Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn
E quajme te ezauruar kete rast /pf/images/graemlins/wink.gif
Marrim nje rast tjeter:
Romanson eshte nje firme zvicerane oresh deri diku e njohur, me produkte qe konsiderohen cilesore. Çmimet e orave varjojne nga 50 Euro deri ne 700 Euro.
Ajo ka hyre ne tregun shqiptar prej vitesh dhe ka zene nje pjese tregu.
Konkurenti i saj kryesor eshte kompania Prestige Swiss perfaqesuese e Tissot, Swatch, Rado qe duhet thene qe ka nje pozicionim me te mire ne treg, kjo pervec emrave te famshem edhe per shkak te reklamimit ne media dhe marketingut direkt.
Romanson po perpiqet te rrise tregun e vet te shitjeve dhe nje prej rrugeve qe ka zgjedhur eshte edhe hapja e nje rrjeti dyqanesh. Dhe tashme disa i ka ne Tirane. Kohet e fundit ka hapur dhe nje dyqan tek ETC-ja, duke pretenduar se do shperfaq me mire aty imazhin e vet ne syte e konsumatorit.
Se fundmi ka krijuar edhe nje faqe web te personalizuar ne shqip, gje qe Prestig Swiss nuk e ka.
Romanson ka vendos edhe nje baner tek newsletteri i ISHMP-se qe shperndahet perjave ne 5700 adresa e-mailash.
http://www.albpr.org/g-news/newsletter/06-06-29/index.html
Pyetja eshte si gjithmone: Levroni ide se si mund t'i rriten shitjet kesaj firme, duke marre parasysh qe orat nuk jane nje produkt konsumi qe mund ta blesh ne cdo dite te vitit?
Kryesisht gjykoj se me shume vlen per dhurata, prandaj duhen synuar rastet e festave.
Hidhini nje sy faqes se firmes per te pare produktet, e keni te linkuar me banerin ne newsletteri me siper.