Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Fusion Marketing ose Marketingu i Nderlidhur
Nga Jay Conrad Levinston

Çelesi i suksesit te marketingut gueril qendron jo tek perqafimi i konceptit te konkurrences, por te bukurise dhe avantazheve nga bashkepunimi. Perbashkohu per kenaqesi & perfitim.


Nje nga metodat me shperblyese, te lira, me pak te perdorura dhe me efektive te marketingut eshte t’i japesh forme perpjekjeve tuaja te marketingut duke i nderlidhur ato me perpjekjet e te tjereve. Ne ShBA kjo metode njihet me emrin “lidhje te brendshme”. Nje artikull i Business Week e quan ate “Marketingu Bashkepunues”. Ne Japoni dhe nga marketere guerrile ne te gjithe boten, kjo taktike marketingu “pasurim per te gjithe” quhet “marketingu i shkrirjes ”.
Marketingu i shkrirjes eshte si ajo thenia guerile, “Ej Sara, nese ti e perfshin broshuren time ne dergesen tende te ardhshme elektronike, une do te perfshij broshuren tende ne dergesen time”. “Randy, vendos nje shenje ne biznesin tend per dyqanin tim, une do te vendos nje shenje per biznesin tend ne dyqanin tim”


Sara dhe Randy e shohin menjehere mençurine ne ofertat guerile. Ekspozimi i tyre permes marketingut sapo u zgjerua. Kostot e tyre te marketingut sapo u ulen. Hej, kjo eshte nje ide vertete e mire! Natyrisht qe eshte! Perse mendoni se shihni tere ato reklama te McDonald-it te cilat shnderrohen ne reklama Coca-Cole dhe perfundojne si reklama te Lucasfilm? Perse mendoni se kaq shume anetare te klubeve ajrore kane mesuar se linjat e tyre ajrore jane te lidhura me rrjetet e hoteleve, kompanite qe japin makina me qera, madje edhe me linjat e kruizereve detare? Sepse marketingu i shkrirjes po ecen gjithnje e me shume perpara.


Kjo po ndodh ne menyre te dukshme ndermjet bizneseve te medha, por edhe me shpesh po ndodh mes bizneseve te vogla. Pika e benzines bashkepunon me dyqanin e videove. Restoranti me dyqanin e veshjeve. Dyqani i mallrave sportive me qendren e skive dhe klubin e tenisit dhe fushen e golfit. Po ndodh gjithandej!
Shume organizata qe kane mesazhe (adresime komerciale) e dine se organizata te tjera, te cilat tregtojne gjera te ndryshme prej tyre, kane te njejtat lloje mesazhesh. Pra çfare bejne organizatat guerile? Ato formojne Klube Mesazhesh (adresimesh komerciale). Ne fund te çdo muaji, ato tregetojne mesazhe. Kush fiton? Te gjithe. Kush humbet? Askush. Kjo eshte arsyeja se perse marketingu me shkrirje eshte nje taktike marketingu gueril kaq e ndeshur. Dhe kjo eshte arsyeja qe pelqehet aq shume menyra e zhvillimit te tij.
Qellimi i nje marreveshjeje marketingu me shkrirje eshte perfitim i dyanshem. Ne kete pike jemi te qarte. Kuptoni se thuajse çdokush ne komunitetin tuaj eshte nje partner i marketingut me shkrirje, sepse pothuajse te gjithe do ta shohin urtesine ne propozimin tuaj per nje lidhje te perbashket pune. Atehere perse te tjeret nuk po bashkeveprojne me ty, o djale me mend? Sepse ti ende nuk ua ke propozuar kete gje atyre.


Sapo ta hedhesh kete hap, do ta shohesh thjeshtesine totale te zgjerimit te kraheve te marketingut duke ulur kostot e tij. Ne rregull, atehere levizni nga zyra dhe SHKRIHUNI!

Artikulli u more nga blogu i ISHMP-se.
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=286
 

MALINA

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

JO CDO GJE NE LIDHJE ME KONSUMATORIN ESHTE PSIKOLOGJIKE,POR KA RENDESINE E SAJ.

