Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

dhe AMC e VOdafone dy jane por te vdesin me marketing!! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
Ne fakt nuk konkurojme me cmime, megjithese eshte krijuar ideja se ne konkurojme me cmim. Ne kemi nxjerre seri produktesh me cmime te ndryshme, ndersa konkurentet tane deri para pak kohesh ishin me nje produkt te vetem ne treg. Ky eshte problem produkti jo cmimi.
Ne duam te masivizojme programin, ne fakt kemi dy vjet qe kemi ofruar kurse per studentet e fakuktetit ekonomik me gjysmen e cmimit, vetem 30 Euro. Ka patur jashtezakonisht kerkesa.
LIPSI reklama nr TV eshte joefektive per produkte te tilla. Ne 30 sek eshte shume veshtire ti japesh nje mesazh publikut per nje program financiar. POr u be me shkembim (keshtu i bejme te gjitha reklamat), keshtu qe s'ke ci ben. Mediat ketu nuk blejne me leke ne dore, dhe po te mos pranonim ne me shkembim, mund te pranonte konkurenti, keshtu qe e shfrytezuam kete rast.
Meqe ra fjala ndonje koment per faqen e internetit, se eshte akoma ne ndertim!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

irene

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

... as ju as konkurentet tuaj nuk jane vodafone & amc vecse... /pf/images/graemlins/wink.gif

kete filozofine qe eshte prob produkti dhe jo cmim e nxjerr dhe ana tjeter per te justifikuar dif. gjithsesi nese produkti perdoret per te njejtin qellim une mendoj qe dif. ne cmim ndikon ne perzgjedhjen e produktit, te pakten kur flitet per masivizimin e tij...

ebm po flasim per cka perdoret ne treg se kshu te tjera une i kam nja 3 ne pc time qe nuk i kam perdorur asnjehere ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

irene

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

juve... vetem se zgjedhja ishte per arsye komplet subjektive ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

T'ju jap nje pjesez materiali une juve, per te ndryshuar muhabet?

"Marketingu eshte gjithshka. Tani ky eshte nje percaktim i spikatur. Prit nje minute mund te thoni ju! Inxhinjeret qe merren me zhvillimin e produktit mund ta kundershtojne kete. Keshtu mund te mendoje edhe analisti i finances, i cili ka bere studimin mbi elasticitetin e çmimit. E njejta gje mund t’i tingelloje jo mire dhe magazinave, te cilave nuk u intereson shume se çfare shet, nese ata nuk e transportojne mallin ne rregull.
Si ka mundesi qe marketingu te jete gjithshka? Thjesht. Çdo gje qe keta njerez bejne - inxhinjeret e produktit, analistet financiare, madje dhe manaxheret e magazinave – kontribuojne ne ate sesi konsumatoret e perceptojne nje marke. Per kete arsye them qe marketingu eshte gjithshka."

Komplet lexoheni ketu:

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=93
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Arsye te tipit??

EBM me kete me kujton Arian Abazin qe na thoshte ne te finances se "ju jeni makina llogaritese te avancuara", derisa nje student tha "marketeret jane shitesa me shkolle te larte".
Cdo disipline e shikon firmen nga kendveshtrimi i vet. Ti thua qe te tjeret kontribuojne ne ate se si konsumatori e percepton nje marke. Une mund te them qe te gjithe keta kontribuojne ne rritjen e shitjeve dhe fitimit te firmes. Ai i personelit do te te permende shprehjen e dikurshme "Njeriu eshte kapitali me i cmuar", e keshtu secili do te pretendoje ti jape rendesi vetes.
Megjithate ne pergjithesi une do te thosha se marketingu mund te behet gjithcka per nje firme, nese specialistet e tij e shohin situaten ne teresi dhe arrijne te fusin ne kompani psikologjine e duhur "market oriented". Dhe nese drejtuesit (CEO, ose pronaret) nuk fusin hundet.
Une mendoj se ne cdo proces (operacion) qe kryen kompania ne veprimtarine e saj mund te mendohet dhe veprohet "market oriented".

