Mendje e Semure!

Admir

Forumium maestatis
Re: Mendje e Semure!

Edhe nje here miq ta qartesojme se per cfare po diskutojme. Le te mos hallakatemi kot.

Shkurt, duhet ta kuptoni se Pathologjia eshte studimi shkencor mjekesor e integruar me ate psikologjik, qe studion natyren e semundjeve mendore. Ketu studiohen manifestimet anatomike dhe funksionale te semundjeve qe prekin trurin. Anomalite jane te shumellojshme dhe per me shume njohuri ju sygjeroj ti hidhnit nje sy kategorive te DSM IV, si libri klasifikues i njohur boterisht per semundjet psiqike, pra kur mendja ka lindur ose behet e semure, nga faktore te shumellojshem.

Pra, truri si organ me vete, nen trysnine e shume e shume faktoreve semuret, dmth nuk funksionon normalisht. Shkencerisht ekziston nje nivel i caktuar funksionimit normal te trurit/mendjes. Pra, c'rregullimi mendor mund te jete kimik, mekanik, ose anatomik. Dmth, disekuiliber kimik, deme nga jashte (shkapetje, aksidente), dhe difekte qe nga lindja. Te gjithe keta kane faktore e arsye te panumerta. Ju, gabimisht, mund ti vini nivelet me te ulta te funksionimit te nje truri, por si gjithmone po flasim per mundesite e funksionimit, per te qenit normal dhe ndryshimet nga abnormalja, per ate pakice per te cilen na vjen keq dhe qe kerkojme ta njohim e ta ndihmojme.

ABC-ja e Psikologjise nuk mund te mesohet ne diskutimet gjysmake te AlbForumit. Per kete ekzistojne edhe libra.
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

@ bona

edhe une ne NYC ... filipinez kam njohur dhe franceze po ashtu, me filipineze kam punuar per nje fare kohe dhe kam patur relata me nje filipineze, kam njohur dhe nje franceze me te cilen kam dale disa here ... me jane dukur te dyja palet shume njerezore ... por komplet te ndryshme me njera-tjetren ...

nejse e shkruajta se mu duk interesante dhe per te perforcuar mendimin.

piece
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Mendje e Semure!

Fillimisht postuar nga bona:
....kur ju cenohet ajo balanca emocionale dhe nuk pershtateni dot aty fillojne problemet mendore.
dhe me sa kam lexuar une cfare mund te jete e llogjikshme per nje eshte e pallogjikshme per te tjeret.
si perfundim s'mund te japim perkufizim kur je e semure apo jo ose kur flet me "logjike" apo jo.
une flas me llogjike vetem kur flas dicka qe i pershtatet menyres tende mendore nqs kundershtoj atehere jam i pallogjikshem.

jeni dacord.
bona, ketu po te kundershtoj, ti ngaterron pathologjine me ate c'ka i ndodh kujtdo nga ne pergjate gjithe jetes dhe qe eshte nje dukuri mese normale qe mund ta quajme : Rruga e jetes, e kompromisit, e pershtatjes.Ka nje kufi emocional ne rastin (sic ke marre shembullin ti) qe kur emocionet tejkalohen e njeriu lejon te ndikohet "klinikisht" prej tyre dhe prishet ekuilibri (mendor jo vetem emocional) kemi te bejme me nje mendje te semure.
Kundershtimi nuk ka te beje me mendjen e semure, madje aspak, as nuk mund te thuhet qe kundershtia konsiderohet palogjikshmeri, eshte dialektike por asgje ne lidhje me logjiken.

icon4.gif
Te gjitha diksutimet qe permbajne ofendime do te fshihen, do ju lutesha te mos beni as ofendime te terthorta, permbajuni rregullave dhe temave.
 

bona

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

moj Kordele

cfare po ngaterroj moj?

e dashur me cfare po shof une ne po flasim nga skaje te ndryshme te botes dhe kuptohet nga experienca ne klase dhe ne jete komplet te ndryshme.
imbalanca emocionale e dashur per te cilen po flisja une s'ka te beje fare me pathologjine qe thua ti.
dhe me sa di une gjithe ate paragraph qe the ti mund te permblidhet me nje fjale im/balance emocionale.
 

bona

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

logos dhe atman

me sa mor vesh me paskeni sha qe ju a paskan shujt shkrimin.

po ju kujtoj dhe nje here :

une besoj verberisht ne thenien: sa me shume lexon aq me shume e shof veten te mete.

me behet qejfi qe ju e paskeni gjet fundit dhe i dini te gjitha .
une jam akoma ne rruge.........
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Mendje e Semure!

bona. Desha me te shkruajt MP po e shof qe nuk qenka e munduar. Gjithsesi, vetem sa desha te te them se nuk te ofendova. Rri pa merak.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Mendje e Semure!