NJE KONSUMATOR MUND TE BLEJE NJE PRODUKT PER TA PROVUAR , POR NQS NUK I JEP VLEREN QE AI KERKON TE PERFITOJE NGA KONSUMI I KETIJ PRODUKTI ATEHERE NUK KA SE SI TE JETE E MUNDUR TE PLOTESOHET NJE NEVOJE APO DESHIRE E TIJ.
DUHET TE SHIKOHET DHE PSIKOLOGJIA E TIJ ,VARET NGA NATYRA&TIPI I KONSUMATORIT.
ESHTE E VESHTIRE TE IDENTIFIKOSH TIPARE TE FSHEHTA PSIKOLOGJIKE TE KARAKTERIT DHE PERSONALITETIT TE NJERIUT POR DERI NE NJE FARE NIVELI ESHTE E MUNDUR .
PSH : KENI PARE QE FEMIJET NUK E PELQEJNE NGJYREN E ZEZE.
KJO GJE MUND TI MBETET NE MENDJE DHE ME TEJ DHE CFAREDO LLOJ PRODUKTI QE DO TE KISHTE NJE AMBALAZHIM NE KETE NGJYRE DO TE ISHTE I PA PREFERUAR PER TE, THJESHT VETEM NGA KLASIFIKIMI I NGJYRES , PA E DITUR FARE CILESINE E TIJ (QE MUND TE JETE SHUME E MIRE ).

KA RENDESI PSIKOLOGJIA E KONSUMATORIT.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Di ndonjeri grafikun e panaireve ne Shqiperi, si dhe cmimet po pati mundesi?
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ok! Po ndokush e di kur eshte panairi me i afert?!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Vallahi osht nji panair ne 4-6 Tetor per IT dhe industrine mjekesore tek Pallati i Kongreseve. Cmimi 80 Euro/m2
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Nuk besoj se eshte dhe aq kot mo jo si studim. Vertete Coca mund te kete ulje ngritje ne pjese tregu dhe vlera e aksioneve mund te jete me e vogel se e Pepsit, por perseri nuk besoj se ka njeri (dhe ne skajin me te humbur te botes) qe nuk e njeh kete marke.
Kjo pra eshte vlera e vertete e markes.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Si Ndryshuan Shpenzimet per Reklama Sivjet ne USA?
Shpenzimet e reklamave u rriten me 5.1 % ne gjysmen e pare te vitit ne mediat me te medha, bazuar ne nje shifer paraprake e nxjerr nga Nielsen Monitor-Plus, sherbimi i perndjekjes se reklamave i Nielsen Media Research. Me teper se 15 media te raportuara treguan te ardhurat me Internetin qe kryesonte listen, me nje rritje prej 49%, ndjekur nga televizionet spanjishfolese me nje rritje mbi 21.8 % dhe kjo kryesisht ne saje te Kupes se Botes.

“Shpenzimet per reklama vazhdojne te rriten, krahasuar me vitin e fundit, ndonese jo ne nivelet e projektuara nga shume kompani ne fillim te vitit” thote Jeff King, drejtor administrative i Nielsen Monitor-Plus.
Mediat paraqiten te ardhura te shendetshme ku perfshiheshin: revistat lokale (10.4%), gazetat kombetare (6.5%), rrjetet Televizive (6.3%), outdoor (6.0%), spotet Televizive ne 100 tregjet me te mire (3.5%) dhe revistat kombetare (3.2%)

Disa media treguan rritje te vogel ose aspak perfshire spot radiot (mbi 1.4%), gazetat lokale (0.7%), revistat e biznesit (0.5%) dhe Televizionet kombetare kabllore (0.4%).

Shpenzimet midis 10 reklamuesve me te mire u rriten me 3% dhe kapen afersisht shifren 9.8 miljard dollare, me rritjen e buxhetit te 6 reklamuesve. AT&T, per shkak te rimarkimit te kompanise rriti shpenzimet e tij me 51%.

Prej kater reklamuesve te autove ne 10 me te miret, General Motors dhe DaimlerChrysler shkurtuan shpenzimet me 3 dhe 13%, ndersa Ford dhe Toyota i rriten shpenzimet respektivisht me 7 dhe 12%.

Automobilizmi vazhdon te jete nje kategori e ngaterruar per median. Ndersa fabrikat dhe shoqatat tregetare rrisin shpenzimet me 1%, tregetaret locale te makinave i ulen shpenzimet me 4%

Artikulli u morre nga albpr.org.

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=298
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk besoj se eshte dhe aq kot mo jo si studim. Vertete Coca mund te kete ulje ngritje ...