Me shume ne postin tjeter.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Jane bere disa ne treg tashme iren', packa qe emrin vetem 2 ose 3 e kane vendosur.

P.S. Lips paske ardhur ti..., ndonje pergjigje, apo c'ta kam qejfin una ty? /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Une ketu kam qene,ti sma ke varur hic /pf/images/graemlins/laugh.gif,edhe thashe e mire po e le te livadhisi pak se vjen prape te vendi i vet /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

o Lips nuk u lodhe ti me shkrime per Ekonomine. Pusho ca /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ujku 81,per ate lloj programi IMB gjene e pare qe duhet te bente ishte te ndertonte faqen e internetit per te prezantuar me shume se kurre produktin qe ofrohet ne treg,derisa nga reklama ne Tv s'kuptohej asgje.

EBM,interesante artikulli i marketingut.Mu kujtua se si firmat ne Shqiperi e trajtojne klientin ,dhe me erdhi kaq keq per injorancen e studenteve qe kane mbaruar shkollen e larte dhe nuk dine se si te trajtojne nje klient.Me kujtohet nga nje pedagog i universitetit tim tek thoshte "Klienti eshte mbreti".Sa bejme ne per te terhequr klientin.Mua me habit marketingu i papare i Top-Channel per produktet e veta.Produktet prezantohen thuajse deri ne detaj,konsumatori eshte tejmase i informuar dhe i qarte per ate cfare blen.Kurse per sa i perket marketingut te AMC dhe Vodafone ,di te sigurt qe keto dy kompani konkurrojne me cilesine.Kane nje marketing shume agresiv,reklamat ne TV jane thuajse njesoj nga te dyja kompanite,ne raste festa jen shume zhgenjyese,jane te papergjegjshem kur i merr ne telefon dhe u kerkon informacion madje te mbyllin dhe telefonin ndonese ti qe i merr shpenzon para.Sa kompani e dine "Klientin Mbret " ne Shqiperi?
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ujku81: Po e vrisja mendjen se cfare softi kishit hedhur ne treg?
Personalisht e njoh programin qe keni hedhur ne treg kryesisht ate kontabiliteti alpha, une e kam pare ketu e 2-3 vjete te shkuara, te them te drejten nuk me ka pelqyer nga ana inxhinerike si program nuk i bene 5 lek, ai eshte i ndertuar me visual basic dhe eshte shume i rende, nxjerre gjithe ato errore gjate instalimit dhe ben perplasje me programet e tjera. Mund te ndodh qe ti te hedhesh te dhena dhe te mos jete regjistruar asgje.
Problemet e Marketingut.
Ne fillim ka dale me nje çmim marramemdes dhe me duket te 399 USD, vinte nje nga firma e instalonte ne kompjuter te jepte dhe nje KOD etj...., por kompjuterat ne shqiperi pak nga paftesia e IT dhe pak nga deshira per te instaluar gjithcka qe gjendet ne CD beheshin per tu formatuar te pakten nje here ne 6 muaj, keshtu kur i kerkohej qendres per nje riinstalim kishte gjithe ato fjale dhe pse zotria kishte paguar rreth 300-400 usd.
Duke qene nje program profesional i cili do te beje mbajtjen e kontabilitetit te firmes ai ose blihet ose jo, nuk ka rruge testimi. Sepse nuk ka ndonje program tjeter kompatibel qe te mundesoj kalimin e te dhenave nga programi qe ju ofroni ne nje program tjeter. Kostoja e testimit eshte shume e madhe per firmat, atyre do vlente me teper asistenca e vazhdueshme ne format e saj me te prekshme.
Kam vene re qe eshte shpenzuar shume mundi per sigurine e programit per te mos e vjedhur, gje e cila ka bere te mundur prodhimin e shume gabimeve ne kompilim.
Te gjitha keto i shkruaj per programin e para 2-3 vjeteve, nuk e di nese kane bere ndonje me te mire por shija qe me ka lene nuk ka qene e mire.
Di dhe nje gje qe konkurenti juaj ne marketing dhe pse me cmime me te larta se ju, ndoshta pak me i avancuar ne softin e ndertuar po ecen me shpejt se juve.
Nje shprehje me ka peqyer dhe me duket se eshte e shefit tuaj.

