Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Poseidon

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

kjo pagesa extra e kesaj rradhe eshte pak si ndryshe me tipin e pageses se champions league ose kampionateve te ndryshme... kjo eshte tipike pay per view...

nuk e di ne legjislacionin shqiptar ka ndonje gje qe ndalon negative ads?
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Kampionati Boteror nuk eshte as prone e DIGITALB, as e Sat+, as e ndonje TV tjeter. Realisht 4 vitet e fundit jane komercializur ne menyre te tejskajshme gjithe produktet.(edhe ajri, vala, uji, aromat, elektronet, idete etj.)
Produktet dhe Reklamat jane funksion, ajo qe i peshtiros gjerat dhe reklamat behen te neveritshme ndodh kur kampionatin boteror na e paraqesin si fuksion te digitalbit. Kjo le nje shije vertet te pakendeshme.
Shija e hidhur e disa reklamave vijne nga superlativat qe i veshin nje produkti (digitalb), duke lene si funksion te tyre produkte qe kane shume me teper vlera.
Vlerat e disa produkteve jane te pakrahasueshme?! /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Sic dihet qe prej 2 muajsh eshte hapur Europian Trade Center ne qender te Tiranes. Megjithese pritej me buje hapja e saj, nga vezhgimet duket qe kjo Qender Tregtare eshte shume me pak e vizitueshme sesa Qendra Tregtare Univers (QTU), megjithese eshte ne periferi te Tiranes.
Nje prej faktoreve kryesore te kesaj mungese klientesh eshte imazhi i perhapur si nje Qender "me çmime te shtrenjta", imazh qe per QTU-ne, nuk ekziston.
Tregtaret mendojne se çmimet nuk jane me te shtrenjta se vendet e tjera, por ekzistenca e Euro Max dhe Neptun Shops ne perberje te QTU-se (qe me gjithe mend ofrojne cmime te uleta), i ka dhene mundesine kesaj te fundit te thithe nje numer relativisht te larte klientesh.
Per me teper dhe marketingu i QTU-se duket me aktiv sesa i Galerise se ETC-se.

Jepni disa ide si mund te shnderroj ETC kete imazh negativ ne pozitiv?

P.S duhet marre parasysh qe te gjitha dyqanet e ETC-se po presin me pa durim hapjen e supermarketit italian, si nje mundesi per te shtuar hyrjen e vizitoreve dhe njekohesisht per te shtuar mundesite e tyre per kthimin e vizitoreve ne bleres.
 

bob

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

komunikimi i drejtperdrejte me klientin nepermjet pytesoreve
oferte e produkteve me cilesi te mire,e vetmja menyre per te konkuruar QTU gjithmone ne nje nivel cmimesh relativisht te njejte
te krijoje pajtime ose abonime per tu kuptuar me mire,kjo nepermjet kartave magnetike
plus qe per nje bonus pikesh duke blere prodhimet do mund te jape oferta te ndryshme si nje ore dvd etj
reklama me foto ne rruget kryesore te vendit,kontakti edhe me email me kliente
pika te ndryshme dyqanesh sic mund te jete ai i veshjes mund te beje nje skonto prej 5-10% nese per te abonuarin perkon dita e lindjes
skonto nese klienti blen me shume se supozojme 200000-300000 leke te vjetra
kontakti me klientin ne banese nepermjet revistes
vleresimi i klientit ne max,pergatitja e punetoreve pra te qenit te specializuar ne cdo repart
shume e rendesishme ketu know-how ne lidhje me punetoret e qendres(shites etj...)
diversifikimi e shumllojshmeria e prodhimeve ne krahasimi me QTU
gjetja e inputeve me kosto me te vogel etj etj etj...........
informacioni ne cdo kohe te vitit /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ka nje problem ketu Great megjithese disa ide te tuat i gjej te lezetshme.
ETC eshte nje grumbullim dyqanesh me qera brenda te njejtes ndertese. Drejtuesit e ETC-se me sa di une nuk kane biznes te vetin ne perberje te saj, sikurse kane administratoret e QTU-se Euromaxin dhe Neptun Shops (qe jane dhe shtyllat e Qendres). Keshtu qe o do behet marketing per komplet Qendren Tregtare dhe te ndahen kostot, ose firmat detyrohen te bejne marketing personal qe mund te rezultoje teper i kushtueshem, por te pakten do prodhoje brand-marke per firmen.

