Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Anana

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Originally Posted By: LiPS

Si po shkaterrohet turizmi shqiptar?!
Nje dite po shihja ne tv nje reklame per ca vende shume te bukura te ngjashme me Shqiperine ,reklame e nje cilesie goxha te larte dhe ne fund shoh qe ministria e turizmit ne Turqi kishe paguar per te dhene kte reklame ne televionet shqiptare ku ju behet marketing vendeve me te bukura ne turqi.Sigurisht dihet qe shumica e shqiptareve tani kane zgjedhur turqini si vendin per te kaluar pushimet,por kaq poshte kemi rene sa nuk guxojme dot te bejme nje reklame te hajrit dhe te marketojme turizmin tone..Cduhet te bejme per turizmin tone?Si ta provojme ate ??

Shume mendim me vend me duket. Per mendimin tim problemi qendron tek politikanet burokrate dhe populli injorant. Ndoshta ne fillim duhen strukturuar ligjet. Jam e sigurt qe fushata marketingu per jugun do fillojne por nuk ka ardhur akoma koha. Besoj se per maksimumi dy vjet do jete shume me ndryshe.

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

....te bejme reklama te hajrit thot kjo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif ...po se eshte me e lehte te marresh ato greket apo italjanet...ti besh nje biçim dublimi te dyshimte...edhe ta nxjerresh ne TV....

pse te lodhen ata aman, kur ka menyra te tjera...

dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Une mendoj se nuk mund te behet me nje reklame, me nje website, me nje spot, apo me qindra billboarde.

Per te siguruar nje komunikim cilesor, te besueshem dhe te frytshem duhet punuar shume. Duhet plan marketingu i detajuar i shoqeruar me testime dhe me analiza te thella.

Nuk mund te quhet marketing apo levizje pozitive nje thirrje qe beri Kryeministri "Ulni cmimet"!!!!!!!!!!
Une dhe cdo kush qe ka nje biznes ben ulje cmimesh, por kjo ulje cmimesh nuk duhet te shoqerohet me ulje te cilesise dhe thjesht nga fakti se ato jane cmimet te cilat konsumatori i quan te "larta".
Une nuk mendoj se jane vetem cmimet faktore i cili ben qe biznesi i turizmit ne shqiperi eshte ne foshnjeri.!
Si cdo treg dhe ai i Turizmit ka elementet e tij te vecante!
Cilesia e Transportit,sherbimit, Akomodimit etj.... jane faktore shume te rendesishem.
Por me i rendesishmi eshte informacioni.
Nese informacioni eshte i vertete lehtesisht i gjendshem dhe i vlefshem, atehere konsumatori e ka me te lehte te vendos dhe te shfrytezoj turizmin ne baze te te ardhurave qe ka.

Une diskutova me ca miq se si mund te ndertojme dhe te vejme ne jete ndonje apo disa nga elementet te cilet mund ti sherbenin turizmit dhe kur them turizmit ne target eshte klienti.

Nje ide te cilen e vleresova ishte:
Fakulteti i Ekonomise ne Tirane, Vlore, Shkoder, Elbasan me kapacitetet e tyre kryesisht Humane ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit me kapacitetet Logjistike dhe Finaciare dhe me Bashkite e qyteteve te cilat ofrojne turizem me kapacitete e tyre te mundesohet:
Ngritja e Zyrave te informacionit ne pikat kyçe.
Nje ne Hyrje te Portit te Durresit, nje ne Aeroport, nje ne Tirane te cilat te shperndajne ofertat e Bizneseve ne forme Fletepalosjesh, Broshurash etj....
Po keshtu te ngrihen zyra informacioni ne Plazhe ku klientet mund te informohen per aktivitetet ditore, per cmimet e dhomave, per resotrantet etj....
Ne keto zyra te punesohen studente kryesisht te fakulteteve te ekonomise, por jo domosdoshmerisht vetem ato. Te cilet te ofrojne asistence si per Turistet e Huaj po ashtu dhe per Pushuesit Vendas.

Kuptohet qe keto jane nje pjese e vogel e elementeve te cilet duhet te shoqerohen me elemente te tjere te nderthurut per te dhene maksimumin. Qe nje klient te jete i kenaqur duhet te jete i mireinformuar per mundesite qe ai te beje zgjedhjen me te pershtateshme si per preferencat speciale te tij, po ashtu dhe per buxhetin te cilin ai ka planifikuar per pushime.

