Re: Mendimi qe ju mundon para nje nate te gjate.
Sot me doli gjumi ne mesnate, nje miku im vjen krejtesisht i pire dhe mbas disa te vjellash e ze gjumi (Kurbeti!). Por jo mua!
Kuptoj qe jam vetem. Une, mendimet e mia dhe erresira. Erresira me heq turpin nga cdo mendim, qofte edhe makaber, me ben te sinqerte me veten, s'me le te genjej, me ben te shoh driten ne shpirtin tim e te germoj, te germoj deri sa te nxjerr gjithcka jashte. E ajo drite me con ne nje skut te zemres, ne gjen me te mrekullueshme qe me kish ndodhur ndonjeher! Mendoja se ishte e vetmja mrekulli ne jeten time... Trishtohem, vone kuptova se ishte MREKULLIA E RRADHES, pendohem dhe i kerkoj ATIJ falje. Mirenjohja ndaj ATIJ, eshte i vetmi gezim ne keto caste...ngushellim: fakti qe shume nuk e kuptuan asnjeher dashurine. E te mendosh se kjo bote eshte ndertuar mbi dashurine (mbi dashurine e Krijuesit ndaj krijeses, e krijeses ndaj krijeses)ata jane krijesa te gjora, kufoma te gjalla qe enden ende me iden e jetes...
E do te thote dikush- atehere thurri lavde, kendoi kenge dhe vargje dashurise se ajo eshte drita! S'ka nevoj per vargje, as kenge, as art por te jetohet.
E nderkoh qe ate s'e kam prane, me ka ngelur shpresa. E shpresa a nuk eshte valle vecse dashuri! Me kane mbetur edhe cmira, urretja, meshira, adhurimi, copeza ndenjash e kujtimesh, shijet e vageta te ndonje puthje te gjate,...e perpara pasqyres kam fytyrat e dashura dhe te urryera te nje dashurie, ...zgerdhitjen e cmires, ngerdhjeshjen e epshit, buzeqeshjen e sinqerte dhe arrij madje ne qoshe te shquaj syte e saj... s'mund ti fshij keto vegime. I kam ndertuar vetes nje mol kujtimesh ku tallazet e dites me kthejne perhere. E di qe duhet te harroj, te notoj detra te tjera por mbase jam akoma i pafuqishem,... deri kur? Kujtimet jane nje lloj torture e rehatshme, nuk fshehin asgje te re, asnje perjetim por jane dicka e imja, te beses, te sigurta... a nuk kerkon njeriu ne jete vecse siguri?!
Pyes se c'dashuroja tek ty? Femren? Ty? Apo veten time,enderrat, iluzionet e mia, apo...apo dike tjeter. Nese do dashuroja femren do gjeja prehje tek cilado. Nese ty, atehere s'do kisha kenaqesi te flirtoja me cilendo e s'do me rrihte zemra tek njera qe me veshtron me sy perules e as s'do behesha krenar tek njera me ofrohet. E sic mund ta kuptosh jam perpjekur te te qendroj besnik. Mbase jo ty, por enderrave te mia. Por....nejse...
E tani tek mendoj per ty, per floket e tu si dallget e qeta te lumit, deshiroj te shnderrohesh ne nje Meduz, ..tek mendoj per syte e tu te qelqte e te bute, te shpelare perher nga lotet, deshiroj te te thyhen e coptohen, e ai trupi yt i holle ei hijshem te shperbehet a te shformohet nje ne mase te tmerrshme dhjamore. Nuk dua qe kush te te shohi, te te preki e te njohi pervetem se une.
Por asgje e tmerrshme s'eshte bere per ty. Une nuk mund kurrsesi te mallkoj ty, por njerzine. Ah sikur te mundja t'ju shkulja syte dhe cdo vegim tendin nga kokat e tyre te mallkuara. Sikur ti mpihja e ti shurdhoja e te mund ti varrosja te gjithe te gjalle. Ateher do ngeleshim vetem ne. Por ti i dashuron njerzit, deshiron te jetosh mes tyre, te qash per ta, te gezosh me ta, do te shohesh buzeqeshjen e tyre budallaqe, do te degjosh zerat e tyre qe me gervishin veshin, do te lozesh me ta e tu japesh shprese e gezim ashtu si edhe mua. E ndersa une dua te kem per vete, cdo sekonde, minute, vetem per vete.
E nese ju e gjeni, e takoni, mos me beni ze, mos me lajmeroni, vetem ulni kokat e mos flisni, mes jush dua te degjoj e te shoh vetem ate.
Ylli i mengjesit lajmeron diten. Erresires dhe mendimeve te mia te erreta u vjen drite. E dashuria eshte drite. Nuk me ngelet pervetem se ti uroj parajsen, dashuri dhe lumturi. E mua?! Te jete cfare te doj! Une i jetova enderat e mia!