Bona, une po perpiqem te te kthej ne teme dhe te te bej te kuptosh qe je larg saj tek flet per gjera te tjera.Nuk mundesh.Persa i perket faktit se ku ndohem une e ti dhe sa ndikon kjo tek tema, eshte refernece pa kuptim.

Logos me vjen mire qe kuptove qe duhet rikthyer tashme ne teme.Te falenderoj per maturine.

atman, nuk do shkruaj ketu se cili dhe si ofendoi, nese ke ankesa zbrit ne seksione te tjere.Shkrime te tilla nuk do lejohen.

Po e perseris: Permbajuni temes dhe rregullave te AF
 

loaded

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

Po ju jap nje definicion mjeksor te konceptit stres.GRATIS!

Stres,eshte pervertizmi i tendences se organizmit per te pasur nje ekuiliber.

Eshte shkencore qe stresi psikologjik,vetem ne pak reaksione kimike te substancave neurotrasmetitore,kthehet ne stres somatik(trupor).Ose me thjesht...gjendja shpirterore ndikon drejtperdrejt tek shendeti.

Mendoj se duke u nisur konkretisht nga çfare e rendon mendjen,mund ti pergjigjemi pyetjeve te bera nga hapesi i temes,dhe te rendisim pasojat.
 

bona

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

moj kordele

si nuk ka te beje se nga c'kordinate je. shife shpjegimin qe ben xingaro, sikur ka lexu librat e mi.
ndryshe shpejgohen e njejta gje ne skaje te ndryshme te globit.
jane bere teste dhe per nje fjale te vetme
secili ka dhene percaktime te ndryshme. duke nisur nga fjala, dashuri, urrejtje etj etj dhe jo pse "mendje e semure"
cfare mund te jete per mua mendje e semure s'eshte per ty.
qe ne fillim dikush( patjeter i eshte permbajtur naj libri ) po jepte receta c'esthe normal dhe anormal.
dhe une po jepja mendimin tim dhe me fal qe nuk perkon me tendin.
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

Fillimisht postuar nga Xingaro:
[qb] Po ju jap nje definicion mjeksor te konceptit stres.GRATIS!

Stres,eshte pervertizmi i tendences se organizmit per te pasur nje ekuiliber.

Eshte shkencore qe stresi psikologjik,vetem ne pak reaksione kimike te substancave neurotrasmetitore,kthehet ne stres somatik(trupor).Ose me thjesht...gjendja shpirterore ndikon drejtperdrejt tek shendeti.

Mendoj se duke u nisur konkretisht nga çfare e rendon mendjen,mund ti pergjigjemi pyetjeve te bera nga hapesi i temes,dhe te rendisim pasojat. [/qb]
jam dakort me ty, mgjths ato jane gjera qe dihen tashme ...
 

bona

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

e

jam shume curioze per dicka. mire qe thua je dacord po ate bishtin pse e shton: "dihen keto gjera tashme"? cfare do te thuash ?
apo po e keqkuptoj une?
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

une them qe jam dakort, sepse jam ddakort, dmth i te njejtit mendim. Shtesa nga mbrapa ishte per te treguar qe ndnese une jam dakort me ty, keto gjera jane ashiqare ( sic e thote populli ) nuk do mend me fjale te tjera ...
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

Shume allakatje shof ketu;

Kemi dy kategori te semuresh; mendore (nervor), dhe psiqik (psikopat)
I semuri nervor (mendor)mund te lindi i tille, (anomali ), ose mund te behet (demtohet) gjate jetes, (goditje ne koke,infeksion ne palcen e kurrizit, etj)
I semuri psikik, (psikopati), ketu kemi te bejme me nje mosperputhje te shpirtit dhe trupit.
Psiko-pat,do te thote ndarje midis trupit dhe shpirtit.
Mos plotesimi i nevojave te shpirtit nga ana e trupit con ne semundje psiqike. (zakonisht fillimet e semundjeve psiqike jane nga mosha 25-35 vjec)
 

b.k.

Primus registratum
Re: Mendje e Semure!

Eshte interesante te shikosh dhe shpjegime alternative qe nuk kane asnje baze shkencore. Tregon shume mbi keqekuptimet qe lindin ne shkencat a ndryshme dhe jo vetem tek psikologjia.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Re: Mendje e Semure!

Edhe nje here miq ta qartesojme se per cfare po diskutojme. Le te mos hallakatemi kot.

Shkurt, duhet ta kuptoni se Pathologjia eshte studimi shkencor mjekesor e integruar me ate psikologjik, qe studion natyren e semundjeve mendore. Ketu studiohen manifestimet anatomike dhe funksionale te semundjeve qe prekin trurin. Anomalite jane te shumellojshme dhe per me shume njohuri ju sygjeroj ti hidhnit nje sy kategorive te DSM IV, si libri klasifikues i njohur boterisht per semundjet psiqike, pra kur mendja ka lindur ose behet e semure, nga faktore te shumellojshem.

