... me shkusi!!!

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

Me vjen shume mire qe u ka shku menja me i gjet nuse ju atij meqe nuk ambientohet, (shpresoj te beni te njejten gje edhe per mua):D , por aman mundohuni ti beni ndonje vajze qe ka nejt edhe ajo jashte edhe nuk ambientohet dot me situaten ne shqiperi jo nga fshatrat e tiranes
 

Blendi

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

T'isha une ai shoku jot do ta hysha n'dru!! /pf/images/graemlins/laugh.gif Pa tallje! M'fal po po t'flas sikur te isha shoku yt. Cere boni ju se lat nom, leni cunin rehat se ka per ta gjet vet shoqen.

Aiiii po po t'jet muhabeti per katnare s'vij mo fare n'shqipni, me amamameriqene vdes. Jo se ka ndonje gje fondamentalisht gabim me shkusine kur funksionon, po se kom provu ndonjhere dhe me duket Çburreruese.

ka lezet kur bi n'dashni, shkurt muhabeti /pf/images/graemlins/wub.gif

Hidhini nje sy kesaj: APLIKIM PËR TU BËRË E DASHURA IME nga brody vercher
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: ... me shkusi!!!

Blendo boj si boj mylli kto muhabete mrena 5-6 vjetve te ardhshem se masnej do fillosh t'na lutesh me te te prezantu me gocat e tezeve /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Shkesesia nuk ka asgje te keqe - me shume se shkesesi e kam fjalen per sebep per te njohur nje shpirt vetmitar me nje shpirt tjeter vetmitar. Ka ec koha tani sa edhe me dash me bo shkesi si dikur nuk behet me - nuk te ve me njeri litarin tek fyti dhe automatikisht shkesesia nuk imponon me aq obligim tek mashkulli dhe femra si dikur.

Qe mund te behesh sebep te njohesh dike me dike, nuk ka asgje te keqe, perderia e le tek e njohura dhe nxjerr turinjte jashte ne ngjarjet qe vijojne.
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

Dhe une qe i kam qene kondra tyne, jam sot pro! biles shkuses/it i blen vec i pal kpuc, Isabelle /pf/images/graemlins/angel.gif je e gatshme per kpuc t reja /pf/images/graemlins/laugh.gif


Javen e kaluar me vizitoi ma n fund nje shoqe (vendalije), kishim gjashte muaj qe shtynim takimin, edhe pse jetojme ne nje qytet,...arsyeja - kjo zonja ka pagu ne nje agjensi ku shkrun se si e don ate /pf/images/graemlins/laugh.gif e une si kurioze e lindun, s lash pyetje pa i drejtu deri sa e humbi durimin e tha:- me ka ardh ne maje te hundes, jo vec paret qe pagun por dhe kohen qe humbi mbas komunikimit dhe takimit me to, biles duhet te koncentrohem mir, se me bahen lamsh /pf/images/graemlins/lol.gif, njeh ndokend ti me tha /pf/images/graemlins/laugh.gif i thash n vend, sa pagun vec, se asht nje teme ne forum "martese per dokumenta" /pf/images/graemlins/cool.gif
ajo /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif
 

zog

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shkusia oshte e mire kur do te martohesh /pf/images/graemlins/laugh.gif se per pasione nuk le te me prezantonje njeri, se e zgjedh vete /pf/images/graemlins/goofy.gif

[/ QUOTE ]

ndersa martesa eshte e mire kur do te besh kalamoj.
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


ndersa martesa eshte e mire kur do te besh kalamoj.

