Lutje

Guest
Re: Lutje

betende_haende_hi.jpg


Dy duar,qe puqen kundrejt njera - tjetres..
Mbase nje veprim i thjeshte,por me nje kuptim shpirteror..
Ngre koken lart dhe gjithcka qetesohet per momentin..
Kur beson,mbeshtetesh diku..
Mbase nuk eshte gjithnji e nevojshme,te puqesh dy duar...
Rendesi ka,te mbyllesh Syte per nje Seconde dhe te ndiesh,qe nuk je i vetem ne kete Bote..
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lutje

Mendo bukur,
shpreso,
prit,
bej durim,
kerko pa u lodhur,
gezohu,
mat.

Mendo por ngadale,
mendohu qetesisht,
mendo paster,
kthjellet,
dil jashte vetes,
shihu nga afer, larg,
majtas,
djthtas,
lart,
e poshte...

Pastaj vetvleresohu,
adhurohu,
dashurohu,
butesisht,
aq sa duhet,
aq sa mundesh!

Kujto,
pa lejuar
kujtimin
te te mbyse!
Kujto pak,
aq sa duhet
per te mos harruar veten!

Ec,
kaloju anash
pa i degjuar,
pa i pare,
ec
lehtas
deri aty
ku te ndjesh
se ia vlen te ndalesh
prit,
shiko,
degjo,
mendo,
pastaj nisu prape!
 

@d@

Primus registratum
Re: Lutje

Per Nevee :smash:

te lutem pa fjale
pa shenja,pa renkime
te lutem ne heshtje
se kam frik ti them
ato lutje plot dhimbje...

te lutem me shpirt
duke pritur te me degjosh
te lutem ne heshtje
qe dhimbjen te ma kuptosh /pf/images/graemlins/wink.gif


te lutem me shpres
se nje dite do me degjosh
vazhdoj te lutem ne heshtje
qe deshirat ti mi plotesosh
te lutem , u lodha duke te pritur
Neve mbaro diplomen se me fike :smash:


Te lutem prej kohesh por ti me sjell
vec zhgenjime....
nevee,do te marr me shpulla
po nuk mu binde :book: :rockband:
 

@d@

Primus registratum
Re: Lutje

/pf/images/graemlins/wink.gif Vogelushe, mos me bej te qesh se une e di cpo heq :lol:
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lutje

Fillimisht postuar nga Vogelushe:
[QB]

Pastaj vetvleresohu,
adhurohu,
dashurohu,
butesisht,
aq sa duhet,
aq sa mundesh!


[QB]
Nevee perkedhele icik veten se ndryshe nuk ia del dot :wub:

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lutje

Lutem qe Zoti i padukshem deri me sot te ravijezohet ne trajta dashurie sipas propagandes se idhtareve te vet, e te merret me seriozisht me njerez qe kane nevoja te ketij kallepi:

Sipas Nanos, tani fillon lufta e madhe "patriotike për të trajtuar keqbërësit hajdut, uzurpatorë të demokracisë, apo ata që pasi vodhën votat rrezikojnë të marrin dhe të përdorin pushtetin për të dënuar lirinë dhe mirëqenien tuaj, si një uragan i madh popullor, i cili do ta shkurtojë periudhën e sundimit

A ka rendesi sundimi apo populli? C'pergjigje u kthen ti Zot njerezve qe leshojne te tilla kushtrime-lutje?
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lutje

Lutje

Edhe sa kohe
do te perplasemi keshtu
ne det te hapur
si shishe te mbyllura fort
me nje ulerime ndihme
ne bark


A. Gusho
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lutje

Come and hold my hand
I wanna contact the living
Not sure I understand
This road I've been given
I sit and talk to God
And he just laughs at my plans
My head speaks a language
I don't understand

I just wanna feel
Real love fill the home that I live in
'Cause I got too much life
Running thru my veins
Going to waste
I don't wanna die
But I ain't keen on living either
Before I fall in love
I'm preparing to leave her

