Re: ... me shkusi!!!
Rreth kesaj tradite ka shume spekullime. Dua si fillim te them e ta "ndaj" kete koncept ne disa lloje.
- mbleseria e detyruar
- mbleseria duke marre pelqimin e personave qe do lidhen me njeri tjetrin.
Rasti i pare kishte te bente kryesisht me kushtet ne te cilat ndodhen te dy njerezit. Te detyruar per arsye ekonomike, apo kanunore, apo dhe nga tradita nuk u lihet zgjedhje vete personave te vendosin per veten e tyre. Cupa ime eshte ne moshe do thoshte njeri, djali im po keshtu thote tjetri, ok i martojme.
(Apo sic ndodh ne ate barcaleten e vjeter: Dy cobane i flasin njeri tjetrit nga mali ne mal.
- O fiilaaaaaan, do ma japesh cupen tende per tim bir?
- Po oreeeeee ne rregull!!
- E mire, takohemi pasneser e nderrojme nishanet...
Nese kjo ndodh pa deshiren dhe pa njohjen paraprake te dy personave atehere sigurisht eshte e denueshme dhe nuk ka vend per te thene gjera te tjera rreth kesaj. Kjo lloj mbleserie abuzon me parimin kryesor qe duhet te kete dikush - te drejten per te zgjedhur personin qe do.
Rasti i dyte eshte koncept shume i gjere, madje mua me duket tradite fisnike. Mbleserine e kane perdorur shume here mbreterit, fisniket dhe ajka e shoqerise dikur per te vendosur lidhje midis tyre. Kete e benin per nje arsye, per te dale garant se lidhja do kishte sukses.
Tani spektri perzgjedhes eshte shume i gjere. Tani duhet nje jete te njohesh ambjentin rreth e rrotull, mundesite jane te pafundme..po njerezit perballe ketyre mundesive? Te vegjel, te pasigurte (mendimi im). Prandaj tani gjithkujt i duhet me shume kohe te njihet me veten e vet ne rradhe te pare, pastaj me ate qe eshte me e mira per te. Kjo ua heq te tjereve automatikisht te drejten per te zgjedhur ne vend te tij. Pse? Sepse nuk e njohin...njeriu modern nuk njeh dot veten e tij akoma...e gjen vec kur shkon ne moshe madhore. Normalisht atehere martesat beheshin ne moshen nga 17-25. Pas moshes 25 vjec femra quhej beqareshe e stazhionuar. Tani njerezit vendosin per jeten e tyre pas moshes 25 vjec. Atehere arrijne te piqen, te njohin cfare duan, cfare jane. Keto ne pergjithesi.