Duhet te ekzistoj nje deshire multifaktoriale e cila te ndiqet nga nje sere institucionesh dhe grupe specialistesh qe ky lloj biznesi te rritet dhe te maturohet.

Al-Punk

Still here
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Faktikisht nuk behet fare keshtu procesi i ngritjes se Turizmit. Te reklamosh nje mall te dobet do te thote te demtosh emrin tend.
Turizmi ka nevoje per strategji infrastrukturore njehere, pastaj per strategji marketimi!

nejse

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Originally Posted By: Mandi

Turizmi ka nevoje per strategji infrastrukturore njehere, pastaj per strategji marketimi!

IT`S ALL TRUE

Sirena

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Mendoj se infrastruktura ishte problem theres deri para 4-5 vjetesh. Vazhdon akoma te jete problem, por mendoj se per turizmin shqiptar problemi me i madh eshte CMIMI qe nuk justifikon cilesine e sherbimeve qe te ofrohen e ketu futen: qerate jane te ekzagjeruara (si te shtepive apo apartementeve si te hoteleve), te shkosh ne nje restorant pervec faktit qe do paguash qimet e kokes duhet te kenaqesh dhe me cilesine e ushqimit qe eshte e lene pas dore, higjiena me mire te mos flasim...

Ideja eshte qe kur shkon diku ne bregdet dhe merr nje apartament me qera (apo dhome ne hotel) brenda ne cmimin qe paguan (pikerisht se eshte shume i larte) duhet te kesh dhe nje sere sherbimesh te garantuara...jo te rrethohesh nga plehra rreth e rrotull qe askush nuk i merr persiper ti heqe. Duhet te jene vete pronaret e shtepive apo hoteleve qe ti pastrojne(ne fund te fundit jane plehra te klienteve te tyre) e jo te presin tiu vije nga qielli...ose te krijojne kushte qe njerezit te sensibilizohen vete, psh te vene kosha plehrash gjithandej edhe mundesisht me tabela te medha siper koshave qe shqiptaret te ndergjegjesohen!

Duken gjera te vogla por mua vete keto jane problemet qe kam hasur cdo vere qe kam ardhur ne Shqiperi.

Ah dhe nje gje tjeter, te shkosh te besh pazar ne nje dyqan ushqimore apo market te vogel ne bregdet te ze dhimbja e kokes, cmimet jane pa ekzagjerim 3-fish me shume...Shitesit duhet te kuptojne qe me e mira per ta nuk eshte nje fitim shume i madh por afatshkurter sepse njerezit do fillonin ta bojkotonin.

Merrni shembullin e Sarandes qe para 4 vjetesh pati bum-in e saj te menjehershem por qe zgjati vetem 2 vjet.

Une kam 4 vjet rrjesht qe ne vere shkoj ne Orikum( qyteze e vogel e qete, det i paster, higjiene e mire, mundesi per te levizur cdo dite ne Vlore, Radhime, Llogara, Dhermi etj) e nga viti ne vit kam pare ndryshime te medha...kete vit nuk e di ne do ma mbaje te shkoj apo jo.

gurax

Pan ignoramus
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Originally Posted By: Sweet

Une kam 4 vjet rrjesht qe ne vere shkoj ne Orikum( qyteze e vogel e qete, det i paster, higjiene e mire, mundesi per te levizur cdo dite ne Vlore, Radhime, Llogara, Dhermi etj) e nga viti ne vit kam pare ndryshime te medha...kete vit nuk e di ne do ma mbaje te shkoj apo jo.

Dito!

Odea

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Une i bashkohem mendimit te Mandit. Nuk ke pse ben reklame per dicka qe asnjeri nuk do ta bleje. Duhet te marresh cilesite e duhura njehere, pastaj te perhapesh lajmin se sa te mira vetite e biznesit ne fjale jane. Arsyeja pse shume njerez shkojne ne Turqi eshte fakti qe marrin me teper per cmimin qe paguajne sec do merrnin per ato ne shqiperi. Une, vete si njeri qe jetoj jashte, me mire do zgjidhja te shkoja per pushime ne nje vend tjeter ne Europe se sa ne Shqiperi sepse e di qe leket qe do paguaj do kene me shume vlere se sa ne Shqiperi.