[/ QUOTE ]

E di ca problemi kam une me Coke dhe Pepsi, kur behet fjale per pelqim. E para, kur shkoj tek McDonalds (qe ka ekskulzivisht produkte Coca Cola) dhe kerkoj nje Sierra Mist (qe prodhohet nga firma Coca Cola -- por sic vihet re eshte marke tjeter), ajo shume parash shkon drejt vleres se markes Coca Cola (ashtu sic e kane llogaritur ne kete sondazh.) ..pra gabimisht te gjitha vlerat e markave te tjera qe prodhohen nga kompania Coca Cola shkojne drejt rritjes se vleres se markes Coca Cola. Pavaresisht se nuk me pelqen pija Coca Cola por pija Sierra Mist. Ktu e kam llafin.


/pf/images/graemlins/wave.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Nuk besoj se vlera e markes matet me "turnover-in" e kompanise, por me njohshmerine qe ka ajo.
Po marre nje shembull: ime me qe eshte 60 vjece njeh Coca Colen, por nuk mund te njohe LG-ne, Nike apo BMW. Po keshtu dhe mbesa ime 6 vjec mund te njoh Coca-Colen dhe ndonje nga 3 me siper, por s'mund t'i njoh te treja.
Nje i ri mund t'i njohe te katerta ato marka.
Ketu behet dhe diferenca ne renditje.
Demografia e konsumatorit eshte nje faktor thelbesor ne kete perzgjedhje.
Nuk besoj se kjo vlere markes i shtohet nga Sierra Mist, Fanta, Sprite etj. Madje gjykoj se eshte inversi, ketyre u rritet vlera e markes ne saj te Coca Cola-s.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Marketingu i Teknologjise se larte
A vazhdojne klientet tuaj t’i presin me padurim produktet tuaja sic benin me pare? A vazhdojne te jene “te martuar” me ju klientet tuaj?A mund te vazhdoni t’i quani ata perseri te dashuruar me ju – domethene a jane ata ne nje pritje te ankthshme derisa dicka tjeter e prodhuar nga ju te hidhet ne treg?
Nese ju jeni nder profesionistet e shumte te teknologjise se larte qe ne njohim, ju me siguri mund t’iu pergjigjeni ketyre pyetjeve, por thjesht ne menyre sporadike. Dhe nese kjo eshte e vertete, cila eshte mundesia qe klientet tuaj, me te njejtin passion do vazhdonin te deshironin qe ju te ishit shitesit e tyre? Pervojat tona te meparshme kane treguar se firma te rendesishme si Symatec, Adobe, Logitech dhe te tjera si keto, sugjerojne se deshirat e klienteve mund te plotesohen vetem nese ju i njihni vertete ata.

Te studiosh tregun nuk eshte mjaftueshem
Te grumbullosh informacione nepermjet studimeve te tregut eshte dicka e rendesishme por konsiderohet i njejti rast si te jesh duke ngrene per nate ne te njejtin fast food te njejtin ushqim; ndoshta kjo nuk eshte forma me e mire e konsumit, sepse ato shenja te mesiperme qe konsumatori le, jane thjesht copeza informacioni jo nje pikepamje gjitheperfshirese qe nevojitet te arrihet nga studimi i tregut. Eshte e njejta gje sikur te mbledhesh informacion sesa njerez ke bere me nerva. Dhe ndersa je duke vleresuar kete gje, nuk eshte e njejta situate sikur te mesosh se sa njerez ke bere te lumtur. Te besh studim tregu here pas here nuk jep sasi te duhur te informacionit qe nevojitet ne nje situate te tille.Ajo cka ju nevojitet per te drejtuar nje biznes eshte nje pikepamje kritike e asaj cka duan dhe per te cilen kane nevoje klientet tuaj.
Pa pikepamjet e klienteve tuaj, biznesi juaj do te shperdoroje sasi te madhe te hollash dhe kohe gjithashtu, ne gjetje te ideve te reja per te rregulluar ate cfare keni bere gabim me pare, keni humbur nje mundesi te madhe ose keni neglizhuar nje problem i cili tani eshte bere mese i madh dhe pengese per ju. Shume prej klienteve tane te tanishem, jane kthyer tek ne vetem pasi kane harxhuar shume vite dhe miliona dollare, ndaj do ju sugjeronim te ndertonit me pare nje plan i cili do ju sherbente per t’iu bere te njohur me klientet tuaj si dhe per t’iu treguar se cfare i bene ata (ose do ti beje ata) te bien ne dashuri me ju dhe produktet/sherbimet qe ju ofroni. Kjo eshte gjera me me shume rendesi qe ju duhet te beni dhe qe nuk kushton ne fakt asgje.
Shume prej kompanive vendosin te perdorin ato copeza informacioni qe kane mbledhur me pare sepse per arsye te ndryshme studimi i tregut nuk ka arritur te perfundohet. Por kjo gje s’eshte me e vertete. Zhvillimet ne teknologjine e kerkimit te informacioneve online i kane lehtesuar keto fakte per shume kompani egzistuese te cilesdo permase - nga ato te voglat deri ne bizneset globale.
Ajo cka ju duhet te beni eshte te shkurtoni kohen dhe kostot sepse kjo do ju beje te mundur ti perdorni studimet ne ate menyre qe shume prej kompanive me siguri nuk e kane menduar ndonjehere.Madje dhe kompanite e vogla mund te perdorin llojin e studimeve gjurmuese, si shembulli i fushates presidenciale te SH.B.A-se. Shikojeni veten tuaj te pasqyruar cdo jave ne kenaqesine qe shfaqin klientet tuaj dhe synimet e tyre per te vazhduar blerjet tek ju. Ju mund ti gjeni efektet e keti lloji te ri te fushates se postes direkte, ose mund te merrni nje efekt direkt pas leximit te lajmerimit te publikimit te produkteve te reja qe ka hedhur ne treg firma juaj konkuruese.
Sherbimet e studimeve online jane mese te fuqishme por ato nuk mund te zgjidhin cdo problem tuajin. Me poshte jane pese pika te clat ju duhet ti keni parasysh:

