Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn
Pse metodat e vjetra te marketingut jane akoma dominuese ne treg?
Fushatat virale dhe shume strategji te reja te tjera te reklamave, jane perhapur gjeresisht. Po perse atehere, marketeret e lojerave kompjuterike e duan akoma televizionin, dhe shtypin e shkruar?
Nuk ka asnje dyshim qe marketeret kane perfituar shume nga Interneti. Ai eshte nje mjet komunikimi i cili nuk ka te krahasuar dhe qe ju ofron mundesi te ardhurash me kosto mjaft te ulet drejtperdrejte audiencave te percaktuara. Per marketeret krijues dhe aventuriere ajo krijon mundesine e shkelqimit ne rruge jo me se te zakonshme.
Ndaj tashme eshte bere e modes qe te kapercehen rregullat e arta te medias online. Dhe padyshim qe reklamat online dhe virale (ose marketingu guerril) po marrin shume nga koha dhe buxheti i profesionisteve te marketingut.
Shpenzimet e marketingut online u rriten 76% ne 2006, dhe po behet nje platforme mese e rendesishme ne çdo lloj fushate. 68% e popullsise amerikane perdorin Internetin, ndaj nuk eshte veshtire te mendosh se gati 100% e tyre eshte audience e percaktuar.
TV eshte akoma ketu
Pjesa me e madhe e buxhetit te marketingut per lojerat elektronike shpenzohet ende ne platformat tradicionale, si ne promovime te vogla, rrjete televizive ose media te printuara. Marredheniet publike, revistat, faqet e para te gazetave me te njohura konsiderohen ende si majat me te larta qe duhen arritur prej tyre.
Sipas kerkimeve te Forrester, pothuajse 38% e familjeve amerikane shpenzojne kohen e tyre me televizionet dhe gati 35% kohe me shume krahasuar me forma te tjera te mediave. Konsumatoret harxhojne pothuajse 33% te kohes se tyre me Internetin, por gjithsesi faqeve te Internetit u perkon vetem 5% e te ardhurave te tyre.
Se fundi, marketeret duhet te perdorin ato teknika qe mendojne se mund te jene funksionale, si p.sh. mediat tradicionale te cilat vazhdojne te jene shume më bindese se mediat online.
Rregullat e Shkolles se Vjeter
Tony Key, drejtor i marketingut te Ubisoft thote: “Si marketer jemi mjaft te merzitur qe na quajne shkolle e vjeter, sepse ne perpiqemi gjithmone te praktikojme strategji te reja te medha dhe t’i leme pas te vjetrat”.
Eshte mjaft interesante te shohesh grafiket e Forrester-it per shpenzimet e reklamave ne media. Te gjitha kategorite jane me se te verteta perveçse Internetit dhe gazetave, ku njera patjeter eshte ne favor te shpenzimeve dhe tjetra ne favour te kohes. Eshte mjaft interesante qe gazeta eshte nje forme e vjeter e medias ndersa Interneti forma me e re e saj. Faktet tregojne qe media e vjeter nuk pushoi se ekzistuari kur u shfaq Interneti. As media e shtypur nuk pushoi se punuari kur arriti televizioni.
Vazhdimin e artikullit ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=247