Pra, truri si organ me vete, nen trysnine e shume e shume faktoreve semuret, dmth nuk funksionon normalisht. Shkencerisht ekziston nje nivel i caktuar funksionimit normal te trurit/mendjes. Pra, c'rregullimi mendor mund te jete kimik, mekanik, ose anatomik. Dmth, disekuiliber kimik, deme nga jashte (shkapetje, aksidente), dhe difekte qe nga lindja. Te gjithe keta kane faktore e arsye te panumerta. Ju, gabimisht, mund ti vini nivelet me te ulta te funksionimit te nje truri, por si gjithmone po flasim per mundesite e funksionimit, per te qenit normal dhe ndryshimet nga abnormalja, per ate pakice per te cilen na vjen keq dhe qe kerkojme ta njohim e ta ndihmojme.

ABC-ja e Psikologjise nuk mund te mesohet ne diskutimet gjysmake te AlbForumit. Per kete ekzistojne edhe libra.

Vajza ime e tezes ishte nje arsimtare e mjafte kerkuar ne kohen e rinise se saj. Ajo ka te njejten moshe me mamane time. Qe i bie qe gjyshja ime lindi mamin tim ne te njejtin vit qe vajza e saj me e madhe lindi te bijen. Meqenese tezes i vdiq i shoqi, ajo u detyrua te punonte si burre per te mbajtur familjen e saj. Gjyshja ime rriti mamane time dhe vajzen e vajzes si dy binjake. Fakti qe mami u rrit me vajzen e motres e cila ishte jetime e beri mamin te ndihej e lene menjane nga e ema. Gjithe perkujdesi i kushtohej kusherires time te pare e cila u rrit me lajle e lule dhe perkushtueshmeri te larte. Ajo merrte komplimente dhe ishte e para qe zgjidhte.

Sic u vu re me vone, kjo perkushtueshmeri e larte nga te gjitha anet e ushqeu ate me nje ndjenje superioriteti aq te madh sa qe ajo refuzoi te gjitha kerkesat per martese. Asnje nuk i perputhej idese se saj te nje burri. Mbeti beqare. Pas vdekjes te se emes ajo kaloi ne nje gjendje dhembjeje aq te larte sa qe humbi edhe mendjen. Arsyeja e kesaj dhimbje pa fund ishte boshlleku qe prania e te vetmit person te jetes se saj krijoi pas largimit nga kjo bote. I vellai ishte i martuar dhe jetonte me familjen e tij me vete. Shenjat e semundjes se saj ishin histeria, paranoja dhe agresiviteti. Ajo thoshte te njejtat gjera qe thoshte edhe spikeri i televizionit dhe ne nje moment te caktuar ajo kerkoi kontakt me policine, ku edhe u perqesh, per arsye se ajo mendonte se CIA, FBI, STAS-i dhe agjentura sekrete ruse e pergjonin.

Nga keqardhja qe ndjeva per kusheriren dhe gjithnje me nje pikepyetje te madhe ne koke une u vullnetarizova per te punuar falas ne nje klinike private, subvencionuar nga shteti, ku te semure mendore mbaheshin.

Sipas vezhgimeve qe i bera kusherires dhe ketyre te fundit arrita ne konkluzionin se te gjithe keta te semure, ndryshe nga semundjet mendore te lindura, si autistet, kishin arritur ne kete gjendje nga nje traume e madhe fizike ose psikologjike (humbja e nje te dashuri) dhe sidomos nga VETMIA.

Dy jane elementet e ketyre semundjeve. DHIMBJA dhe VETMIA.

Duke ditur burimin, une mendoj se eshte dicka e sherueshme ose e kontrollueshme.

Shanset e sherimit jane me te pakta sa me teper dime per dicka. Te dish dicka nga leximi, sipas sygjerimit tend, eshte armiku me i madh i nje njeriu i cili pas kesaj dijenie vuan. PSE? Sepse ata manifestojne te njejtat simptoma si edhe librat qe ata kane lexuar.

Mami im qe eshte personel mjekesor, gati manifestoi te gjitha simptomat e kancerit te gjirit kur vellai qe ishte shume i vogel e shkeli me kembe mbi gji duke krijuar keshtu nje fryrje te gjendrave te gjirit. Ajo shpetoi vetem nga gjyshja e cila i refuzoi leximin e metejshem te diagnostikes dhe u mbajt me heqje mendjeje nga "semundja" deri sa ajo u largua, faktikisht me nje tip operacioni te vogel te heqjes se abcesit krijuar ne gji.


El
 
Top