Gjeni ceshtje mbi te cilat ju mund te punoni.
Shume kompani tradicionalisht analizojne lloje te tilla si informimi mbi market dhe synimet ne blerje. Keto jane te rendesishme, por ndonjehere eshte me e dobishme te kontrolloni dhe studioni cilat jane shkaqet qe klientet tuaj ndihen nen presion dhe problemet e tyre. Njohja e tyre ju jep juve mundesine te shtoni vlerat dhe te rrisni besueshmerine.
Vereni veten tuaj ne siklet. Pyesni klientet tuaj cfare mendojne ate rreth teknologjise qe ju perdorni, ankesat qe ata mund te kene, dhe cfare tiparesh kryesisht ata nuk pelqejne ne produktet tuaja.Perseritni te njejtat pyetje por kesaj radhe per produktet e firmave konkuruese me tuajen, dhe gjeni pikat ne te cilaj ju mbeteni pas tyre. Pyesni veten si mund ti perdorin ata keto pika te dobeta tuaja dhe mundohuni ti rregulloni ato perpara se ata t’iu sulmojne.

Ndertoni nje liste klientesh.
Per ta bere te suksesshem nje studim online, ju duhet t’i beni klientet tuaj pjese te tij. Kjo nenkupton qe ju nevojitet nje liste klientesh te rregjistruar dhe adresat e tyre te emailit. Per cdo arsye ju duhet te keni listen tuaj te klienteve per qellime marketingu. Ato ju sherbejne per t’iu derguar atyre promocionet e reja qe realizoni - por kujdes- nuk duhet ta beni kete gje shume shpesh sepse klientet tuaj mund te besdisen prej saj dhe te fillojne t’i injorojne ato pastaj duke mos i lexuar.Gjithsesi bashkepunimi me ta eshte mese i domosdoshem per t’a bere studimin tuaj te vlefshem.

Beni pyetje te zgjuara.
Ju keni nevoje te zgjidhni nje liste te duhur per t’u perdorur, dhe dihet te dini te shkruani mire pyetjet per nje studim. Megjithese ju nuk keni nevoje per te rene dakort me statistika per te shkruajtur ate, ju mjafton nje njohje baze e menyres se si funksion nje studim, te dini gjerat qe duhen dhe nuk duhen perfshire ne te. Per shembull: Nese pyesni te vleresojne nje tipar tuajin neprmjet nje pershkallezimi qe ju keni vendosur, ju duhet gjithmone te perdorni numra per mundesi zgjedhjeje, por kini kujdes perdorni gjithnje numra tek (1-5) per te evituar pergjithesimet. Ose mund te punesoni dike tjeter i cili ka experience ne hartimin e studimeve te tregut, dhe nese ju deshironi opinionet e klienteve tuaj t’i keni here pas here ato pergatisni nje studim i cili ka mundesi pershtatjeje per cdo rast qe ju duhet ta perdorni ate. Te pergatisni pyetje te zgjuara nenkupton te mos te gjendeni asnjehere ne situaten kur ju duhet ti beni vetes pyetjen pse nuk e fituat dot dashurine e tyre.