Nuk dua qe te shes nje programm dhe te mbetet thjeshte i instaluar ne nje kompjuter si gje e vdekur, me mire te mos e shesim ate kopje programi ne qofte se ai nuk i sherben klientit tone.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Dimir ke te drejte per situaten ne fjale, por ka qene jo e para 2-3 vjeteve por para 4-5 vjetesh. Gjithsesi sot eshte permiresuar ndjeshem, programi shitet me CD me kod pune (si gjithe programet ne bote), perdoruesi e instalon vete dhe problemi i vetem qe ne kemi jane demtimet e kompjuterit (hardware) ose te softeve (Windows, Office sepse perdoret Accessi). Normalisht klienti do te paguaje dicka per mirembajtjen. Aktualisht mund te shikosh dhe ne faqen e internetit qe cmimi i programit eshte 39900 lek dhe mirembajtja per 1 vit 22000 lek, nderkohe qe ka dhe tarifa per sherbime te ndryshme. Ka shume kliente qe nuk i paguajne keto sepse nuk kane probleme. Kjo per programin single.
Ne tani jemi perqendruar tek AlphaNet, versioni ne rrjet qe blihet dhe perdoret nga firmat e medha (qe nga AMC e VOdafone)per ta rritur dhe aty ndjeshem cilesine. Ne planin afatgjate firma ka parashikuar dhe ndryshimin e teknologjise se prodhimit (per te kaluar ne object oriented), por ky eshte nje proces qe kerkon kohe, njerez dhe shpenzime te medha. Per me teper dhe konkurenti yne kryesor e ka te njejtin problem. madje me teper duke qene se perdorin Access si databaze nderkohe qe ne perdorim SQL Server per programin ne rrjet.
Lidhur me konkurencen eshte e vertete qe ka patur rritje kohet e fundit dhe ka qene stimul per ne per te rritur cilesine akoma me tej. Nese te duhen detaje te tjera me kontakto me PM.

Si perfundim, shprehja qe ke degjuar ka qene vertet e shefit tim. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Gjithe te mirat
UJku81
 

