
Fillimisht postuar nga gene:
byreko
shkrimi i mesiperm duhet te sherbeje per te kuptuar se, zhvleresimi i bashkebiseduesit, nuk eshte nje rruge e mire per te kundershtuar nje mendim.

duhen perdorur argumenta per te hedhur poshte mendimin dhe jo menduesin

gjithe te mirat [/qb]
nuk eshdte ndonje kerkim i gjate imi. Mjafton te klikosh tek postime ne fund te cdo diskutimi dhe sheh 50 te fundit (2 min kohe per te kuptuar se me ke po diskuton e nese ia vlen)
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Fillimisht postuar nga gene:
[qb]
Fillimisht postuar nga gene:
[qb] je e sigurt se kjo vlen kudo


provo te besh nje shetitije ne nje spital psikiatrik e shpreh te njejtin mendim /pf/images/graemlins/laugh.gif

rast paksa extrem po vlen si shembull /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
e terheq mendimin e kerkoj faljesepse duket si ofendim (nderkohe qe nuk doja te ishte i tille)


byreko
shkrimi i mesiperm duhet te sherbeje per te kuptuar se, zhvleresimi i bashkebiseduesit, nuk eshte nje rruge e mire per te kundershtuar nje mendim.

duhen perdorur argumenta per te hedhur poshte mendimin dhe jo menduesin

gjithe te mirat [/qb]
Jo jo Gene, s'ke pse kerkon fare falje. Fundja, nuk ishte vetem teksti i Klintonit ai qe s'po kuptohej nga ana e elementit tim skizofrenik. Ti arrite deri te rrëmosh thelle neper skutat e AF per te gjetur postime te miat, i shtyre vetem e vetem nga moskuptimi dhe si pasoje mospajtimi i asaj cka kam shkruar une. Me vjen keq nese ndonjehere flas pa doreza dhe me hapur se c'duhet, por sidoqofte ne rastin konkret mjaftonte vetem pak sens realist dhe peshim racional i dy aneve te medaljes dhe perfundimi dilte vete.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] ... ti qe je shtyre aq thelle ne germime per te zbuluar ndonje element kompromentues ne kete forum me liri mendimi dhe shprehjeje te cilin ti po kerkon ta censurosh. [/qb]
ha ha ha
ca ishte kjo
prova ta postosh te humori se mbase pi uje aty

qe nga hapja e temes TI po mundohesh te argumentosh se klinton nuk ka shkruar mire (si i ka hije nje kolumnisti si puna jote) dhe per kete kjo teme nuk vlen te vazhdohet
ndersa une qe po perpiem te them (po sigurisht nuk po e them qarte e me fjalor qe te pelqen TY) se tema duhet diskutuar e nqs duam te hedhim poshte analizen, duhet argumentuar mbi te,
po perpiqem te mohoj lirine e fjales e shprehjes se lire qe gjen mbrojtje te Ty

o pellumb i demokracise
hapi dhe njehere gazetat (se libra nuk besoj qe lexon) -por jo ate sporti, ndonje tjeter- dhe mbase do gjesh nje artikull ku te te rifreskojne kuptimin e lirise se mendimit

mjaft tani
nuk kisha kaluar kufirin kaq shume ne nje dikutim me pare

te kerkoj falje per ofendimet personale
por thelbi i diskutimit ngel i njejte
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

Fillimisht postuar nga gene:
[qb]
Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] ... ti qe je shtyre aq thelle ne germime per te zbuluar ndonje element kompromentues ne kete forum me liri mendimi dhe shprehjeje te cilin ti po kerkon ta censurosh. [/qb]
ha ha ha
ca ishte kjo
prova ta postosh te humori se mbase pi uje aty

qe nga hapja e temes TI po mundohesh te argumentosh se klinton nuk ka shkruar mire (si i ka hije nje kolumnisti si puna jote) dhe per kete kjo teme nuk vlen te vazhdohet
ndersa une qe po perpiem te them (po sigurisht nuk po e them qarte e me fjalor qe te pelqen TY) se tema duhet diskutuar e nqs duam te hedhim poshte analizen, duhet argumentuar mbi te,
po perpiqem te mohoj lirine e fjales e shprehjes se lire qe gjen mbrojtje te Ty

o pellumb i demokracise
hapi dhe njehere gazetat (se libra nuk besoj qe lexon) -por jo ate sporti, ndonje tjeter- dhe mbase do gjesh nje artikull ku te te rifreskojne kuptimin e lirise se mendimit

mjaft tani
nuk kisha kaluar kufirin kaq shume ne nje dikutim me pare

te kerkoj falje per ofendimet personale
por thelbi i diskutimit ngel i njejte [/qb]
Ore une s'kam fort dert nga ofendimet personale, se fundja jane arma e vetme qe ke ne dore ne mungese te plote te logjikes.
Problemi yt, dhe i Klinton qendron ne faktin se nese une e keshilloj te mos beje dicka per te cilen ai (madje edhe ti) nuk ia thek fare dhe behet qesharak (ne kete rast, analiza komplekse politiko-socialo-ekonomike e Shqiperise ne 13 vitet e fundit), ju menjehere e merrni sikur une e bej kete ngaqe kam kurorezuar veten si ekskluzivistin e ketyre ceshtjeve. Absolutisht jo. Jam edhe une fare i painteresuar ne keto ceshtje, nje vezhgues i thjeshte, me pikepamjet e tij modeste. Puna eshte se si cdo shqiptar safi, juve ju avcarohen nervat sa here kur dikush ju kundershton dhe shikoni menjehere tek ky kundershtim projektin e ndonje komploti. /pf/images/graemlins/smile.gif Asnje komplot nuk ka. Thjesht deshire miqesore per te shpetuar nje shpirt njeriu nga iluzioni se eshte dicka ne nje kohe qe eshte dicka tjeter.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Mesazh drejtuar gjithe albforumistave

po i kerkoja falje ''ofelia'' e jo Ty


vertet te dukej vetja aq i rendesishen sa une do kerkoja SKUTAT e forumit per te te ulur poshte???????????
mjafton te klikosh tek postime poshte diskutimit e kupton se me ke ke te besh
dhe zakonisht e bej me kedo

ca ke byreko
kur nuk te intereson nje teme, perse vazhdon diskuton?
ah po me fal fjala e lire - ti mbyt diskutimet ne embrion dhe kjo eshte fjala e lire
ti zhvlereson disktuesit se nuk shkruajne qarte e kjo eshte fjala e lire
ti fton te gjithe te mos diskutojne e kjo eshte fjala e lire
une te ftoj te lejosh temen te zhvillohet e une jam tiran
une te ftoj ty te disktush problemin e une kam privatizuar forumin


une te ftoj te diskutosh mbi problemin e vertete e jo te merresh me menyren e te shkruarit dhe une jam tiran


dakort si te kesh qef

fol cfare te duash
shfryhu o njeri

po me duket se e mbylle disktumin (the qe nuk ia vlen te diskutohet)
 
Top