[/ QUOTE ]

Eshte kjo nje sjellje humane?
Nese po, nga cili prind?
Nese nga te dy, pse ka kaq c rregullime ne jeten bashkshortore?
Eshte ana materiale arsyeja?
 

zog

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

ty s'te ka dal akoma alkoli i darkes me duket. çi futesh aq thelle gjerave moj, edhe kur s'eshte nevoja.

thash "martesa eshte e mire kur duam kalamojt" sepse ka edhe rob ne kete bote qe martohen per LETRA (siç veprojne emigrantet), ose per sport siç veprojne staret e amerikes.


ndersa shumica njerezve SOT, e kam theksu njehere (ti t'duhet te mbash shenime /pf/images/graemlins/laugh.gif ) martohen ngaqe merziten vetem.


ndersa mua (mbi kete pike) me duket shume me vlere dhe e drejte shprehja e kadarese : vetmia sherohet vetem me vetmi.
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

Sa larg sheh mor Burre /pf/images/graemlins/cool.gif
Nigjo, se alkoli asht shok i mire i shoqnis, oops vetmise deshta me thane /pf/images/graemlins/crazy.gif
Je shembull frymzimi i clubit, ngaqe nuk pin!
schade n fakt, megjithse na duhesh me mendje t kthjellt! /pf/images/graemlins/cooli.gif



Kadareja njashtu ka thane, partija e ka detyru me u martu me zort, ma thote mendja...

megjithse mbaj mend ne kohe te monos,thuhej vesh m vesh per te se, kishte ba nje marveshje me grune e tij, qe- nese do shihnin ke dera nje pale kepuc te panjohura, te mos te tendonin te hynin ne shpi.
C mendon per kete?

(sorry per daljen nga tema, desha te ndaj kete th&amp;th me ju, ndoshta ndikon ne hapjen e horizontit /pf/images/graemlins/laugh.gif)
 

zog

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Kadareja njashtu ka thane, partija e ka detyru me u martu me zort, ma thote mendja...

megjithse mbaj mend ne kohe te monos,thuhej vesh m vesh per te se, kishte ba nje marveshje me grune e tij, qe- nese do shihnin ke dera nje pale kepuc te panjohura, te mos te tendonin te hynin ne shpi.
C mendon per kete?



[/ QUOTE ]

eshte thashethem pa vend. elena ka lene nje te fejuar TE PARE (shume te pashem) kur mori kadarene. kur e pyeten shoqet e saja te ngushta se pse e la ate bukuroshin ushtarak (oficer) dhe mori ate derdimenin gazetar, ajo iu pergjigj :

sepse ai do te me shpjere ne hene.

kjo tregon se helena ishte grua me nje tufe mend. pra nuk ka mundesi sesi ajo ta tradhetoje kadarene me ndonje tjeter, dhe a e di sepse, ngaqe nuk gjen dot mashkull me te MIRE nga ai.

kadareja eshte me te vertet nje TIRAN, e grate vdesin pas ketyre tipave. ato behen/jane skllave te tyre per jete.
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

OK, se kam pas besuar, sepse ai ishte ma "kingu" ne tru prandaj! te bahesh skllav/e e vetdijshme e ndienjave me duket pasion qe ja vlen!


Tani, kam degjuar nga vendalinj ketu, qe marrin te huaj/huaja dhe se e dine qe ai/ajo i marton per dokumenta, keto shprehen shprehimisht: ai ban letrat, une "blej" dashurine! jam munduar me e gjet ne trunin tem kete "briland" por s kam mujt, prandaj s jam pasuru /pf/images/graemlins/laugh.gif, mendon se me vertete eshte i lumtur njeriu qe mendon se e blen ate?


-----------------

kot-per kulture te pergjithshme...
 

zog

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

ne fakt ne te gjithe e blejme dashurine. e paguajme secili sipas mundesive tona, dikush me arritje profesionale, dikush me dhunti fizike, dikush thjesht me para.

kjo pagesa e fundme eshte edhe me e kollajta prandaj edhe kenaqesia qe te stimulon (ketu po korrigjoj veten : ne fakt nuk eshte kenaqesia qe rritet por veç NDERI, pra respekti i te tjereve ndaj teje) nuk eshte shume e madhe sa ç'ta japin ato te tjerat.

ne fakt po ti shohesh gjerat holle, dashurine nga prostitucioni nje qime e ndan. bile eshte thjesht nje kendveshtrim i ndryshem i te njejtit fenomen.


prandaj them se realisht vetem FEMIJA, lindja e tij, preokupimi ndaj tij, edukimi i tij, eshte i vetmi proçes qe e larteson njeriun, e per rrjedhoje qe ka te vetmen vlere per te.
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

Faleminderit, me pelqeu pergjigja!



