Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

^Ira^

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Per sa i perket Penelope jewelery & watches , jam dakort me ate cka ka shkruar LiPS lart, ajo ideja e kartes funksionon ( te pakten per mua) eshte joshese dhe e shtyn kilentin te blej sa me shume, shumat qe duhen plotesuar jane dy, kur arrihet shuma 25'000 leke(te reja) te dhurohet nje dhurate me vlere 3'000 ndersa per shumen 30'000 a 35'000(se mbaj mend mire) te dhurohet nje artikull me vlere deri me 5'000leke, dhe gjeja me interesante e pozitive eshte qe nuk ka afat kohor ky lloj promocioni qe realizon Penelope, e ne kete menyre ata krijojne nje klientele besnike dhe te kenaqur ne te njejten kohe ( e verteta eshte se shqiptaret ne pergjithesi jane shume te ndjeshem nga cmimet dhe vdesin per gjerat qyl /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Jo vetem shqiptaret po he,kush se do qylin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

C'mendim keni per produktin e ri te AMC-se "AMC Flirt"?
A ndihmon ai ne rritjen e imazhit te kompanise apo indirekt ju le shijen e O900-ave?
 

^Ira^

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Per faktin qe edhe reklamen e kane ndertuar me humor nuk le shijen e 0900 (mendoj une)
Pastaj amc ka si qellim per te rritur numrin e perdoruesve te rrjetit te saj dhe synon kryesisht moshat e reja, dhe shperndan numra te rinj falas duke bere te njohur kete sherbim te ri , nje menyre e re qe populli te kenaqet duke flirtuar /pf/images/graemlins/smirk.gif dhe qe amc te kenaqet me parate e tij /pf/images/graemlins/devil.gif, dhe me ka rene ne dore nje pakete promocionale e tille dhe ishte shume e lezecme , e kuruar ne detaje , sinqerisht me pelqeu shume.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Nejse ne gjykimin tim AMC-ja duhet te kete parasysh dhe ate pjese te konsumatorit aktual dhe potencial, qe jane fanatike dhe teper kritik ndaj fenomenit "0900.."
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

AMC eshte ne krize identiteti. Shume e turbullt ne spotet qe ofron. Une e kam degjuar me dhjetra here por shije humori veshtire te gjesh.
Duhet te dish Hanin e Hotit, te dish anglisht, si Hot-Girl etj..
Duket qe AMC nuk e ka kuptuar qe me spotet qe ben shpenzon shume para per nje segment te vogel njerezisht te cilet kane njohurite e mjaftueshme dhe mund te flirtojne ne Chat me 100 lek/ora. Te gjithe e kane nga nje te dashur, nje grua/burre, nje te fejuar apo nje dashnor/e dhe askujt nuk do ja merrte mendja ti hynte nje sherri te tille duke shpenzuar dhe shume madje.
Pra per mendimin tim......... AMC .. vazhdon te jete ne krize identiteti.
Ajo del gjithmone ne spotet, ne billboard, dhe ne mjetet e tjera te reklamimit me ngjyren e saj Mente, jeshile. Gje e cila tregon se akoma ka frike se njerezit do mbajne mend ngjyrat e saj te meparshme si perfaqesuese e Albania Mobile.
0900 apo cfare nuk ka rendesi!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Do fillojne te behen interesante po ulen cmimet. Ne te gjitha reklamat e kompanive celulare ne bote theksi vihet shume tek cmimet dhe kushtet e favorshme, ndersa AMC e ve theksin tek sherbimet (qe prape po te krahasohen me jashte lene shume per te deshiruar). E kujt i duhet bonusi 200 Lek kur harxhohet per 3 minuta bisede!!! /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif
 

irene

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

mua nuk me duket se amc eshte ne krize identiteti perkundrazi eshte ne vazhden e formimit te identitetit te saj te ri. nese nga fundi i 2005 pati rilancimin e saj ne treg si pjese e grupit cosmote me objektiva dhe ngjyrime te reja tani po ben rilancimin e alba kartes, nuk ka shume sens alba karta me te kuqe bardh e zi dhe blu me ato shkronja e medha si produkt i nje "amc te re"...
sa per amc flirt ai eshte treg i testuar qe me pare me love testet dhe shpikje te tjera si ato si treg ku mund te synosh dhe pa pasur nevojen e bashkpunimit me mediat ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

..me sa kam lexuar per kete ceshtje, pajtohem me Iren-en.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
mua nuk me duket se amc eshte ne krize identiteti perkundrazi eshte ne vazhden e formimit te identitetit te saj te ri. nese nga fundi i 2005 pati rilancimin e saj ne treg si pjese e grupit cosmote me objektiva dhe ngjyrime te reja tani po ben rilancimin e alba kartes, nuk ka shume sens alba karta me te kuqe bardh e zi dhe blu me ato shkronja e medha si produkt i nje "amc te re"...
sa per amc flirt ai eshte treg i testuar qe me pare me love testet dhe shpikje te tjera si ato si treg ku mund te synosh dhe pa pasur nevojen e bashkpunimit me mediat ... /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]
Edhe mua nuk me duket se AMC eshte ne krize identiteti, madje per mendimin tim eshte ne epersi pasi ndryshoi imazhin edhe me Vodafonin, e cila per te fituar kohe deri sa te gjej nje imazh te ri per reklamat e veta, i dhuroi Top Festin Alban Skenderaj qe ka 1 vit qe del neper reklamat e saj.
Fakti eshte Iren' qe keto Love test qe jane testuar kane qene neper televizione te dores se dyte si BBF apo edhe TNSH, te cilat per hir te se vertetes nuk shihen nga ai target qe synon AMC dhe sikurse e kemi diskutuar edhe me pare nuk ofrojne imazh. Per me teper duke marre parasysh bisedat qe behen ne TV chat te ketyre televizioneve, do te thosha qe kjo eshte esenca e asaj shije te keqe qe me ka krijuar mua ky lloj sherbimi "flirt"!
Me duket se me teper ua cenon imazhin se sa ua permireson!
 