Shume nga sugjerimet e Great perkojne me strategjine e QTU-se.
Ju mendoni se eshte rruge e drejte te ndjekesh strategjine e konkurentit apo mendoni te dalesh me nje strategji krejt e ndryshme nga e konkurentit?
 

bob

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

eshte e rendesishme diktosh levizjen e konkurentit dhe te levizesh perpara tij,very important!

duke mos qene aty nuk e di si funksionon ETC,mungese info
por nese ka nje organizim te perkryer arrin ta sfidoje QTU ne cfaredo kohe.
mendoj se kosotoja e MKTG duhet te jete perbashket per te gjithe ata,nuk e di sa mund te arrijne
e vetmja menyre duhet qe aty te kete preparesine nje firme ku ta di une,prodhim elektroshtepiakesh
krijohet nje dicka e ngjashme me sh.a te kuptohemi ketu
atehere kjo do mund te drejtoje qendren ne konsultim me te tjeret
por ne vend mungojne aftesite e bashkpunimit me duket dhe veshtire se mund te arrojne ne nje konkluzion!
QTU eshte bashkèpunim apo jo?

shiko dicka tjeter,si e famshmja QTU ne Itali ka me qindra
te gjitha arrijne te punojne e te fitojne
por duhet te dime se ka nje bashkpunim ne mes ku % me te madhe e ka ai qe ka hedhur me shume leke
ne SHqiperi QTU shihet si dicka e paarritshme,mungese kjo e nje sistemi ekonomik dhe e nje shteti jo stabel pa themele te nje ekonomie kapitaliste te mirfillte
individi ngurron apo ka frike te investoje,perjashto lekun e piste!
perderisa shume prej ideve te mia perkojne me strategjine e QTU atehere jam ne rruge te mbare,nje vend si manaxher e kam gjet ne SHQIPERI, /pf/images/graemlins/laugh.gif

pastaj ne SHqiperi mungon renditja e posteve sipas nje herarkie nuk merren parasysh shume gjera,nuk ka nje dallim midis atij qe shet per te fituar dhe atij qe shet nepermjet arritjes se konsumatorit
funksionon MKTG kur ne qender eshte gjithmone konsumatori dhe jo hajt se po ja fus ketij me cmim e me cilesi te fitoj derisa te fitoj
o edhe konsumatori shqiptar eshte nul nul fare1

thjesh shiko ca behet me telefonine!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ok sa per info, me aq sa kam pare tek ETC-ja shumica e dyqaneve jane butiqe dhe suvenire. Hapesirat e dyqaneve jane me te vogla se tek QTU-ja dhe ideja e shtrenjtesise krijohet qe nga ambienti, qe eshte me teper luksoz se sa tek QTU-ja.
Supermarketi qe pretendohet te filloje pune se shpejti mendohet se do jete edhe shtylla per te mbledhur njerezit, por per mendimin tim kaq nuk mjafton. Supermarketi do jete i vendosur ne katin e pare, gje qe me shume gjasa, ben qe njerezit te mos gjejne arsye per t'u ngjitur me siper e per te pare dyqanet e tjere. Tek QTU-ja per shkak te hapesires se madhe mund t'i kqyresh qe nga jashte dyqanet duke pare edhe çmimet, pa e vene veten ne siklete te llojit "po pyeta per kete bluze qe me pelqen, do detyrohem ta blej, cfaredo cmimi qe te kete, sepse s'dua ta ul veten para shiteses apo pronarit", komplekse qe i kane te gjithe njerezit para blerjeve.
Me pak fjale tek QTU-ja ndihesh me komod ne blerje.
Gjithsesi e thashe dhe me larte qe organizimi tek QTU-ja eshte me larte se tek ETC.
 