Dmth thene lartesimi i njeriut eshte kur bahet pasqyre e krijes se vet?
(megjithse lartesimin e personalitetit te njeriut s do e kufizoja vec me lindjen e femise...edhe pse kjo eshte pike kulminante mendoj) /pf/images/graemlins/smile.gif sepse, "lartesimi" S do jete perseri ne shkallen e kerkuar nese do prisnim te lartesohemi nga ajo qe prodhojme, pa pase vete lartesine e duhur.


( me kujtohet nje rast, ajo /pf/images/graemlins/angel.giftha:- kam datlindjen, ishte ne panik ne lidhje me moshen,
e shtrejta e saj, e kapi dhe e drejtoj drejt vehtes, e pa ne sy dhe i tha:- me shih mua, jam pasqyra jote, me shih ne sy, qe t shohish sa e vockel je, gjithmone do jesh voglushja ime /pf/images/graemlins/angel.gif, sado te ikin vitet, kur te bish ne panik te tille, menjehere shihu ne "pasqyren tende") /pf/images/graemlins/angel.gif
 

zog

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />




Dmth thene lartesimi i njeriut eshte kur bahet pasqyre e krijes se vet?
(megjithse lartesimin e personalitetit te njeriut s do e kufizoja vec me lindjen e femise...edhe pse kjo eshte pike kulminante mendoj) /pf/images/graemlins/smile.gif sepse, "lartesimi" do jete perseri ne ne shkallen e kerkuar nese do prisnin te lartesohem nga ajo qe prodhojme pa pase vete lartesine e duhur.




[/ QUOTE ]

s'besoj se ka lidhje shume se çfare ti pasqyron tek femija ose se çfare pasqyrohet prej teje tek ai.

keto lidhje jane me teper mistike, pra te pa shpjegueshme, prandaj une i quaj LARTESIM.

imagjino nje prostitute dhe femijen e saj. relacioni afektiv midis saj dhe femijes eshte komplet jashte çdo lloj relacioni shoqeror moral.

pra mbetet i pakonceptushem nga ne sidoqe ta shohim problemin.

nje nene e do femijen e saj sidoqe te jete ky ose ajo e anasjelltas. lidhjet ndermjet tyre jane te pashpjegueshme, ato e kalojne forcen e gjykimit njerezor.

prandaj edhe njeriu vetevetisht lartesohet. ai ne kete proçes "te lindjes e adhurimit" barazohet me zotin, figuren e tij.
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

sorry kishte nje gabim shkrimi im siper dhe se korigjova dot mbasi isha ne telefon.


nje nene e do femijen e saj sidoqe te jete ky ose ajo e anasjelltas. lidhjet ndermjet tyre jane te pashpjegueshme, ato e kalojne forcen e gjykimit njerezor

per kete mendim, kam rezerva,keto nga realiteti im qe kam perjetuar nepermjet te rijve nga mosha 12 deri 19.


Si dhe, ke vene re, qe shpesh here prinder (biles dhe ato qe mbahen si intelektuale) ju imponojne femijve te tyre, te behen ashtu sic ato kane dashte te behen, kjo eshte nje shkalle me e lehte me rezervat ne lidhje me ato te rinjt qe permenda me siper.


E imagjinoj se eshte emocion hyjnor momenti i lindjes, por kam degjuar nga femrat vete, qe jo per secilen eshte i njejti ndijim.

Keshtuqe rezervohem te pergjithsoj /pf/images/graemlins/smile.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: ... me shkusi!!!

