DITAR SEKSI PA DRITA
aaaaa, vetem pallati im ska drita sot. Se marr vesh, pallat difektoz tere jeten. Se kush e kafshon ate gjeneratorin e shkalles se ska mundesi. Ose i gjun ndonjeri me koke, kushedi ca stresi ka. Nejse, norvegjezin e kam ne greqi me pune, kurse une vij verdalle mbasditeve, bej shopping, pi kafe me shoqet, shkoj tek festivali i filmit meqe eshte hapur dhe naten qe u dha nje film i kledi kadiut isha me nje shoqen time, dhe atje takuam dy cuna qe i njihte kjo, shuuume te mire. Njeri ishte yll fare, i gjate, kishte veshur golf ngjyre qumeshti, nje tip xhakete kastor me pellush, xhinse, brun. Kam qejf njerezit ne dimer, sidomos kur i skuqet hunda pak nga i ftohti, megjithate s'ishte dhe aq ftohte thjesht po fantazoj une tani. Nejse, pas filmit qe mezi prita te mbaronte dolem e pime kafen aty afer te katert dhe mua me kete na ngjiti vertet muhabeti. Ky kishte pak pordhe ne fillim duke folur jo per nje master qe po bente etj etj po pastaj kur ia bera te qarte qe sme interesonin fare muhabetet intelektuale ne ate ore te mbremjes, ai u zbut dhe u be shume i lezecem. Ishte shume i mire, vetem se kisthe njeeeeeeeee difekt te vockel fare fare fare. ISHTE I FEJUAR!!!Ai i poshtri sma tha kete dhe as e permendi fare te dashuren, por kur iku ma tha kjo shoqja se e kishte vene re qe po flirtoja me te ca si shume, apo skisha pire nja dy gota vere te kuqe dhe une me nje gote vere e behem tape. Kur ikem ne shtepi, kjo shoqja me dergon sms qe ai ishte i fejuar dhe biles te fejuaren ja njihja dhe eshte goce shume e mire. Sa inat me erdhi, po edhe ky kurvar i madh se ketej qeshte e flirtonte dhe as nuk merrej vesh qe kishte te fejuar, nga ana tjeter gati per martese. Mu shpif pastaj sidomos kur mora vesh me ke ishte fejuar dhe sa e mire ishte ajo goca. NEjse, tani ndihem shume single dhe per norvegjezin sme ka marre fare malli edhe pse eshte ne greqi. Per ish te dashurin ne Itali sma ndjen fare, ketu te gjithe mbi 25 jane t fejuar ose te martuar me kalamaj, nuk di si do ja bej. Sa shpejt me merziten dhe meshkujt.