bob

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

edhe ti e shkruan,"po e provova do me duhet ta blej"
pra konsumatori yne eshte i ndrojtur detyrohet ta blej me cdo kusht dicka,kjo eshte mangesi!
perderisa aty ka dyqane ku shiten suvenire edhe klientela domosdo duhet ti pershtatet.pra ka nje lloj klientele tjeter nga ajo e QTU.
nese do kete nje supermarket ndodh qe vlera e ketyre dyqaneve suvenir mund te bjere sepse aty do kete nje mase te madhe klientesh te cilet do drejtohen per te blere ushqime veshmbathje pra gjera te perdorim te perditshem
nuk e di se si mund te krijohet nje kombinim i tille,nuk shoh harmoni ne keto biznese totalisht te ndryshme ne cmime klientele kohe dhe periudha shitjeje!
absolutisht supermarketi nuk do jete shtylle per te riorganizuar biznesit e pranishme,sepse keta njerez qe nuk jane drejtuar me perpara nuk do drejtohen as tani,ose do krijohet konfuzion i madh ne nje hapesire me te vogel se QTU.
buxheti i shqipareve dihet,aq eshte!
EBM nuk ka asnje rregull ne kete biznes por ne SHqiperi nuk i intereson njeriu kombinon apo jo,ec te shesim domatet bashke me nje ore breil apo nje zinxhir morellato,ec mo futja edhe kesaj rradhe!
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

QTU ka patur nje bum reklamash ne kohen kur u hap si qender, por dhe me pas ka vazhduar te bej reklama te vazhdueshme duke ruajtur nje ritem te kenaqshem, duke qene gjithmone te pranishem me billboard si dhe makinat deri tek urbanet te mbuluar me logot dhe reklamat e produkteve qe mund te gjenden tek QTU. Problemi i QTU eshte se po te shkosh atje dhe po te te shohin se je moshe e re te vihet nje nga ata sigurise sa ta merzit gjithe kohen.
Qendra ETC pati shume probleme qe ne ditet e para te hapjes se saj. Ishte shume e veshtire te sillje te gjithe bizneset ne nje mendje qe te linin nje dite per bere inagurimin dhe lancimin e bizneseve te tyre, u shty dy here dita e inagurimit dhe lancimit te bizneseve.
Qerate shume te shtrenjta, si dhe reklamimi i kufizuar bene qe cmimet te ishin me te kripura. Ndertesa shume kateshe nuk ka funksionalitetin e asaj njekateshes se shtrire. Hapsirat e vogla dhe mungesa e shitesve dhe manaxhereve profesioniste eshte e dukshme tek ETC, gje qe s\mund te thuhet per tek QTU.
Pra ETC do ta kete shume te veshtire te jete nje qender e mirefillte tregtare.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Marrim nje rast tjeter:

Nje agjensi Real Estate sapo eshte hapur jo ne Tirane, por fjala bie ne Vlore.
1.Si vendndodhje i ka zyrat ne mes te qytetit, dmth eshte i pozicionuar mire.
2.Per njoftime shitje ka relativisht goxha ne dispozicion, dmth edhe produkti nuk mungon.
3.Per promovim po perpiqet disi nepermjet Internetit, por gjithsesi ka nevoje per me teper
4.Eksperience te meparshme ne pune te ngjashme nuk ka

Me keto te dhena, cfare mund te sugjerojme, qe kjo agjensi te arrije klientin potencial?
Pike se pari mendoj se duhet te targetojme kosnumatorin e synuar.
Kush mendoni ju se mund te blej shtepi ne Vlore, pervec emigranteve vlonjate si dhe fshatareve te zonave perreth?
Si mund te arrihen keta?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Treg potencial jane personat me te ardhura te larta qe duan te blejne nje shtepi te dyte ne Vlore per pushime. Kam pershtypjen qe ketu duhet te synojne me shume.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Vlora mbetet nje nga perlat e turizmit ne Shqiperi. Te shesesh apartemente vetem per 3-muaj eshte pak e veshtire, por per kete Real State keshilla ime do te ishte:
1* Te krijonte nje faqe modeste interneti.
2* Te regjistrohej ne motoret e kerkimit.
3* Krahas informacioneve te veta te shtonte dhe lidhjet me faqet te tjera te hoteleve dhe kategorive qe kane te bejne me turizimin dhe mundesite e tjera ne Vlore.
4* Te paraqes veten si e para dhe me e mira Real State ne Vlore.
5* Te mbaj nje marzh fitimi te pranueshem.
6* Te krijoj nje baze statistikore si per vizituesit e faqes se internetit dhe per klientet e intersuar ne menyra te tjera te klienteve potencial qe mund ti sherbej me vone per klasifikimin dhe mundesise se ndarjes se klienteve dhe investimin ne ato segmente te interesuara.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Me pak fjale ti mendon se vetem nepermjet Internetit ai mund te arrije konsumatorin potencial, duke e marre te mireqene se ky konsumator i perket Tiranes apo emigranteve jashte vendit?