AlbFinally

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Mirdita Ujku81,
Ne rradhe te pare, me vjen mire qe e pranon qe konkurrenca ka ecur mire. Dhe mbi te gjitha, qe ka ardhur koha qe njerezit kane filluar te vleresojne cilesine e aplikacionit qe blejne, edhe ne rast se eshte me i shtrenjte. Ne rradhe te dyte, konkurrenti juaj Finanaca ka kohe qe ka kaluar ne versionin SQL, dhe rezultatet kane qene shume te kenaqshme. Ne lidhje me problemet qe ka aplikacioni juaj, mund te permend formatin e dates dhe te ores, apo nqs nderron floppy drive, ne kompjuterin ku eshte instaluar. Megjithate me vjen mire qe jeni ndergjegjesuar, qe duhet te beni shume pune per te arritur aty ku ka arritur konkurrenti juaj. Ne pritje te rezutlateve tuaja pozitive.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Me behet qejfi qe kane kaluar ne SQL, megjithese nuk e kam pare ende ate version. Nga problemet qe ju permendni qendron vetem ai i dates (dhe jo i ores). Gjithsesi nuk kam nder mend te hyj ne detaje. Jane dy programe konkurente, qe kane secili pikat e forta dhe te dobta. Per dijeni se fundmi kam bere benchmarkun e tyre, por kuptohet qe rezultatet jane sekret. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ky 22000 lekeshi i mirembajtjes nuk ka nje sy te mire, e para sepse nuk jane pak, e dyta tregon se programi ka dobesi dhe po ta marresh ne vlere i bie me shume se 50% vlere mirembajtje. Kjo nuk me duket logjike dhe ketu i takon marketingut te udheheqi.
Ketu ujku duhet nderruar qimja se populli merzitet.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Mirembajtja perfshin nder te tjera dhe azhornimin me versionin me te ri dhe nuk eshte e detyrueshme te nenshkruhet. Nese ti do te mbash versionin e programit updated duhet te paguash dicka. po ta llogarisesh i bie rreth 60 leke ne dite, qe po te kesh parasysh se rrezikon te humbasin te dhenat qe jane shume te rendesishme ne rast demtimi te hardware-it ose Windowsit, i paguan pa u menduar fare. Gjithsesi thashe nuk eshte e detyrueshme, ky 22000 lekshi te mbron nga te gjitha problemet, eshte si nje lloj police sigurimi, plus klientet qe jane me kontrata kane perparesi ne suport (kryhet me shpejt) se klientet qe nuk kane.
Konkurenti yne kryesor deri para disa kohesh punonte pa u marre para per mirembajtje klienteve te tij, por tani kane ndryshuar dhe ata, dhe eshte normale. Kompanite e softwareve falimentojne vetem nga deshtimi ne suportin e softeve, dhe qe te suportosh me mirembajtje duhet qe klienti te paguaje, apo jo?? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ujk jam tu bo ca analiza, se shpejti do me shohesh dhe ketu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Per mendimin tim kjo puna e 22000 lekeshit eshte politike e gabuar, te isha une klienti nuk do te pranoja veçse nese do te isha i detyruar te perdorja nje programm te tille. Police sigurimi 60 leke ne dite eshte shume.... se keshtu i bie te paguash 2here. Dhe po te marresh te gjithe kompanite e softeve asnje nuk ka teknika te tilla marketimi. Kompanite e softeve deshtojne nga programet e dobta qe prodhojne. E di qe kam pare nje macro ne excel te ndertuar nga programues Italian qe e benin punen e ndertimit te bilanceve dhe pasqyrave shume mire, shpejt dhe sakte. Dhe flitet per kontabilitetin ne shqiperi. E keqja ishte se per cdo firme do te duhej te kishe nje kopje te papunuar te macros pasi resetimi sillte nja dy probleme.
Une perdor me dhjetra programe dhe jam i orientuar nga Help file dhe me mjafton, pak probleme qe mund te dalin per programin i gjej zgjidhjet ne Pyetje dhe Pergjigje te fimres e cila prodhon programin.
Ne qofte se vetem per Update duhet te paguaj 22000 lek do te thote qe kur blej programin kam blere vetem nje pjese te tij me 39900.

Si kliente duke hequr gjithe keto dyshimet dhe sikur te ishte vetem 3900 leke programi.
ku mund ta mesoj se si te perdor programin tuaj, libri pavarsisht se eshte, ai nuk mjafton. Ta mesosh kushton dhe jo pak ç\ka do te thote qe nuk mjafton te dish kontabilitetin te punosh me programin, por duhet te dish dhe gjera te tjera.
Firma juaj ofron kurse per pervetesimin e programit?
E di sa kushton ta sigurosh makinen per nje vit ne nje kompani sigurimesh, i bie me pak se ajo qe ofroni ju per softin.

Sikur te kishte programues te mirfillte ju do kishit falimentuar, ose ne qofte se do te kishte nje treg me te hapur ne kete drejtim do te kishte kosto me lire dhe program me te mire sikur te ndertohej programi jashte dhe ketu te behej vetem tregtimi.
Akoma shume shtrenjte.!
 
S

Scorpion

Guest
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Per mendimin tim thartoni trute ju qe analizoni keto gjera, se pa pune keni per te ngel /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AIPR

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Nje artikull qe flet per reklamat qe kane per testimonial emrat e famshem te botes se spektaklit dhe per target: vajzat.