irene

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

mua nuk me duken perjashtues segmentet e tregut qe ka dhe po synon amc, perkundrazi ne disa raste kane dhe elemente te perbashket... /pf/images/graemlins/smile.gif
te pakten amc duket qe i ka te qarta segmentet e tregut ku do te jete prezente, po me thuaj c segment ka synuar bkt me kete te fundit reklamen e shpifur "tip sapunash turk" ???
 

Santiago

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Reklama jo gjithmone duhet qe domosdoshmerisht te synoje nje sengement tregu.
Ka dhe reklama imazhi, me demek per te kriju emer te mire ne treg. Tek e fundit per nje banke jane shume te rendesishme reklamat e imazhit pasi u nevojitet nje emer i mire per te fituar besimin e tregut.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

AMC dhe VOdafone shpenzojne 5 milione $ ne vit, reklama, kesjtu qe kane mundesi te reklamojne cfaredo pislliku.
Imagjinoni nje reklame te vodafone ne Shkurt-Mars. Nqs ju marrin nga jashte, per cdo minute ju shtohet 1 lek. Fillun katunaret tu cu zile te nr qe i kishin ngacmu nga greqia, e emigrantet filluan tu marr me ore ne telefon. E pas gjithe asaj reklame, mua mu shtua nje lek, se me kish marr nje here nji shok nga Kosova. Ka pas goca qe u jane shtu 35 lek, 250 lek, etj ne varesi te minutave qe kane fol me refugjatet.
Shikoni sms qe me erdhi nga Vodafoni ne kete rast.
Juve ju jane shtuar 1 lekë prej ofertws sone tw fundit, tw telefonatave nga jashte. Kjo ishte reklame skandal
 

Santiago

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Reklame koti. Jane thjesht reklama imazhi. AMC dhe Vodafone duan qe thjesht te jene prezent ne treg dhe nuk ka rendesi cilesia e reklames por imazhi. Ne fund te fundit duhet qe here pas here te sajone ndonje reklame per ta cuar ne media ne menyre qe tu mbylle gojen ketyre te fundit.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Shkurt per te blere mediat se ndryshe ka shume per te th\ene per keto dy kompani por asnje media nuk i boton
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Zone e Lire ne TV - Klan, Çani promovon njerez, dhe produkte te ndryshme.
Suksesi i Çanit vazhdon te eci paralelisht me suksesin e produkteve qe ai Reklamon ne emisionin qe tashme mund te thuhet se eshte me i ndjekuri ne Shqiperi.
Nje forme shume e veçante komunikimi, dhe reklamimi!
Cfare mund te themi per kete!?
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Normal qe po ecen. I behet gjithe ai publicitet keshtu qe do s'do robi i shkrete do e provoje sikur nje here te vetme.
Nuk e di sa paguajne kompanite per kete lloj publiciteti, por besoj qe shuma e paguar eshte shume here me e vogel se po te zgjidhte nje forme tjeter marketingu qe do i jepte mundesine e hyrjes ne treg (pra te njejtat efekte qe jep Zone e Lire). Te ishte ne ndonje shtet tjeter nuk besoj se do funksiononte kjo lloj ideje. Personazhet nuk jane aq "bujar" qe t'i bashkangjisin imazhin e tyre pa para' nje produkti vetem e vetem se jane te ftuar ne nje show popullor.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

A e keni pare reklamen e vajit FIOL me ate djalin qe i çon dhurata asaj goces dhe ajo refuzon lulet etj dhe pranon me dashuri vajin FIOL? A nuk ju duket shpifsire reklame se bashku me ate te Zajmines qe lahet ne vaske dhe ndjen eren e vajit qe po gatuante komshia i hyrjes perballe?
Per mendimin tim keto jane antireklama per kompanine.
Me vjen keq qe harxhohen gjithe ato pare per te prodhuar reklama kaq amatore dhe qe prodhojne vetem efekte negative kur i sheh.

Mqse jemi ne tregun e vajit te gatimit, cili mendon se eshte me i miri ne treg.
Kam degjuar qe Floriol eshte goxha i mire si produkt gje qe pasqyrohet ne shitjet.
Tjeter?
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

o ebm-je ...kushedi e ka pranu vajin me dashuri se ndoshta kishte pas shume nevoj per lubrifikant /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif nuk duket se ishte nga ato qe ka nevoje per vaj ajo o Capuno, madje duket sikur ka nevoje per ca specore shtese /pf/images/graemlins/laugh.gif.
Gjithsesi sa here qe e shoh me le nje shije te keqe.
 
Top