A mendoni se ekziston ndonje rruge persa i perket ndryshimit te sjelljes se ketyre konsumatoreve, ne menyre qe blerjen e menduar per ta bere prane detit, psh mos ta bejne ne Durres por ne Vlore?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Rruga der ne Vlore eshte nje faktor per kete, por kjo nuk eshte sigurisht ne dore te firmes. /pf/images/graemlins/winkwink.gif

Une do ti keshilloja nje filial ne Tirane, ose nje marreveshje me ndonje nga Real Estate e medha ne Tirane.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Faktikisht Ujku ka te drejte, asaj i duhet nje pike kontakti me tregun potencial qe gjendet ne Tirane, megjithate sipermarrja Real Estate tek ne has dhe do te vazhdoje te hasi veshtiresi ne komplex si industri, per momentin une e shof shume jashte segmentit Banese-Konsumator, pasi edhe si strukture sherbimi mendoj se eshte per shoqeri me nje nivel tjeter ekonomik... Megjithate, ne rast se mungojne kapitalet per nje nderhyrje arrogante ne treg do te keshilloja dhe une ate qe tha Ujku plus nje fushate publicitare (te pakten ne aspektin e marketingut)....
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Une kam vene re nga marredheniet me njoftimet per real estate se personat qe jane larg, kryesisht ne emigracion, kerkojne shpesh foto te shtepive, informacion qe nje individ i thjesht qe ka vendos nje numer telefoni ne gazete ose online e ka pak te veshtire te realizoje si proces. Shume "shites" nuk e njohin Internetin dhe çudia me e madhe eshte qe edhe shume prej drejtuesve te Real Estate-ve jane ne te njejten nivel, c'ka kushtezon qe sherbimi i ofruar ne kete industri te jete gjysmak.
Shumica e agjensive imobiliare kane website statik qe thjesht japin te dhena per vendondodhjen e zyrave dhe besoj se do jene me kokrra ato japin informacion te fresket per ofertat qe kane.
Besoj se kjo ndikon ne humbjen e klientit potencial qe ndodhet jashte vendit, i cili Internetin e ka menyren e vetme te komunikimit.

Gjithsesi partneriteti me nje agjensi ne Tirane edhe une e gjykoj si nje zgjidhje te mire per te shfrytezuar edhe mundesine e sherbimit te klientit lokal per te gjet shtepi ne Tirane dhe te anasjellten do perfitoje nga agjensia e Tiranes duke ndare fitimet sipas nje marreveshje.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

E quajme te ezauruar kete rast /pf/images/graemlins/wink.gif

Marrim nje rast tjeter:

Romanson eshte nje firme zvicerane oresh deri diku e njohur, me produkte qe konsiderohen cilesore. Çmimet e orave varjojne nga 50 Euro deri ne 700 Euro.
Ajo ka hyre ne tregun shqiptar prej vitesh dhe ka zene nje pjese tregu.
Konkurenti i saj kryesor eshte kompania Prestige Swiss perfaqesuese e Tissot, Swatch, Rado qe duhet thene qe ka nje pozicionim me te mire ne treg, kjo pervec emrave te famshem edhe per shkak te reklamimit ne media dhe marketingut direkt.

Romanson po perpiqet te rrise tregun e vet te shitjeve dhe nje prej rrugeve qe ka zgjedhur eshte edhe hapja e nje rrjeti dyqanesh. Dhe tashme disa i ka ne Tirane. Kohet e fundit ka hapur dhe nje dyqan tek ETC-ja, duke pretenduar se do shperfaq me mire aty imazhin e vet ne syte e konsumatorit.
Se fundmi ka krijuar edhe nje faqe web te personalizuar ne shqip, gje qe Prestig Swiss nuk e ka.

Romanson ka vendos edhe nje baner tek newsletteri i ISHMP-se qe shperndahet perjave ne 5700 adresa e-mailash.
http://www.albpr.org/g-news/newsletter/06-06-29/index.html

Pyetja eshte si gjithmone: Levroni ide se si mund t'i rriten shitjet kesaj firme, duke marre parasysh qe orat nuk jane nje produkt konsumi qe mund ta blesh ne cdo dite te vitit?
Kryesisht gjykoj se me shume vlen per dhurata, prandaj duhen synuar rastet e festave.