Bejeni ate te rendesishem. Pyetesori juaj eshte i vlefshem vetem nese ju e perdorni informacionin e marre nepermjet tij, per te marre vendimet e duhura per kompanine Tuaj. Ju duhet ta shfrytezoni informacionin e marre per te fituar tregun, ndaj sigurohuni qe te keni kohen e mjaftueshme per te perpunuar informacionin e marre dhe ta vini ne zbatim ate cka ju mesuat prej tij.

Njihni limitet tuaja. Studimet online sherbejne vetem per studime te thjeshta sepse kur behet fjale per analiza te bashkangjitura (te perdorura per te testuar cmimet ne linjat egzistuese te produkteve etj) apo per studime ku ju masni potencialet e tregut ne te cilat ju nuk keni arritur te shisni me pare, me siguri qe ne kete rast ju duhet ndihma e nje specialisti. Gjithashtu mbani mend se tregjet e reja ne pergjithesi kane nevoje per forma te reja studimore.
Pra duke filluar qe tani, nuk ka me justifikime per asnje kompani te mos te jete ne dije per ate cfare ndodh me klientet e tyre. Mbani gjithmone parasysh, nese ju nuk interesoheni te dini ate cfare mendojne klientet tuaj atehere mundesite per te fituar mbi ju firma juaj konkuruese jane shume here me te larta. Ato do arrijne tek ju dhe do ju “vjedhin dashurine” tuaj. Mos e lejoni kete!


Artikulli u morre nga faqja e ISHMP-se:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=306
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Perse blejne njerezit?
Nga Jay Conrad Levinson

Ndoshta ju e dini tashme pse blejne njerezit, por a i njihni 51 arsyet?
Geoff Ayling, ne librin e tij madheshtor “Reklamat me Pergjigje te Shpejte” oftron nje pakete prej 50 pyetjesh pse njerezit blejne. Mund te gjenden shume me teper se pesedhjete, por une kam ndjesine se ato 50 pyetje dhe pergjigje mjaftojne per t’ju nxjerre juve ne pah me te miren tuaj krijuese. Ja pse- nder te tjera blejne njerezit pra:

1. Per te bere me teper para – edhe pse ajo nuk mund te bleje lumturine
2. Per te gjetur komfortin sikur dhe pak me teper
3. Per te marre levdata – sepse thuajse te gjithe i duan ato
4. Per te rritur kenaqesine – e jetes, te biznesit, apo te cfaredo virtualiteti.
5. Per te zoteruar gjera te bukura – sepse ato ushqejne shpirtin
6. Per te shmangur kriticizmin – te cilin askush nuk e deshiron
7. Per te bere punen e tyre me te lehte – nje nevoje konstante per shume njerez
8. Per te pershpejtuar punet e tyre – sepse njerezit e dine se koha eshte e cmuar
9. Per ta mbajt humorin ngritur
10. Per t’u ndjere i pasur – e rralle, por nje arsye e vlefshme per te bere nje blerje
11. Per t’u dukur me te rinj
12. Per t’u bere me eficent – sepse efikasiteti kursen kohe
13. Per te blere miqesi – une nuk e di nese vlen per shitjet, por shpesh ndodh
14. Per te shmangur mundimin – sepse askush nuk deshiron te punoj shume
15. Per t’i shpetuar apo shmangur dhimbjen – e cila eshte nje menyre e lehte per te bere shitje
16. Per te mbrojtur pronat e tyre – sepse ata kane punuar shume per t’i bere ato
17. Per te qene ne mode – sepse jane pak njerez qe pelqejne te jene jashte saj
18. Per te shmangur shqetesimet – sepse shqetesimi kurre nuk eshte argetim
19. Per te kapur mundesite – sepse ato hapin dyert drejt gjerave te mira
20. Per te shprehur dashuri – nje prej arsyeve me fisnike per te bere nje blerje
21. Per t’u argetuar - sepse argetimi zakonisht sjell kenaqesi
22. Per te qene te organizuar – sepse rregulli e ben jeten me te thjeshte
23. Per te qene i sigurte – sepse siguria eshte nje nevoje baze njerezore
24. Per te ruajtur energjite – energjite e veta ose burimet energjetike te planetit te tyre
25. Per te qene te pranueshem – sepse ato nenkuptojne sigurine sikurse dhe dashurine
26. Per te kursyer kohe – sepse ata e dine se koha eshte me e cmueshme se sa paret.
27. Per te qene me ne forme dhe i shendetshem – per mua duket se kjo eshte nje shitje e lehte
28. Per te terhequr seksin(gjinine) e kundert – kurre mos e minoni fuqine e dashurise
29. Per te mbrojtur familjet e tyre – edhe kjo nje nevoje tjeter humane.
30. Per te bere dicka me mire se te tjeret – sepse bota eshte duke funksionuar ne baze te modeleve