Mendoj se Shqiperia duhet te bashkepunoje me studentat e universiteteve te vendit, ne menyre detyra nga shkolla, sepse keshtu shteti merr cilesi te mire dhe qe ska nevoje ta paguaj. Jam e sigurte qe shume studenta do donin te merrnin pjese ne dicka konkrete qe mund te sjelli aksione ne realitet.

Sic tha dhe Mandi, infrastruktura duhet te jete e cilesise se duhur dhe pastaj reklamimi i saj.

M

Mortal

Guest
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Robert Moses ka thene: "Gjeja me e bukur qe mund te krijoje njeriu eshte ura". Duke pasur kete parasysh ai shkaterroi 3500 familje duke nxjerre nga shtepite e tyre 5000 veta vetem per te ndertuar urat lidhese te New York-ut...qe e bejne New York ate qe eshte sot: Nje nder nyjet kryesore te zinxhirit financior global. Infrastuktura eshte elementi kyc ne zhvillimin e gjithanshem te qytetit. Pa infrastrukture qyteti nuk merr fryme e per pasoje vdes, ndryshe thene: shnderrohet ne rrenoje.

Anana

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Reklamat do ti bejne investitoret kur te kene interes. Psh. me ben pershtypje shkaterrimi i tere atyre ndertime qe jane bere pa leje ne jug. S'besoj te jete kot per qef te ligjit. Me siguri ka investitore qe kane bere studimet e terrenit dhe te tregut por sic thane disa me lart akoma nuk eshte krijuar produkt i forte per tu reklamuar.

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ku eshte nje diskutim qe behet dhe ribehet cdo sezon vere.

Qe e kemi bregdetin te mrekullueshem kjo nuk diskutohet.
Sot mora nje e-mail nga nje shoke qe deshmon edhe nje here mbi bukurine natyrore te Rivieres sone. Une do ua percjell me ca shkurtime si me poshte dhe besoj se do gjej mirekuptimin e Rezit te njoftime.com i cili ishte pjese 100 motoristeve gjermane qe merrnin pjese ne EURO TOUR 2007 me moton: „Per shtate Dite neper 7 Shtete permes shtate Kufijve(..)“

Kalamoja,
pika kulminante e Turneut Eurotour 2007 sic edhe u parashikua ishte Qafa e Llogarase me Platformen e saj panoramike me sfondin piktoresk te detit poshte dhe Dhermiut,

si edhe Korfuzit me tre ishujt e tij te vegjel.

Rruga nga Llogaraja e deri ne Borsh Sarande u dha gjermaneve goditjen e fundit – te gjithe u iku petlla dhe filluan te emocionoheshin kur pane ate pamje.

Disa mjekrosha nxorren celularet dhe morren grate e tyre ne Gjermani duke u thene: „Harroni ca keni degjuar mbi Shqiperine me pare!“

Bregdeti i Rivieres shqiptare i pataksi kolektivisht 100%.

Edhe pse rruga e keqe nga Butrinti per ne Konispol, ku rruga e paasfaltuar ngjyre toke e kuqe, qe i ngjante me shume nje australian Rrally, prape Morali i grupit nuk ra per asnje moment.

Kryesia e Eurobiker pranoi njezeri qe nga te 4 Touret e meparshme, Shqiperia ka qene the Best of All!

Per mua ishte me te vertete Turneu me i bukur me motor i jetes sime.

Rezi

Problemi nuk eshte vetem infrastruktura, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte mungesa e ivestimeve serioze private ne produkte dhe sherbime. Operatoret e vegjel ofrojne vetem sherbime hotelerike dhe restoratore (edhe ato ne menyre gjysmake) dhe nuk kujdesen per ambiente apo menyra te tjera argetimi gje qe do te justifikonte edhe cmimet e kripura qe paguhen.

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Nje pyetje qe ka te beje indirekt me marketingun....kush reviste nga ato qe lexojne femrat eshte me teper e shitur per momentin ne Shqiperi...dhe sa e ka tirazhin nese disponon njeri informacion?

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Revista Jeta..mesa di une,per tirazhin se di.Eshte reviste komplete dhe interesante.

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Lips me thene te verteten nga ty e prisja pergjigjen mbi kete pyetje. Ma gjen dot si info sa e ka tirazhin dhe nese ke lidhje me gjej nje oferte me tarifat e reklamave?