Scare myself to death
That's why I keep on running
Before I've arrived
I can see myself coming
I just wanna feel
Real love fill the home that I live in
'Cause I got too much life
Running thru my veins
Going to waste
And I need to feel
Real love and the love ever after
I can not get enough

I just wanna feel
Real love fill the home that I live in
I got too much love
Running thru my veins
To go to waste

I just wanna feel
Real love and the love ever after
There's a hole in my soul
You can see it in my face
It's a real big place

Come and hold my hand
I wanna contact the living
Not sure I understand
This road I've been given
Not sure I understand
Not sure I understand
Not sure I understand
Not sure I understand
...
 

jehona

Primus registratum
Re: Lutje

Une nuk lutem kurre ose pothuaj kurre. Ne ato raste kur lutem, kerkoj dicka per dike tjeter per vete. Dhe ti e di, apo jo? Ti sheh nga lart dhe pret, pret, pret.
E pra, sot une po te lutem, por perseri jo per veten. Vete do bej si do bej. E ne fund fare, do bie perseri ne kembe.
E keshtu, bej nje lutje te vecante per ate, per shpirtin e tij, per shendetin, per zemren, per humorin, per gezimin e jetes. Te lutem, ktheja! Ktheja te gjitha, sepse keshtu do t'i kthesh njerezimit nje gezim, per te cilin do te te falenderojne ty.
Ktheja...
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Lutje

T'i lutem Zotit? Une nuk besoj. Kujt t'i lutem atehere?
Ka lutje qe zevendeson inteligjencen, vullnetin, kembenguljen time? Hehe... une dhe vetja ime,gjithmone!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Lutje

Te lutem te mendosh me cfare ngjyrash e intonacionesh te duash, por te shkruash me me kujdes, pa qene nevoja ta shprehesh kaq hapur padurimin dhe interesin tend, pavaresisht kahut te tij! Te lutem te tregohesh me i sjellshem sepse flasim ne nivel pershtypjesh dhe pershtypjet jane si shkronja 'i' pa pike siper. Kur ti i vendos pikat mbi nje pershtypje mundesia qe te gabohesh eshte shume e larte dhe gabime si te tuat jane fyese! Une do shkruaj e do hallakatem me mendime qofshin edhe konfuze apo pseudo-intelektuale sepse 1)nuk kam marre persiper t'i mbush mendjen kujt se deri ne c'pike arrin intelekti im, nuk kam nevojen e konfirmimit te kerkujt pervecse te atyre qe ua pyes troc dhe 2)do shtroj me mijera hipoteza, do jap e do marr me mendimet e pershtypjet e mia me shkrim e me goje derisa te ma kete qefi e per ke te ma kete qefi, kjo eshte e drejta ime persa kohe rremuja dhe paqartesia ime nuk fyen kend! Dhe ne fund te lutem te mos reagosh kaq brutalisht e me fodullek bazuar mbi bindjen se bota rrotullohet rreth teje sepse ma beso, kushdo qe lexon kupton vetem e vetem se ti po ngordh nga padurimi te lexosh me shume, po flet 100% i bindur se te drejtohem ty dhe harron te tregohesh i matur sepse fundja kush tha qe behet fjale per ty?!
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Lutje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
T'i lutem Zotit? Une nuk besoj. Kujt t'i lutem atehere?
Ka lutje qe zevendeson inteligjencen, vullnetin, kembenguljen time? Hehe... une dhe vetja ime,gjithmone!

[/ QUOTE ]

lol, kjo me pelqeu se as une nuk besoj se ka nje zot!

mire e the... me myself and i /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Lutje

Me ruaj trute e Zot i vertete
se te tjerat i ruaj vete /pf/images/graemlins/laugh.gif
Pershtatje nga Volteri.
Po meqe jam ateist, u pa puna po i ruaj vete edhe trute.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Lutje

qe e hena te sjelle mbaresi dhe qe kjo jave e re qe do te filloje te mbarte pergjigjen me te mire. Fillimi i mire, gjysma e punes, apo jo?
 
Top