Vazhdimin e artikullit e gjeni ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=318

P.S. pershendes nje AF-iste qe ndihmoi ne perkthim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

yyyyyyyyyyyyyyyyy e gajte lista jote /pf/images/graemlins/laugh.gif

ne ketej mqse jemi njerez praktik /pf/images/graemlins/laugh.gif na i mesojne vetem 3 kategori, ja motivimet qe i shtyne njerzit te blejne :

1/Hedoniste (blej per veten)

2/Oblative (blej per te tjeret)

3/Auto-expression (blej per te treguar qe i perkas nje grupi shoqeror, dmth blej per tu afirmuar ne shoqeri)

ps: jam e sigurt qe i fus ato 30 kategorit e tua ne keto 3 te sipermet
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Jane 51 rrusho dhe jo 30, pjesen tjeter e gjen tek ai linku me poshte.

Ok mund te thuhet qe ato 3 grupimet jane te sakta, por te detajuara eshte me i kompletuar ky argument. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

na fal se i hodha nje sy vetem ketyre 30 qe ke qit si shembull /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ne vemendje te Ujkut ky artikull /pf/images/graemlins/laugh.gif

Te diferencosh veten nga konkurenti
Nga Julie Thomas
Mendo rreth klientit tend … nje mori propozimesh qe duhet t’i hedhesh permes … propozime mbi te njejten teme, duke ofruar zgjidhje shume te ngjashme per te zgjidhur nevojat e kompanise…lexuesi eshte gati i pushtuar nga “ngjashmeria” e propozimeve. Cilat propozime do te kishin terhequr vemendjen e klienteve tuaj potenciale?
A do te kuptohen propozimet tuaja? Si mund t`ua beni me te lehte klienteve tuaj identifikimin e vecorive tuaja dalluese?
Diferencimi eshte njeri çeles i mundesive te suksesit per agjentet e shitjeve.
Çfare eshte “diferencimi”? Si ju perceptojne konsumatoret dhe klientet tuaj potenciale, ne ndryshim nga konkurentet tuaj?
“Diferencimi “, i cili eshte permbledhje e “te kuptuarit te nevojave te klientit”, “te qenurit ekspert problemesh” dhe “ngritjes se besueshmerise tuaj”, eshte ajo cfare ju dallon ju nga konkurenca. Mungesa e diferencimit te vetes nga konkurenca do te rezultoje ne rritjen e veretjeve dhe ne me shume negociata intensive rreth cmimeve.
Diferencimi i vetvetes nga konkurenca kerkon qe ju , shitesit, te kuptoni biznesin e klientit dhe problemet e biznesit te tyre, madje te zbuloni dhe te tjera probleme shtese qe nuk jane vene re dhe per te cilat ju jeni vecanerisht te kualifikuar per t’i dhene zgjidhje. Ne kete menyre do e poziciononi veten tuaj si nje partner i vetem ne zgjidhjen e problemeve qe ata kane. Ja te marrim nje shembull:
Le te supozojme se ju shisni software me programe financiare dhe imagjinojme qe ne treg ka dhe shume produkte te tjera te ketij lloji. Ju po hasni shume konkurence mbi disa mundesi, por ne fund vini re se ju jeni i vetmi shites qe e asistoni klientin ne instalimin e software-it, nderkohe qe konkurentet kerkojne qe konsumatoret ta bejne vete instalimin e programit.
Pa menduar me tej, shume prej njerezve qe merren me shitjet do t’u thoshin konsumatoreve se ata jane kompania e vetme qe ofron instalimin e programit dhe ne pak raste kjo mund te jete e mjaftueshme per gjetur disa biznese. Por per fat te keq kjo nuk mund te jete mjaftueshem per te terhequr vemendjen e cdo prospekti. Ne vend te saj, ne sugjerojme berjen e nje hetimi per disa probleme qe sherbimet e instalimit mund t’i adresojne si zgjidhje:

Çfare afatesh po kerkon klienti juaj potencial?