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Dikush eshte duke futur nje linje intimo per femra shume te shtrenjte. Dyqanin e ka gjetur ne nje nga ndertesat me elegante te Tiranes, pervec te tjerash ka ndermend te bej dhe marketing qe per nje dyqan une do e konsideroja te fuqishem.
Megjithe keto ane pozitive qe ka ndermarre, ju a mendoni se ekziston ne Tirane ai target bleresish qe te blej fjala bie nje komplet intimo 100 Euro?

Sirena

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Puna eshte qe ne Tirane ka edhe dyqane te tjera ekzistues qe i kane intimet shume te shtrenjta. Di gje cila eshte marka e intimeve EBM?

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Originally Posted By: EBM

Lips me thene te verteten nga ty e prisja pergjigjen mbi kete pyetje. Ma gjen dot si info sa e ka tirazhin dhe nese ke lidhje me gjej nje oferte me tarifat e reklamave?

Do interesohem dhe do te te kthej pergjigje se tani e pashe kte postimin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Originally Posted By: EBM

Dikush eshte duke futur nje linje intimo per femra shume te shtrenjte. Dyqanin e ka gjetur ne nje nga ndertesat me elegante te Tiranes, pervec te tjerash ka ndermend te bej dhe marketing qe per nje dyqan une do e konsideroja te fuqishem.
Megjithe keto ane pozitive qe ka ndermarre, ju a mendoni se ekziston ne Tirane ai target bleresish qe te blej fjala bie nje komplet intimo 100 Euro?

Ka dicka..ata bleres qe kane mundesi financiare te blejme nje intimo 100 euro ,jane te paket ne numer.Ki parasysh qe sot ekziston dhe blerja online.Personalisht ,skam blere kurre intimo ne Tirane..te gjitha tek victoria secret qe i ka edhe lire edhe te bukura,edhe cilesore.Ky dyqan mund te kete ane te mire faktin qe sot te tilla dyqane jane te mbushura me mallra turke fakire fare dhe normalisht do kishte sjelle dicka ndryshe.Megjithate kam vene re nje dyqan aty perbri Procredit bank te sheshi Willson , qe ngeli duke bere ulje cmimi sepse mesa kam pare nuk i ka ecur shume malli. Duhet studiuar mire tregu..dhe sidomos kur fokusohesh ne gruptarget te tille.

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

pytje:

1-sa perqind e popullsis, ne shqiperi kan internet?

2-sa perqind e atyre qe kan internet, blejne online?

3-nga ata qe blejne online, ju mendoni se:
a) preferojne te blejn ne nje sit web te huaj
b) ne nje sit web shqiptar
c) nuk para e kan problem as njeren as tjetren

tjeter.....

1) sa perqind e popullsis kane nje karte bankare (visa ose mastercard etc etc)???

2) nga keta qe kane karte banke, sa prej tyre kan internet?

3) nga keta qe kan internet, sa besojne se blerja online eshte e sigurt?

Ma merr mendja qe asnjeri ska shifra te sakta, ndoshta Mandi mund te ket pak me shume te dhena mbi bleresit online te dyqanit virtual.
Por gjithsesi me jepni nje mendim pak a shume.

flm /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Sweet jo ende nuk e kam marre vesh marken e produkteve, por qe eshte italiane kete e di. Mbase shume shpejt do ju sjelle linkun e faqes (kur te perfundoje) ne menyre qe te jete diskutimi me konkret.

Lips kuptohet qe ai dyqani ke Procredit (ne mos gaboj Luna) mund te ofroj skonto...por kam pershtypjen se i drejtohet nje mase me te gjere njerezish dhe nuk mendoj se eshte per kete target qe quhet elite. Per me teper gjykoj se forma e vetme e marketingut e saj eshte kjo politike cmimesh te skontuara dhe s'ka fjala bie 2-3 mije katalogje me produkte sikurse i ka ne dispozicion ky personi qe do e hapi tani afer apo menyra te tjera marketimi qe ka ne plan te realizoj. Problemi im eshte ketu...vertete eshte nje target njerezish qe jane gati te blejne gjithe serine e fjala bie kemishave, vetem qe mos ta kete njeri tjeter veshur ne Tirane, por ketu eshte fjala per nje produkt te dukshem nga ana vizive. Intimot nga vete fjala jane shume intime...a mendon se do i kushtonte ndonje femer kaq rendesi nje kompleti te tille vetem se do ia shihte burri apo i dashuri?

Top