Re: Massachusetts - Rilindja
Dikur ai i pat premtuar se do ta donte pergjithmone, ndersa doren ia shtrengonte ne te tijat dhe e veshtronte drejt, zhytur ne me te emblin veshtrim qe ajo mund ti dhuronte dikujt.
Nje nate e kishte hapur gjoksin e vet me thonj dhe i kishte shkruar ne muret e zemres germat e emrit te saj. Te nesermen, kur ishin duke bere dashuri, ajo ia kishte gjetur plagen ne gjoks dhe ia kishte puthur deri sa ishte sheruar plotesisht.
"Te dua me shume nga nenen dhe babain", i kishte peshperitur ne vesh aq lehte sa ato fjale jehuan ne koken e saj deri ne vdekje. "Zemra ime rreh vetem per ty". Pastaj i kishte vene ne gisht nje unaze te vogel ari mbi te cilen argjendari pat gerryer me kujdes "Te dua".
Ajo e kishte pare aq serioze saqe ai kishte ndjere zemren ti rrihte me shpejt, dhe ti dhimbte plaga qe ishte emri i saj. Pastaj ajo kishte folur; "Kurse une te dua me shume se veten, per ty do hidhesha ne zjarr".
Ishte biri i tyre, nje kardiolog i njohur, qe shume vite me vone pat degjuar emrin e nenes se vet ne rrahjet e dobta te zemres se te atit. I kishte ardhur i qarte ne veshet, nepermjet stetoskopit qe ia kishte mbeshtetur babait ne gjoks, mbi shenjen e nje plage te vjeter te rinise. Ai vdiq papritur nga nje komplikacion ne zemer, diten kur kishte finalizuar divorcin.
Ia kishte mbyllur syte te atit pastaj u kishte dhene kobin me gjysem zeri nenes dhe dashnores se re qe prisnin tulatur ne karriget e ftohta te spitalit. Shemrat ishin ndare pa u pare ne sy, kishin ngare ne drejtime te ndryshme neper mjegull.
Ate nate shtepine e prinderve te tij e perpine flaket. Nuk u gjet asgje nga trupi i nenes pervec se ne mes hirit hetuesit zbuluan nje unaze te vogel ari mbi te cilen akoma mund te lexohej me veshtiresi "Te dua", e gervishtur kush e di qe kur nga ndonje argjendar. Ishin djegur te gjitha kujtimet e jetes se tyre te gjate, mobiljet, sendet, fotografite e tyre, gjithmone duke buzeqeshur me veshtrime te embla.
Me ne fund dashnorja e re lexoi ne gazete se flaka ishte vene qellimisht. Zjarri kishte nisur ne dhomen e gjumit, aty ky ishte gjetur unaza e vogel prej ari..."Zemra ime rreh vetem per ty", "Kurse une te dua me shume se veten, per ty do hidhesha ne zjarr".