A kane ata mjaftueshem staf per ta bere vete ate?

A kane ata shume aktivitete per te bere?

Cila do jete pasoja ne rast te mos-respektimit te ketij afati kohor per permbushjen e sherbimit?

"Diferencimi" eshte procesi qe ka te beje me identifikimin dhe permbushjen e nevojave te konsumatorit tuaj, gje qe do ju veconte nga konkurrenca. Ju mund te jeni i ndryshem ne 20 kategori, por nese prospektit tuaj i intereson nje prej kategorive, atehere ju me te vertete keni nje “diferencues” qe vlen. Objektivi eshte te zhvillosh interesin e prospektit me aftesite tuaja unike gje qe do te sillte nje zgjidhje optimale per te dyja palet.

Marre nga www.albpr.org
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

pytja qe me vjen ne mendje eshte :

deri ne cilen pike mund te shkojme ...???

dmth, ok duhet bere diferencimi, ne menyre qe te vecohemi, por cilat jane limitet???
sot kerkohet te jeshe i vecante, POR jo te dalesh nga kufinjte, sepse pastaj eshte teper...

konkurenca/"banaliteti" &lt; NE &lt; teperim/too much
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Te diferencohesh nga konkurentet ka kosto, eshte ajo pjese qe une do ta quaja marketing +. Pink shtron problemin e limiteve te diferencimit! Me te drejte shtrohet problemi deri ku duhet te jene limitet e diferencimit. Per mendimin tim nje manaxher marketingu me vizion duhet qe gjithmone te jete nje hap para konkurenteve. Mjafton te jesh nje hap para dhe te kesh gati hapin tjeter per te qene serish nje hap para. Por nese je dy dhe ke levizjen tjeter gati eshte akoma me mire.
Nje diferencim i madh nga konkurentet do te ishte i pakuptueshem nga klientet, njekohesisht mund te sillte dhe probeleme, pasi biznesi juaj nuk do te ishte lehtesisht i perceptueshem nga klientet dhe nuk do te ishe konkurues.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Para dy ditesh isha pikerisht duke lexuar nje artikull qe kishte te bente me kete....diferencimin, POR qe ishte i tejkaluar,
projekti ishte paraqitur,
ishte realizuar,
ndoshta ishte edhe simpatizuar ose mendonin se ishte funny,
por ishte gjykuar si TEPER ...ndaj edhe nuk ishte hedhur ne treg.
Une nuk arrita ti gjeja keto reklama ne internet, sepse ne fakt kompanit e marketingut pasi i krijonin dhe se ato nuk pranoheshin, ose i stokonin ose i shkaterronin fare ne menyre qe konkurenca mos te kishte mundesi ti perdorte.
psh ne nje foto tregohej nje femer duke lepire nje si leng te cuditshem dhe ishte mbushur gjithandej, lyer dhe perlyer .... /pf/images/graemlins/laugh.gif ju siguroj qe ne nje shikim te para ajo sugjeronte shume gjera /pf/images/graemlins/laugh.gif ne fakt ishte reklama e nje shampo /pf/images/graemlins/laugh.gif
dhe kjo reklame nuk eshte nxjerre asnjehere pikerisht sepse i kishte tejkaluar limitet, sepse ndoshta ishte e konsideruar si "lehtesisht sugjestive pornografike" do thoja une /pf/images/graemlins/laugh.gif , dicka e tille e sigurt qe te ben te devijosh,
por mua marken e shampos ma nguli ne mendje...
si rrjedhoj objektivi u arrit...
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

pinkparadise
shampo 4 me
Ndersa mua do me kishte ngulitur dicka tjeter ne mendje dhe marken as nuk do ta mbaja mend. Ne cilen pjese te trupit kishte hedhur ate lengun magjik, dhe perse po e lepinte. /pf/images/graemlins/goofy.gif
Si perfundim care marke ishte e mban mend? /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Top