Po nje femer qe nuk ben dot femije nuk eshte e LARTE!!!

Pasqyrimi i nenes tek femija eshte shume i rendesishem. Nuk jane lidhje mistike por natyrale, instiktive midis nje nene dhe nje femije. Nje prostitute qe ka nje femije !!! Eshte mese normale. S'ka lidhje fare me moralin e shoqerise. Eshte e vertete qe pasqyrimi i nje nene prostitute ndaj femijes se saj nuk eshte pasqyrimi me i larte qe nje femije duhet te kete por e tille eshte jeta, e tille eshte nena e tij,kjo s'do te thote qe ky femije do kete me me pak dashuri njerezore se dikush tjeter
 

zog

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
sorry kishte nje gabim shkrimi im siper dhe se korigjova dot mbasi isha ne telefon.


nje nene e do femijen e saj sidoqe te jete ky ose ajo e anasjelltas. lidhjet ndermjet tyre jane te pashpjegueshme, ato e kalojne forcen e gjykimit njerezor

per kete mendim, kam rezerva,keto nga realiteti im qe kam perjetuar nepermjet te rijve nga mosha 12 deri 19.


Si dhe, ke vene re, qe shpesh here prinder (biles dhe ato qe mbahen si intelektuale) ju imponojne femijve te tyre, te behen ashtu sic ato kane dashte te behen, kjo eshte nje shkalle me e lehte me rezervat ne lidhje me ato te rinjt qe permenda me siper.


E imagjinoj se eshte emocion hyjnor momenti i lindjes, por kam degjuar nga femrat vete, qe jo per secilen eshte i njejti ndijim.

Keshtuqe rezervohem te pergjithsoj /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]


sipas dostojevskit gabimi kryesor i zotit eshte kur e pajisi njeriun me GJYKIM te pavarur.

eshte gjykimi qe shpeshhere (bile disa pothuaj gjithnje) na ben te gabojme ne VLERESIM.

shembullim qe zgjodha e bera me qellim : nje prostitute me femijen e vet.

si dhe ku perdor femije une dua te them FOSHNJE, pra qenie pa gjykim, po keshtu edhe kur permend NENE.

se te fillosh pastaj te marresh ne konsiderate gjykimin e njerzve, nuk shkon larg. te ishte shkonin vete ata.

nejse ......
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

Zog po te mos ishte gjykimi s do ishim ktu ku jemi.
Aftesia jote per te thelluar biseden eshte admiruese nga ana ime.


Si dhe ku perdor femije une dua te them FOSHNJE, pra qenie pa gjykim, po keshtu edhe kur permend NENE.

Kaq thjesht saq duket nuk eshte, se po te ishte keshtu, bota do dukej ndryshe, per lidhjen foshnje-nene e dashurine qe jep nana do flisnim me ore te tera.

Pervehten time ne kete pike mbroj idene(sado hart qe te jete)qe jo cdo femer eshte nene!


Si dhe per mua s ka bebe pa gjykim, qysh se fillon te leviz ne bark te nanes.


PS: Eshte e mundur qe po bisedojme per te njejten teme nga kende te ndryshme veshtrimi...?
 

zog

Primus registratum
Re: ... me shkusi!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Zog po te mos ishte gjykimi s do ishim ktu ku jemi.


[/ QUOTE ]

pse ku je ti, si te duket vendi qe zoteron, i lakmushem ?
 

abs

nuk e di...
Re: ... me shkusi!!!

une jam tuj fol me ty ne forum si ti me mua/ne!

nese kjo eshte e lakmueshme apo jo...pergjigjeja ime spontane eshte qe, ky eshte "programi" i programuar per jeten time, te cilen me mungesat apo plotesimet e saj, perpiqem ta akceptoj keshtu sic eshte, e te kthej anen positive te saj drejt veshtrimit tim.


apo kishte tjeter dimension pyetja jote?
 
Top