Re: Marketing & Ide, Koncepte, Psikologji Biznesi
Une jam Dimir!
I nderuar populli i Tiranes Evropiane dhe Qytetare te Republikes se Shqiperise!
Une do te jem Kryetari i Bashkise me te madhe ne vend nese votat tuaja dhe interesi juaj do te jete qe te kemi nje Tirane te paster, te gjelberuar dhe pasur, nese ju do te votoni per mua ne do te kemi nje tirane ndryshe nga ajo e sotmja dhe ndryshe nga ajo tirane qe do te jete nese ju do te zgjidhni nje Kandidate Socialiste apo Demokrat.
Perse mua?
Kryeqyteti ka nevoje per nje kandidat te pavarur, per nje njeri qe ti perkushtohet ketij qyteti pa paragjykime te majta e te djathta te qendres dhe jashteqendres.
Une marre pergjegjesine per t’ju udhehequr juve drejt nje Kryeqyteti Evropian! Nese votat tuaja do te ishin per nje mirqenie me te mire, per nje qytet me te paster dhe me te pasur, per rruge te asfaltuara qe nuk do te behen vetem per 1-4 vjet, por do te behen per ju, per femijet tuaj dhe pse jo dhe per niperit tuaj, duhet qe ti harroni partite politike dhe te beni zgjedhjen e duhur duke me votuar mua.
Jemi te sigurte se ne disa minibashki do te fitoje e majta dhe ne disa te tjera e djathta dhe sigurisht kjo do te sillte problem dhe mospajtime mes liderit dhe kryetaret e zonave. Duke me dhene mua voten keto mospajtime nuk do te ekzistojne dhe Tirana do te trajtohet si nje qytet i vetem i madh dhe homogjen.
Nuk do t’ju duhet ti merrni femijet ti coni nga nje shkolle ne nje tjeter per kushtet qe ato ofrojne, Investimet do te jene gjithperfshires dhe Fondet do te sigurohen kryesisht nga financimet e huaja.
Nuk do te jene te pargjykuar te punojne ne bashkine tone as specialiste te cilet i perkasin bindjeve te majta as ato specialiste qe i perkasin bindjeve te djathta, ne Kryebashkine e Tiranes do te punojne ata individe te cilet do te jene te afte dhe do te vene aftesite e tyre ne sherbimin tuaj. Qeveria dhe Opozita do te jene te detyruar te bashkepunojne me mua dhe me ju sepse nuk do te kene zgjidhje tjeter sepse vota juaj eshte e shenjte dhe mirqenia juaj po ashtu.
Nuk do te kete me projekte rrugesh te cilat sot ndertohen dhe neser prishen, pasi do te punohet shume me specialistet e fushave perkatese qe nga Ujsjellesi, Keshi, dhe te gjithe ato elemente te cilet jane te nevojshem dhe te domosdoshem qe nje investim te jete jetegjate dhe i mirellogaritur.
Standartet do te shtrihen nga qendra drejt periferise duke llogaritur kostot dhe analizur cdo detaj afatshkurter dhe afatgjate qe ndoshta sot nuk jane te rendesishem, por neser do te kene rolin e tyre vendimtare ne mireqenien tone. Do te konsultohemi me specialiste te vendeve te zhvilluar qe infrastruktura e sotme te mos jete vetem per sot, por dhe per neser dhe ne vazhdimesi.
Do te kete nje nxitje per biznesin e vogel dhe te mesem duke strukturuar tregjet dhe infrastrukturen ne to. Taxat do te jene me te ulta dhe nuk do te lejohet konkurenca e pandershme. Trotuaret do te respektohen ashtu si vijat e bardha.
Nuk do te kete me ndertime pallatesh nga nje firme e preferuar e se majtes apo se djathtes, por ndertimi i tyre do te behet ne blloqe. Do te studiohet zona dhe pronesia, pronaret e saj do te marrin pjesen qe ju takon duke mos lejuar te behen manipulime dhe rritur kostot ne menyre artificiale.
Do te kete nje staf te vecante i cili do te arkivoj te gjithe mundesite qe toka dhe banesa juaj te marrin vleren maksimale dhe ndertuesit te perfitojne jo copeza tokash per te ngritur pallate te cilat i bejne hije njera tjeteres, por nje bllok te madh pallatesh te mireprojektuar duke ulur kostot dhe duke bere nje ndertim cilesor me parametra evropian dhe infrastrukturen e duhur duke llogaritur cdo detaj duke filluar nga energjia dhe kanalizimet , ngrohja, garazhet, sigurine nga zjarri parqet deri tek rrjetet e internetit me fibra optike gjithcka do te duhet te jete brenda standarteve evropiane. Nuk do te jete me nje investues, por do te jete nje grup i madh investuesish te cilet do te kene vizionin qe te ndjekin prametrat dhe standartet e shumekerkuar.
Do te kerkohen standarte per udhetimin urban. Nuk duhet dhe nuk do te kete me rradhe te medha ne stacionet e autobuseve. Firmave te cilat ofrojne kete transport do t’ju kerkohen standarte ose perndryshe do t’ju hiqet licenca. Firmave do t’ju duhet qe t’ju ofrojne sherbimin e merituar qytetareve qe nga cilesia e autobuseve , respektimin e numrit te vendeve si dhe te ndertojne strategji per manaxhimin e flukseve ne oraret kur ka me teper kerkesa. Nderkohe do te shikohet mundesia e ndertimit te metrove dhe menyrave te tjera per te patur nje levizje me komode dhe me te lire per qytetaret e nderuar duke krijuar mundesine qe levizja e tyre te jete me komode me e sigurte dhe me gjitheperfshirese.
1. POPULLSIA DHE JETA SOCIALE
Nuk do te kete me Lypes rrugeve te Kryqytetit, nuk do te kete me ulerima dhe njerez te papergjegjshem qe prishin qetesine, por do te kete nje rregull qe ju do ta kerkoni dhe ne do ta bejme te mundur duke u bazuar ne ligje dhe rregulla.
Ngritja e nje grupi kontrolli per familjet ne nevoje do te jete nje pike e rendesishme e stafit te ri.
Nuk do te marrin me asistence ato familje me vila shumekateshe dhe me apartemente luksoze, por vetem ato familje qe vertete kane nevoje per ndihmen e tyre.
Do te pasurohet jeta sociale do te shtohet numri i aktiviteve dhe do te investohe ne Parkun e Madh si dhe ne Kopshtin Botanik. Do i jepet perparesi gjelberimit dhe kufizimit te levizjes se automjeteve te tonazheve te medha. Do te behet nje raport per karburantet dhe cilesine e tyre duke bllokuar dhe gjobitur ato firma dhe karburante te cilet sjellin demtimin e ambientit mbi normen e lejuar.
Hahahhah ketu po e le .............. si thoni do te votoni per mua, apo do te me duhet ta shtrij palnin ne vija me te hollesishme ....