MOS U FSHIHNI PAS FYTYRAVE TE FAMSHME

Miresevini ne nje mesim mbi marketingun qe ka per treg te synuar vajzat. Kushtojini vemendje, sepse çeshtja ka te beje me nje prej manive te marketingut qe po demton me shume. Nese ju ndoqet finalen e Super Bowl dhe verejtet Jessica Simpson te çmendej per Pizza Hut, ju tashme keni depertuar brenda rreziqeve potenciale te “popullaritetit”. Tendencat e marketingut eshte nje prej gabimeve me te medha qe eshte bere ne tregun e vajzave te shekullit te XXI.
Fame-zimi ndodh kur ju humbni besimin ne aftesite tuaja per te fituar nje vajze ne baze te meritave tuaja. Ju bindni veten tuaj se ju keni nevoje per nje njeri te famshem qe te jete dikushi, te jete me vlera dhe te terheqi vemendjen. Ndersa kjo pasiguri rritet, ju ndaloni ngritjen e identitetit individual te markes suaj dhe zgjidhni te fshiheni me mire pas imazheve te njerezve te famshem.

Artikulli i plote ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=102
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Dimir, nuk jane te gjithe si ti ne administrimin e softit. Me shume mundesi ti si perdorues nuk do te kishe nevoje fare per mirembajtje dhe nuk do ta paguaje hic ate. Maksimumi do te paguaje ndonje sherbim te rastit (maksimumi 7500 leke nese te eshte demtuar rende databaza, demtim i Accessit behet fjale, jo i programit).
Por puna eshte se shumica e atyre qe jane perdorues, nuk kane shume njohuri nga kompjuteri, dhe ne rastin me te pare, kane nevoje per asistence.
Lidhur me macrot ne Excel ose me cfaredo lloj programi, nese ti nuk ke suport riskon shume. TI thua kishte nja dy probleme ne reset, po pronari i firmes nuk merr vesh nga kjo. Ai i thote financierit te tij, ik bli programin qe te duhet, bashke me asistencen sa kushton, dhe ne kur i duhet informacioni financiar do ta kete gati, nuk do te degjoje, jo po kompjuteri keshtu jo po se kjo nuk punon, etj, etj

Po ta sqaroj dhe njehere se 22000 lekeshi nuk eshte vetem per update. Ne rast se ti do te nderrosh kompjuterin, p.sh do te transferosh dhe te dhenat. Natyrisht nje qe merr pak vesh nga backup/restore e ben dhe vete dhe fakti eshte qe shume nga klientet e vjeter e bejne vete kete pune tani (ja kane marre doren). Por shume te tjere nuk dine, ose kane frike te riskojne. E njejta gje vlen per rastin e formatimit te kompjuterit, demtime te Windows, etj.
Ne shyqyr kemi arritur ne nje stad qe mbi 80% e problemeve qe kane klientet dhe per te cilet kerkojne suport jane external dhe jo te programit te mirefillta. Para 5 vitesh nuk ishte keshtu.

Firma ofron kurse (60 Euro) ose trajnim te personalizuar (tarifat i ke ne faqen e internetit). Ka perdorues qe nuk kane nevoje fare per kete, ashtu sic ka dhe te tjere qe marrin trajnimin maksimal.

Sigurimi i makines dhe sigurimi i te dhenave te tua financiare nuk eshte e njejta gje. Pastaj ai sigurim qe thua ti nuk eshte kasko dhe pervec kesaj e di sa procedura duhet te ndjekesh per te marre leket e tua tek sigurimet? KJo sepse ai cmim qe ata ofrojne policat eshte qesharak.

Lidhur me programistet e mirefillte, varet se ke quan ti. Te besh nje program eshte shume me e thjeshte se ta suportosh ate. Lidhur me shtrenjtesine, po te them se jashte keto lloj programesh i gjen me shtrenjte se ketu. Vetem nje kuriozitet, shume firma greke ne Shqiperi punojne me programe shqiptare (Alpha ose Financa) sepse jane shume me te lira se programet greke dhe u bejne pune.
 
Top