Re: Lutje
Zoti im,meqe jemi ne nje fragment lutjesh e perpara Teje tregojme se nuk jemi vecse pluhur nga dheu e ne te njejten kohe mbartim brenda nesh forcen e madhe te dashurise,te falenderoj.
Fundja nuk e di pse lutjet e mia po i shkruaj ketu,une te jam drejtuar gjithmone me fjalet brenda meje,tek rrija ne heshtje e studim ne ate cfare veshtroja e degjoja perreth,ashtu edhe si sot,te falenderoj per gjithcka cfare kam,e te falenderoj qe me ke rrethuar nga njerez te ditur,te falenderoj qe me dhe te kuptoj qe heret madheshtine e njeriut,te punes,te veteperkushtimit,te mirenjohjes,qe me dhe mundesine te vleresoj therrimen e te mrekullohem me kokrren e grurit.
Lutja ime... Te te kem gjithnje prane e te mbeshtetem ne Ty.