Hidhini nje sy faqes se firmes per te pare produktet, e keni te linkuar me banerin ne newsletteri me siper.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Une e kam harruar oren, po nuk pata telefonin me vete, thuajse jam ne erresire, gjithcka e kam kaluar ne telefon, oraret, takimet, gjerat e rendesishme etj.. .
Ora eshte luksi qe nuk e kam preferuar asnjehere.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Mendoj se Dimir shprehu tamam poziten aktuale qe gezon ne tregun e konsumatorizmit industria e oreve. Mendoj se oret me teper se nje produkt i mirefillte jane nje zgjedhje luksi, kjo per shkakun se misioni klasik i ketij produkti eshte zevendesuar me kohe nga alternativa te tjera me praktike...

1.Vete natyra "nje perdorimshe" e tregut te ketij produkti nuk i jep asaj shume alternativa per te rritur shitjet,
2.Performanca kaotike e tregut dhe mungesa e tregut alternativ konkurues te cilit do ti rrembeheshin porcione per te rritur shitjet as kjo s'jep ndonje shprese per rritje shitjesh ne rang numrash fizike

prandaj do te me dukej me e qenesishme qe pyetja jote te zevendesohej nga "rritje shitjesh" ne "gjetje tregjesh potenciale" te cilat do te siguronin performancen pozitive te industrise dhe per periudhat ne vazhdim.

Sic e thashe dhe me siper ne kete pike do te ishte e pamundur te flitej per rritje shitjesh ne terma fizike...por mund te marrim ne konsiderate faktin e rritjes se shitjeve ne terma financiare. Kjo fillimisht do te kerkoje ndergjegjesimin per statusin e ri qe produkti "ore" ka fituar prej gati 5-6 vjetesh, i cili e ka klasifikuar kete te fundit ne "produkt luksi" me target market shtresat me nje nivel relativisht te larte ekonomik dhe kulturor. Nisur nga ky fakt gjykoj se rritja e shitjeve ne terma financiare do te realizohej duke perdorur "mbicmimin" e produktit. Rritja e cmimit ne cdo kohe do t'i siguronte nje vijueshmeri pozitive kompanise ne aspektin e te ardhurave dhe nuk do te ndikoje ne humbjen e tregut per shkak te karakterit qe ky treg ofron (njerez te pasur, kompani te medha etj...
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Po shkeputemi pak nga tregu i orave per t'u ritkhyer serisht.
Diku eshte folur per reklamen dhe cfare e ben nje reklame te pelqyeshme.
Ne kete artikull me poshte flitet per ato fjale apo fraza qe s'duhen perdorur kur reklamoni.


Pese fjale qe kurre nuk duhen perdorur ne nje reklame

Nga Steve McKee,

Kerko ne Google termin “magic advertising words” (fjalet magjike te reklamave) dhe ne moment do te gjeni mbi 8 miljone rezultate.
Qe nga koha kur lindi marketingu, gjithmone kane dale eksperte qe deklarojne se kane zbuluar fjalet, qe do te zgjidhnin qeset e konsumatoreve. Ne kohen e Internetit keshilla e tyre eshte madje edhe me e lehte per ta siguruar. Ata premtojne se fjale siç jane “ju”, “garanci”, “e lehte”, “kohe e kufizuar” dhe klasikja “falas”, do te gjenerojne rezultate te pagabueshme. Sikur te ishte me te vertete kaq e thjeshte.
Si nje person biznesi me inteligjence, ju me shume gjasa e dini qe fjale te tilla nuk mund te konsiderohen magjike, sidomos ne nje kulture qe eshte e velur me reklama. Por ka diçka tjeter qe duhet ta dini: Jo vetem qe fjalet magjike nuk ekzistojne, por disa prej tyre aktualisht punojne kundra jush. Dhe shanset jane, sepse te pakten nje prej tyre ju jeni duke e perdorur tani ne reklamat tuaja.
Mbajeni veten. Ketu gjenden pese prej fjaleve te marketingut qe ju kurre nuk duhet t’i perdorni:


Vazhdimin e artikullit si gjithmone e gjeni ne faqen e ISHMP-se:

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=210
 
Top